Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, A nr. 1330/2012, të 27 dhjetorit 2012

Nr. të lëndës KI 12/13

Parashtruesit: Fatime Thaqi

Parashtruesja e kërkesës pretendon se me aktgjykimin e kontestuar asaj i janë shkelur këto të drejta të njeriut të mbrojtura me Kushtetutë Neni 24 (Barazia para Ligjit), Neni 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm), Neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm), Duke iu referuar kërkesës së parashtrueses dhe të drejtave të garantuara me kushtetutë, që pretendohet se janë shkelur, Gjykata konstaton: Në nenin 51 të Kushtetutës [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] paragrafi 2 është qartazi e paraparë: “Sigurimi social themelor, që ka të bëjë me papunësinë, sëmundjen, aftësitë e kufizuara dhe moshën e shtyrë, rregullohet me ligj”, Gjykata Kushtetuese duke shqyrtuar pretendimet e parashtrueses së kërkesës për shkeljen e nenit 24 të Kushtetutës (Barazia para Ligjit), konstatoi se para kësaj gjykate parashtruesja nuk ka paraqitur fakte që do të vërtetonin pretendimin e saj, sepse në fakt pos konstatimit se ajo i ka plotësuar kushtet për pension, nuk ofroi dëshmi se cila ka qenë pabarazia e saj para ligjit dhe se kundrejt cilëve persona ajo para ligjit në organet gjyqësore e administrative është trajtuar si e pabarabartë, Në këto rrethana, parashtruesja e kërkesës nuk ka “argumentuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e saj”nuk e kishte paraqitur kërkesën në mënyrë ligjore dhe bazuar si më sipër, Gjykata gjen që në përputhje me rregullin 36 paragrafi 2 pika c dhe d, kërkesën duhet ta refuzojë si qartazi të pabazuar

Parashtruesit:

Fatime Thaqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative