Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesën e tij bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar aktgjykimin, Pkl. Nr. 70/2012, të 22 qershorit 2012, sepse Gjykata Supreme pa ndonjë arsyetim të fortë, nuk i kishte shqyrtuar provat e propozuara nga mbrojtja. Për më tepër, mbrojtja kërkoi masë të përkohshme, sepse “Nëse një aktgjykim i favorshëm nga Gjykata Kushtetuese do të shkaktonte rigjykim të mundshëm të këtij rasti ku Parashtruesi do të mund të lirohej nga përgjegjësia, atëherë mungesa e kësaj mase të përkohshme do të linte Parashtruesin me një vuajtje të jashtëligjshme të një dënimi të pamerituar.”
Lidhur me çështjen e masës së përkohshme, gjykata konkludoi se pa paragjykuar vendimin përfundimtar të kërkesës, parashtruesi i kërkesës ka ofruar argumente mjaft bindëse se zbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme, Pkl. nr. 70/2012 të 22 qershorit 2012, dhe i urdhër dënimit të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P. nr. 485/09 të 26 nëntorit 2010, si dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Ap. nr. 134/2011 të 8 marsit 2012 dhe privimi i tij nga liria mund të rezultonin me dëmtimin e pariparueshëm të parashtruesit të kërkesës. Prandaj, Gjykata lejoi masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 31 dhjetor 2012 duke filluar nga data e miratimit të këtij Vendimi.
Bajrush Xhemajli
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm
Vendim për masë të përkohshme
Penale