Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-15-0292-A0001, të 3 majit 2018

Nr. të lëndës KI 77/18

Parashtruesit: Habib Osmani

Shkarko:

KI77/18, Parashtrues: Habib Osmani, Aktgjykim i Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-15-0292-A0001, i 3 majit 2018

KI77/18, Aktvendim i 12 dhjetorit 2018, publikuar me 17 dhjetor 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës ishte i punësuar në Ndërmarrjen Shoqërore “Banja e Kllokotit” deri në vitin 1991, ku organi i përkohshëm i kësaj ndërmarrjeje kishte marrë vendim për largimin e tij nga puna. Në vitin 1999, parashtruesi i kërkesës ishte kthyer në vendin e tij të mëhershëm të punës në Ndërmarrjen Shoqërore dhe kishte vazhduar punën deri në privatizimin e kësaj ndërmarrjeje.  Parashtruesi kishte parashtruar padi lidhur me këtë çështje dhe Autoriteti i Likuidimit, si organ kompetent për këto lëndë, me Vendimin GJI095-012, kërkesën e parashtruesit për kompensim të pagave të papaguara për shkak të ndërprerjes së parakohshme të kontratës së punës e refuzoi si të pavlefshme duke arsyetuar se duhet të jetë paraqitur në gjyq apo në ndonjë autoritet kompetent brenda tri vitesh nga momenti kur NSH-ja pretendohet të mos ketë përmbushur obligimet e saj ndaj parashtruesit që rrjedhin nga marrëdhënia e punës. Parashtruesi vazhdoi procedurat gjyqësore dhe, në fund, Kolegji i Apelit u pajtua tërësisht me vlerësimin e Kolegjit të Specializuar se parashtruesi nuk kishte dëshmuar se ka parashtruar padi në gjykatën kompetente brenda 3 (tri) vjetësh nga data kur Ndërmarrja Shoqërore kishte ndërprerë pagesën e pagave të tij në vitin 1991.

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese ishte që Kolegji i Apelit ka bërë shkelje të dispozitave të Kushtetutës, përkatësisht nenin 46, para. 1 e 2.

Gjykata Kushtetuese, lidhur me këtë rast vendosi që të shpallë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese, inter alia duke theksuar se konstatimet e Kolegjit të Specializuar dhe atij të Apelit janë arritur pas një shqyrtimi të hollësishëm të pretendimeve të parashtruara nga parashtruesit e kërkesës dhe parashtruesit të kërkesës i është dhënë mundësia që në të gjitha fazat e procedurës të paraqet argumente dhe prova të cilat mbështesin pretendimin e tij.

Parashtruesit:

Habib Osmani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri