Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit GJS-2021-016 të 18 janarit 2022 të Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI08/22

Parashtruesit: Bajram Santuri

Shkarko:

KI08/22, Parashtrues: Bajram Santuri, vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit GJS-2021-016 të 18 janarit 2022 të Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës

KI08/22, Vendim për Refuzim i 6 korrikut 2022, publikuar më 26 korrik 2022

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e paplotë, kërkesë e paqartë

Parashtruesi i kërkesës, në rastin konkret i është drejtuar Gjykatës për herë të katërt. Nga  dokumentacioni që parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar në Gjykatë kishte shkresa, ekstrakte të vendimeve dhe materiale të ndryshme, të cilat nuk ndërlidhen me njëra tjetrën për të cilat parashtruesi nuk kishte specifikuar fare nëse ato i konteston dhe cilat ishin pretendimet dhe arsyetimet e tij në lidhje me tërë dokumentacionin e dorëzuar.

Parashtruesi i kërkesës i ishte drejtuar Kryetarit të Gjykatës Supreme, me kërkesën për shqyrtimin e pretendimeve “ për shkelje të mundshme disiplinore ndaj A.S, UD i Kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren”, duke pretenduar se ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij për përjashtimin e gjyqtarit Xh.E, i cili sipas parashtruesit të kërkesës kishte ndikuar në zvarritjen e një procedure jokontestimore (lidhur me ndarjen e një mase trashëgimore), në të cilën parashtruesi i kërkesë kishte qenë palë ndërgjygjëse. Më 18 janar 2022, Kryetari i Gjykatës Supreme, përmes Vendimit [GJS-2021-016] refuzoi si të pabazuar ankesën disiplinore të parashtruesit të kërkesës, me arsyetimin se nuk kishte ndonjë shkelje disiplinore të paraparë me Ligjin për Përgjegjësin Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve apo ndonjë sjellje tjetër të paraparë me Kodin e Etikës për Gjyqtarë.

Parashtruesi në kërkesën e tij nuk saktësoi se cila e drejtë e garantuar me Kushtetutë i është shkelur.

Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës që të plotësojë dhe të dorëzojë në Gjykatë formularin e kërkesës të specifikojë dhe qartësojë se cilin akt apo vendim të autoritet publik e konteston dhe  të qartësojë pretendimet e tij lidhur me çështjen në fjalë. Parashtruesi i kërkesës, më tej kishte dorëzuar në Gjykatë formularin e kërkesës si dhe Vendimin e kontestuar, por megjithatë nuk kishte argumentuar dhe qartësuar argumentet e tij se si kishte ardhë deri te shkelja e të drejtave të mbrojtura me Kushtetutë.

Gjykata në bazë të nenit 48 të Ligjit dhe rregullit 35 (5) të Rregullores së punës konstatoi se kërkesa e parashtruesit, është e paplotë dhe e paqartë

Parashtruesit:

Bajram Santuri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative