Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Gjilan, C. nr. 494/06, të 11 prillit 2007; Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, Ac. nr. 219/07, të 11 shtatorit 2009; dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, A. nr. 1120/83, të 19 janarit 1984

Nr. të lëndës KI 151/11

Parashtruesit: Sahit Emini

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese ishin cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, me ç’rast parashtruesit nuk i ishte njohur e drejtat e pronësisë në bazë të shtimit dhe mbajtjes. Parashtruesi pohoi se Gjykata Supreme kishte shkelur nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk kishte mbështetur me prova pohimet e tij, pra si dhe pse është kryer shkelja e pretenduar. Gjykata po ashtu theksoi se nuk vëren që procedurat përkatëse të zhvilluara në gjykatat e rregullta ishin arbitrare ose të padrejta. Duke cituar rastin Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar nga praktika e GJEDNJ-së, Gjykata më tutje arsyetoi se, si rregull i përgjthshëm, vlerësimi i fakteve është detyrë e gjykatave të rregullta. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit.

Parashtruesit:

Sahit Emini

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile