Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI 115/21

Parashtruesit: Rexhep Demiri

Shkarko:

KI115/21, Parashtrues: Rexhep Demiri, Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit të paspecifikuar të autoritetit publik.

KI115/21, Vendim për refuzim të kërkesës i 15 shkurtit 2022 publikuar më 10 mars 2022

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës nuk kishte kontestuar asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik dhe nuk kishte qartësuar saktësisht kërkesën e tij duke mos dorëzuar as dokumentacion te nevojshme mbështetës duke përfshirë vendimin të cilin parashtruesi pretendon që e konteston. Gjykata i ishte drejtuar parashtruesit me një kërkesë për qartësim dhe plotësim dy herë radhazi, por parashtruesi i kërkesës nuk iu ishte përgjigjur kërkesave te Gjykatës që të plotësoj dhe qartësoj kërkesën e dorëzuar.

Gjykata argumentoj se në rrethanat e rastit konkret kërkesa e parashtruesit është e paqartë në kuptim se cilin akt të autoritetit publik parashtruesi e konteston në Gjykatë; dhe e paplotë në kuptim te mos dorëzimit të dokumentacion te nevojshme mbështetës duke përfshirë vendimin të cilin parashtruesi pretendon që e konteston.

Për pasojë, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 48 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2) (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës së Gjykatës, dhe vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Rexhep Demiri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile