Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Komunale në Vushtrri, C. nr. 14/2008, të 10 tetorit 2008, dhe vendimit të Gjykatës Komunale në Vushtrri, C. nr. 260/2008, të 2 korrikut 2008


Nr. të lëndës KI 26/10

Parashtruesit: Emin Behrami

Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në gjykatë, duke pretenduar shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese në lidhje me dy çështje të ndërlidhura: (1) çështja e të drejtës së pronës në lidhje me ngastrën e caktuar kadastrale dhe shtëpinë e ndërtuar në të; dhe (2) çështja e të drejtës së pronës në lidhje çezmën e cila gjendet në ngastrën e kontestuar kadastrale. Ai pretendoi shkeljen e nenit 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 36 [E Drejta e Privatësisë], 46 [Mbrojtja e Pronës], 54 [Mbrojta Gjyqësore e të Drejtave] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës.
Lidhur me ngastrën kadastrale dhe shtëpisë së ndërtuar në të, ai ankohet, në veçanti, në lidhje me kohëzgjatjen e padisë, që e përfshinte atë dhe anëtarët e familjes së tij, që pretendohet të jetë iniciuar në gusht 1992. Ai më tutje pretendon se Gjykata Komunale në Vushtrri, i ka injoruar të gjitha provat relevante ligjore se ai është pronari i vetëm i ngastrës kadastrale dhe shtëpisë së ndërtuar në të. Për më tepër, Gjykata Komunale gjithashtu kishte injoruar udhëzimet detyruese të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës së Qarkut, të cilat i kishin anuluar aktgjykimet në bazë të asaj se ato kanë shkelur dispozitat substanciale të Ligjit të Procedurës Kontestimore dhe e kishin udhëzuar Gjykatën Komunale ta rigjykojë rastin. Sa i përket çështjes së çezmës, parashtruesi u ankua se Gjykata Komunale në Vushtrri e kishte shkelur Ligjin e Procedurës Kontestimore me aktvendimin, me të cilin parashtruesi e kishte humbur të drejtën e përdorimit të çezmës, pasi që ai nuk kishte ushtruar posedim faktik që nga viti 2004.
Gjykata Kushtetuese vendosi ta refuzojë padinë e parashtruesit lidhur me ngastrën kadastrale dhe shtëpinë e ndërtuar në të, në bazë të asaj se procedura e rigjykimit në Gjykatën Komunale në Vushtrri, ishte ende në pritje e sipër dhe se parashtruesi, deri më tani, nuk kishte provuar se ai kishte ngritur ankesa kushtetuese, që tani ai i ngritë në gjykatë, në procedurën e rigjykimit në Gjykatën Komunale, dhe lere më, nëse padia e tij do të refuzohej nga gjykata, në procedurën ankimore në Gjykatën e Qarkut, dhe, nëse prapë do të ishte e pasuksesshme, në instancën e fundit në Gjykatën Supreme.
Sa i përket çështjes së çezmës, Gjykata njoftoi se parashtruesi i kërkesës nuk kishte asnjë qëllim ti paraqet shkeljet e pretenduara të së drejtave të tij kushtetuese, të cilat i kishte ngritur në kërkesën e tij, në Gjykatën Supreme, si një gjykatë e instancës së fundit. Në këto rrethana, Gjykata konkludoi se kërkesa ishte e papranueshme, pasi që parashtruesi nuk i kishte shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion sipas ligjit në fuqi.

Parashtruesit:

Emin Behrami

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile