Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të 23 shkurtit 2011, me të cilin parashtruesit i mohohet pensioni i invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Nr. të lëndës KI 53/12

Parashtruesit: Aziz Amrushi

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113,7 të Kushtetutës, duke pretenduar se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale duke mos ia njohur statusin e invalidit të UÇK-së ka shkelur të drejtat e tij kushtetuese, Në këtë rast, Gjykata ka konstatuar se nuk ka prova që provojnë se parashtruesi ka bërë përpjekje për të ushtruar ankesë kundër vendimit të kontestuar, prandaj Gjykata konsideroi se parashtruesi nuk i kishte shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj, Gjykata, siç kishte theksuar edhe në rastin KI 41/11 Universiteti AAB-RIINVEST kundër Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në këtë rast ka ritheksuar se arsyetimi për rregullin e shterimit të mjeteve juridike, siç interpretohet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut sipas nenit 53 të Kushtetutës është që t’ua lejojë autoriteteve në fjalë, duke përfshirë gjykatat, mundësinë për ta parandaluar ose për ta korrigjuar shkeljen e supozuar të Kushtetutës, Ky rregull bazohet në supozimin se rendi juridik i Kosovës do të sigurojë mjete efikase juridike përkitazi me shkeljen e të drejtave kushtetuese, më ç’rast ka përmendur rastin e GJEDNj Selmouni kundër Francës, Nr, 25803/94, vendimi i 28 korrikut 1999, Kërkesa ehte refuzuar si e papranueshme për faktin se parashtruesi nuk i kishte shterur të gjitha mjetet juridike në dispozicion, në përputhje me kërkesat e nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47.2 të Ligjit dhe të rregullit 36.1 b) të Rregullores së punës

Parashtruesit:

Aziz Amrushi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative