Parashtruesi i kërkesës, z. Muharrem Sulaj, parashtroi kërkesë në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev. nr. 58/2007, e 15 marsit 2012, si i nxjerrë në shkelje të të drejtave të tij të garantuara me nenin 21 [Parimet e përgjithshme], me nenin 24 [Barazia para ligjit], me nenin 34 [E drejta për të mos u gjykuar dy herë për të njëjtën vepër], me nenin 46 [Mbrojtja e pronës] dhe me nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave], sepse parashtruesi i kërkesës ka një aktgjykim nga Gjykata Komunale në Gjilan, Aktgjykimi C. Nr. 441/2003, i 29 shtatorit 2003, me të cilin miratohet kërkesa e parashtruesit të kërkesës për të drejtat pronësore dhe i cili mori formë të prerë më 8 tetor 2003, Pavarësisht nga ky aktgjykim i formës së prerë, Gjykata Supreme konkludoi se parashtruesi i kërkesës nuk është pronar i pronës, Përkitazi me çështjen e pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata vendosi se kërkesa është e papranueshme, sepse Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, Rev. Nr. 58/2007 i nxjerrë më 15 mars 2010, i ishte dorëzuar parashtruesit të kërkesës më 19 prill 2010, ndërsa parashtruesi i kërkesës i parashtroi kërkesë Gjykatës më 18 qershor 2012, d.m.t. më shumë se 4 muaj nga dita kur parashtruesit të kërkesës i është dorëzuar vendimi i Gjykatës Supreme, Prandaj, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e jashtafatshme në pajtim me nenin 49 të Ligjit
Muharrem Sulaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile