Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Urdhrit C-III-12-274 të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 23 gushtit 2012

Nr. të lëndës KI 95/12

Parashtruesit: Daut Jemin Hoxha

Parashtruesi kërkon nga Gjykata Kushtetuese “të interpretojë nëse Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme ka të drejtë të hedhë poshtë padinë tonë për shkak se nuk kemi mjetet financiare e materiale për të bërë përkthimin e kërkuar në gjuhën angleze”, Në rastin konkret, pavarësisht se në cilat të drejta kushtetuese thirret, Gjykata konsideron se parashtruesi nuk e ka fituar statusin e viktimës së një shkeljeje nga një autoritet publik, për shkak se autoriteti publik në fjalë nuk ka ndërmarrë ende çfarëdo veprimi që mund të thuhet se shkel të drejtat e parashtruesit dhe Gjykata shpallë kërkesën si të papranueshme

Parashtruesit:

Daut Jemin Hoxha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative