Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev.nr.434/2022, të 24 nëntorit 2022

Nr. të lëndës KI07/23

Parashtruesit: Musli Morina

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 15 maj​​ 2023

Nr. ref.:RK 2171/23

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI07/23

 

Parashtrues

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Musli Morina

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Akvendimit Rev.nr.434/2022,​​ ​​ 24 nëntorit 2022 të​​ Gjykatës Supreme të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Musli Morina,​​ nga komuna e Prizrenit​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).​​ ​​ 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ e​​ konteston kushtetutshmërinë e​​ Aktvendimin [Rev 434/2022]​​ ] të​​ 24​​ nëntorit​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme),​​ me të cilin​​ hedhur poshtë si i palejuar revizioni i parashtruesit i paraqitur kundër Aktgjykimit [Ac.nr.3834/2019] të 20 korrikut 2022 të​​ Gjykatës së Apelit të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit).​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ Aktgjykimin​​ [Ac.nr.3834/2019] të 20 korrikut 2022 të Gjykatës së Apelit​​ e ka pranuar më 26 gusht 2022.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit të kontestuar, përmes së cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në ndërlidhje me nenin 6 (E Drejta për një Proces të Rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë:KEDNJ) si dhe neni 24 i Kartës Sociale Evropiane.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës)​​ dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullave 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 13 janar 2023, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) pranoi kërkesën e ​​ parashtruesit të kërkesës të cilën e kishte dorëzuar në postë më 11 janar 2023.

 

  • ​​ 18​​ janar 2023, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes Vendimit [Nr. GJR. KSH07/23], caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi​​ dhe​​ Safet Hoxha​​ (anëtarë).

 

  • Më​​ 1 shkurt​​ 2023, Gjykata njoftoi​​ parashtruesin e kërkesës​​ lidhur me regjistrimin e rastit,​​ dhe​​ një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ 12 prill 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga shkresat e rastit rezulton se​​ më 29​​ tetor 2016, parashtruesi i kërkesës​​ si ngasës i automjetit​​ ishte i përfshirë në​​ një aksident​​ trafiku,​​ ​​ ku ishin të përfshira edhe katër vetura tjera. Nga shkresat e lëndës rezulton se sipas raportit të policisë lidhur me aksidentin e lartpërmendur, aksidenti ishte shkaktuar nga parashtruesi i kërkesës​​ si rezultat i​​ mos​​ përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me shpejtësinë e lejuar në rrugë. Në​​ këtë aksident trafiku katër​​ persona kishin mbetur të lënduar .

 

  • Parashtruesi i kërkesës, automjetin e tij e kishte të siguruar në Kompanisë e Sigurimeve​​ “Eurosig”, dhe nga shkresat e lëndës rezulton se Kompania e Sigurimeve​​ “Eurosig”, përmes ujdive jashtëgjyqësore kishte kompensuar​​ dëmin material dhe jomaterial për​​ personat të cilët kishin mbetur të lënduar nga ai aksident.

 

  • Më 26 nëntor 2018, Gjykata Themelore në Prizren përmes Aktgjykimit [P.nr.834/2017] kishte shpallur parashtruesin e kërkesës​​ fajtor për kryerjen e veprës penale “rrezikim i trafikut publik​​ nga paragrafi 6​​ i nenit 378 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:KPRK) ​​​​ dhe e dënoi me dënim me kusht ​​ me 4 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse në kohëzgjatje prej një viti parashtruesi nuk kryen vepër tjetër penale.

 

  • Më pas, në një datë të paspecifikuar Kompania e Sigurimeve “Eurosig” kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prizren​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore), kundër parashtruesit të kërkesës për rimbursim të ​​ dëmit material dhe jomaterial, në vlerë prej​​ ​​ dy mijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë (2.485.00)​​ euro​​ të shkaktuar nga aksidenti i trafikut.

 

  • Më 16​​ maj 2019, Gjykata Themelore në Prizren përmes Aktgjykimit [ C.nr.2080/18] aprovoi në tërësi si të bazuar​​ padinë e Kompanisë së Sigurimeve “Eurosig” dhe e detyroi parashtruesin e kërkesës që​​ i)​​ në emër të rimbursimit të dëmit të shkaktuar në aksidentin e trafikut të shkaktuar më 29 tetor 2016, t’ia paguaj Kompanisë së Sigurimeve “Eurosig” shumën në lartësi ​​ prej​​ dy mijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë​​ (2.485.00)​​ euro me kamatë ligjore prej 8 % në vit, nga dita e parashtrimit të padisë e deri në pagesën përfundimtare.

 

  • Më tej në arsyetim të Aktgjykimit të lartpërmendur shtohet se konform​​ i)​​ nenit 14​​ dhe paragrafit 2 të nenit 211 të​​ Ligjit nr.04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia si dhe​​ ii)​​ paragrafit 1​​ të nenit​​ 136 të Ligjit nr.04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve si dhe “meqë ekziston aktgjykim i plotfuqishëm penal në këtë çështje juridike kontestimore” , Gjykata Themelore në Prizren ka ardhur në përfundim se kërkesëpadia e Kompanisë së Sigurimeve “Eurosig” është e bazuar. Në Aktgjykimin e lartpërmendur më tej shtohet se “është provuar nga raporti policor, se drejtuesi i automjetit i cili ishte shkaktar i këtij aksidenti dhe në momentin e shkaktimit të tij ka qenë duke e drejtuar automjetin​​ nën ndikimit të alkoolit (1.9% promilë) me çka konform Ligjit mbi Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia , i njëjti ka humbur mbulesën siguruese”.

 

  • Në një datë të paspecifikuar parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktgjykimit të lartpërmendur të Gjykatës Themelore në Prizren, duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike.

 

  • Më 20 korrik 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [A.C.nr.3834/2019] refuzoi si të pathemeltë ankesën e parashtruesit të kërkesës duke vërtetuar​​ Aktgjykimin e shkallës së parë, si dhe e​​ cilësoi​​ të njëjtin si të drejtë dhe të ligjshëm.

 

  • Në një datë të pa specifikuar parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur revizion në Gjykatën Supreme kundër Aktgjykimit të lartpërmendur të Gjykatës së Apelit, duke pretenduar​​ shkelje esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Më 24 nëntor 2022, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev.nr.434/2022] hodhi poshtë si të palejuar revizionin duke theksuar se bazuar në paragrafin 2 të nenit 211 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, për të​​ paraqitur Revizion në kontestet​​ pasurore juridike që kanë të bëjnë me kërkesë në të holla, vlera e kontestit duhet të jetë​​ ​​ tre mijë (3000)​​ euro, e në rastin konkret ky kusht nuk është përmbushur.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se parashtruesi i kërkesës pretendon se me​​ Aktvendimin​​ ​​ e kontestuar, parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (E Drejta për një Proces të Rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ si dhe neni 24 i Kartës Sociale Evropiane.​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës para Gjykatës​​ fillimisht pretendon se përgjatë procedurës penale të zhvilluar kundër tij “më kanë bërë presion duke më udhëzuar të pranoj​​ fajësinë sepse do të shpëtoj më lehtë. Në ndërlidhje me këtë parashtruesi më tej pretendon se fajësinë e kishte pranuar pa vullnetin e tij dhe se “​​ sepse jam laik në fushën e drejtësisë mua më binden dhe kam pranuar fajësinë”

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës shton se nuk kishte pasur njohuri se “pas aktgjykimit penal pala udhëzohet në kontest civil për realizmin e kërkesës pasurore juridike” dhe si rezultat i mosdijes së tij ai pretendon se Gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje të parimit të udhëzimit të palës së paditur-laik.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës gjithashtu pretendon se as Gjykata e apelit dhe as Gjykata Supreme nuk i kanë marrë parasysh pretendimet e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës kërkon nga Gjykata të anuloj të gjitha vendimet e gjykatave të rregullta​​ duke përfshirë edhe Aktgjykimin e Gjykatës Themelore me të cilin ishte shpallur fajtor.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike. - 10 –

​​ 2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.​​ 

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose​​ i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj

 

[...]

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)​​ 

 

“1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë”.

 

LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

 

Neni 14​​ 

Në procedurën kontestimore gjykata, në pikëpamje të ekzistimit të veprës penale dhe të përgjegjësisë penale të kryerësit, është e lidhur me aktgjykimin e formës së prerë të gjykatës penale, me të cilin ipandehuri është shpallur fajtor.

 

MJETET E JASHTËZAKONSHME TË GODITJES​​ 

 

REVIZIONI​​ 

Neni 211​​ 

211.2 Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesat në të holla, me dorëzimin e sendit, ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000 Euro.

 

LIGJI NR. 04/L-018 PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NGA AUTOPËRGJEGJËSIA

 

​​ Neni 14​​ 

Humbja e mbulesës siguruese​​ 

  • I siguruari e humbë mbulesën siguruese, kur:

[...]

1.3mjeti motorik drejtohet nën ndikimin e alkoolit mbi kufijtë e lejuar, nën ndikimin e lëndëve narkotike apo psiko-aktive;

 

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

 

PËRGJEGJËSIA PËR MJETET MOTORIKE (AUTOMJETET)

Neni 159

Përgjegjësia në rast aksidenti të shkaktuar nga mjetet motorike në lëvizje

  • Në rast aksidenti të shkaktuar nga mjeti motorik në lëvizje që është shkaktuar vetëm për faj të një zotëruesi zbatohen rregullat për përgjegjësinë në bazë të fajit.

 

SHPËRBLIMI I DËMIT MATERIAL

Neni 169

Rivendosja e gjendjes së mëparshme dhe shpërblimi në të holla

1. Personi përgjegjës ka për detyrë ta rivendosë gjendjen e cila ka qenë para se të shkaktohet dëmi.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ vlerëson nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej​​ ​​ Ligj dhe​​ në​​ Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e​​ Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]​​ 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj.​​ Në lidhje me këtë,​​ Gjykata i referohet neneve 47 (Kërkesa individuale), 48 (Saktësimi i kërkesës)​​ dhe 49​​ (Afatet)​​ të Ligjit, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor [...]”.

 

  • Gjykata më tej i referohet edhe rregullit 30 [Llogaritja e periudhës kohore] dhe rregullit 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës:

 

Rregulli 30​​ 

[Llogaritja e periudhës kohore]

 

Periudha kohore, e përcaktuar në Kushtetutë, në Ligj dhe në këtë rregullore të punës, llogaritet si më poshtë:​​ 

[...]

 

(3) Kur periudha shprehet me muaj, ajo përfundon me kalimin e ditës së njëjtë kalendarike të muajit me ditën gjatë të cilës ka ndodhur ngjarja ose veprimi për të cilin duhet të llogaritet periudha kohore.

 

(6) Ndryshe, nëse periudha përfundon të shtunën, të dielën ose në ndonjë festë zyrtare, ajo do të vazhdojë deri në fund të ditës së parë të punës që vjen pas saj.

 

Rregulli 39​​ 

[Kriteret e pranueshmërisë]

 

“(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[...]

​​ 

(c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit 20 efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një​​ autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktvendimin​​ ​​ [Rev.​​ 434/2022] ] të 24 nëntorit 2022 të Gjykatës Supreme, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Megjithatë, bazuar në nenin 49 (Afatet) të Ligjit, Gjykata në vijim duhet të vlerësojë: (i) cili është “vendimi i fundit” në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës në ndërlidhje me rrjedhjen e afatit ligjor katër (4) mujor nga neni 49 i Ligjit, përkatësisht “vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik”; dhe (ii) nëse kërkesa e tanishme është dorëzuar brenda afatit ligjor katër (4) mujor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se sipas nenit​​ 49​​ (Afatet) të Ligjit, kërkesa duhet parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati (4) mujor fillon të rrjedhë nga dita​​ e vendimit të fundit në kuadër të procesit të shterimit të mjeteve juridike (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Paul dhe Audrey Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar, kërkesa nr.46477/99, Aktgjykim i 4 marsit 2002) . ​​​​ Në këtë kuptim, Gjykata thekson se afati 4 mujor fillon të rrjedhë nga dita kur​​ vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës.​​ Kjo kërkesë është përcaktuar edhe​​ përmes pikës (c) të paragrafit (1) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcakton se kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës.

 

  • Rregulli i afatit katër (4) mujor është autonom dhe zbatohet për faktet e secilit rast individualisht, në mënyrë që të sigurohet ushtrimi efektiv i të drejtës për të ushtruar ankesë.

 

  • Gjykata vëren se në rrethanat e rastit konkret, procedura ndaj parashtruesit të kërkesës e zhvilluar pranë gjykatave të rregullta në lidhje me meritat e rastit kishte përfunduar me Aktgjykimin​​ [Ac.nr.3834/2019] të 20 korrikut 2022 të Gjykatës së Apelit.​​ Pas pranimit të këtij të fundit, ai​​ ka përdorur mjetin juridik revizionin, i cili nuk ka qenë i​​ lejuar me ligj pasi që neni 211 i Ligjit për Procedurën Kontestimore përcaktohet​​ se ”Revizioni nuk lejohet në kontestet pasurore-juridike në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesat në të holla, me dorëzimin e sendit, ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, po që se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk i kalon 3.000 Euro”.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata vë në dukje që përmes​​ Aktvendimit​​ [Rev.​​ 434/2022] ] të 24 nëntorit 2022 të Gjykatës Supreme, kjo e fundit, bazuar në​​ nenin 211 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, e ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruesit të kërkesës si të palejuar​​ për shkak të vlerës së kontestit, duke mos e trajtuar në merita rastin e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Gjykata tutje shton, se në rastin e parashtruesit të kërkesës, pas pranimit të​​ Aktgjykimit​​ të Gjykatës së Apelit, asgjë nuk e ka ndaluar atë që t’i drejtohet Gjykatës. Megjithatë, ai​​ ka përdor mjete juridike, si​​ revizionin, mjet ky i cili​​ në rastin e parashtruesit të kërkesës​​ nuk ka qenë i paraparë me ligj, marrë parasysh vlerën e kontestit.

 

  • Rrjedhimisht, bazuar në nenin 49 të Ligjit dhe rregullin​​ 39 (1) (c)​​ të Rregullores së Punës, “vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik”, është​​ Aktgjykimi​​ [Ac.nr.3834/2019] i​​ 20 korrikut 2022 të Gjykatës së Apelit​​ dhe i cili ishte përfundimtar. Në këtë kontekst, ​​ Gjykata, më tej duhet të vlerësojë nëse parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e tij​​ në Gjykatë,​​ në përputhje me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, vendimin e mjetit të fundit efektiv juridik, sipas përcaktimit të mësipërm të Gjykatës, e ka pranuar më 26 gusht 2022, ndërsa kërkesën në Gjykatë e ka dorëzuar më​​ 11 janar 2023, që do të thotë se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar ligjor.

 

  • Gjykata, në këtë kontekst, rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për t'u kontestuar (shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës KI128/21, me parashtrues​​ Shkelzen Mustafa, Aktvendimi për papranueshmëri, i 22 shtator 2021, paragrafi 40; dhe​​ shih, gjithashtu, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-se:​​ Kevin O’Loughlin dhe të tjerët, kundër Mbretërisë së Bashkuar, kërkesa nr.​​ 23274/04, Vendim i 25 gushtit 2005).​​ 

 

  • Si përfundim, bazuar në arsyet e shtjelluara si më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të shqyrtojë meritat e rastit, përkatësisht, nëse përmes​​ Aktgjykimin​​ [Ac.nr.3834/2019] të 20 korrikut 2022 të Gjykatës së Apelit​​ të kontestuar janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të parashtruesit të kërkesës të garantuara me Kushtetutë.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, të nenin 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 39 (1) (c)​​ të Rregullores së punës, më​​ 12 prill 2023,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir LabanGresa Caka-Nimani

 

 

4

Parashtruesit:

Musli Morina

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile