KI102/21, Parashtrues: Artan Salihu, vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të paspecifikuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë
KI102/21, Vendim për refuzim të kërkesës, publikuar më 8 shkurt 2022
Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër, vendim i paspecifikuar, kërkesë e papranueshme
Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata vlerësoi se nga dokumentet e dorëzuara nga parashtruesi i kërkesës, nuk ka kurrfarë të dhënash për të paraqitur gjendjen faktike, madje, edhe pas kërkesave ndaj parashtruesit të kërkesës që të dorëzon dokumentet përcjellëse dhe vendimet e autoriteteve publike që ai pretendon se i konteston.
Parashtruesi i kërkesës pretendoi se ka qenë punëtor në kompaninë “Ervins” me seli në Prishtinë që nga viti 2014. Prej vitit 2016, kur kompania e mori një shef të ri, nuk i jepte rrogë asnjëherë dhe se e përjashtoi nga puna. Parashtruesi i kërkesës theksoi se kishte paditur punëdhënësin e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata konkludoi se në rrethanat e rastit konkret është e paqartë (i) cilin akt të autoritetit publik parashtruesi e konteston në Gjykatë; (ii) cilat janë pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të të drejtave dhe lirive kushtetuese; dhe (iii) bazuar në shkresat e lëndës dhe përmbajtjen e tyre, faktet e rastit janë të pakuptueshme.
Gjykata konstatoi se kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës.
Artan Salihu
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Administrative