Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Njoftimit të Prokurorit te Shtetit KMLC. Nr. 37/11, te 2 qershorit 2011.

Nr. të lëndës KI 92/11

Përmbledhje

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se të drejtat e tij sipas neneve 24.1, 31.1 dhe 54 janë shkelur nga vendimi i Prokurorit Publik se nuk kishte pasur bazë për procedurën për mbrojtjen ligjshmërisë, në lidhje me shitjen e pasurisë së tij të paluajtshme një kreditori përkundër kundërshtimit të Parashtruesit, nga dështimi i Gjykatës Komunale të Ferizajt për t’ia dorëzuar atij vendimin për ekzekutim dhe nga Gjykatës së Qarkut të Prishtinës e cila kishte refuzuar ankesën e tij kundër kësaj shitjeje, Parashtruesi kërkoi marrjen e masës së përkohshme për ndalimin e shitjes së pronës, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme sipas Rregullës 36.1(c) të Rregullores së Punësë sepse Parashtruesi nuk kishte dëshmuar së vendimi i Gjykatës së Qarkut ishte i padrejtë apo i shtyrë nga arbitrariteti, duke cituar rastet Shub kundër Lituanisë dhe Vanek kundër Republikës së Sllovakisë, duke shtuar se Gjykata e Qarkut e kishte shqyrtuar me kujdes mënyrën se si Gjykata Komunale e kishte zhvilluar procedurën, dhe se Prokurori i Shtetit nuk kishte gjetur bazë ligjore për procedurën për mbrojtjen e ligjshmërisë. Gjykata e refuzoi pretendimin lidhur me dorëzimin e vendimit sipas Rregullës 36.3(e) pasi që ajo ishte zgjidhur më herët, Ajo theksoi se roli i Gjykatës është i kufizuar në zgjidhjen e pretendimeve për shkelje kushtetuese dhe se ajo nuk është kompetente për zgjidhjen e kontesteve faktike apo ligjore jashtë kontekstit kushtetues, ku bën pjesë edhe procedura për ekzekutimin e aktgjykimit, duke cituar rastet Hornsby kundër Greqisë dhe Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar. Gjykata e refuzoi kërkesën për masa të përkohshme në bazë të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 54.1 të Rregullores së Punës, duke marrë parasysh papranueshmërinë e Kërkesës

Parashtruesit:

Muhamet Bucaliu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile