Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme, GJS-2022-002, të 1 marsit 2022

Nr. të lëndës KI 01/23

Parashtruesit: Amir Hamza

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 14 dhjetor​​ 2023​​ 

Nr.ref.:​​ RK 2303/23

 

 

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS

 

 

rastin nr.​​ KI01/23

 

Parashtrues

 

Amir Hamza

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë

së​​ Vendimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme,​​ GJS-2022-002,​​ të 1 marsit​​ 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Amir Hamza​​ nga​​ Komuna e​​ Prizrenit​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Vendimin​​ [GJS-2022-002]​​ e​​ Kryetarit të Gjykatës Supreme,​​ të 1 marsit 2022.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës,​​ Vendimin​​ [GJS-2022-002]​​ e​​ Kryetarit të Gjykatës Supreme, të 1 marsit 2022,​​ e ka pranuar më​​ 5 mars 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ vendimit​​ të kontestuar, përmes së cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me​​ Kushtetutën e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ Parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar përmes aktit të kontestuar.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa​​ individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe​​ në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023 u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 4 janar 2023, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) pranoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës të cilën e kishte dorëzuar në postë më​​ 29 dhjetor 2022.

 

  • ​​ 18 janar 2023, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes​​ Vendimit​​ [GJR.KI01/23],​​ caktoi gjyqtaren​​ Remzie​​ Istrefi Peci​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha​​ dhe​​ Radomir Laban, (anëtarë).

 

  • ​​ 1 shkurt 2023, Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesin​​ e kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • Më 3 shkurt 2023, Gjykata i dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Supreme.

 

  • Më 3 shkurt 2023,​​ Gjykata gjithashtu​​ kërkoi​​ nga​​ Gjykata​​ Themelore në Prizren​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata​​ Themelore)​​ që të njoftojë​​ Gjykatën​​ lidhur me datën kur parashtruesi i kërkesës​​ e​​ kishte pranuar​​ vendimin​​ e kontestuar.​​ 

 

  • Më​​ 10 shkurt 2023,​​ Gjykata​​ Themelore​​ ia​​ dorëzoi​​ Gjykatës​​ fletëkthesën që tregon se parashtruesi i kërkesës​​ e kishte pranuar​​ Aktgjykimin Ka.nr.262/2022 të Gjykatës së Apelit​​ më​​ 16 nëntor 2020, ndërsa lidhur me​​ pranimin e​​ Vendimit​​ [GJS-2022-002]​​ të​​ Kryetarit​​ të Gjykatës Supreme,​​ të 1 marsit 2022,​​ nga ana e parashtruesit të​​ kërkesës​​ nuk posedonin informata.​​ 

 

  • Më​​ 8 mars 2023, Gjykata i dërgoi një shkresë Gjykatës Supreme dhe kërkoi që të njoftojë Gjykatën lidhur me datën kur parashtruesi i kërkesës e kishte pranuar Vendimin​​ [GJS-2022-002]​​ e​​ Kryetarit të Gjykatës Supreme,​​ të 1 marsit 2022.

 

  • Më 23 mars 2023, Gjykata Supreme dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën e kërkuar.

 

  • Më 14 qershor 2023, gjyqtarja​​ raportuese në rastin KI01/23, sipas paragrafit (2) të rregullit 9 (Procedurat për përjashtim), ka njoftuar Kryetaren e Gjykatës se bazuar në dosjen e rastit KI01/23, gjyqtari Enver Peci ka qenë më herët i përfshirë në vendimmarrje lidhur me këtë rast, në cilësi të Kryetarit të Gjykatës Supreme, andaj ka kërkuar përjashtimin e tij.

 

  • Më 15 qershor 2023, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit​​ [Ref. nr. KK208/23], bazuar në paragrafin 1 të nenit 11 (Kryetari dhe Zëvendës Kryetari), lidhur me nënparagrafin 1.3 të paragrafit 1 të nenit 18 (Përjashtimi i gjyqtarit) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe në paragrafin 4 të rregullit 9 të Rregullores së Punës së Gjykatës Nr. 01/2018, pas shqyrtimit të kërkesës më shkrim për përjashtim nga shqyrtimi i kërkesës KI01/23,​​ miratoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Enver Peci për vendimmarrje në rastin KI01/23.​​ 

 

  • Më 27 korrik 2023, Gjykata i dërgoi një shkresë parashtruesit të kërkesës dhe kërkoi nga ai që të dëshmojë se kur e ka pranuar Vendimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme​​ [GJS-2022-002​​ ]​​ të 1 marsit 2022.​​ 

 

  • Më 29 korrik, përkatësisht 4 dhe 10 gusht​​ 2023, parashtruesi i kërkesës dërgoi e-mail në e-mailin zyrtar të Gjykatës ku përmes tij u shprehte se interesohej për rastin e tij.​​ Ai nuk dërgoi asnjë dëshmi se kur e ka pranuar vendimin e kontestuar, por ndër të tjera theksoi “Mirëdita i nderuar institucion kam  nderin tiu shkruaj se në Prizren une Amir Hamza kam parashtruar kërkesë lidhur me rastin tim Gj.​​ G.​​ ne Prizren ku kam fakte për këtë rast ka genjyer ky gjykatës dhe duhet të largohet nga puna ky  gjykatës i korruptuar ne Prizren i kam dergu te gjitha vendimet e gjykatave tek ju ne janar te ktij viti  dhe duhet veq largimi i keni aty krejta.

 

  • Më 25 gusht 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë një vendim të Gjykatës Themelore dhe disa dokumente tjera.

 

  • Më​​ 14 nëntor 2023,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin​​ e gjyqtares​​ raportuese dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës​​ që të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pranë Gjykatës​​ dorëzon​​ kërkesë për herën e tretë. Fillimisht,​​ më 18 prill 2019, parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar kërkesën nr. KI72/19. Në atë kërkesë, parashtruesi kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së një akti të paspecifikuar të autoriteteve publike. Më 25 shtator 2019, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri​​ i​​ propozoi Gjykatës që ta refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.​​ Me pas, më 8 janar 2020, parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar kërkesën KI28/20. Në atë kërkesë,​​ parashtruesi kërkoi vlerësimin e​​ kushtetutshmërisë së Njoftimit të Inspektoratit Policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës nr. 03/116/1083/1,​​ të 29 tetorit 2019. Më 4 nëntor 2020, Kolegji shqyrtues​​ shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës që ta deklarojë kërkesën të papranueshme.​​ 

 

  • Më 4 janar 2023, parashtruesit​​ i​​ ​​ kërkesës​​ përmes postes​​ kishte dorëzuar​​ kërkesën aktuale, respektivisht kërkesën KI01/23, përmbledhja​​ e fakteve të​​ së cilës do të​​ shtjellohet​​ ​​ vijim.

 

  • Gjykata sqaron​​ ​​ edhe pse parashtruesi i kërkesës​​ para Gjykatës parashtron kërkesë​​ për herë të​​ tretë,​​ rrethanat e rasteve të mëparshme nuk lidhen me rrethanat e rastit të aktual.

 

Përmbledhja e fakteve lidhur me kërkesën KI01/23

 

  • Më 17 tetor 2019, Stacioni​​ Policor – Trafiku Prizren kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Themelore kundër parashtruesit të kërkesës, për shkak të kundërvajtjes pasi që parashtruesi i kërkesës kishte shkaktuar aksident trafiku me​​ një​​ biçiklist.

 

  • Më 8 qershor 2020, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [K.nr.990/2019 lidhur me KM.93/2019] shpalli fajtor parashtruesin e kërkesës për shkak të kryerjes së kundërvajtjes nga neni 210.3 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, andaj i​​ njëjti​​ në mbështetje të neneve 27,​​ 49,​​ 58,​​ 77,​​ 86,​​ 124 dhe 127, dënohet me gjobë në lartësi prej 300 (treqind) euro, dhe​​ i​​ shqiptohet masa mbrojtëse ndalim​​ i​​ të drejtuarit të mjetit me veprim motorik​​ në kohëzgjatje prej 1 (një) viti​​ dhe i shqiptohen​​ pesë (5) pikë​​ negative.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, për shkak të vendimit mbi dënimin.

 

  • Më 17 prill 2020, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ka.nr.262/2020] refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar, dhe vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

 

  • Në një datë të pasaktësuar,​​ parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë disiplinore kundër A.S.,​​ u.d.​​ i Kryetarit të Gjykatës Themelore dhe GJ.G.,​​ gjyqtar, me pretendimin për nxjerrjen e vendimit të gabuar dhe të padrejtë.

 

  • Më 1 mars 2022, Kryetari i Gjykatës Supreme,​​ përmes Vendimit [GJS-2022-002],​​ refuzoi si të pabazuar ankesën disiplinore të parashtruar nga parashtruesi i kërkesës.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës para​​ Gjykatës konteston​​ Vendimin [GJS-2022-002]​​ e​​ Kryetarit të Gjykatës Supreme,​​ të 1 marsit 2022,​​ duke pretenduar se i njëjti është nxjerrë në​​ shkelje të të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese.​​ Parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar përmes aktit të kontestuar.

 

  • Vendimi i kontestuar ndërlidhet me ankesën e tij disiplinore paraqitur kundër A.S.,​​ u.d. i Kryetarit të​​ Gjykatës​​ Themelore në Prizren dhe GJ.G.,​​ gjyqtar, e cila ishte refuzuar si e pabazuar.​​ 

 

Vlerësimi i​​ pranueshmërisë së​​ kërkesës

 

  • Gjykata fillimisht shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të parapara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata iu referohet paragrafëve 1 dhe 7, të nenit 113 të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Gjykata i referohet edhe nenit 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit, që parasheh:

 

Neni 22

[Procedimi i kërkesës]

“[...]

 

4. Nëse kërkesa […] nuk është e […] kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo​​ pjesëmarrësit​​ përkatës për këtë dhe ia cakton një afat prej jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve për të […] plotësuar kërkesën […]

 

[...].”

 

  • Përveç kësaj, Gjykata i referohet rregullit 25 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] të Rregullores së punës, i cili specifikon:

 

[...]​​ 

“(2) Kërkesa, po ashtu, duhet të përmbajë edhe:

 

​​ [...]

(e) mbrojtjen juridike të kërkuar;

[...]

(g) arsyetimin rreth pranueshmërisë dhe meritave të kërkesës; dhe​​ 

(h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës;

 

(3) Nëse pala ka përfaqësues, përfaqësuesi dorëzon në Gjykatë bashkë me kërkesë, autorizim të vlefshëm.

[...].

 

  • Në vazhdim, Gjykata gjithashtu i referohet edhe nenit 48 [Saktësimi i kërkesës] të Ligjit, i cili përcakton:​​ 

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

  • Andaj, në vlerësimin nëse parashtruesi i kërkesës i plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore për vlerësimin e kërkesës së tij, Gjykata rikujton se neni 48 i Ligjit specifikisht detyron parashtruesit e kërkesave që të qartësojnë saktësisht aktin konkret të autoritetit publik të cilin e kontestojnë dhe që të qartësojnë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendojnë të jenë cenuar. Ndërsa rregulli 25 (2) (e), (g) dhe (h)​​ i​​ Rregullores së punës parasheh që kërkesa e parashtruesve të përmbajë edhe mbrojtjen juridike të kërkuar, arsyetimin procedural dhe substantiv të kërkesës si dhe informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se pasi që kishte pranuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës​​ e cila ishte e paqartë, duke marrë parasysh që kërkesa nuk ishte e kompletuar, pasi​​ që: nuk kishte cekur se cilat të drejta kushtetuese pretendonte se i ishin shkelur; si dhe nuk ishin​​ dorëzuar dëshmi se kur e ka pranuar vendimin e fundit,​​ Gjykata​​ kërkoi nga​​ parashtruesi i kërkesës që​​ të sjellë​​ dëshminë​​ se kur e ka pranuar vendimin e fundit të​​ kryetarit të Gjykatës Supreme.​​ ​​ 

 

  • Më 29 korrik, përkatësisht 4 dhe 10 gusht 2023, parashtruesi i kërkesës dërgoi e-mail në e-mailin zyrtar të Gjykatës ku përmes tij u shprehte se interesohej për rastin e tij. Ai nuk dërgoi asnjë dëshmi se kur e ka pranuar vendimin e kontestuar.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata vlerëson se përkundër kërkesës specifike të Gjykatës, parashtruesi i kërkesës​​ nuk i kishte dorëzuar​​ dëshminë se kur e ka pranuar vendimin e kontestuar.

 

  • Andaj, në bazë të Rregullores së saj të punës, Gjykata,​​ nëse konstaton se kërkesa është e paplotë ose e paqartë,​​ mund të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër. Në këtë aspekt, Gjykata i referohet rregullit 54 të Rregullores së punës, i cili përcakton si në vijim:​​ 

 

Rregulli 54

[Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës]

 

[...]

“(2) Gjykata mund të vendosë të refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se:

(a) kërkesa është jo e plotë ose e paqartë përkundër kërkesës ose kërkesave nga Gjykata ndaj palës që të plotësojnë ose të qartësojnë kërkesën.”

[...]

 

  • Gjykata​​ rikujton se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesës, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe​​ pretendimet​​ e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesës nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesve të kërkesës (Shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës​​ KI 60/20, parashtrues​​ Këshilli i Bashkësisë së Fesë Islame,​​ Vendim për refuzim i 18 shkurtit 2021, paragrafi 36;​​ KI90/20, ​​ parashtrues​​ Arben Boletini, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 25; dhe​​ rastet nr.​​ KI78/20, KI79/20 dhe KI80/20, parashtrues​​ Hilmi Aliu dhe të tjerët, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 7 dhjetorit 2020, paragrafi 33 dhe referencat e përdorura aty).

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata konsideron se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbush kriteret​​ procedurale​​ për​​ shqyrtim​​ të mëtejmë, për shkak të mos kompletimit të saj me​​ dokumentacion​​ mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullin 25 (2) (e) dhe (h) të Rregullores së punës.

 

  • Prandaj,​​ Gjykata​​ përfundon se kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 22.4 dhe 48​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 25 (2) (e) dhe (h) dhe 54 (2) (a) të Rregullores së punës, më​​ 14 nëntor 2023, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË REFUZOJË kërkesën;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky vendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Remzie​​ Istrefi PeciGresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Amir Hamza

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës