Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së procedurës në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, në rastin A. nr. 1578/12

Nr. të lëndës KI 34/13

Parashtruesit: Besart Begu

Parashtruesi, z, Besart Begu, parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke u ankuar se më 22 dhjetor 2012 kishte paraqitur padi në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e regjistruar me numrin A, nr, 1578/12, dhe sa i përket padisë nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga ana e tyre, Prandaj, ende nuk ka vendim përfundimtar, i cili do të kontestohej ne Gjykatë, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata gjeti se kërkesa ishte e papranueshme, sepse lënda është në procedurë e sipër në gjykatat e rregullta, ku parashtruesi do të jetë në gjendje të ngrejë ankesat e tij përkitazi me shkeljen e pretenduar të të drejtave të tij, Prandaj, Gjykata konsideron se ende nuk ka vendim përfundimtar që do të kontestohej në Gjykatë

Parashtruesit:

Besart Begu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative