Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në Prishtinë Rev. nr. 49/2010 të 01 shkurtit 2013

Nr. të lëndës KI 62/13

Parashtruesit: Tahir Morina

Kërkesa është e bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr, 03/L-121, të 15 janarit 2009, dhe në rregullin 56 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese, Parashtruesi i kërkesës, më 23 prill 2013, e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Parashtruesi i kërkesës pretendon se i janë shkelur të drejtat e tij nga neni 31 i Kushtetutës (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) në lidhje me nenin 358, para, 5 362-370, dhe posaçërisht të nenit 371 të Kodit Penal të Kosovës (në tekstin e mëtejme: KPK), Me Vendimin e Kryetarit, nr, GJR, 62/13, të 29 prillit 2013, u caktua gjyqtari Kadri Kryeziu si Gjyqtar raportues, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, nr, KSH, KI 62/13, u caktua Kolegji shqyrtues i përbërë nga gjyqtarët: Almiro Rodrigues, Ivan Čukalović dhe Enver Hasani, Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga parashtruesi i kërkesës, Gjykata Kushtetuese nuk gjen se procedurat e KKKB-së dhe të gjykatave të rregullta ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo të prekura nga arbitrariteti, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së paraqitur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos ta shpallë kërkesën si qartazi të pabazuar

Parashtruesit:

Tahir Morina

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile