Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, ASC-09-0106, të 7 tetorit 2011

Nr. të lëndës KI 149/11

Parashtruesit: Shefqet Aliu

Parashtruesi e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar vendimin e Kolegjit për Ankesa të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, sepse ia mundësoi ndërmarrjes që të fitojë tenderin që ishte anuluar më parë me një aktgjykim të formës së prerë, përkatësisht, Gjykata vendosi në favor të një pale në dëm të palës tjetër, Parashtruesi i kërkesës më tej kërkoi nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme për ndalimin e ekzekutimit të Aktgjykimit të Dhomës së Posaçme, ASC-09-0106, për arsye se të gjitha kushtet janë përmbushur për vendosjen e masës së përkohshme për ndalimin e ekzekutimit dhe probabiliteti se ekziston rreziku i drejtpërdrejtë i shkaktimit të dëmit ndaj së drejtës së këtij parashtruesi, Në lidhje me çështjen e pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata vlerësoi se kërkesa ishte e papranueshme, sepse parashtruesi i kërkesës nuk sqaron si dhe pse Kolegji për Ankesa i Dhomës së Posaçme (Aktgjykimi ASC-09-0106) ka shkelur parimin res judicata, të drejtën për barazi para ligjit dhe të drejtën për mjete juridike, Më tej, duke marrë parasysh se kërkesa u gjet e papranueshme, parashtruesi i kërkesës nuk ka të drejtë, sipas rregullit 54 (1) të Rregullores së punës, të kërkojë masa të përkohshme

Parashtruesit:

Shefqet Aliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative