Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. Nr. 78/2008, të 2 marsit 2011

Nr. të lëndës KI 105/11

Parashtruesit: Bajro Aljimi

Në këtë rast, parashtruesi i kërkesës e konteston Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev, Nr, 78/2008, të 2 marsit 2011, duke pretenduar se,në bazë të nenit 54, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose të mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”, Kështu, në bazë të kësaj, kërkuesi e ushtron këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me të cilën kërkon: a) Mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe ligje vendore, dheb) Për shkeljen e të drejtave të njeriut, të mbrojtura me marrëveshjet dhe me instrumentet ndërkombëtare të zbatueshme drejtpërdrejt në Republikën e Kosovës”, Pas shqyrtimit të rastit në tërësi, Gjykata gjeti se, procedurat përkatëse të zhvilluara në Gjykatën Supreme nuk kanë qenë në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare (Shih, mutatis mutandis, Shub vs, Lithuania, Vendimi i GJEDNJ-së për pranueshmërinë e kërkesës Nr, 17064/06, i 30 qershorit 2009),Gjykata Kushtetuese ritheksoi sërish se nuk është gjykatë e shkallës së katërt, kur i shqyrton vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta, Si përfundim, Gjykata gjen se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret e pranueshmërisë, sepse parashtruesi ka dështuar të provojë se me vendimin e kontestuar i janë shkelur atij të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, Prandaj, Gjykata e deklaroi këtë kërkesë të papranueshme, si qartazi të pabazuar

Parashtruesit:

Bajro Aljimi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile