Parashtruesi i kërkesës pretendonte se autoritetet publike ia shkelën atij të drejtat e garantuara me nenin 31[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6,1 të KEDNj-së, si dhe nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 14 të KEDNj-së, për shkak të vendosjes së rastit nga Gjykata Supreme, në kundërshtim me praktikën e saj gjyqësore, Sa i përket pretendimit të parashtruesit për shkelje të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 14 të KEDNj-së, Gjykata konsideroi se, parashtruesi me asnjë provë nuk kishte provuar se Gjykata Supreme vendosi njëanshëm apo jashtëligjshëm ose nuk e arsyetoi mjaftueshëm aktgjykimin e saj, Gjykata në rastin konkret theksoi se, nuk mjafton që parashtruesi ta mbështesë pretendimin e tij për njëanshmëri, duke e mbështetur pretendimin e tij në rastet e tjera për të cilat gjykata ka vendosur, bazuar në dritën e rrethanave të secilit rast veç e veç, Pretendimi për shkeljen e të drejtave kushtetues, duhet të jetë vërtet bindës, i arsyetuar dhe i ngritur mbi bazën e argumentimit kushtetues, në mënyrë që ankesa të ketë suksese në dobi të palës pretenduese, Sa i përket pretendimit të parashtruesit për shkeljen e së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, Gjykata gjeti se parashtruesi nuk kishte arritur që ta mbështesë me prova pretendimin e tij për shkeljen e së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejtë kjo e garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata, më tutje, argumenton se pretendimet për shkeljen e ndonjë të drejte kushtetuese, në thelbin e tyre duhet të përmbajnë elemente të pakontestuara të shkeljes së të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë dhe me instrumente ndërkombëtare, në mënyrë që Gjykata të lëshohet në themelësinë e kërkesës dhe shqyrtimin e meritave të saj, Përfundimisht, Gjykata gjeti se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbushte kriteret e pranueshmërisë, as mbi bazën e pranueshmërisë, as mbi bazën e meritave, sepse kërkesa ishte qartazi e pabazuar, dhe në pajtim me rregullin 36 (2) b) dhe d) të Rregullores së punës,Gjykata e deklaroi si të papranueshme kërkesën
NLB Prishtina (sh.a) me seli në Prishtinë
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile