KI26/18, Parashtrues: Jugokoka, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme-Kolegji i Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës [GSK-KPA-A-71/2015] të 27 korrikut 2017.
KI26/18, Aktvendim i 30 tetorit 2018, publikuar më 6 nëntor 2018
Fjalët kyç: kërkesë individuale, qartazi e pabazuar,
Parashtruesi i kërkesës pretendonte se ishte pronar i një lokali afarist i cili gjendet në adresën “Dardania” në Prishtinë, dhe për këtë kishte ndjekur procedurat ligjore në gjykatat e rregullta duke pohuar se e kishte humbur posedimin e këtij lokali si pasojë e rrethanave që kanë ndodhur në vitet 1998-1999.
Më 22 shkurt 2007, Gjykata Komunale në Prishtinë ishte shpallur jo-kompetente për rastin e parashtruesit të kërkesës dhe e kishte dërguar lëndën në AKP. Komisioni për Kërkesa Pronësore të Kosovës i AKP-së, kishte refuzuar kërkesën e parashtruesit ndërsa më vonë Kolegji i Apelit kishte refuzuar ankesën e parashtruesit si të pabazuar me arsyetimin se parashtruesi nuk ka dëshmuar të drejtën e tij pronësore si dhe nuk kishte dëshmuar se ai nuk ka mundur të ushtrojë të drejtën në pronë për shkak të rrethanave që kanë ndodhur në vitet 1998-1999.
Pretendimet e parashtruesit të kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese inter alia janë që gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtën e tij kushtetuese për gjykim të drejtë dhe të paanshëm sepse sipas tij, në thelb të gjitha janë shpallur jo-kompetente.
Gjykata Kushtetuese, lidhur me këtë rast vendosi që të shpallë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese, inter alia duke theksuar se Kolegji i Apeli ia kishte sqaruar parashtruesit të kërkesës se kontrata e pa vërtetuar në gjykatë që ai kishte sjellë si provë pranë gjykatave të rregullta, nuk konsiston në të drejtën pronësore të pretenduar.
“Jugokoka”
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile