Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-15-0052, të 5 dhjetorit 2019

Nr. të lëndës KI 58/20

Parashtruesit: Alush Kastrati

Shkarko:

KI 58/20, Parashtrues i kërkesës: Alush Kastrati, Vlerësim i kushtetutshmërisë së së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-15-0052,  të 5 dhjetorit 2019 

KI 58/20, Aktvendim për papranueshmëri,  i 20 janarit 2021, i publikuar më 15 shkurt 2021.

Fjalët kyç: kërkesë individuale, parimi i subsidiaritetit, procedurë civile, shterimi i mjeteve juridike, kërkesë e papranueshme 

Në rrethanat e rastit konkret, Kolegji i Apelit të DHPGJS-së vendosi që ankesa e parashtruesit të kërkesës të hedhet poshtë si e papranueshme. Kolegji i Apelit i DHPGJS-së kishte konstatuar se parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar ankesën e 6 (gjashtë) ditë jashtë afatit të paraparë ligjor. Kolegji i Apelit ankesën e parashtruar të ankuesit e hedh poshtë si të pa afatshme, në bazë të nenit 10.6 (a) të Rregullores se UNMIK-ut 2003/13.

Në Gjykatën Kushtetuese parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje të neneve nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Parashtruesi i kërkesës pretendoi se ishte vonuar në parashtrim të ankesës në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-së për shkak se vendimi i kontestuar i Kolegjit të Specializuar të DHGJS-së i ishte dorëzuar një personi tjetër me të njëjtin emër. Parashtruesi në Gjykatën Kushtetuese për herë të parë e ngriti çështjen e humbjes së afatit për ankesë, pra, atë çështje nuk e kishte ngritur më parë në Kolegjin e Apelit në pajtim me parimin e subsidiaritetit.

Gjykata vlerësoi se nuk ka asnjë provë që parashtruesi i kërkesës ka kërkuar zgjatjen e afatit për paraqitje të ankesës, në pajtim me nenet 13 dhe 21 të Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Gjykata Kushtetuese shtoi se – në pajtim me parimin e subsidiaritetit – nuk mund ta vlerësojë këtë çështje pa qenë paraprakisht e ngritur dhe vlerësuar në procedurë pranë gjykatave të rregullta.

Gjykata po ashtu vërejti se në praktikën gjyqësore të konsoliduar të GJEDNJ-së, parashtruesit nuk lirohen nga detyrimi për ngritje të çështjeve tek gjykatat vendore, madje edhe në rastet kur gjykatat vendore kanë mundësi apo janë të obliguara ta shqyrtojnë rastin me vetë-iniciativë në lidhje më të drejtat e mbrojtura me KEDNJ.

Gjykata konkludoi se kërkesa duhet të shpallet e papranueshme, pasi që parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në pajtim  me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Alush Kastrati

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile