Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së “Raportit të vlerësimit të ligjshmërisë së aktit Komunal nr. 020-558/17 të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të 12 korrikut 2021 / Vlerësim i kushtetutshmërisë së “Raportit të vlerësimit të ligjshmërisë së aktit Komunal nr. 020-558/10 të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të 8 korrikut 2021”

Nr. të lëndës KO159/21 dhe KO160/21

Parashtruesit: Komuna e Prishtinës

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më​​ 3​​ korrik​​ 2023

Nr. ref.:​​ AGJ​​ 2227/23

 

 

 

 

 

AKTGJYKIM​​ 

 

 

rastet​​ KO159/21​​ dhe​​ KO160/21

 

Parashtrues​​ 

 

Komuna e Prishtinës​​ 

 

Në rastin​​ KO159/21,​​ Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Raportit të​​ ​​ vlerësimit të ligjshmërisë së aktit Komunal​​ nr.​​ 020-558/17​​ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal​​ të 12 korrikut 2021​​ në lidhje me​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës​​ nr.​​ 5133​​ të Ministrisë së Industrisë,​​ Ndërmarrësisë​​ dhe Tregtisë të​​ 9​​ korrikut 2021

 

Në rastin​​ KO160/21,​​ Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Raportit të ​​ vlerësimit të ligjshmërisë së aktit Komunal​​ nr. 020-558/10​​ të Ministrisë​​ së Administrimit të Pushtetit Lokal​​ të 8 korrikut​​ 2021​​ në lidhje me​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës​​ nr. 6077​​ të Ministrisë së Industrisë,​​ Ndërmarrësisë​​ dhe Tregtisë të​​ 7​​ korrikut​​ 2021

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesat​​ KO159/21 dhe KO160/21​​ janë​​ dorëzuar​​ nga Komuna e Prishtinës,​​ nga​​ Shpend Ahmeti​​ në cilësinë e​​ Kryetarit​​ të Komunës së Prishtinës,​​ i cili përfaqësohet nga Shoqëria e Avokatëve​​ Avokatura Istrefi” SH.P.K.​​ me avokatët​​ Arber Istrefi, Zaim Istrefi, Jeton Idrizi, Liberta Bajrami​​ dhe​​ Bajram Dili​​ nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

Akti i kontestuar​​ ​​ 

 

  • ​​ kërkesën​​ KO159/21,​​ parashtruesi i kërkesës konteston​​ Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së aktit Komunal​​ [nr. 020-558/17]​​ të​​ 12​​ korrikut​​ 2021,​​ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (në tekstin në vijim: MAPL),​​ në lidhje me​​ konfirmimin e ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës​​ [nr.​​ 5133]​​ e​​ 9​​ korrikut​​ 2021, të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (në tekstin në vijim: MINT);​​ 

 

  • Në​​ kërkesën​​ KO160/21,​​ parashtruesi i kërkesës konteston​​ Raportin e ​​ vlerësimit të ligjshmërisë së aktit Komunal​​ [nr.​​ 020-558/10]​​ të​​ 8​​ korrikut​​ 2021, të MAPL-së,​​ në lidhje me​​ konfirmimin e ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës​​ [nr.​​ 6077]​​ të​​ 7​​ korrikut​​ 2021, të MINT.

 

Objekti i çështjes

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ pretendon se përmes​​ akteve​​ të kontestuara​​ “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ajo e linjës Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjet e Aplikueshme në fuqi duke cenuar rëndë përgjegjësitë dhe kompetencat e përcaktuara me ligj të Kuvendit dhe Kryetarit të Komunës[...]“.​​ Në vijim, parashtruesi i kërkesës pretendon se aktet e kontestuara “kanë shkelur të drejtat, kompetencat dhe përgjegjësitë themelore të Kryetarit dhe Kuvendit të Komunës së Prishtinës, në përgjithësi të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.Parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendon se​​ i janë cenuar të drejtat e garantuara përmes nenit 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.

 

Baza juridike​​ ​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin​​ 4​​ të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, në​​ nenet​​ 27 (Masat e Përkohshme), 40 (Saktësimi i kërkesës)​​ dhe​​ 41 (Afatet)​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr.​​ 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe​​ në​​ rregullat​​ 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ dhe​​ 73 (Kërkesa në pajtim me nenin​​ 113.4​​ të Kushtetutës dhe me nenet​​ 40​​ dhe​​ 41​​ të Ligjit)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatë​​ ​​ 

 

  • ​​ 31​​ gusht​​ 2021,​​ parashtruesi i dorëzoi të dyja kërkesat në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata),​​ të cilat janë regjistruar nga Gjykata me shenjat​​ KO159/21​​ dhe​​ KO160/21.

​​ 

  • ​​ 1​​ shtator​​ 2021,​​ Kryetarja e Gjykatës, në kërkesën​​ KO159/21, caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi (anëtarë).

 

  • Të njëjtën ditë, Kryetarja e Gjykatës, në kërkesën​​ KO160/21, caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët​​ Radomir Laban (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi (anëtarë).

 

  • ​​ 14​​ shtator​​ 2021,​​ Gjykata​​ i​​ njoftoi përfaqësuesit e parashtruesit të kërkesës se njëra​​ nga kërkesat është regjistruar me shenjën​​ KO160/21.​​ Me të njëjtën shkresë, Gjykata kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e parashtruesit të kërkesës​​ lidhur​​ me​​ çështjen në vijim: ​​ ​​ 

 

“Cilat janë mundësitë ekzistuese ligjore që komuna ta zgjidhë​​ rastin​​ në suaza të​​ nenit 82 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale?”.​​ 

 

  • Të njëjtën ditë, Gjykata njoftoi​​ Ministren​​ e​​ MINT, znj. Rozeta Hajdari,​​ dhe​​ Ministrin​​ e​​ MAPL-së, z. Elbert Krasniqi,​​ për regjistrimin e kërkesës së parashtruar. Me të njëjtën shkresë, Gjykata kërkoi edhe sqarime shtesë​​ lidhur​​ me çështjet në vijim:​​ 

 

“1)​​ Cila është natyra e shkesës/Vendimit​​ (Nr. 6077)​​ ​​ 07.07.2021?​​ Cili është autoriteti që e ka nxjerrë këtë Vendim/shkresë dhe cilat mendoni se janë efektet juridike të këtij vendimi nga ana e juaj?

 

2)​​ A ekziston mundësia e zgjidhjes së këtij konflikti të kompetencave në suaza të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dhe cilat janë detyrimet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë lidhur me procedurat e ligjshmërisë për vendimet apo aktet e Komunës?“.

 

  • ​​ 17​​ shtator​​ 2021,​​ Gjykata​​ i​​ njoftoi përfaqësuesit e parashtruesit të kërkesës se​​ është regjistruar edhe​​ kërkesa​​ ​​ me shenjën​​ KO159/21.

 

  • Të njëjtën ditë, Gjykata njoftoi​​ Ministren​​ e​​ MINT, znj. Rozeta Hajdari,​​ dhe​​ Ministrin e​​ ​​ MAPL-së, z. Elbert Krasniqi,​​ për regjistrimin e kërkesës së parashtruar​​ dhe​​ me atë rast​​ ua​​ dha atyre​​ mundësinë​​ ​​ paraqesin​​ në Gjykatë​​ komentet e tyre​​ lidhur me kërkesën e parashtruar.​​ ​​ 

 

  • ​​ 27​​ shtator​​ 2021,​​ Gjykata,​​ përmes postës elektronike,​​ pranoi përgjigje nga​​ Ministrja​​ e​​ MINT, znj. Rozeta Hajdari,​​ lidhur me kërkesat​​ KO159/21​​ dhe​​ KO160/21.

 

  • Më 29 shtator 2021,​​ Gjykata pranoi përmes postës elektronike përgjigjen nga Ministri​​ i MAPL-së, lidhur me kërkesën KO159/21. ​​ ​​ 

 

  • ​​ 29​​ shtator​​ 2021,​​ përfaqësuesit e parashtruesit të kërkesës​​ i​​ dërguan​​ Gjykatës​​ përgjigjen​​ ndaj shkresës së 14 shtatorit 2021.​​ ​​ 

 

  • ​​ 30​​ shtator​​ 2021,​​ Ministri​​ i​​ Administrimit të​​ Pushtetit​​ Lokal,​​ z. Elbert Krasniqi,​​ i​​ dërgoi komentet e tij​​ lidhur​​ me kërkesën​​ KO160/21.

 

  • Më 4 tetor 2021, me Vendimin e Kryetares së Gjykatës dhe në pajtim me nenin 40.1 (Bashkimi dhe ndarja e kërkesave) të Rregullores së punës: (I) kërkesa KO160/21 është bashkuar me kërkesën KO159/21; (II)​​ Vendimi për caktimin e Gjyqtarit Raportues dhe​​ Kolegjit Shqyrtues për​​ Kërkesën​​ K0159/21 zbatohet në kërkesën K016o/21, të bashkuara sipas pikës I.​​ Rrjedhimisht, kërkesat do të shqyrtohen para Gjykatës si lëndë e bashkuar.​​ 

 

  • Më​​ 13​​ tetor​​ 2021, Gjykata gjithashtu​​ i​​ njoftoi përfaqësuesit e parashtruesit të kërkesës për bashkimin e kërkesave. Me të njëjtën shkresë, Gjykata i njoftoi përfaqësuesit e parashtruesit të kërkesës se kishte​​ pranuar përgjigjet e dërguara​​ nga​​ Ministri​​ i​​ MAPL-së, z. Elbert Krasniqi,​​ dhe​​ Ministrja​​ e​​ MINT, znj. Rozeta Hajdari,​​ duke i ofruar mundësinë që​​ brenda afatit​​ të​​ mund të paraqesë​​ komentet​​ e tij lidhur me​​ përgjigjet​​ e​​ tyre.​​ ​​ ​​ 

 

  • Të njëjtën ditë, Gjykata njoftoi​​ Ministrin​​ e​​ MAPL-së, z. Elbert Krasniqi,​​ dhe​​ Ministren​​ e​​ MINT,​​ znj. Rozeta Hajdari,​​ për Vendimin për bashkimin e kërkesave, si dhe për pranimin e përgjigjeve të tyre​​ lidhur me kërkesat.​​ ​​ 

 

  • ​​ 27​​ tetor​​ 2021,​​ Gjykata pranoi komentet​​ e​​ përfaqësuesve të parashtruesit të kërkesës të​​ paraqitura​​ si përgjigje ndaj komenteve të​​ Ministrit​​ ​​ MAPL-së, z. Elbert Krasniqi,​​ dhe​​ Ministres​​ ​​ MINT, znj. Rozeta Hajdari.​​ ​​ 

 

  • ​​ 21​​ shkurt​​ 2022,​​ Gjykata i dërgoi një letër Kryetarit të zgjedhur të Komunës së Prishtinës​​ z. Përparim Rama, duke e njoftuar se në Gjykatë gjenden​​ dy kërkesa të regjistruara,​​ KO159/21​​ dhe​​ KO160/21,​​ ​​ dorëzuara​​ nga​​ Kryetari i mëparshëm i Komunës së Prishtinës, z.​​ Shpend​​ Ahmeti.​​ 

 

  • Më​​ 19 korrik​​ 2022,​​ Gjyqtarja raportuese e paraqiti raportin paraprak para Kolegjit shqyrtues.​​ Kolegji shqyrtues​​ dhe Gjykata​​ në​​ përbërje të​​ plotë​​ shqyrtoi raportin e Gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri kërkoi​​ që​​ kërkesa ka nevojë për shqyrtim të mëtutjeshëm dhe do të shqyrtohet sërish në një seancë të ardhshme.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes se Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 23​​ maj​​ 2023, Gjykata ​​ njëzëri vendosi se Vendimet​​ e​​ kontestuara​​ nuk​​ janë​​ në përputhshmëri​​ me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafin 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 2, 3​​ dhe​​ 7​​ të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] Kushtetutës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ ​​ 

 

  • Në vazhdim të raportit, Gjykata do t’i paraqesë faktet e të dyja kërkesave si një tërësi, sepse​​ aktet​​ ​​ e kontestuara në të dyja kërkesat janë nxjerrë si rezultat i vendimeve​​ [01-463/03-112375/21]​​ dhe​​ [01-463/03-112319/21],​​ të miratuara nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës në seancën e mbajtur më 16 qershor​​ 2021.​​ 

 

  • Më​​ konkretisht, në seancën e mbajtur​​ më 16 qershor 2021 Kuvendi i Komunës së Prishtinës​​ nxori​​ dy vendime,​​ [463/03-112375/21]​​ dhe​​ [01-463/03-112319/21]​​ përmes të cilave e​​ miratoi propozimin e​​ kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme​​ komunale​​ me pronën e paluajtshme në pronësi të personave​​ Rr.H.,​​ Sh K., F.(R)G.​​ dhe​​ F.G.​​ 

 

  • Në arsyetimin e Vendimit​​ [01-463/03-112375/21]​​ të Kuvendit të Komunës së Prishtinës thuhet​​ se:​​ 

 

“Përgjigjja nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, nr.​​ 2678-2/20, dt. 22.12.2020, ka dhënë Pëlqimin për këmbimin e pjesës së parcelës kadastrale nr.​​ 466-1, me sip.​​ 57349 m2,​​ Z.K. Prishtinë në pronësi të P.Sh. K.K. Prishtina,​​ 459-0,​​ me sip.​​ 4865m2,​​ në pronësi të PSH, KK Prishtina dhe​​ 616-0, me sip.​​ 4318 m2, në pronësi të PSH, rrugë publike e pakategorizuar, me destinim për ndërtim dhe një pjesë e destinuar për shkollë, kopsht dhe gjelbërim, sipas Planit rregullues​​ "Prishtina e Re - Lindje",​​ i miratuar me vendimin nr.​​ 01-350/05-159745/19,​​ dt.​​ 08.07.2019, dhe pjesët e parcelave me nr.​​ 603-2, sip.​​ 7310 m2, 603-3, sip.​​ 5720 m2, 603-4, sip.​​ 5223 m2, 603-5, sip.​​ 5222 m2, 603-6, sip.​​ 5222 m2, 574-2, sip.​​ 14240 m2, 578-2, sip.​​ 20914 m2, 578-4, sip.​​ 3426 m2, Zona kadastrale Prishtinë, në pronësi të​​ Rr.H.​​ dhe​​ 574-3, sip.​​ 3264 m2,​​ në pronësi të​​ Rr.H.​​ dhe​​ Sh.K.,​​ me destinim gjelbërim​​ […]”.

 

  • Në arsyetimin e Vendimit​​ [01-463/03-112319/21]​​ të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, thuhet​​ se:​​ ​​ 

 

“[…] Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit me përgjigjen nr.​​ 2678-2/20, datë​​ 22.12.2020, ka dhënë pëlqimin për këmbimin e pjesës së parcelës kadastrale nr.​​ 466-1​​ me sip. 43505 m2,​​ Zona Kadastrale Prishtinë,​​ në pronësi të PSH, KK Prishtinë​​ (të propozuara nga gjeodeti),​​ me destinim për ndërtim dhe një pjesë e destinuar për shkollë, kopsht dhe gjelbërim, sipas Planit Rregullues​​ "Prishtina e Re​​ -​​ Lindje“,​​ i miratuar me Vendimin nr.​​ 01-350/05-159745/19,​​ datë​​ 08.07.2019, dhe parcelën nr.​​ 54-3, sip.​​ 70.000 m2,​​ me destinim gjelbërim, në pronësi të​​ F.G.​​ dhe​​ F.(R)G.“​​ 

 

  • ​​ 21​​ qershor​​ 2021,​​ parashtruesi i kërkesës i dërgoi të dy vendimet në​​ MAPL​​ për shqyrtim të ligjshmërisë së tyre, siç përcaktohet në nenin​​ 81​​ të Ligjit nr.​​ 03/L-040​​ për Vetëqeverisjen Lokale.​​ 

 

  • ​​ 30​​ qershor​​ 2021,​​ MAPL, në pajtim me nenin​​ 7​​ të Rregullores​​ (QRK)​​ nr. 10/2019​​ për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunës,​​ i kishte​​ përcjellë​​ të dy vendimet e parashtruesit të kërkesës​​ në​​ MINT si institucion përgjegjës për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve në fjalë.​​ ​​ 

 

  • ​​ 7​​ korrik​​ 2021​​ dhe​​ 9​​ korrik​​ 2021,​​ MINT​​ i dërgoi​​ dy shkresa në MAPL, përkatësisht shkresat​​ [nr.​​ 5133]​​ dhe​​ [6077]​​ në lidhje me vlerësimin e vendimeve​​ [01-463/03-112375/21]​​ dhe​​ [01-463/03-112319/21]​​ të parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Në​​ shkresën​​ [nr.​​ 5133]​​ të MINT,​​ lidhur me Vendimin​​ [01-463/03-112375/21]​​ të parashtruesit të kërkesës, thuhet​​ se:​​ 

 

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pas shqyrtimit të​​ përmbajtjes së aktit të komunës për shqyrtimin​​ e ligjshmërisë së Vendimit për​​ Këmbimin e Pronës së Paluajtshme​​ Komunale me Pronën e Paluajtshme​​ ​​ Pronësi të​​ Rr.H.​​ dhe​​ Sh.K.,​​ me Nr.​​ 01-463/03-112375/21​​ të datës​​ 16.06.2021, vlerëson:​​ se​​ Vendimi në fjalë duhet të pezullohet dhe të mos prodhojë pasoja juridike, derisa kjo çështje të trajtohet nga Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike​​ në Republikën e Kosovës“.

 

  • Në​​ shkresën​​ nr.​​ 6077​​ të MINT, lidhur me​​ Vendimin​​ [01-463/03-112319/21]​​ të parashtruesit të kërkesës, thuhet​​ se:​​ 

 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pas shqyrtimit të​​ përmbajtjes së​​ aktit të​​ komunës për shqyrtimin e ligjshmërisë së Vendimit për​​ Këmbimin e Pronës së​​ Paluajtshme​​ Komunale me Pronën e Paluajtshme​​ në Pronësi të​​ F.G.​​ dhe​​ F.(R)G.​​ me Nr.​​ 01-463/03-112319/21​​ të datës​​ 16.06.2021, vlerëson:​​ se​​ Vendimi në fjalë duhet të pezullohet dhe të mos prodhojë pasoja juridike, derisa kjo çështje të trajtohet nga Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike në përputhje me dispozitat e Ligjit nr.​​ 05/L-079​​ për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës.

 

  • ​​ 8​​ korrik​​ 2021,​​ MAPL i dërgoi parashtruesit të kërkesës shkresën​​ [02-558/10]​​ lidhur me Vendimin​​ e Komunës së Prishtinës​​ [01-463/03-112319/21],​​ në të cilën thuhet​​ se:​​ ​​ 

 

“Ministria e Pushtetit Lokal, ka pranuar Vendimin Nr.​​ 01-463/03-112319/21​​ për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të​​ F.G.​​ dhe​​ F.(R)G.,​​ i miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, dhe i nënshkruar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prishtinës, me qëllim të shqyrtimit të detyrueshëm të ligjshmërisë, ashtu siç parashihet me nenin​​ 81​​ të Ligjit Nr.​​ 03/L-040​​ për Vetëqeverisje Lokale.

 

Duke u bazuar në nenin​​ 7​​ të Rregullores​​ (QRK)​​ Nr. 10/2019​​ për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave, aktin e lartshënuar e kemi dërguar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si institucion përgjegjës për shqyrtimin e ligjshmërisë.​​ 

 

Bashkangjitur gjeni raportin e vlerësimit​​ ​​ Ministrisë së​​ Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

 

  • Më​​ 12​​ korrik​​ 2021,​​ MAPL i dërgoi parashtruesit​​ të kërkesës​​ shkresën​​ [020-558/17]​​ lidhur me Vendimin​​ [01-463/03-112319/21]​​ në të cilën thuhet​​ se:​​ 

 

“Ministria e Pushtetit Lokal, ka pranuar Vendimin Nr.​​ 01-463/03-112375/21​​ për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të​​ Rr.H. dhe​​ Sh.K.,​​ i miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, dhe i nënshkruar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prishtinë, me qëllim të shqyrtimit të detyrueshëm të ligjshmërisë, ashtu siç parashihet me nenin​​ 81​​ të Ligjit Nr.​​ 03/L-040​​ për Vetëqeverisje Lokale.​​ 

 

Duke u bazuar në nenin​​ 7,​​ të Rregullores​​ (QRK)​​ Nr. 10/2019​​ për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave, aktin e lartshënuar e kemi dërguar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si institucion përgjegjës për shqyrtimin e ligjshmërisë.​​ ​​ 

 

Bashkangjitur gjeni raportin e vlerësimit të​​ Ministrisë së​​ Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë“.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ ​​ 

 

  • Në kërkesat e tij​​ KO159/21​​ dhe​​ KO160/21,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ konsideron se “vendimet e kontestuara kanë shkelur të drejtat, kompetencat dhe përgjegjësitë themelore të Kryetarit dhe Kuvendit të Komunës së Prishtinës, në përgjithësi të garantuara me Kushtetutën e Kosovës”.​​ Lidhur me këtë, parashtruesi i kërkesës pretendon se,​​ “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Vendimin e saj Nr. 02-558/17​​ datë​​ 12.07.2021​​ dhe​​ 020-558/10​​ datë ​​​​ 8.07.2021​​ dhe ajo e linjës Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me Vendimin e saj nr.​​ 5133​​ dhe​​ 6044​​ për pezullimin e Vendimit të Komunës së​​ Prishtinës Nr.​​ 01-463/03-112375/21​​ dhe​​ 01-463/03-112319/21​​ datë​​ 16.06.2021​​ për Këmbimin e Pronës së Paluajtshme në Pronësi të​​ Rr.H.,​​ Sh.K.,​​ F.G. dhe​​ F.(R)G.,​​ kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin Nr.​​ 03/L-040​​ për Vetëqeverisje Lokale, konkretisht nenin​​ 81​​ – Procedurat për Shqyrtimin e Ligjshmërisë, paragrafi 1 ku thuhet:​​ Nëse autoriteti mbikëqyrës konsideron se një vendim apo një akt i komunës nuk është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet, ai mund të kërkojë që komuna ta rishqyrtojë vendimin apo aktin e tillë. Kërkesa duhet të përmbajë arsyet e supozuara të shkeljes së kushtetutës apo ligjit dhe nuk suspendon ekzekutimin e vendimit komunal apo akteve të tjera”.​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës shton se,​​ Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ajo e linjës Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Komunës duhet të pezullohet derisa kjo çështje të trajtohet nga Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës, në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit nr.​​ 05/L-079​​ për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës. Në vlerësimin e këtyre vendimeve vetëm thuhet se duhet të veprohet në përputhje me Ligjin Nr.​​ 05/L-07,​​ pa specifikuar se cilat janë ato dispozita ligjore të këtij ligji, mbi bazën e të cilave do duhej vepruar Kuvendi i Komunës së Prishtinës, apo cilat janë ato dispozita ligjore që duhet përmbushur për pezullimin e vendimit të Kuvendit Komunal.

 

  • Rrjedhimisht, parashtruesi i kërkesës konsideron​​ se,​​ “Komisioni për Investime Strategjike nuk ka kompetencë ligjore, që të shqyrtojë aktet-vendimet e Kryetarit të Komunës të miratuara nga Kuvendi Komunal për këmbimin e pronave të paluajtshme dhe në asnjë mënyrë, këmbimi i pronave nuk ndërlidhet me Ligjin Nr. 05/L-079​​ për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës. Andaj është e paqartë, kundërligjore dhe më e rëndësishmja është në kundërshtim me vet Kushtetutën e Republikës së Kosovës – pra vendimi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për pezullimin e vendimit –​​ aktit të Kuvendit Komunal. Kjo për faktin se ministritë përkatëse​​ në cilësinë e autoritetit mbikëqyrës, nuk kanë vlerësuar aktin e Komunës se a është apo jo në përputhje me Ligjin Nr.​​ 03/L-040​​ për Vetëqeverisje Lokale, konkretisht neni​​ 81​​ Procedurat për Shqyrtimin e Ligjshmërisë, paragrafi 1 dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por janë lëshuar në përmbajtje të aktit e që nuk është në kompetencën e autoritetit mbikëqyrës”.​​ ​​ 

 

  • Në mbështetje të kësaj, parashtruesi i kërkesës shton se,​​ Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në vendimin e saj, por edhe në arsyetimin e këtij vendimi, askund nuk ka konstatuar se: Vendimet​​ e​​ Kuvendit të Komunës së Prishtinës Nr.​​ 63/03-112375/21​​ dhe​​ 01-463/03-112319/21​​ datë​​ 16.06.2021,​​ janë​​ në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e lartcekura. Vendimet Nr.​​ 02-558/17​​ datë​​ 12.07.2021​​ dhe​​ 020-558/10​​ i datës​​ 8.07.2021,​​ si dhe​​ vendimet nr.​​ 5133​​ dhe​​ 6044,​​ të atakuara me këtë ankesë,​​ “nuk përmbajnë asnjë nga arsyet e supozuara të shkeljes së kushtetutës apo ligjit dhe si rrjedhojë nuk suspendon ekzekutimin e vendimit komunal apo akteve të tjera” (Ligji Nr.​​ 03/L-040​​ për Vetëqeverisje Lokale, neni​​ 81​​ par.​​ 1​​ ​​ Procedurat për Shqyrtimin e Ligjshmërisë).​​ 

 

  • Duke​​ pasur parasysh​​ të lartcekurat, parashtruesi i kërkesës konstaton​​ se, “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ajo e linjës Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me Vendimin Nr.​​ 02-558/17​​ datë​​ 12.07.2021​​ dhe datë​​ 09.07.2021​​ kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjet e Aplikueshme në fuqi duke cenuar rëndë përgjegjësitë dhe kompetencat e përcaktuara me​​ ligj të Kuvendit dhe Kryetarit të Komunës, prandaj edhe parashtrojmë këtë kërkesë duke u bazuar në nenin​​ 113​​ paragrafi​​ 4​​ të KRK.

 

  • Parashtruesi​​ i drejtohet Gjykatës me kërkesë​​ që: (i)​​ të deklarojë kërkesat të pranueshme;​​ (ii)​​ të konstatojë se ka pasur shkelje të Kushtetutës​​ përmes​​ akteve​​ të​​ kontestuara: Vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Nr.​​ 020-588/17​​ të datës​​ 12.07.2021​​ dhe​​ 020-558/10​​ të datës​​ 8​​ korrik​​ 2021​​ dhe Vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Nr.​​ 5133​​ dhe​​ 6044​​ për vlerësimin e ligjshmërisë së aktit​​ –​​ Vendimit të Komunës së Prishtinës Nr.​​ 01-463/03-112375/21​​ dhe​​ 01-463/03-112319/21​​ ​​ 16​​ qershorit​​ 2021;​​ (iii)​​ të​​ shpallë të pavlefshme​​ vendimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Nr.​​ 020-588/17​​ ​​ 12​​ korrikut​​ 2021​​ dhe​​ 020-558/10​​ ​​ 8​​ korrikut​​ 2021, si dhe vendimet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nr.​​ 5133​​ dhe​​ 6044.

 

Komentet e​​ subjekteve​​ të interesuara dhe parashtruesit të kërkesës​​ ​​ 

 

  • Gjykata​​ ​​ vijim​​ do të paraqes komentet e​​ (i) MINT; (ii) MAPL;​​ dhe​​ (iii)​​ parashtruesit të kërkesës ndaj përgjigjeve të MINT dhe MAPL-së.​​ ​​ 

 

  • Përgjigja e MINT

 

  • Sa i përket komenteve të MINT, Gjykata duhet të theksojë faktin se shkresa e dërguar​​ në Gjykatë​​ nga​​ MINT​​ përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë e shkresës ka të bëjë me përgjigjen ndaj pyetjeve të Gjykatës të 14 shtatorit 2021, ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me komentet e dërguara nga MINT​​ lidhur me kërkesat​​ e​​ parashtruara​​ KO159/21​​ dhe​​ KO160/21.​​ 

 

Përgjigja e MINT ndaj pyetjeve të Gjykatës të​​ 14​​ shtatorit​​ 2021

 

Sa i përket pyetjes së parë, shkresa nr. prot.​​ 6077​​ e​​ 7​​ korrikut​​ 2021​​ është mendim për ligjshmërinë e aktit komunal. Mendimin e ka dhënë Departamenti Ligjor i Ministrisë në përputhje me nenin​​ 81.4​​ të LVL dhe nenin​​ 7.4.11​​ të Rregullores​​ (QRK)​​ 10/2019​​ për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave. Shkresa vlerëson se akti i shqyrtuar nuk është në përputhje me ligjin. Shkresa prodhon efektet juridike të përcaktuara në nenin 82​​ LVL, çka do të thotë se komunës i kërkohet të rishqyrtojë aktin.​​ ​​ 

 

Sa i përket pyetjes së dytë, konflikti i pretenduar mund të zgjidhet brenda Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, meqë komuna mund të pranojë ose të refuzojë kërkesën e Ministrisë për rishqyrtimin e aktit, në përputhje me nenin​​ 82.​​ Ministria ka për detyrë të shqyrtojë ligjshmërinë e akteve komunale në përputhje me nenet​​ 80-82​​ LVL dhe nenin​​ 7.4.11​​ të Rregullores​​ (QRK) 10/2019.​​ 

 

Komentet e​​ MINT lidhur me kërkesat e parashtruara​​ KO159/21​​ dhe​​ KO160/21​​ 

 

Së pari,​​ kërkesat janë qartazi të pabazuara dhe rrjedhimisht të papranueshme, sepse parashtruesi nuk ka dëshmuar mjaftueshëm shkeljet e pretenduara. Neni​​ 113.4​​ i Kushtetutës autorizon komunën “të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt”.​​ Por këtu nuk kemi të bëjmë me ligj ose me akt të Qeverisë që cenon përgjegjësitë ose të hyrat e komunës. Shkresat​​ 5133​​ dhe​​ 6077​​ të Ministrisë i kërkojnë Komunës së Prishtinës të rishqyrtojë vendimet e kuvendit komunal, dhe nuk kanë natyrën as efektin e paraparë me nenin​​ 113.4​​ të Kushtetutës.​​ ​​ 

 

Parashtruesi pretendon se Ministria ka nxjerrë vendime që cenojnë përgjegjësitë e komunës, duke pezulluar jashtëligjshëm akte të kuvendit komunal. Shkresat​​ 5133​​ dhe​​ 6077​​ nuk janë vendime në formë as përmbajtje – nuk kanë trajtën e vendimit, nuk titullohen ose përcaktohen si vendime, si dhe nuk përmbajnë dispozitiv ose gjuhë përcaktuese. Dy shkresat nuk pezullojnë aktet e kuvendit komunal, por ngërthejnë mendime të nxjerra sipas nenit​​ 81.4​​ të LVL dhe nenit​​ 7.4.11​​ të Rregullores​​ (QRK) 10/2019.​​ I mbetet komunës të vendosë nëse do t’i pranojë mendimet e Ministrisë dhe nëse do t’i pezullojë aktet e shqyrtuara.​​ ​​ 

 

Ministria nuk ka cenuar përgjegjësitë e komunës, por thjesht është kufizuar në vlerësim të ligjshmërisë, duke u thirrur në Ligjin nr.​​ 05/L-079​​ për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës. Neni​​ 22.3​​ i këtij ligji parasheh se​​ “Qeveria e Republikës së Kosovës mund të bartë të drejtën e shfrytëzimit të një prone të ​​ paluajtshme komunale për investime strategjike vetëm pas vendimit me shumicë të thjeshtë të votave të Kuvendit të Komunës përkatëse” (theksim i shtuar).​​ Kompetenca pra i mbetet komunës.​​ ​​ 

 

Për më tepër, parashtruesi nuk ka saktësuar dispozitat kushtetuese dhe përgjegjësitë komunale që janë cenuar me dy shkresat e Ministrisë. Kërkesa​​ KO159/21​​ cek nenet​​ 24​​ e​​ 25​​ të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, që kanë të bëjnë fare me vendimmarrjen për pronën e paluajtshme, kurse kërkesa​​ KO160/21​​ nuk i referohet asnjë dispozite të ligjit. Asnjëra kërkesa nuk përmend dispozitën konkrete të Kushtetutës që është cenuar, siç kërkohet me nenin​​ 40​​ të Ligjit nr.​​ 03/L-131​​ për Gjykatën Kushtetuese.​​ ​​ 

 

Për këto arsye, Gjykata duhet t’i shpallë kërkesat të papranueshme sipas rregullit​​ 39 (2)​​ të Rregullores së Punës.​​ ​​ 

 

Së dyti,​​ kërkesat janë të parakohshme dhe rrjedhimisht të papranueshme. Komuna e Prishtinës nuk ka rishqyrtuar aktet siç parashihet me nenin​​ 82​​ LVL, që i jep të drejtën për ta pranuar ose për ta refuzuar mendimin e Ministrisë. Ka shpërfillur gjithashtu afatet dhe procedurën në gjyqësorin e rregullt po sipas nenit​​ 82​​ LVL. Andaj nuk qëndron deklarimi i parashtruesit se “nuk ka pasur asnjë mundësi ligjore që të ushtrojmë ndonjë mjet tjetër që të shfrytëzohet në rastin konkret“​​ (f. 6);​​ mundësitë nuk janë shfrytëzuar. Rrjedhimisht, Gjykata duhet t’i shpallë kërkesat të papranueshme sipas rregullit​​ 39 (3) (d)​​ të Rregullores së Punës.​​ 

 

  • Përgjigjet e MAPL

 

  • MAPL​​ dorëzoi​​ në Gjykatë komente të veçanta​​ për të dyja kërkesat, por​​ të cilat kishin përmbajtje të njëjtë.​​ Rrjedhimisht, Gjykata në vijim​​ do të​​ paraqes komentet e MAPL si një koment të vetëm.​​ 

 

Lidhur me vendimet nr.​​ 01-463/03-112375/21​​ dhe​​ 01-463/03-112319/21​​ të Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së paluajtshme,​​ të miratuara nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, MAPL ka pranuar Njoftimin​​ 02-558/21​​ nga Avokatura​​ Istrefi,​​ përmes​​ ​​ cilit​​ informon​​ se përfaqësuesi i autorizuar i subjektit afarist​​ BH Invest LLC​​ kishte parashtruar propozim në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë kundër këtij vendimi,​​ me arsyetimin​​ se prona komunale e cila është objekt i këmbimit,​​ se​​ investitori​​ BH​​ Invest​​ LLC​​ kishte parashtruar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht​​ KIESA,​​ kërkesën për statusin e​​ investitorit strategjik, gjithashtu​​ ka​​ informuar se kjo pronë është në procedurë të shqyrtimit nga Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike në bazë të Ligjit nr.​​ 05/L-079​​ për Investimet Strategjike.​​ 

 

Prandaj, Vendimet nr.​​ 01-463/03-112375/21​​ dhe​​ 01-463/03-112319/21, të miratuara nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale, investitori​​ BH​​ Invest LLC​​ kishte parashtruar kërkesë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht​​ KIESA, për​​ përfitimin e statusit të investitorit strategjik, MAPL, përmes shkresës përcjellëse nr.​​ 020-558/6​​ ka dorëzuar aktin në fjalë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për shqyrtim të ligjshmërisë.​​ 

 

Në raportin për vlerësimin e ligjshmërisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka konstatuar se vendimet e miratuara nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës duhet të pezullohen për të mos prodhuar pasoja juridike derisa çështja të zgjidhet nga​​ Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike në pajtim me Ligjin nr.​​ 05/L-079​​ për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës,​​ MAPL nuk e​​ ka bërë vlerësimin e​​ ligjshmërisë​​ ​​ vendimit​​ ashtu​​ siç kërkohet me legjislacionin në fuqi.​​ 

 

iii)​​ Përgjigja dhe komentet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Gjykata, në​​ vijim​​ do​​ të paraqesë​​ përgjigjet​​ të cilat​​ parashtruesi i kërkesës i ka​​ dorëzuar në Gjykatë​​ në pyetjet e 14 shtatorit​​ 2021, si dhe përgjigjet​​ të cilat​​ parashtruesi i kërkesës i ka dorëzuar​​ në Gjykatë më 27 tetor 2021 ndaj komenteve të MINT dhe MAPL.​​ 

 

Përgjigja e parashtruesit të kërkesës lidhur me pyetjet e Gjykatës të 14 shtatorit 2021​​ 

 

Përkitazi me kërkesën tuaj lidhur me çështjen​​ se cilat janë mundësitë ekzistuese ligjore që komuna ta trajtojë rastin në suaza të nenit​​ 82​​ të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale,​​ ju​​ japim këtë shpjegim:​​ 

 

Neni 82 paragrafi​​ 1​​ i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale parashikon: “Nëse autoriteti mbikëqyrës konsideron se një vendim apo një akt i komunës nuk është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet, ai mund të kërkojë që komuna ta rishqyrtojë vendimin apo aktin e tillë. Kërkesa duhet të përmbajë arsyet e supozuara të shkeljes së kushtetutës apo ligjit dhe nuk suspendon ekzekutimin e vendimit komunal apo akteve të tjera.​​ 

 

“Ashtu siç kemi cekur edhe në kërkesën e datës​​ 31.08.2021,​​ Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me vendimin e saj dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me vendimin e saj, kanë kërkuar pezullimin e Vendimit të Komunës së Prishtinës Nr.​​ 01-463/03-112375/21 dhe​​ 01-463/03-112319/21 datë​​ 16.06.2021,​​ për Këmbimin e Pronës së Paluajtshme në pronësi“.

 

Arsyeja pse Komuna e Prishtinës në këtë rast nuk mund ta trajtoj rastin në suaza të nenit​​ 82​​ të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, është fakti se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk pranon të procedoj në vlerësim vendimin e Komunës për Këmbimin e Pronës së Paluajtshme pa u dhënë konfirmimi për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit nga ana e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.​​ ​​ 

 

Përgjigja e parashtruesit të kërkesës lidhur me komentet e MINT dhe MAPL ndaj kërkesave​​ të parashtruara​​ KO159/21​​ dhe​​ KO160/21,​​ të 27 tetorit 2021

 

Përgjigja​​ e parashtruesit të kërkesës​​ ndaj komenteve të​​ MINT​​ 

 

[…]​​ lidhur me pretendimin e dhënë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me Akte – Vendime të Qeverisë që cenojnë përgjegjësitë ose të hyrat e Komunës së Prishtinës, ky pretendim është i paqëndrueshëm dhe tërësisht i pa bazuar për faktin se: me Aktet​​ –​​ Vendimet Nr. 020/558/10 të datës 08.07.2021 dhe Nr. 02/558/17 të datës 12.07.2021, është kërkuar që Vendimet për Këmbimin e Pronave të Paluajtshme me Nr. 01-463-03-112319/21​​ datë 16.06.2021 dhe ai me Nr.​​ 01-463/03-112375​​ datë​​ 16.06.2021 (të lëshuara nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës)​​ duhet të pezullohen dhe të mos prodhojnë pasoja juridike. Nga kjo vërtetohet se kemi të bëjmë me Vendime – Akte të cilat në vetë përbëjnë detyrim në raport me ushtruesin e kërkesës dhe si të tilla janë në kundërshtim me nenin​​ 113.4​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në përputhje të plotë me nenin​​ 40​​ të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese.​​ 

 

II.​​ Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pretendon se nuk janë cenuar përgjegjësitë e Komunës, por siç thuhet në përgjigjen e datës​​ 24.09.2021, kjo ministri vetëm është kufizuar në vlerësimin e ligjshmërisë, pra​​ (siç mund të kuptohet nga ky konstatim)​​ Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nuk ka vlerësuar fare ligjshmërinë e Vendimeve të ushtrueses së kërkesës, ashtu siç përcaktohet me Ligjin Nr.​​ 03/L-040​​ për Vetëqeverisje Lokale, konkretisht​​ nenin​​ 82​​ – Procedurat për Shqyrtimin e Ligjshmërisë, paragrafi 1 ku thuhet: “Nëse autoriteti mbikëqyrës konsideron se një vendim apo një akt i komunës nuk është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet, ai mund të kërkojë që komuna ta rishqyrtojë vendimin apo aktin e tillë. Kërkesa duhet të përmbajë arsyet e supozuara të shkeljes së kushtetutës apo ligjit dhe nuk suspendon ekzekutimin e vendimit komunal apo akteve të tjera”. Nga këto konstatime rezulton se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk ka vlerësuar ligjshmërinë e vendimeve të Komunës së Prishtinës se a janë apo jo në përputhje me kushtetutën dhe ligjet.​​ ​​ 

 

III. Ashtu siç kemi cekur edhe në shkresën e datës​​ 31.08.2021​​ Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në vendimin e saj Nr.​​ 020/558/10​​ të dt. 08.07.2021 dhe ajo e linjës Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me vendimin e saj Nr. 6077 të dt. 07.07.2021 dhe Nr. 5133 të dt.​​ 09.07.2021​​ kanë kërkuar pezullimin e Vendimit të Komunës së Prishtinës Nr. 01-463/03-11231/21 datë 16.06.2021 dhe ai me Nr. 01-463/03-112375 datë 16.06.2021 për Këmbimin e Pronës së Paluajtshme. Arsyeja pse Komuna e Prishtinës në këtë rast nuk mund ta trajtoj rastin në suaza të nenit​​ 82​​ të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, është fakti se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk pranon të procedoj në vlerësim vendimin e Komunës për Këmbimin e Pronës së Paluajtshme pa u dhënë konfirmimi për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit nga ana e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Sikur në shkresën paraprake, sërish gjeni të bashkangjitur përgjigjen ku vërtetohet arsyeja pse nuk mund të zbatohet neni​​ 82​​ i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale siç pretendon Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

 

Përgjigja e parashtruesit të kërkesës ndaj komenteve të MAPL​​ 

 

“Sa i përket komenteve të dhëna nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku pretendohet se kjo Ministri nuk ka bërë “vlerësimin e ligjshmërisë së vendimeve të Komunës ashtu siç kërkohet me legjislacionin në fuqi”,​​ kjo për faktin se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka kërkuar që të pezullohen Vendimet e Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronave të paluajtshme dhe mbi këtë fakt kjo ministri nuk ka dhënë kurrfarë vlerësimi për ligjshmërinë e vendimeve, ndërsa theksojmë se pjesa tjetër e arsyetimit të dhënë nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është në kundërshtim të plotë me arsyetimin që ka dhënë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (për të njëjtën çështje)“.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ ​​ 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

Neni​​ 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

4.​​ Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt.

 

[...]

 

Neni​​ 12

[Pushteti Lokal]

 

  • Njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes​​ lokale në Republikën e Kosovës janë komunat.

 

2.​​ ​​ Organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj.

 

Neni​​ 123

[Parimet e Përgjithshme]

 

  • Vetëqeverisja lokale ushtrohet nëpërmjet organeve përfaqësuese të zgjedhura në zgjedhje të përgjithshme, të barabarta, të lira e të drejtpërdrejta dhe me votim të fshehtë.

 

  • Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Republika e Kosovës merr parasysh dhe zbaton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale në masën e kërkuar nga vendi nënshkrues.

 

  • Vetëqeverisja lokale bazohet në parimet e qeverisjes së mirë, transparencës, efikasitetit dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre.

 

Neni​​ 124

[Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale]

 

  • Njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës është komuna. Komunat gëzojnë shkallë të lartë të vetëqeverisjes lokale dhe inkurajojnë e sigurojnë pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes së organeve komunale.

 

  • E drejta e vetëqeverisjes lokale garantohet dhe rregullohet me ligj.

 

 

  • Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj.

 

  • Komunat kanë kompetenca vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara në pajtim me ligjin. Autoriteti shtetëror që delegon kompetencat, përballon shpenzimet për ushtrimin e delegimit.

 

  • Komunat kanë të drejtë për bashkëpunimin ndërkomunal dhe për bashkëpunimin ndërkufitar, në pajtim me ligjin.

 

  • Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin.

 

  • Komunat obligohen të respektojnë Kushtetutën, ligjet, dhe të zbatojnë vendimet gjyqësore.

 

  • Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjin”.

 

LIGJI NR. 03/L-040​​ PËR VETËQEVERISJEN LOKALE

 

Neni 81
Shqyrtimi i detyrueshëm i ligjshmërisë

81.1 Aktet në vijim i nënshtrohen procedurës së shqyrtimit të detyrueshëm të ligjshmërisë:

a) aktet e përgjithshme të miratuara nga kuvendet komunale;
b) vendimet lidhur me aktivitetet e përbashkëta të partneriteteve për bashkëpunim;
c) aktet e miratuara brenda kornizës së implementimit të kompetencave të​​ deleguara.

81.2 Të gjitha komunat obligohen që t’ia dorëzojnë aktet e përmendura autoritetit mbikëqyrës brenda 7​​ ditësh nga dita e nxjerrjes së tyre.

81.3 Autoriteti mbikëqyrës vërteton pranimin e aktit të qeverisë lokale përmes regjistrimit në zyrën e​​ protokollit të autoritetit mbikëqyrës.

81.4 Autoriteti mbikëqyrës obligohet që të japë mendimin e tij për ligjshmërinë e çdo akti të regjistruar,​​ brenda 15 ditësh nga pranimi i tij, në pajtim me procedurat e përmendura më lartë.

Neni 82
Procedura për shqyrtimin e ligjshmërisë

82.1 Nëse autoriteti mbikëqyrës konsideron se një vendim apo një akt i komunës nuk është në përputhje​​ më kushtetutën dhe ligjet, ai mund të kërkojë që komuna ta rishqyrtojë vendimin apo aktin e tillë. Kërkesa​​ duhet të përmbajë arsyet e supozuara të shkeljes së kushtetutës apo ligjit dhe nuk suspendon​​ ekzekutimin e vendimit komunal apo akteve të tjera.


82.2 Organi i njësisë së vetëqeverisjes lokale i përgjigjet kërkesës për rishqyrtim, brenda 30 ditësh nga​​ data e pranimit të kërkesës.

82.3 Nëse komuna pranon kërkesën për rishqyrtim, ajo mund të suspendojë ekzekutimin e vendimit të​​ kontestuar apo aktit deri në shqyrtimin e saj nga autoritetet lokale.


82.4 Nëse komuna nuk përgjigjet brenda afatit apo refuzon kërkesën, apo mbështet vendimin apo aktin e​​ kontestuar, autoriteti mbikëqyrës mund ta kundërshtojë aktin në fjalë në Gjykaten e Qarkut që është​​ kompetent për territorin e komunës, brenda 30 ditësh pas dështimit për t’iu përgjigjur njoftimit për​​ refuzimin apo mbështetjen e vendimit apo aktit të kontestuar.

 

82.5 Gjykata e Qarkut mund të urdhërojë, si masë të përkohshme, suspendimin e zbatimit të vendimit​​ apo aktit të kontestuar apo akteve të tjera të përkohshme në pajtim me ligjin në zbatim.

 

Rregullore (QRK) Nr.10/2019 për shqyrtimin Administrativ të Akteve Të Komunave

 

Neni 7​​ 

Rregullat e përgjithshme të shqyrtimit të ligjshmërisë së akteve të komunë

 

1. Ministria është përgjegjëse për shqyrtimin e ligjshmërisë së akteve të komunës të nxjerra për fushat për të cilën ajo shërben si organ mbikëqyrës si dhe për koordinimin e procesit të shqyrtimit të ligjshmërisë së akteve të komunës.​​ 

 

2. Për shqyrtimin e ligjshmërisë për aktet e komunës të cilat miratohen për fusha për mbikëqyrjen e të cilave nuk është kompetente Ministria, përgjegjëse janë ministritë e linjës, institucionet dhe agjencitë tjera qendrore të cilat shërbejnë si organe mbikëqyrëse.

 

3. Ministria, pas pranimit të akteve nga komuna, përcakton organin kompetent dhe e dërgon aktin për shqyrtim të ligjshmërisë.

 

4. Ministritë e linjës, institucionet dhe agjencitë e tjera janë përgjegjëse për shqyrtimin e ligjshmërisë se akteve të komunës si në vijim:

 

4.11. Aktet në fushën e tregtisë dhe turizmit lokal, ministria përkatëse e tregtisë dhe industrisë;

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ ​​ 

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej​​ me​​ Ligj dhe​​ me​​ Rregullore të punës.​​ 

 

  • Gjykata i referohet paragrafit​​ 1​​ të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ ​​ 

 

Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar”.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se kërkesa është parashtruar në pajtim me nenin​​ 113​​ paragrafi​​ 4​​ të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ ​​ 

 

“Komuna është e autorizuar të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt”.

 

  • Gjykata merr parasysh nenet​​ 40 [Saktësimi i kërkesës]​​ dhe​​ 41 [Afatet]​​ të Ligjit, të cilët parashikojnë:​​ ​​ 

 

Neni​​ 40

[Saktësimi i kërkesës]

 

Në kërkesën e ngritur në pajtim me nenin 113, paragrafi 4 të Kushtetutës, komuna paraqet, ndër të tjera, informatat përkatëse në lidhje me ligjin apo aktin e kontestuar të Qeverisë, cila dispozitë e Kushtetutës supozohet se është shkelur dhe cilat përgjegjësi apo të hyra komunale janë prekur nga një ligj apo akt i tillë”.

 

Neni​​ 41

[Afatet]

 

Kërkesa duhet të dorëzohet brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të dispozitës ligjore apo aktit të qeverisë që kontestohet nga ana e komunës”.

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet rregullit​​ 73 [Kërkesa në pajtim me nenin​​ 113.4​​ të Kushtetutës​​ dhe me nenet 40 dhe 41 të Ligjit]​​ të Rregullores së punës, i cili përcakton:​​ ​​ 

 

Rregulli​​ 73

[Kërkesa në pajtim me nenin​​ 113.4​​ të Kushtetutës​​ dhe me nenet 40 dhe 41 të Ligjit]

 

“(1)​​ Kërkesa, e parashtruar sipas këtij rregulli duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara me nenin 113.4 të Kushtetutës dhe me nenet 40 dhe 41 të Ligjit.​​ 

 

(2)​​ Në kërkesën e parashtruar sipas këtij rregulli, komuna duhet, inter alia, të paraqesë informatat e mëposhtme:

 

  • informatat relevante në lidhje me ligjin ose me aktin e kontestuar të Qeverisë;

 

  • dispozitën specifike të Kushtetutës e cila pretendohet se është shkelur; dhe

 

(c)​​ përgjegjësitë ose të ardhurat e komunës që janë prekura nga ky ligj ose akt.​​ 

 

(3)​​ Kërkesa, sipas këtij rregulli duhet të paraqitet brenda një (1) viti pas hyrjes në fuqi të dispozitës së ligjit ose të aktit të kontestuar të Qeverisë”.​​ 

 

  • Bazuar në dispozitat e lartcekura të Kushtetutës, Gjykata thekson se kërkesat e dorëzuara në Gjykatë bazuar në paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës, duhet t’i plotësojnë kriteret kushtetuese si në vijim: (i) Komuna duhet të kontestojë kushtetutshmërinë e një ligji të Kuvendit ose të një akti të Qeverisë; dhe (ii) Komuna duhet të argumentojë se ligji ose akti i kontestuar cenon përgjegjësitë komunale ose zvogëlon të hyrat e saj. Në lidhje me këtë, Gjykata thekson se këto dy kushte janë kumulative, përkatësisht Komuna përkatëse duhet të kontestojë ligjin e Kuvendit ose aktin e Qeverisë dhe të argumentojë se të njëjtat kanë cenuar ose zvogëluar përgjegjësitë komunale ose të hyrat e saj, respektivisht (shih rastin e Gjykatës​​ KO139/18, me parashtrues,​​ Komuna e Skenderajt, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Kontratës Kolektive Sektoriale, Nr. 05-3815, e 12 qershorit 2018, Aktvendim për Papranueshmëri, i 12 nëntorit 2020, paragrafi 39).​​ 

 

(i) Lidhur me Palën e Autorizuar

 

  • Bazuar në paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës, Komuna​​ është e autorizuar që para Gjykatës​​ të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose akteve të qeverisë, të cilat cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt.​​ 

 

  • Në​​ rrethanat​​ e rastit konkret​​ Gjykata​​ vëren se​​ ​​ nga momenti i parashtrimit të kërkesës deri në momentin e​​ vendosjes për kërkesat e parashtruara, ka​​ përfunduar mandati i kryetarit Shpend Ahmeti dhe në këtë pozitë është zgjedhur kryetari aktual​​ Përparim Rama. Gjykata thekson se​​ ndryshimi​​ i tillë​​ funksional nuk ndikon në çështjen e palës së autorizuar para Gjykatës. Përkatësisht, edhe pse parashtrues në kërkesat KO 159/21 dhe KO 160/21 ishte z.​​ Shpend Ahmeti, në cilësi të kryetarit të Komunës, me përfundimin e mandatit të tij​​ nuk vihet​​ në dyshim legjitimiteti​​ i​​ kërkesave të​​ paraqitura, të cilat janë parashtruar në pajtim​​ me paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës.​​ Rrjedhimisht, kryetari​​ i​​ Komunës​​ nuk vepron para Gjykatës në cilësinë e personit privat, por në cilësinë e funksionit që ai ushtron dhe rrjedhimisht, përfundimi i mandatit​​ nuk ndikon në natyrën e kërkesave të parashtruara.​​ Prandaj, Gjykata konstaton që kërkesa e tillë vazhdon të ekzistojë dhe t’i atribuohet Komunës, si palë e autorizuar që e ka parashtruar atë, pavarësisht ndërrimit të përfaqësuesit të komunës.

​​ 

(ii) Lidhur me aktin e kontestuar

 

  • Lidhur me​​ kushtin​​ e dytë, Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës, konteston:​​ (i)​​ Raportin​​ e​​ vlerësimit të ligjshmërisë së aktit Komunal​​ [nr. 020-558/17] të​​ 12 korrikut 2021,​​ të MAPL-së;​​ lidhur me:​​ (ii)​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës​​ [nr. 5133] të 9 korrikut 2021, të MINT;​​ si dhe​​ (iii)​​ Raportin​​ e​​ vlerësimit të ligjshmërisë së aktit Komunal​​ [nr. 020-558/10] të 8 korrikut 2021, të MAPL-së;​​ lidhur me​​ (iv)​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës​​ [nr. 6077] të 7 korrikut​​ 2021, të MINT.​​ Në​​ vijim, Gjykata do të vlerësojë​​ nëse të njëjtat mund të konsiderohen​​ si​​ “Akt i Qeverisë”.

 ​​​​ 

  • Në mbështetje të​​ kësaj, Gjykata rikujton se në praktikën e saj kishte​​ trajtuar raste​​ të cilat​​ kërkonin​​ vlerësimin e​​ kushtetutshmërisë së akteve të ndryshme të Qeverisë. Varësisht nga rasti konkret, Gjykata​​ kishte vlerësuar​​ nëse​​ një akt​​ i tillë mund të hy​​ në kategorinë e akteve​​ të përcaktuara nga juridiksioni i Gjykatës sipas nenit 113 të Kushtetutës. Në këtë kontekst,​​ Gjykata​​ rikujton​​ ​​ në rastin KO73/16,​​ ka​​ shpallur​​ të pranueshëm​​ vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ një “Qarkoreje Administrative”, përkatësisht Qarkores Administrative nr. 01/2016 të 21 janarit 2016, të nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike, duke marrë parasysh efektin e saj (shih rastin KO73/16, parashtrues​​ Avokati i Popullit,​​ Vlerësim i kushtetutshmërisë së Qarkores Administrative nr. 01/2016, të nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, Aktgjykim i 16 nëntorit 2016, paragrafët 46, 56 dhe 58).​​ 

 

  • Kjo​​ praktikë​​ gjyqësore është konfirmuar edhe në Aktgjykimin KO54/20, përmes të cilit Gjykata, duke e shpallur të pranueshme kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 01/15 të 23 marsit 2020 të Kryeministrit, kishte theksuar se (i) në përcaktimin nëse kontestohet një​​ “dekret”​​ i Kryeministrit, në kuptim të nënparagrafit 1 të paragrafit 2 të nenit 113 të Kushtetutës,​​ “nuk duhet fokusuar vetëm në emërtimin e një akti por në përmbajtjen dhe efektet e tij”​​ (shih Aktgjykimin KO54/20, parashtrues​​ Presidenti i Republikës së Kosovës,​​ Vlerësim​​ i​​ kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 01/15 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 23 marsit 2020, Aktgjykim i 31 marsit 2020, paragrafi 161); dhe (ii) nëse Gjykata do të fokusohej vetëm në emërtimin formal të akteve të kontestuara, përkatësisht​​ “dekret​​ të​​ Kryeministrit”​​ apo edhe​​ “rregullore​​ të​​ Qeverisë”, vendimmarrja e Qeverisë do të ngelej jashtë kontrollit kushtetues, vetëm duke u bazuar në emërtimin të cilin të njëjtat kanë vendosur t’ia përcaktojnë aktit përkatës (shih në këtë kontekst, paragrafët 162-163 të Aktgjykimit KO54/20, shih gjithashtu​​ mutatis mutandis, rastin e Gjykatës KO61/20, parashtrues i kërkesës​​ Uran Ismaili dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,​​ Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit [nr. 214/IV/2020] të 12 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, për shpalljen e Komunës së Prizrenit​​ zone​​ karantinë”; dhe Vendimeve [nr. 229/IV/2020], [nr. 238/IV/2020], [nr. 239/IV/2020] të 14 prillit 2020 të Ministrisë së Shëndetësisë​​ për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin​​ e​​ Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, Aktgjykim i 1 majit 2020, paragrafi 96).

 

  • Në​​ rastin KO61/21, Gjykata theksoi​​ se bazuar në paragrafin 1 të nenit 92 të Kushtetutës, Qeverinë e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Të njëjtit, bazuar në paragrafin 2 të po të njëjtit nen, ushtrojnë pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë kontekst, Gjykata thekson se edhe vendimet e ministrave i nënshtrohen vlerësimit të kushtetutshmërisë së Gjykatës për aq sa janë ngritur para Gjykatës në mënyrën e përcaktuar me Kushtetutë dhe Ligj, dhe bazuar në vlerësimin e Gjykatës përkitazi me efektin e tyre dhe nëse të njëjtat ngrenë​​ “çështje të rëndësishme kushtetuese” (shih rastin KO61/21, parashtrues i kërkesës​​ Uran Ismaili dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, cituar më lart, paragrafi 99).

 

  • Lidhur me​​ rrethanat​​ e rastit​​ konkret, Gjykata rikujton argumentet e MINT të paraqitura​​ përkitazi​​ me kërkesën e parashtruesit, ku thuhet se:​​ kërkesat e parashtruara të parashtruesit janë të pabazuara dhe rrjedhimisht të papranueshme, sepse parashtruesi nuk ka dëshmuar mjaftueshëm shkeljet e pretenduara. Neni​​ 113.4 i Kushtetutës autorizon komunën “të kontestojë kushtetutshmërinë e ligjeve ose të akteve të Qeverisë, të cilat​​ cenojnë përgjegjësitë komunale ose zvogëlojnë të hyrat e komunës, në rast se komuna përkatëse është prekur nga ai ligj ose akt”. Por këtu nuk kemi të bëjmë me ligj ose me akt të Qeverisë që cenon përgjegjësitë ose të hyrat e komunës. Shkresat 5133 dhe 6077 të Ministrisë i kërkojnë Komunës së Prishtinës të rishqyrtojë vendimet e kuvendit komunal, dhe nuk kanë natyrën as efektin e paraparë me nenin 113.4 të Kushtetutës”.

 

  • Gjykata gjithashtu rikujton argumentet e MAPL-së,​​ ku theksojnë se:​​ Në raportin për vlerësimin e ligjshmërisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka konstatuar se vendimet e miratuara nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës duhet të pezullohen për të mos prodhuar pasoja juridike derisa çështja të zgjidhet nga Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike në pajtim me Ligjin nr. 05/L-079 për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.​​ MAPL nuk e ka bërë vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit ashtu siç kërkohet me legjislacionin në fuqi”.

 

  • Gjykata gjithashtu​​ rikujton​​ se parashtruesi i kërkesës​​ iu përgjigj argumenteve të MINT dhe MAPL​​ dhe me këtë rast​​ vuri në pah​​ faktin se:​​ Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me vendimin e saj​​ nr. 020/558/10 të datës 08.07.2021​​ dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me vendimin e saj​​ nr. 6077 të datës 07.07.2021 dhe nr. 5133 të datës 09.07.2021,​​ kanë kërkuar pezullimin e Vendimit të Komunës së Prishtinës Nr. 01-463/03-112375/21 dhe 01-463/03-112319/21 datë 16.06.2021, për Këmbimin e Pronës së Paluajtshme në pronësi. Arsyeja pse Komuna e Prishtinës në këtë rast nuk mund ta trajtoj rastin në suaza të nenit 82 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, është fakti se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk pranon të procedoj në vlerësim vendimin e Komunës për Këmbimin e Pronës së Paluajtshme pa u dhënë konfirmimi për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit nga ana e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal”.

 

  • Duke i ndërlidhur​​ pretendimet​​ e paraqitura të parashtruesit të kërkesës​​ si​​ dhe shkresat e lëndës me praktikën e vendosur gjyqësore, rezulton se raportet dhe konfirmimet e ligjshmërisë së MINT dhe MAPL​​ të cilat​​ kontestohen,​​ e bëjnë të pamundur për​​ “Ministrinë e Financave, Punës dhe Transferteve të procedojë vendimet komunale për këmbimin e paluajtshmërive në vlerësim, për shkak se MAPL nuk ka shqyrtuar ligjshmërinë e tyre, duke krijuar kështu një efekt të drejtpërdrejtë i cili shkakton pasoja për parashtruesin e kërkesës”.

 

  • Prandaj, duke pasur parasysh se:​​ (i)​​ Raporti​​ i vlerësimit të​​ ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/17] i 12 korrikut 2021​​ i​​ MAPL-së​​ lidhur​​ dhe (ii)​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 5133]​​ i​​ 9 korrikut 2021​​ i​​ MINT;​​ si dhe​​ (iii)​​ Raporti​​ i​​ vlerësimit të​​ ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/10]​​ i​​ 8 korrikut 2021​​ i​​ MAPL-së, lidhur me​​ (iv)​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 6077]​​ i​​ 7 korrikut 2021​​ i​​ MINT, prodhojnë efekte dhe krijojnë pasoja të drejtpërdrejta për parashtruesin e kërkesës duke i​​ pamundësuar vazhdimin​​ procedural, Gjykata​​ është e mendimit​​ se në rrethanat e dhëna këto akte mund të konsiderohen si​​ akt i Qeverisë”, në pajtim me nenin 113 paragrafi 4 të Kushtetutës dhe nenin 40 të Ligjit.​​ 

 

​​  (c)​​ Afati i Dorëzimit

 

  • Gjykata konstaton se​​ (i)​​ Raporti i vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/17] i 12 korrikut 2021 i MAPL-së”,​​ lidhur me​​ (ii)​​ konfirmimi i ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 5133] i 9 korrikut 2021 i MINT;​​ si dhe​​ (iii)​​ Raporti i vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/10] i 8 korrikut 2021 i MAPL-së”;​​ lidhur​​ me​​ (iv)​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 6077] i 7​​ korrikut 2021 i MINT,​​ janë kontestuar nga parashtruesi i kërkesës në Gjykatë më​​ 31​​ gusht 2021, brenda afatit 1 (një) vjetor siç përcaktohet me nenin 113 paragrafin 4 të Kushtetutës, me nenin 41 të Ligjit dhe paragrafin 3 të nenit 73 të Rregullores së Punës.

(d)​​ Përmbushja e kritereve tjera

 

  • Gjykata më lart, konstatoi se kërkesa (i) është dorëzuar nga pala e autorizuar; (ii)​​ aktet e​​ kontestuara, konsiderohen​​ “Akte​​ ​​ Qeverisë”; dhe​​ se​​ këto​​ të​​ fundit (iii)​​ janë dorëzuar brenda afatit.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ konstaton​​ që se parashtruesi i kërkesës ka paraqitur:​​ (i) informatat relevante në lidhje me vendimet​​ e kontestuara; (ii) dispozitat specifike të Kushtetutës të cilat pretendohet se janë shkelur; dhe (iii) përgjegjësitë e komunës që janë të prekura nga Vendimi i kontestuar, në pajtim me pikën (a) (b) dhe (c) të paragrafit 2 të rregullit 73 të Rregullores së Punës.

 

Meritat e kërkesës

 

  • Hyrje​​ 

​​ 

  • Gjykata rikujton se esenca e rastit ndërlidhet me vendimet​​ e​​ Kuvendit të​​ Komunës së Prishtinës​​ e cila kishte miratuar propozimin e Kryetarit të Komunës për​​ këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronë të paluajtshme në pronësi të personave privat, me qëllim të realizimit të planit rregullues “Prishtina e re – Lindje”, me destinim për ndërtim të shkollës, kopshtit​​ dhe​​ hapësirave​​ gjelbëruese, përkatësisht të (i) Vendimit [01-463/03-112375/21] të 16 qershorit 2021; dhe (ii) Vendimit [01-463/03-112319/21]​​ të 16 qershorit 2021.

 

  • Rrjedhimisht,​​ në aspekt procedural​​ veprimet vijuese janë përcaktuese për analizimin e çështjes para Gjykatës:​​ 

 

  • Vendimet​​ e Kuvendit të Komunës​​ [01-463/03-112375/21] dhe [01-463/03-112319/21]​​ të 16 qershorit 2021,​​ ishin dorëzuar në MAPL​​ në​​ procedurën e​​ rishikimit administrativ të ​​​​ akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, me qëllim të​​ sigurimit që​​ të​​ njëjtat​​ të​​ jenë​​ në​​ pajtim me kushtetutën dhe ligjet respektive;​​ 

 

  • MAPL e kishte​​ përcjelle​​ vlerësimin e ligjshmërisë së akteve komunale tek MINT​​ duke u bazuar në nenin 7 të Rregullores (QRK) Nr. 10/2019 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave;​​ 

 

  • MINT​​ përmes​​ shkresave​​ [nr. 5133]​​ dhe​​ [nr. 6077] kishte theksuar se aktet e Komunës duhej të pezulloheshin, të mos prodhojnë pasoja ​​ juridike deri​​ sa​​ kjo çështje të trajtohej nga Komisioni Ndërministror për Investime​​ Strategjike, e përcaktuar në Ligjin për Investime Strategjike;​​ 

 

  • MAPL​​ në përgjigjen​​ kthyese​​ të​​ 16 shtatorit 2021, kishte theksuar që: “MAPL nuk e ka bërë ​​ vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit ashtu siç kërkohet me legjislacionin në fuqi.

 

  • Komuna​​ kishte​​ proceduar me kërkesë në Ministrinë e Financave Punës dhe Transfereve lidhur me vlerësimin​​ financiar​​ të​​ vendimit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme;

 

  • MFPT​​ kishte​​ refuzuar kërkesën​​ nën arsyetimin që:​​ “[...] mungon konfirmimi i ligjshmërisë së MAPL-së”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës, përkatësisht Komuna e Prishtinës para Gjykatës e konteston​​ (i)​​ Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/17] i 12 korrikut 2021 i MAPL-së​​ lidhur me​​ (ii)​​ konfirmimi i ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 5133] i 9 korrikut 2021 i MINT;​​ si dhe​​ (iii)​​ Raportin​​ e​​ vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/10] i 8 korrikut 2021 i MAPL-së;​​ lidhur me​​ (iv)​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 6077] i 7 korrikut 2021 i MINT,​​ me arsyetimin se​​ ​​ njëjtat​​ ndërhynë në kompetencat e​​ Kryetarit dhe Kuvendit të​​ Komunës,​​ rrjedhimisht janë në kundërshtim me Kushtetutën,​​ në kuadër të​​ procedurës së​​ rishikimit​​ administrativ të akteve të Komunës.

 

  • Në vijim të kësaj, Gjykata duke vendosur theksin​​ se​​ e​​ drejta​​ e vetëqeverisjes lokale​​ si dhe të drejtat e komunave si njësi themelore të vetëqeverisjes lokale​​ garantohen me Kushtetutë​​ dhe​​ rregullohen​​ me ligj,​​ vlerëson se​​ rmes rishikimit administrativ të​​ akteve të​​ Komunës,​​ nëse​​ janë cenuar përgjegjësitë komunale të parapara me Kapitullin X [Qeverisja Lokale dhe Organizimi Territorial] të Kushtetutës, gjegjësisht neneve 123 dhe 124 të saj, të cilat përcaktojnë që këto përgjegjësi apo kompetenca rregullohen me legjislacionin në fuqi. Më konkretisht, në zbatimin e këtij vlerësimi, Gjykata​​ në kuadër të​​ vlerësimit të​​ procedurës së rishikimit administrativ të akteve komunale​​ duhet që të përcaktojë nëse​​ aktet​​ e​​ ​​ kontestuara​​ ka​​ cenuar përcaktimin kushtetues mbi kompetencat​​ e Kuvendit të​​ Komunës,​​ të specifikuara në legjislacionin përkatës në fuqi.​​ 

 

  • Në vijim, Gjykata​​ për​​ sa i përket​​ adresimit​​ dhe vlerësimit​​ ​​ kushtetutshmërisë së objektit të çështjes ashtu siç është specifikuar më lart,​​ do të​​ elaborojë: (I)​​ Parimet e përgjithshme lidhur me Vetëqeverisjen Lokale sipas:​​ (a) Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (b) Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale; (c)​​ parimet e​​ përgjithshme të elaboruara nga Komisioni i Venecias; për të vazhduar me:​​ (II) aplikimin e këtyre parimeve në vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të​​ akteve​​ të kontestuara, përkatësisht nëse​​ në kuadër të rishikimit administrativ të akteve komunale, organet qendrore kanë cenuar përgjegjësitë komunale të parapara me Kushtetutë. ​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme lidhur me Vetëqeverisjen Lokale sipas Kushtetutës, Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, Komisionit të Venecias dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës

 

  • Parimet e përgjithshme sipas Kushtetutës

 

  • Gjykata fillimisht vëren se Kushtetuta, në Kapitullin I [Dispozitat Themelore] të saj i ka akorduar rregullim të veçantë edhe pushtetit lokal. Më specifikisht, neni 12 [Pushteti Lokal] i Kushtetutës përcakton që:

 

1. Njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat.​​ 

 

2. Organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj.

 

  • Në vijim, Gjykata vë në pah se Kapitulli X [Qeverisja Lokale dhe Organizimi Territorial] i Kushtetutës, gjegjësisht paragrafët 1 dhe​​ 3​​ të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] përcaktojnë që:

 

1. E drejta e vetëqeverisjes lokale garantohet dhe rregullohet me ligj.

 

[...]

 

3.​​ Veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në këtë Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Republika e Kosovës merr parasysh dhe zbaton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale në masën e kërkuar nga vendi nënshkrues.​​ 

 

  • Në fund, paragrafi 4 i nenit 123 të Kushtetutës përcakton parimet në bazë të të cilave ushtrohet vetëqeverisja lokale, përkatësisht në bazë të parimit të: (i) qeverisjes së mirë; (ii) të transparencës; (iii) efikasitetit; dhe (iv) efektivitetit në ofrimin e shërbimeve publike, duke u kushtuar kujdes të veçantë nevojave dhe brengave specifike të komuniteteve që nuk janë shumicë dhe pjesëtarëve të tyre.

 

  • Në lidhje me këtë të fundit, Gjykata thekson që qëllimi i parimeve të efikasitetit dhe efektivitetit të qeverisjes lokale është i lidhur ngushtë me parimin e subsidiaritetit, i cili parim nënkupton që vetëqeverisja lokale në disa sektorë të politikave publike është shumë më efikase​​ dhe efektive​​ sesa nëse kompetenca për to do t’i besohej organeve qendrore (shih rastin KO145/21, parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, i cituar më lart, paragrafi 136) .

 

  • Së treti, paragrafët 1, 3​​ dhe​​ 7​​ të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i ​​ Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës përcaktojnë që:

 

1. Njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës është komuna. Komunat gëzojnë shkallë të lartë të vetëqeverisjes lokale dhe inkurajojnë e sigurojnë pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes së organeve komunale.​​ 

 

2. Themelimi i komunave, kufijtë, kompetencat dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tyre, rregullohen me ligj.

 

3. Komunat kanë kompetenca vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara në pajtim me ligjin. Autoriteti shtetëror që delegon kompetencat, përballon shpenzimet për ushtrimin e delegimit.

 

[...]

 

7. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjin. ​​ 

 

  • Rishikimi administrativ i akteve të nxjerra nga komunat, sipas paragrafit 7 në nenit 124 të Kushtetutës, kufizohet në sigurimin e vlerësimit të përputhshmërisë së akteve komunale me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Rrjedhimisht, rishikimi administrativ zhvillohet përmes​​ organeve të administratës qendrore, duke u kufizuar në vlerësimin e përputhshmërisë së akteve të komunave me ligjet në fuqi.​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme sipas Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale​​ 

 

  • Gjykata fillimisht vë në pah se Kushtetuta në paragrafin 3 të nenit 123 të saj ka përcaktuar që:​​ “veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale [...] respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.”​​ Në vijim, po në paragrafin 3 të nenit 123 të Kushtetutës është përcaktuar që:​​ “Republika e Kosovës merr parasysh dhe zbaton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale në masën e kërkuar nga vendi nënshkrues”.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë të fundit, bazuar edhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, përkatësisht rastit të lartcekur KO145/21, në trajtimin e parimeve të vetëqeverisjen lokale, Gjykata do fokusohet: (i) në aspektet kryesore të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale,​​ e cila i​​ angazhon palët që të zbatojnë rregullat themelore që garantojnë pavarësinë politike, administrative dhe financiare të autoriteteve lokale; si dhe (ii) parimet kryesore për funksionimin sa më të mirë të qeverisjes lokale.​​ Karta​​ Evropiane për Vetëqeverisje Lokale​​ në vetë hyrjen e saj përcakton se​​ “duke vlerësuar se autoritetet lokale janë një nga themelet kryesore të çdo regjimi demokratik”​​ dhe​​ “e drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në drejtimin e çështjeve publike bën pjesë në parimet demokratike të përbashkëta”.​​ Në vijim,​​ Karta Evropiane​​ për Vetëqeverisje Lokale përcakton parimin e subsidiaritetit, parim ky që mundëson decentralizimin e pushtetit drejtë nivelit më të afërt me qytetarin (shih rastin e Gjykatës KO145/21, parashtrues​​ Komuna e Kamenicës,​​ të cituar më lart, paragrafi 141).

 

  • Në këtë linjë, Gjykata rikujton se neni 3 (Koncepti i vetëqeverisjes lokale) i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, trajton konceptin e vetëqeverisjes lokale, duke përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni që:

 

“Vetëqeverisja lokale nënkupton të drejtën dhe mundësinë ​​ e autoriteteve lokale ​​ që brenda kufirit ligjor, të rregullojnë dhe menaxhojnë një pjesë të konsiderueshme të çështjeve ​​ publike, nën përgjegjësinë e tyre dhe në të mirë të popullsisë lokale.”

 

  • Më​​ tutje, neni 4 [Fushëveprimi i vetëqeverisjes lokale]​​ i Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale përcakton parimet e përgjithshme mbi të cilat duhet të bazohen përgjegjësitë e autoriteteve lokale dhe natyrën e kompetencave të tyre.​​ 

 

  • Fillimisht​​ paragrafi​​ 1 i nenit 4​​ të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale përcakton që​​ kompetencat dhe përgjegjësitë themelore të autoriteteve lokale do të përcaktohen me Kushtetutë ose me ligj.

 

  • Në elaborimin e​​ nenit​​ 4 të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, Raporti Shpjegues i Kartës fillimisht vë në pah se nuk është e mundur, dhe nuk është e përshtatshme të synohet, të numërohen apo listohen të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë që do t’i akordohen autoriteteve lokale. Sipas Raportit Shpjegues neni 4 i kësaj Karte parasheh parimet e përgjithshme në të cilat përgjegjësitë e autoriteteve lokale dhe natyrës së pushtetit të tyre duhet që të bazohen. Në vijim, Raporti Shpjegues qartëson se: “Pasi që natyra e përgjegjësive të autoriteteve lokale është fundamentale për realitetin e vetëqeverisjes lokale, është si në interes të qartësimit po ashtu edhe të sigurisë juridike që përgjegjësitë themelore të mos iu caktohen në baza ad hoc por duhet që të jenë të rrënjosura në legjislacion”.

 

  • Në vijim,​​ paragrafi​​ 2 i​​ nenit 4​​ të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale përcakton që:​​ “Autoritetet lokale, brenda kufijve të ligjit, kanë diskrecionin e plotë për të ushtruar iniciativën e tyre në lidhje me çdo çështje që nuk përjashtohet nga kompetenca e tyre dhe nuk i është caktuar ndonjë autoriteti tjetër”.​​ 

 

  • Përderisa,​​ paragrafi​​ 4 i nenit 4 të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale përcakton që:​​ “Kompetencat që u besohen autoriteteve lokale normalisht duhet të jenë të plota dhe ekskluzive. Ato nuk mund të minohen apo të kufizohen nga një autoritet tjetër, qendror apo rajonal përveç ashtu siç përcaktohet me ligj.”

 

  • Në​​ lidhje​​ me paragrafin 4 të nenit 4, Raportit shpjegues sqaron se përcaktimi me ligj i çdo kufizimi të kompetencave të autoriteteve lokale nga një autoritet tjetër ka për qëllim shmangien e​​ çdo tendence për pakësim të vazhdueshëm të përgjegjësive.​​ 

 

  • Në fund, Gjykata i referohet nenit 8 (Kontrolli administrativ i veprimeve të autoriteteve lokale) të Kartës Evropiane​​ për Vetëqeverisje Lokale​​ e cila përcakton që:

 

1. Çdo kontroll administrativ mbi autoritetet lokale mund të ushtrohet vetëm sipas formave dhe në rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose nga ligji.

 

2. Çdo kontroll administrativ i veprimeve të autoriteteve lokale normalisht duhet të synojë sigurimin e respektimit të ligjshmërisë dhe të parimeve kushtetuese. Kontrolli administrativ mund, megjithatë të kuptojë një kontroll të ushtruar nga autoritete të nivelit më të lartë lidhur me detyrat, zbatimi i të cilave i është kaluar autoriteteve lokale.

 

3. Kontrolli administrativ i autoriteteve lokale duhet të ushtrohet duke respektuar proporcionalitetin mes rëndësisë së ndërhyrjes së autoritetit kontrollues dhe rëndësisë së interesave që ai kërkon të mbrojë.

 

  • Në lidhje​​ me​​ këtë të fundit, Gjykata vendos theksin në paragrafin 1 të​​ nenit 8​​ të Kartës Evropiane​​ për Vetëqeverisje Lokale,​​ ku​​ përcaktohet rishikimi administrativ i akteve komunale​​ i cili kërkon që çdo mbikëqyrje e aktiviteteve të autoriteteve lokale nga ana e autoritetit qendror duhet të jetë e përcaktuar me Kushtetutë ose me ligj. Sipas Raportit Shpjegues​​ përjashtim përbën, por jo i vetmi, në rastin e detyrave të deleguara, kur organi që i delegon kompetencat mund të përcaktojë të ushtrojë mbikëqyrjen mbi mënyrën sesi realizohen ato kompetenca nga autoritetet lokale.​​ 

 

  • Në vijim,​​ përkitazi​​ me paragrafin 3 të nenit 8 të​​ Kartës, i cili i referohet respektimit të ​​ proporcionalitetit mes rëndësisë së ndërhyrjes së autoritetit mbikëqyrës dhe rëndësisë së interesave që ai kërkon të mbrojë, Raporti Shpjegues sqaron se parimi i proporcionalitetit në këtë rast nënkupton që autoriteti mbikëqyrës, gjatë ushtrimit të detyrave të tij, është i detyruar të përdorë metodën që e prek më pak autonominë lokale, për të arritur rezultatet e dëshirueshme.

 

  • Parime të përgjithshme të zhvilluara nga Komisioni i Venecias

 

  • Në​​ kuptim​​ të elaborimit të parimeve përkitazi me vetëqeverisjen lokale, Gjykata ashtu si në rastin e saj KO145/21 edhe në këtë rast i referohet edhe parimeve të zhvilluara përmes opinioneve të Komisionit të Venecias. Në këtë kontekst, Gjykata i referohet përmbledhjes së opinioneve të Komisionit të Venecias [CDL-PI(2016)002] të titulluar:​​ “Përmbledhja e​​ opinioneve të Komisionit të Venecias përkitazi me dispozitat kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale”.​​ Bazuar në këtë të fundit, Gjykata vëren se Komisioni i Venecias,​​ inter alia​​ ka trajtuar çështje si: (i) garancitë kushtetuese për vetëqeverisje lokale; dhe (ii) fushëveprimin e vetëqeverisjes lokale dhe kompetencat (shih rastin KO145/21, me parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, i cituar më lart, paragrafët 169-170).

  • Sa i​​ përket​​ pikës​​ së ndërlidhur me garancitë kushtetuese për vetëqeverisje lokale Komisioni i Venecias trajton parimin e vetëqeverisjes lokale (decentralizimit), duke e trajtuar atë bazuar në tri parime kryesore si në vijim: a) parimi i decentralizimit; b) parimi i subsidiaritetit;​​ dhe c) përshtatshmëria ndërmjet kompetencave dhe burimeve financiare.

 

(i) Lidhur me garancitë kushtetuese për vetëqeverisje lokale

 

    • Parimi ​​ i decentralizimit

 

  • Në​​ lidhje​​ me këtë parim, Komisioni i Venecias​​ në Opinionin e tij të Dytë​​ CDL-AD (2013) 032, të draftit final të Kushtetutës së Republikës së Tunizisë, ndër të tjera​​ kishte theksuar se:

 

“48. Përderisa shtrirja dhe forma e​​ vetëqeverisjes lihen sipas standardeve ndërkombëtare e veçanërisht Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, në diskrecion të shteteve, disa parime janë thelbësore: që përgjegjësitë publike të ushtrohen, sipas preferencës, nga ato autoritete që janë më të afërta me qytetarët; se delegimi i kompetencave duhet të shoqërohet me ndarjen e burimeve të mjaftueshme; dhe se mbikëqyrja administrative e aktiviteteve të autoriteteve lokale duhet të kufizohet.”

 

  • Parimi i subsidiaritetit

 

  • Lidhur me parimin e dytë,​​ në Opinionin e tij të Dytë​​ CDL-AD(2014)037, lidhur me Projektligjin për ndryshimin e Kushtetutës ​​ së Ukrainës,​​ ​​ Komisioni i Venecias ndër të tjera kishte theksuar se:

 

“180. Neni i ndryshuar 120 (1) mbështetet në nenin aktual 120, i cili përcakton
parimet e decentralizimit, autonomisë lokale dhe decentralizimit të shërbimeve publike. Ajo shton se decentralizimi duhet të zbatohet sipas parimit të subsidiaritetit dhe që transferimi i kompetencës duhet të shoqërohet me burime përkatëse financiare [...].”

Show more

Show less

 

  • Përshtatshmëria ndërmjet kompetencave dhe burimeve financiare

 

  • Parimi i tretë i Komisionit të Venecias, lidhur me përshtatshmërinë e kompetencave dhe burimeve financiare përfshinë: (a)​​ Parimin e mbështetjes financiare të shtetit për vetëqeverisjen lokale; dhe (b) Parimin e autonomisë financiare.

 

  • Në lidhje me këtë parim, Komisioni i Venecias​​ në Opinionin​​ për Draft-Ligjin Kushtetues për ndryshimet dhe amendamentet në Kushtetutën e Gjeorgjisë​​ ka theksuar​​ obligimin e pushtetit shtetëror për mbulim financiar kundrejt funksioneve të deleguara te organet e ​​ pushtetit lokal. ​​ Komisioni i Venecias ishte shprehur se: “Pushteti​​ shtetëror do të ushtrohet në nivel lokal nga autoritetet shtetërore, derisa krejt pushteti i vetëqeverisjes lokale do të ushtrohet nga organet lokale të vetëqeverisjes, përveç në rastet kur obligime specifike shtetërore i delegohen organeve të vetëqeverisjes lokale dhe që ushtrohen në emër të​​ shtetit. Kjo dispozitë duhet ta stimulojë zhvillimin e vetëqeverisjes lokale në të gjitha nivelet. ​​ Po ashtu është parashikuar se kostoja e funksioneve të deleguara duhet të mbulohet me bartje të buxhetit ose me bartje të burimeve ose të pronës. Megjithatë, kjo dispozitë nuk garanton që shuma e burimeve të ndara do të mbulojë koston e funksioneve të deleguara. Prandaj, rekomandohet që dispozita të modifikohet dhe të ofrojë shprehimisht për kompensim të plotë të barrës financiare që rezulton nga delegimi, duke iu shmangur kështu rrezikut se detyrat shtetërore janë deleguar kryesisht për ta zbutur rëndimin e buxhetit të shtetit” (shih CDL-AD (2010) 008, Opinion për ​​ Draft Ligjin Kushtetues për ndryshimet dhe amendamentet në Kushtetutën e Gjeorgjisë (Kapitulli VII – Vetëqeverisja Lokale). Lidhur me parimin e tretë të Vetëqeverisjes lokale, Komisioni i Venecias qëndrimin e tij në të njëjtën linjë e kishte mbështetur edhe ​​ me opinione të tjera (CDL-AD (2015) 028, Opinioni lidhur me Amendamentet e Kushtetutës së Ukrainës, lidhur me strukturën Territoriale dhe Administrimin Lokal).

 

  • Aplikimi i parimeve të lartpërmendura në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata thekson se​​ qeverisja​​ komunale shprehet para së gjithash në kuptim të disponimit dhe realizimit të kompetencave vetanake nga ana e komunave të burojnë​​ drejtpërsëdrejti​​ nga parimet e përcaktuara në paragrafin 3 të nenit 124 të Kushtetutës, pra kompetenca që i nënshtrohen parimit të subsidiaritetit, parim ky që e përcakton edhe Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, si dhe parimit të efikasitetit dhe efektivitetit të kompetencës sa i përket afërsisë së saj me​​ nevojat e banorëve të​​ komunës. Në këtë kuptim, Gjykata vlerëson këto kompetenca të përcaktuara​​ me​​ Kushtetutë​​ të​​ mos cenohen në​​ kuadër të​​ rishikimit administrativ të​​ akteve të​​ Komunës,​​ ​​ në rastin konkret nga​​ MAPL​​ dhe ministritë e linjës.​​ (shih rastin e Gjykatës KO145/21, parashtrues​​ Komuna e Kamenicës, të cituar më lart, paragrafi 196).

 

  • Në këtë​​ rast, Gjykata rikujton se bazuar edhe në Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, dhe Opinionet e Komisionit të Venecias,​​ parimi i subsidiaritetit nënkupton që​​ përgjegjësitë publike duhet t’i besohen përgjithësisht nivelit të qeverisjes që është më pranë qytetarëve. Ky parim është afirmuar edhe përmes Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Ndërsa në fushën e​​ kompetencave​​ për sa i përket shfrytëzimit të pronës komunale,​​ më specifikisht fushën që ndërlidhet me​​ procedurat e këmbimit të pronës komunale me pronë private, është​​ përcaktuar​​ në Ligjin​​ nr. 06/L-092​​ për​​ dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës.

 

  • Rrjedhimisht,​​ në kuadër të procedurës së rishikimit administrativ të akteve komunale nga​​ organet e administratës qendrore,​​ Gjykata do të bëjë vlerësimin dhe shqyrtimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës përkitazi me cenimin​​ e​​ përgjegjësive komunale të Komunës në fushën e shfrytëzimit të pronës komunale, që burojnë nga parimet e përcaktuara me nenet 123 dhe 124 të Kushtetutës​​ dhe nenin 8 të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

 

  • Gjykata​​ rikujton se në rrethanat e rastit konkret,​​ Kuvendi i Komunës së Prishtinës përmes​​ (i) Vendimit [01-463/03-112375/21] të 16 qershorit 2021; dhe (ii) Vendimit [01-463/03-112319/21]​​ të 16 qershorit 2021;​​ kishte miratuar propozimin e Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronë të paluajtshme në pronësi të personave privat, me qëllim të realizimit të planit rregullues​​ “Prishtina e re – Lindje”, me destinim për ndërtim të shkollës, kopshtit dhe hapësirave gjelbëruese. Vendimet e tilla ishin dorëzuar në MAPL për procedurën e kontrollit të ligjshmërisë së akteve në fjalë, në​​ përputhje me nenin 81 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë; (ii)​​ Më 21 qershor 2021,​​ MAPL​​ e kishte përcjelle​​ në MINT​​ për​​ vlerësimin e ligjshmërisë së akteve komunale; (iii) MINT përmes konfirmimeve të ligjshmërisë​​ [nr. 5133]​​ të 9 korrikut 2021​​ dhe​​ [nr. 6077]​​ të 7 korrikut 2021,​​ kishte theksuar se aktet e Komunës duhej të pezulloheshin, të mos prodhojnë pasoja ​​ juridike deri sa kjo çështje të trajtohej nga Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike, e përcaktuar në Ligjin për Investime Strategjike; (iv) Në anën tjetër​​ MAPL në përgjigjen e 29 shtatorit 2021, kishte theksuar që: “MAPL nuk e ka bërë ​​ vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit ashtu siç kërkohet me legjislacionin në fuqi.;​​ (vi) pas përgjigjes së ​​ marrë ​​ nga MAPL dhe MINT, Komuna kishte proceduar me kërkesë në Ministrinë e Financave Punës dhe Transfereve lidhur me vlerësimin e vendimit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme, kërkesë kjo e Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës; (vi)​​ Më 13 gusht 2021,​​ MFPT kishte refuzuar këtë kërkesë nën arsyetimin që​​ “[...]​​ për pronën Komunale objekt këmbimi ka mospërputhje në sipërfaqen objekt këmbimi; Vendimi i Komunës (pjese e pronës); Në tabelën bashkëngjitura është përcaktuar​​ sipërfaqja​​ e pronës objekt këmbimi​​ ​​ [...]; Pjesa grafike dhe koordinata gjithashtu përcaktojnë sipërfaqen e pronës objekt këmbimi;​​ mungon konfirmimi i ligjshmërisë së MAPL-së”.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës, përkatësisht Komuna e Prishtinës para Gjykatës e konteston:​​ (i)​​ Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/17] i 12 korrikut 2021 i MAPL-së;​​ në lidhje me:​​ (ii)​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 5133] i 9 korrikut 2021 i MINT;​​ si dhe​​ (iii)​​ Raportin​​ e​​ vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/10] i 8 korrikut 2021 i MAPL-së;​​ në lidhje me:​​ (iv)​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 6077] i 7 korrikut 2021 i MINT;​​ me arsyetimin se të njëjtat ndërhynë në kompetencat e Kryetarit dhe Kuvendit të Komunës, rrjedhimisht janë në kundërshtim me Kushtetutën, dhe ligjet e aplikueshme​​ në kuadër të procedurës së rishikimit administrativ të akteve komunale.

 

  • Në kontekst​​ ​​ lartcekurave, Gjykata duke aplikuar parimet e përgjithshme të Kushtetutës dhe të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, të shtjelluara në këtë Aktgjykim, do vlerësojë pretendimet e parashtruesit të kërkesës në raport me rrethanat e rastit konkret.

 

  • Në këtë aspekt,​​ Gjykata​​ duke pasur parasysh çështjen kryesore që është parashtruar para saj, përkatësisht, faktin se a ka cenuar MAPL dhe MINT përgjegjësitë komunale me rastin e rekomandimit që vendimet komunale të pezullohen dhe të mos prodhojnë pasoja juridike, konsideron se në rastin konkret, kemi të bëjmë me çështjen e cila rregullohet me paragrafin 2 të nenit 12 të Kushtetutës, nen ky që thekson se kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale “rregullohen me ligj”​​ në ndërlidhje​​ paragrafin 1 dhe 3 të nenit 123 të Kushtetutës ku përcaktohet se e drejta në vetëqeverisjes​​ lokale​​ “garantohet dhe rregullohet me ligj”​​ dhe veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale​​ “bazohet në [...] Kushtetutë dhe në ligje”​​ dhe​​ “respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale”. Duke vënë theks përsëri në​​ “ligj”, Kushtetuta në paragrafin 2 të nenit 124 specifikon se ​​ “kompetencat”​​ e komunave​​ “rregullohen me ligj”​​ , ndërsa paragrafi 3 i nenit 124 i liston tri lloje të kompetencave të cilat Komunat mund t’i ushtrojnë, “në pajtim me ligjin”,​​ dhe ato janë kompetencat a.​​ vetanake;​​ b. të zgjeruara,​​ dhe c. të deleguara.​​ 

 

  • Gjykata për qëllime të këtij rasti, dhe bazuar në rrethanat konkrete e dispozitat e lartpërmendura, vëren se gjen zbatim paragrafi 2 i nenit 12 të Kushtetutës, në ndërlidhje me paragrafin 1 ​​ dhe 3 të nenit 123 Kushtetutës, në ndërlidhje me paragrafin 2, 3 dhe 7 të nenit 124 të Kushtetutës.

 

  • Në këtë aspekt, duke u bazuar në paragrafin 3 të nenit 123 të Kushtetutës, përkatësisht referimin në Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, dhe duke pasur parasysh rrethanat e rastit konkret, Gjykata rikujton se Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, në paragrafin 4 të nenit 4, thekson se​​ kompetencat që u besohen autoriteteve lokale normalisht duhet të jenë​​ “të plota dhe ekskluzive”​​ si dhe ato kompetenca nuk mund të minohen apo të kufizohen nga një autoritet tjetër, qendror apo rajonal​​ “përveç siç përcaktohet me ligj”.

 

  • Poashtu,​​ për sa i përket çështjes së rishikimit administrativ të akteve komunale nga organet e administratës qendrore, që në fakt ngërthen edhe thelbin e çështjes të rasteve para Gjykatës,​​ paragrafi 1 i nenit 8 të​​ Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, thekson se​​ çdo kontroll administrativ mbi autoritetet lokale mund të ushtrohet vetëm​​ ”sipas formave dhe në rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose nga ligji.”

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ rikujton se Komisioni i Venecias, në Opinionin CDL-AD (2015) 028 lidhur me Amendamentet në Kushtetutën e Ukrainës, kishte përcaktuar që (i) një tipar thelbësor i rregullimit të vetëqeverisjes lokale është identifikimi i funksioneve bazë (funksioneve​​ “vetanake”​​ për dallim nga kompetencat e deleguara) dhe një zgjidhje do të konsistonte në përcaktimin në nivel kushtetues të​​ “kompetencave vetanake”​​ të njësive të vetëqeverisjes lokale e cila do parandalonte qeveritë që të heqin kompetencat nga qeverisja lokale, nëse​​ ata nuk disponojnë shumicën e kualifikuar; dhe (ii) një përmirësim tjetër sipas Komisionit të Venecias është që Kushtetuta të përcaktojë që​​ “parimet themelore të kompetencave të vetëqeverisjes lokale përcaktohen me ligj organik”.

 

  • Gjykata për më tepër rikujton se, autonomia komunale shprehet para së gjithash në kuptim të disponimit dhe realizimit të kompetencave vetanake nga ana e komunave​​ “siç përcaktohet me ligj”.​​ Këto kompetenca, që në kuptim të paragrafit 4 të nenit 113 cilësohen si​​ “përgjegjësi komunale”, janë të përcaktuara në ligje përkatëse që organi legjislativ, kur ushtron diskrecion në përcaktimin e fushave të këtyre kompetencave, është i lidhur me detyrimin që kompetencat që parashikohen në ligje përkatëse, të jenë së paku ato që janë rrjedhojë e parimeve të parashikuara në paragrafin 3 të nenit 124 të Kushtetutës, përkatësisht kompetenca a. vetanake, b. të zgjeruara dhe c. të deleguara, parime këto që i përcakton edhe Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, duke theksuar që kompetencat që u besohen autoriteteve lokale normalisht duhet të jenë të plota dhe ekskluzive.​​ Bazuar në parimet kushtetuese dhe atyre që burojnë nga Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, këto kompetenca nuk mund të kufizohen nga një autoritet tjetër​​ qendror apo rajonal​​ “përveç siç përcaktohet me ligj”​​ dhe çdo kontroll administrativ mbi autoritetet lokale mund të ushtrohet vetëm​​ ”sipas formave dhe në rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose nga ligji”.

 

  • Siç është sqaruar​​ edhe​​ më lart, tek parimet e përgjithshme, Kushtetuta përcakton kornizat lidhur me parimet e organizimit dhe funksionimit​​ ​​ vetëqeverisjes lokale, duke i garantuar ndër të tjera, kompetenca të quajtura​​ “vetanake”. Në këtë drejtim, Gjykata rikujton që paragrafi c i nenit 17 (Kompetencat vetanake)​​ i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale​​ përcakton që:​​ Komunat kanë kompetenca të plota dhe eksluzive, për sa i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm, ku përfshihet edhe “shfrytëzimi i tokës dhe zhvillimi.”

 

  • Rrjedhimisht, Komuna duke ushtruar këtë përgjegjësi të saj kishte vendosur që për arritje të një interesi publik të këmbente pronën komunale me pronë të paluajtshme të personave privatë, në përputhje me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së​​ paluajtshme të Komunës. Rrjedhimisht, për arsye të qarta, shkalla në të cilën komunat i nënshtrohen mbikëqyrjes së autoriteteve qendrore ndikon në autonominë e qeverisjes vendore, prandaj rishikimi administrativ i akteve komunale nga ana e organeve të administratës qendrore​​ “[...]​​ kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutën dhe ligjin​​ (shih neni 124 paragrafi 7 i Kushtetutës).​​ 

 

  • Në​​ anën​​ tjetër, MAPL dhe MINT përmes akteve të tyre, në parim kanë kërkuar nga Komuna që të pezullojë vendimet e saj duke mos prodhuar pasoja juridike, pa dhënë ndonjë arsyetim se pse vendimet e Komunës nuk janë në përputhje me kornizën juridike në fuqi. Në këtë drejtim edhe kërkesa e Komunës drejtuar MFPT për vlerësimin e pronës së paluajtshme në kontekst të zbatimit të Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, ishte refuzuar duke përmendur si një nga mangësitë e dosjes edhe mungesën e konfirmimit të ligjshmërisë nga MAPL. Rrjedhimisht, në praktikë rezulton që vendimet e​​ Kuvendit të​​ Komunës, përkatësisht: (i)​​ Vendimi​​ [01-463/03-112375/21] i​​ 16 qershorit 2021; dhe (ii) Vendimi​​ [01-463/03-112319/21]​​ i​​ 16 qershorit 2021;​​ nuk janë duke prodhuar pasoja juridike në kontekst të zbatimit të tyre.

 

  • Gjykata thekson se Rishikimi administrativ i akteve të komunave​​ sipas përkufizimeve kushtetuese si dhe të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale​​ duhet të kufizohet në sigurimin e vlerësimit të përputhshmërisë së akteve​​ komunale​​ në fjalë​​ nga ana e organeve të administratës qendrore​​ me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Rrjedhimisht, Kushtetuta kufizon autoritetin e organeve qendrore që të vlerësojnë aktet e organeve komunale vetëm përkundrejt përputhshmërisë së tyre me​​ Kushtetutën​​ dhe ligjet.​​ 

 

  • Për më tepër, rishikimi administrativ duhet të jetësohet bazuar edhe në parimin e proporcionalitetit, i cili kërkon nga organet qendrore që bartin rolin e organit gjegjës për të kontrolluar ligjshmërinë e aktit administrativ, që të zbatojë metoda të kontrollit të ligjshmërisë të cilat më së paku prekin autonominë e autoriteteve lokale, duke mundësuar kështu arritjen e rezultatit të nevojshëm pa prekur në çështje të autonomisë lokale.

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ sjell në vëmendje se procedura e rishikimit administrativ të akteve komunale nga ana e organeve të administratës qendrore, përveç specifikave ​​ të lartcekura, zhvillohet brenda afateve ligjore të përcaktuar në Ligjin për Vetëqeverisje​​ Lokale, që përkon​​ që organet e administratës qendrore obligohen që të japin mendimin e tyre për ligjshmërinë e aktit komunal, brenda​​ 15 ditësh nga pranimi i tij​​ (shih nenin​​ 81.1 (a) dhe​​ 81.4 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale).

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ rikujton që në rastet kur niveli qendror konsideron që​​ vendimet​​ e​​ Kuvendit​​ Komunal​​ nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet, të njëjtit në rrethanat e rastit konkret, mund të kërkonin nga Komuna e Prishtinës që të rishqyrtojë vendimet​​ e saj,​​ duke theksuar​​ arsyet e supozuara të shkeljes së kushtetutës apo ligjit​​ dhe​​ duke pasur parasysh se​​ nuk​​ mund të​​ suspendo​​ ekzekutimin e vendimeve​​ komunale.​​ (shih nenin 82.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale). Në rastin kur Komuna pajtohet me kërkesën për rishqyrtim, e njëjta mund të suspendojë ekzekutimin e vendimit të kontestuar deri në shqyrtimin e saj nga autoritetet lokale (shih nenin 82.3 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale).

 

  • Dispozitat​​ kushtetuese​​ dhe të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale gjithashtu ​​ kërkojnë që rishikimi administrativ i akteve të organeve komunale të bazohet në procedurë të rregullt administrative,​​ brenda​​ afateve​​ të​​ parapara me ligj​​ dhe në asnjë mënyrë të mos shndërrohet në procedurë të përkohshme dhe të rastësishme të rishikimit administrativ.​​ 

 

  • Në​​ rrethanat​​ e rastit konkret, kjo​​ formë e​​ rishikimit administrativ të​​ vendimeve​​ të​​ Kuvendit​​ Komunal​​ të Prishtinës,​​ nga​​ MAPL dhe​​ MINT, sipas vlerësimit të Gjykatës,​​ nuk​​ e përmbyllin​​ qarkun e​​ mbikëqyrjes administrative​​ në kuadër të ndërveprimit të pushtetit lokal dhe atij qendror.​​ Procedura​​ e mbikëqyrjes​​ në rrethanat e rastit konkret,​​ praktikisht e pezulloi efektin e vendimeve të​​ Kuvendit Komunal​​ ​​ Prishtinës, duke cenuar​​ pavarësinë e vetëqeverisjes lokale. Mos përgjigjja e nivelit qendror,​​ ​​ kërkesën​​ e​​ Komunës​​ se​​ a janë vendimet e Kuvendit Komunal të ligjshme apo të paligjshme,​​ sipas​​ Gjykatës​​ konsiderohet​​ se qarku i rishikimit administrativ​​ i paraparë me Kushtetutë dhe ligj ka mbetur pezull,​​ rrjedhimisht​​ nuk është përmbyllë nga ana e MAPL-së.

 

  • Mbi këtë bazë,​​ MAPL​​ dhe​​ MINT​​ nuk​​ ka​​ vepruar në kuadër të​​ fushëveprimit ​​ të kontrollit administrativ të​​ akteve komunale të​​ përcaktuar në Kushtetutë dhe Ligjin për​​ Vetëqeverisje​​ Lokale.​​ Kjo pasi, siç u theksua më lart, bazuar në nenin 81 dhe 82 të Ligjit​​ për Vetëqeverisje Lokale,​​ MAPL, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh ka pasur për obligim të paraqes mendimin lidhur me ligjshmërinë e aktit komunal.​​ Gjykata rikujton se institucionet qendrore, nëse kanë mospajtime për ligjshmërinë e​​ vendimeve​​ të​​ Kuvendit​​ Komunal, të njëjtat mund të kundërshtojnë​​ vendimet​​ në fjalë në​​ kuadër të​​ gjyqësorit​​ të rregullt.​​ Vlen të theksohet se​​ edhe në këto raste,​​ barra e të provuarit​​ për ligjshmërinë e​​ vendimeve​​ në fjalë bie mbi organet e pushtetit qendror​​ përkatësisht mbi MAPL-në dhe MINT​​ ​​ (shih nenin 82.4 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale).​​ 

 

  • Prandaj,​​ institucionet​​ e nivelit qendror MINT dhe MAPL​​ gjatë punës së tyre në kuadër të rishikimit administrativ të akteve komunale, në rast se kanë kërkesa specifike lidhur me ligjshmërinë e​​ vendimeve​​ ​​ Kuvendit​​ Komunal, duke përfshirë edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullimin e efektit të këtyre vendimeve, mund ti kundërshtojnë​​ vendimet​​ e tilla në gjykatat e rregullta​​ (shih poashtu nenin 82.4 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale).​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata sjell në vëmendje që vetëm gjykatat e rregullta e kanë tagrin kushtetues dhe ligjor që të urdhërojnë suspendimin e zbatimit të vendimit​​ të Kuvendit​​ Komunal në pajtim​​ me legjislacionin e zbatueshëm (shih nenin 82.5 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale).​​ Rrjedhimisht, institucionet e nivelit qendror nuk kanë autorizim nga ligji dhe Kushtetuta që të​​ pezullojnë​​ vendimet​​ e Kuvendit​​ Komunal​​ të Prishtinës, siç kanë vepruar MINT dhe MAPL, duke e pamundësuar vazhdimin e procedurave ligjore nga Komuna e Prishtinës në përputhje me detyrimet e Ligjit për​​ Dhënien në​​ Shfrytëzim dhe​​ Këmbimin e​​ Pronës së​​ Paluajtshme të Komunës.​​ 

 

  • Mbi këtë bazë,​​ Gjykata konstaton se aktet e MINT dhe MAPL-së kanë cenuar​​ të drejtën​​ kushtetuese të​​ qeverisjes lokale duke​​ ndërhyrë​​ në​​ përgjegjësitë e Komunës së Prishtinës të​​ përcaktuara me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2, 3 dhe 7 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

  • Përfundimisht, përderisa​​ në kontekst të procedurës së rishikimit administrativ të akteve komunale,​​ Gjykata shpalli që vendimet e MAPL-së dhe MINT cenojnë përgjegjësitë e Komunës së Prishtinës, MFPT duhet të trajtojë lëndën e Komunës në përputhje me legjislacionin në fuqi, pa pasur kërkesë shtesë për mungesën e kontrollit të ligjshmërisë. Në rast se MAP dhe MINT kanë kundërshtime për vendimet e​​ Kuvendit​​ Komunal të​​ Prishtinës, të njëjtat duhet ti adresojnë në sistemin e rregullt gjyqësor, me​​ ç’ rast​​ e kanë edhe barrën e të provuarit​​ (shih nenin 82 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale).

​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet 113.4 të Kushtetutës, me nenet 40 dhe 41 të Ligjit, dhe në mbështetje të rregullit 59 (1) të Rregullores së punës, më 23 maj 2023, njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;​​ 

 

  • TË​​ KONSTATOJË, që​​ në rastin KO159/21:​​ (i)​​ Raporti i vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/17] i 12 korrikut 2021​​ i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në lidhje me:​​ (ii)​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 5133] i 9 korrikut 2021​​ i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;​​ nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2, 3 dhe 7 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe si të tilla shpallen të pavlefshme;

 

  • TË​​ KONSTATOJË, që në rastin KO160/21:​​ (i)​​ Raporti i vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal [nr. 020-558/10] i 8 korrikut 2021​​ i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në lidhje me​​ (ii)​​ konfirmimin​​ e​​ ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës [nr. 6077] i 7 korrikut 2021, i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë;​​ nuk janë në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafin 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 2, 3 dhe 7 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës​​ së Kosovës,​​ dhe si të tilla shpallen të pavlefshme;​​  ​​​​ 

 

  • TË URDHËROJË​​ Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që deri më​​ 23 nëntor​​ 2023 ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (5) të Rregullores​​ së punës, për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim​​ parashtruesit të kërkesës, Qeverisë së Republikës së Kosovës,​​ Ministrisë​​ së​​ Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë​​ së​​ Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe​​ Ministrisë së​​ Financave, Punës dhe Transfereve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20. 4 të Ligjit; dhe

 

  • TË SHPALLË që ky Aktgjykim hyn në​​ fuqi​​ ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu KrasniqiGresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Komuna e Prishtinës

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 12, Neni 123

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër