Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ASC-09-0005, ASC-09-0007, ASC-09-0008, të 9 gushtit 2012

Nr. të lëndës KI 136/12

Parashtruesit: Dušanka Petrović dhe 26 të tjerë

Parashtruesit e kërkesës në kërkesën e parashtruar me 28 dhjetor 2012, kërkojnë “vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme te Kosovës, ASC-09-000S, ASC-09-0007, ASC09-0008 të 9 gushtit 2012, me propozim që Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të kërkesës dhe sigurimit të dokumenteve të nevojshme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, të vërtetojë se Kushtetuta e Kosovës është shkelur, dhe atë neni 31, dhe si pasojë të shfuqizojë aktgjykimet e atakuar dhe lëndën ta ktheje në rigjykim ose të aprovojë kërkesën dhe të ndryshojë vendimin e atakuar ne atë mënyrë që në listën përfundimtare te punëtorëve te N, SH, “Metohija-Rugova” nga Peja, te përfshijë punëtoret e lartpërmendur dhe t’ua lejoje atyre te drejtën për kompensim prej 20% nga privatizimi i ndërmarrjes”,, Gjykata konstaton që kërkesa nuk është parashtruar brenda afatit kohor në pajtim me nenin 49 të Ligjit, për arsye se përfaqësuesi i parashtruesve të kërkesës pohon se Aktgjykimin ASC-09-0005- ASC-09-0007- ASC-09-0008 të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të 9 gushtit 2012, e kanë pranuar më 24 gusht 2012

Parashtruesit:

Dušanka Petrović dhe 26 të tjerë

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile