Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e parashtruar me 21 janar 2013, kërkon “vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, A, nr, 1408/2011, të 27 dhjetorit 2012, Parashtruesi i kërkesës pohon se me vendimet e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale (në tekstin e mëtejmë: MPMS) i është ndërruar statusi nga invalid i UÇK-së, në invalid civil të luftës, Gjykata konstaton qe duke marrë parasysh Vendimin me nr, 02-02/103, të 24 qershorit 2013, të nxjerrë nga MPMS-ja për zbatimin e tërësishëm të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, A, nr, 804/2011, të 12 tetorit 2011, Gjykata konkludon se parashtruesi i kërkesës tani nuk ka rast apo kontest të pazgjidhur në lidhje me kushtetutshmërinë e vendimeve të MPMS-së dhe çështja është faktikisht pa objekt shqyrtimi
Sulejman Mustafa
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Array
administrative