Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Urdhrit të nxjerrë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, SCA-09-0041, të 9 shkurtit 2010

Nr. të lëndës KI 19/10

Përmbledhje

Parashtruesi e konteston kushtetutshmërinë e Urdhrit të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Dhoma e Posaçme), SCA -09-0041, të 9 shkurtit 2010 (në tekstin e mëtejmë: Urdhri i 9 shkurtit 2010), sipas të cilit, parashtruesit, si paditës në procedurën civile në Dhomën e Posaçme, i kërkohej t’i dërgonte përkthimet e të gjitha parashtresave dhe dokumenteve përkatëse në gjuhën angleze në shpenzime të tij, Parashtruesi kërkon që Gjykata Kushtetuese të konstatojë shkelje të të drejtave të njeriut dhe të kërkojë nga Dhoma e Posaçme që ta përkthejë dokumentacionin me shpenzime të veta, Gjykata konstaton se kërkesa nuk i përmbush kriteret e nenit 113,7 të Kushtetutës, nuk i përmbush kriteret e nenit 47,2 të Ligjit dhe nuk i përmbush kriteret e rregullit 36,1 (a) të Rregullores, dhe si e tillë është e papranueshme

Parashtruesit:

Sh.P.K. “Syri”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative