Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ac. Nr. 1419/2011, të 17 korrikut 2012 dhe njoftimit të Prokurorit Publik, KMLC. Nr. 81/12, të 9 gushtit 2012

Nr. të lëndës KI 120/12

Parashtruesit: Vahide Braha

Shkarko:

Parashtruesja e kërkesës është avokate nga Prishtina, e cila ka përfaqësuar një klient ne gjykatat e juridiksionit të rregullt në Prishtinë, Për shkak të kontestimit të mënyrës së dorëzimit të vendimit gjyqësor nga ana e parashtrueses, ajo kërkoi mbrojtjen e ligjshmërisë nga Prokurori Publik, kërkesë e cila u refuzua, Parashtruesja paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se se vendimi i kontestuar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe njoftimi i Prokurorit Publik e shkelë të drejtën e saj për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm [neni 31] dhe të drejtën për mjete juridike [neni 32] të Kushtetutës, Gjykata konstatoi se parashtruesja nuk ishte palë ne procedurë por vetëm përfaqësuese ligjore e njërës nga palët, qe do të thotë vepron në emër të një personi tjetër që është i prekur nga vendimet e autoriteteve publike, Parashtruesja dorëzoi kërkesën në Gjykatë në emër te saj, duke pretenduar shkelje të se drejtave të saja kushtetuese individuale, duke mos dorëzuar kërkesën në emër të klientit të saj për shkeljet e pretenduara të të drejtave të klientit të saj, Prandaj, Gjykata konkludoi se parashtruesja nuk mund të konsiderohet si palë e autorizuar sipas nenit 113 paragrafi 7 i Kushtetutës, pasi që të drejtat e saj individuale te garantuara me Kushtetutë nuk janë shkelur nga autoritetet publike

Parashtruesit:

Vahide Braha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile