Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme ASC.-11-0035, të 23 nëntorit 2012

Nr. të lëndës KI 57/13

Parashtruesit: Hajzer Beqiri

Shkarko:

Parashtruesi pohon se “vendimi final ,,,është diskriminues ndaj meje, sepse Gjykata është dashur ta ketë parasysh gjendjen reale në sistemin tonë shëndetësor, dhe pacientët që caktojnë shërbime të mëdha (termine) në spital shtetëror duhet të presin një kohë të gjatë për shkak të numrit të madh të pacientëve, Po në kohën kur duhej të ankohesha kundër aktvendimit të gjykatës, unë pata caktuar termin në QKUK për të bërë koronarografinë e zemrës,,,” , Parashtruesi pretendon se neni 24 [Barazia para Ligjit ] dhe neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës i janë shkelur nga Dhoma e Posaçme, Prandaj, Gjykata gjen se kërkesa nuk ishte ngritur para Gjykatës në mënyrë ligjore, sipas nenit 113 (1) të Kushtetutës, nenit 48 të Ligjit dhe rregullit 36 (1) c) dhe (2) d) të Rregullores, dhe si e tillë është e papranueshme si qartazi e pabazuar

Parashtruesit:

Hajzer Beqiri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile