Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PA-Il. nr. 2/2020, të 8 tetorit 2020.

Nr. të lëndës KI16/21

Parashtruesit: Pal Gruda dhe Zef Gruda

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më 12 maj​​ 2023

Nr. ref.:RK 2168/23

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

 

rastin nr. KI16/21

 

Parashtrues

 

Pal Gruda dhe Zef Gruda

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ 

të Gjykatës Supreme të Kosovës, PA-Il. nr. 2/2020, të 8 tetorit 2020

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga Pal Gruda dhe Zef Gruda, nga Prizreni​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesit e​​ kërkesës), të përfaqësuar nga Korab Bokshi dhe Teki Bokshi, avokatë​​ nga​​ Gjakova.

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës e kontestojnë​​ Aktgjykimin​​ [PA-II.​​ nr.​​ 2/2020] e​​ 8​​ tetorit 2020, të​​ Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme),​​ në​​ ndërlidhje​​ me​​ Aktgjykimin​​ [APS.​​ nr.​​ 6/2019] të 4 majit 2020, të​​ Gjykatës së Apelit të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktgjykimin​​ [PKR.​​ nr.​​ 76/18] të​​ 24​​ majit​​ 2019, të Gjykatës Themelore në Prizren​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ vendimin e kontestuar e ka​​ pranuar më​​ 13 janar 2021.​​ 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është shqyrtimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, me të cilin pretendohet të jenë shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës, të garantuara me nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta​​ për​​ Mjete Juridike]​​ dhe​​ 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), si dhe nenet​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt), ​​ 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ dhe nenin 1 të Protokollit​​ nr.​​ 1​​ të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa​​ bazohet​​ në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e​​ Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22 [Procedimi i kërkesës]​​ dhe​​ 47​​ [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 11​​ janar 2021, parashtruesit e kërkesës përmes​​ postës​​ dorëzuan​​ kërkesën, të cilën​​ ​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ e​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) e pranoi më​​ 19 janar 2021.​​ 

  • Më 25​​ janar 2021, Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtaren Selvete Gërxhaliu-Krasniqi,​​ gjyqtare raportuese​​ dhe​​ Kolegjin​​ shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Bekim Sejdiu, (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci dhe Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më 29 janar 2021, Gjykata​​ i​​ njoftoi parashtruesit​​ e​​ kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ dhe kërkoi që të plotësoj​​ formularin zyrtar dhe t​​ ia​​ dorëzoj​​ vendimin​​ e Gjykatës së​​ Apelit dhe Gjykatës Themelore. ​​ 

 

  • Të njëjtën ditë, Gjykata e njoftoi Gjykatën Supreme për regjistrimin e kërkesës.

 

  • ​​ 18​​ shkurt 2021, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ Pal Gruda​​ dorëzoi​​ në Gjykatë formularin zyrtar​​ ​​ plotësuar të​​ kërkesës​​ në emër të tij​​ dhe në​​ emër të parashtruesit Zef Gruda.​​ 

 

  • Më 17 maj 2021, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës dhe​​ rregullit 12 (Zgjedhja e Kryetarit dhe e Zëvendëskryetarit) të Rregullores së punës,​​ gjyqtarja Gresa Caka-Nimani u zgjodh Kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Bazuar në paragrafin​​ (4)​​ ​​ rregullit 12 të Rregullores së punës dhe Vendimit të Gjykatës KK-SP 71-2/21, u përcaktua që gjyqtarja Gresa​​ Caka-Nimani, detyrën e Kryetares së Gjykatës e​​ mori​​ pas përfundimit të mandatit të Kryetares aktuale të Gjykatës,​​ Arta Rama-Hajrizi, më 25 qershor 2021.​​ 

 

  • Më 25 maj 2021, bazuar në pikën 1.1 të paragrafit 1 të nenit 9 (Përfundimi i mandatit para kohës) të Ligjit dhe​​ rregullit 7 (Dorëheqja e gjyqtarëve) të Rregullores së​​ punës,​​ gjyqtari Bekim Sejdiu paraqiti dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit pranë Gjykatës Kushtetuese.

 

  • Më 27 maj 2021,​​ Kryetarja e Gjykatës,​​ Arta Rama Hajrizi ​​ ​​ nxori Vendimin [Nr.​​ KSH.​​ KI16/21] dhe emëroi në​​ Kolegj shqyrtues​​ gjyqtarin Bajram Ljatifi në vend të gjyqtarit​​ Bekim Sejdiu.​​ 

 

  • Më 26 qershor 2021, bazuar në paragrafin​​ (4)​​ ​​ rregullit 12 të Rregullores së punës dhe Vendimit të Gjykatës [KK-SP-71-2/21], gjyqtarja Gresa Caka-Nimani mori detyrën e Kryetares së Gjykatës, ndërsa bazuar në pikën 1.1 të paragrafit 1 të nenit 8 (Përfundimi i mandatit) të Ligjit,​​ kryetarja,​​ Arta Rama-Hajrizi përfundoi mandatin e Kryetares dhe të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.​​ 

 

  • Më 23 dhjetor 2021, Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore në Prizren dosjen e plotë të rastit.​​ 

 

  • Më 12 janar 2022, Gjykata pranoi dosjen e plotë të rastit.​​ 

 

  • Më 25 maj 2022, Gjykata kërkoi nga parashtruesi i ​​ kërkesës Pal Gruda, që​​ ​​ ​​ dorëzoj ​​ një​​ autorizim​​ që e përfaqëson​​ z. Zef Gruda para Gjykatës ose​​ të dorëzoj kërkesën e nënshkruar nga ai.​​ 

 

  • Më 13 qershor 2022, parashtruesit e kërkesës dorëzuan në Gjykatë një​​ shkresë​​ përmes së​​ cilës kërkuan që kërkesa KI16/21​​ ​​ bashkohet me kërkesën​​ KI09/22 dhe gjithashtu dorëzuan edhe autorizimin për përfaqësim para Gjykatës.​​ ​​ Gjykata vendosi që kërkesën aktuale ​​ KI16/21 ta trajtoj ndaras nga kërkesa KI09/22 e vendosur përmes Aktvendimit për papranueshmëri të 16 nëntorit 2022.

 

  • Më 17 janar 2023, gjyqtari Enver Peci, në bazë të nenit 18 (Përjashtimi i gjyqtarit) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kërkoi përjashtimin e tij​​ nga vendimmarrja në rastin KI16/21.

  • Më 17 janar 2023,​​ Kryetarja​​ ​​ përmes Vendimit [Nr. Ref. KK13/23]​​ aprovoj kërkesën e Gjyqtarit Enver Peci për përjashtim.​​ ​​ 

 

  • ​​ 4​​ prill 2023,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës​​ i kontestojnë​​ vendimet​​ e gjykatave të rregullta të​​ nxjerra në​​ procedurat​​ gjyqësore të​​ zhvilluara kundër të akuzuarve T.​​ K., K.​​ K., GJ.​​ K., M.​​ K., B.​​ B., Gj. K.,​​ dhe G.​​ K.,​​ ku​​ parashtruesit e kërkesës​​ paraqiten si​​ palë​​ e​​ dëmtuar​​ në lëndën​​ [PKR.​​ nr.​​ 76/18] e cila është zhvilluar në Gjykatën Themelore.​​ 

 

  • Bazuar në shkresat e​​ lëndës​​ rezulton se​​ ​​ akuzuarit e lartpërmendur​​ duke vepruar si grup i organizuar e​​ duke​​ shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personave të ndryshëm, përfshirë​​ edhe parashtruesit e kërkesës​​ iu kishin huazuar​​ atyre​​ shuma të parave dhe më​​ pas i kishin detyruar​​ ata​​ që të paguajnë kamatat joproporcionale.

 

  • ​​ 18 maj 2016,​​ Prokuroria​​ Speciale e​​ Republikës së Kosovës​​ ngriti Aktakuzë​​ [PPS.​​ nr.​​ 49/2015]​​ kundër të​​ akuzuarve T.​​ K.,​​ K.​​ K., GJ.​​ K., M.​​ K., B.​​ B., Gj. K.,​​ dhe​​ G.​​ K.,​​ nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë​​ kryer vepra penale​​ ​​ ndëshkueshme nga​​ nenet​​ 267,​​ 274,​​ 208, 300, 343 dhe 374​​ ​​ lidhje me nenin 31​​ të Kodit Penal nr. 04/L-082​​ ​​ Republikës së Kosovës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Kodi Penal), si dhe​​ ​​ lidhje me nenin​​ 32 të Ligjit nr. 03/l-196​​ për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

 

  • Më 24 maj 2019, Gjykata Themelore​​ nxori Aktgjykimin​​ [PKR.​​ nr.​​ 76/18]​​ nëpërmjet të​​ cilit i​​ shpalli​​ fajtorë​​ të akuzuarit -​​ K.​​ K.,​​ T.​​ K, Gj.​​ K., M.​​ K., B.​​ B., B.​​ O., Gj.​​ K,​​ dhe​​ G.​​ K.,​​ për​​ kryerjen​​ e​​ veprave​​ penale​​ të ndëshkueshme nga nenet​​ 267, 274, 300,​​ 343,​​ 374​​ ​​ lidhje me nenin​​ 31 të Kodit Penal,​​ me arsyetimin se​​ të​​ akuzuarit me qëllim të​​ përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, vazhdimisht kanë​​ kryer vepra penale, në atë mënyrë që​​ i pandehuri T.K​​ i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal, i cili grup ka vepruar​​ duke e shfrytëzuar​​ gjendjen e​​ rëndë​​ financiare ose papërvojën e të​​ dëmtuarve të​​ ndryshëm duke kontraktuar me të​​ njëjtit huazimin e shumave të​​ ndryshme financiare dhe pastaj duke përdorur​​ kërcënimet e rënda,​​ me​​ ç’​​ rast​​ të​​ dëmtuarit janë detyruar që të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale në​​ formë​​ të​​ pasurisë ose shumave​​ të shumëfishta të​​ të hollave në​​ këmbim me shumën e huazuar ose ta kryejnë ndonjë veprim tjetër në​​ dëm të​​ pasurisë​​ së​​ tyre [...]”.

 

  • Gjykata Themelore nëpërmjet vendimit të saj shqiptoi​​ dënimet për personat e lartpërmendur si në​​ vijim:

 

  • K.​​ K.​​ ​​ për veprën penale detyrimi nga neni 267,​​ paragrafi 2 të​​ Kodit​​ Penal​​ dhe fajdeja nga neni 343,​​ paragrafi 3 të Kodit Penal, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim ne kohëzgjatje prej 3 (tri) vitesh në të​​ cilin i ka llogaritur​​ edhe kohën e kaluar në​​ masën paraburgimit nga 28 maji​​ 2015 gjerë​​ më​​ 11 tetor​​ 2015, si dhe për veprën penale mbajtja në​​ pronësi, kontroll ose posedim të​​ paautorizuar të​​ armëve nga neni 374,​​ paragrafi​​ 1 të Kodit Penal, e​​ ka shpallur fajtor​​ dhe​​ i ka shqiptuar dënim me gjobë në​​ lartësi prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro.​​ 

 

  • T.​​ K.​​ për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit​​ të​​ paligjshëm nga neni 300,​​ paragrafi 3 lidhur me paragrafin​​ 2​​ lidhur me nenin 32 e nenin 31 të Kodit Penal, i ka shqiptuar dënim me burgim në​​ kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 3 (tre) muaj dhe ia​​ ka llogaritur kohën e kaluar në​​ paraburgim nga 28 maji​​ 2015 gjerë​​ më​​ 29 gusht​​ 2017,​​ dhe për veprën penale mbajtja në​​ pronësi, kontroll ose posedim të​​ paautorizuar të armëve nga neni 374,​​ paragrafi 1 të​​ Kodit Penal,​​ e ka shpallur fajtor​​ dhe​​ i ka shqiptuar dënim me gjobë​​ në​​ lartësi​​ prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro.​​ 

 

  • Gj.​​ K.​​ për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit​​ të​​ paligjshëm nga neni 300,​​ paragrafi 3 lidhur me paragrafin​​ 2, si dhe në​​ lidhje me​​ nenin​​ 31 të Kodit Penal, i ka shqiptuar dënim me burgim në​​ kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 5 (pesë) muaj dhe i ka llogaritur kohën e kaluar​​ në​​ paraburgim nga 25 maji​​ 2015 e gjerë​​ më​​ 11 tetor​​ 2017, dhe për veprën penale mbajtja në​​ pronësi, kontroll ose posedim të​​ paautorizuar të​​ armëve nga neni 374,​​ paragrafi 1 të Kodit Penal,​​ e ka shpallur fajtor​​ dhe​​ i ka shqiptuar dënim me gjobë​​ në​​ lartësi​​ prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro.​​ 

 

  • M.​​ K.​​ për veprën penale mbajtja në​​ pronësi, kontroll ose posedim të​​ paautorizuar të​​ armëve nga neni 374,​​ paragrafi 1 të Kodit Penal, e ka shpallur fajtor​​ dhe​​ i ka shqiptuar dënim me gjobë​​ në​​ lartësi​​ prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro.​​ 

 

  • B.​​ B.​​ për veprën penale detyrimi nga neni 267,​​ paragrafi 2 të​​ Kodit Penal,​​ si​​ dhe fajdeja nga neni 343,​​ paragrafi 3 të Kodit Penal, dhe i​​ ka shqiptuar dënim me burgim në​​ kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 5 (pesë) muaj në të​​ cilin i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgimin nga 28 maji​​ 2015 e gjerë​​ më​​ 3 tetor​​ 2015, si dhe për veprën penale mbajtja në​​ pronësi, kontroll ose posedim të​​ paautorizuar të​​ armëve,​​ nga neni 374,​​ paragrafi 1 i Kodit Penal, e ka shpallur fajtor​​ dhe​​ i ka shqiptuar dënim me gjobë​​ në​​ lartësi prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro, të​​ cilin e ka obliguar që në​​ afat prej 15​​ (pesëmbëdhjetë)​​ ditësh ta paguaj gjobën,​​ në të​​ kundërtën dënimi do ti zëvendësohet në​​ dënim me burgim ku do ti llogaritet për çdo 20 euro të​​ gjobës me një ditë​​ burgimi.

 

  • B.​​ O.​​ për veprën penale detyrimi nga neni 267,​​ paragrafi 2 të Kodit Penal​​ për të​​ cilën i ka shqiptuar dënim me burgim në​​ kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 5 (pesë) muaj,​​ të​​ cilit ia​​ ka llogaritur edhe kohën e kaluar në​​ paraburgim,​​ përkatësisht​​ arrest shtëpiak nga 28 maji​​ 2015 gjerë​​ më​​ 30 qershor​​ 2017.

 

  • Gj.​​ K.​​ për veprën​​ penale fajdeja nga neni 343,​​ paragrafi 1 të Kodit Penal, i ka shqiptuar dënim me burgim në​​ kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve dhe dënim me gjobë​​ në​​ lartësi prej 1000 (njëmijë) €, në​​ këtë dënim i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në​​ paraburgim nga 28 maji​​ 2015 gjer më​​ 26 janar​​ 2016.

 

  • G.​​ K.​​ për veprën penale fajdeja nga neni 343,​​ paragrafi 1 të KPRK-së, i ka shqiptuar dënimin me burgim në​​ kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve dhe dënimin me gjobë​​ në​​ lartësi prej 1000 (njëmijë) €, në​​ dënim i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në​​ paraburgim nga 11 tetori​​ 2015 e gjer më​​ 9 shkurt​​ 2016. Dënimin me burgim me pëlqimin e të akuzuarit e ka zëvendësuar në dënim me gjobë në lartësi prej 3.000 (tremijë) euro, që të akuzuarin e ka detyruar që​​ këtë shumë ta paguaj në afat prej 15​​ (pesëmbëdhjetë)​​ ditësh, e në rast se i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë atëherë të njëjtit do ti zëvendësohet​​ nga​​ dënimi me gjobë në dënim me burgim,​​ duke i llogaritur për çdo 20 euro të gjobës me një ditë burgim.

 

  • Gjykata Themelore përmes​​ të njëjtit​​ Aktgjykim [PKR.​​ nr.​​ 76/2018] i kishte liruar nga akuza të akuzuarit si në vijim:​​ 

 

  • T.​​ K.​​ për veprën penale krimi i organizuar nga neni 274,​​ paragrafi 3 të​​ Kodit Penal,​​ lidhur me veprën penale detyrimi nga neni 267,​​ paragrafi 2 e lidhur me​​ nenin 23 të​​ Kodit Penal,​​ si​​ dhe veprën​​ penale fajdeja nga neni 343,​​ paragrafi 3 të Kodit Penal.​​ 

 

  • Gj.​​ K.​​ dhe M.​​ K.​​ i ka liruar nga akuza për veprën penale krimi i organizuar nga neni 274,​​ paragrafi 1 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale detyrimi nga neni 267,​​ paragrafi 2 të Kodit Penal​​ dhe veprën​​ penale fajdeja nga neni 343,​​ paragrafi 3 të Kodit Penal​​ lidhur me nenin 23 të​​ Kodit Penal.​​ 

 

  • K.​​ K., B.​​ B.​​ dhe​​ Gj.​​ K.​​ i ka liruar nga akuza për veprën penale krimi i organizuar nga neni 274,​​ paragrafi 1 të Kodit Penal,​​ po ashtu të​​ akuzuarit T.​​ K., K.​​ K., B.​​ B., M.​​ K.​​ dhe Gj.​​ K.​​ i ka liruar nga akuza për veprën penale shpëlarje e parave nga neni 308 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal​​ e lidhur me nenin 32,​​ paragrafët​​ 1 dhe 2,​​ nënparagrafi 2.1 të Ligjit [nr. 03/l-196 ] për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

 

  • Gjykata Themelore vendimin e saj e kishte bazuar duke u mbështetur në konstatimet se:

 

Gjatë​​ muajit​​ mars të​​ vitit 2012 me qëllim të​​ lartcekur, i pandehuri B.​​ B.​​ ia ka​​ huazuar të​​ dëmtuarit​​ Pal Grudaj​​ shumën​​ prej 20.000 € (njëzet mijë) për t​​ ia kthyer​​ kinse në​​ afat​​ prej 2 muajve, por disa ditë​​ para skadimit të​​ këtij​​ afati i pandehuri të​​ dëmtuarit Pal i​​ është kërcënuar​​ rëndë​​ duke​​ thënë​​ se do t'i​​ dërgoj​​ njerëz​​ të​​ vetë​​ tek babai i të​​ dëmtuarit​​ - Zef Gruda​​ dhe ata nga i​​ njëjti​​ do t'i marrin paratë​​ me forcë​​ nëse​​ i​​ dëmtuari​​ Pal nga ajo ditë​​ nuk e paguan​​ kamatën​​ mujore në​​ shumë​​ prej 3.000 € (tre mijë) ose 500 € (pesëqind) në​​ ditë​​ për​​ çdo​​ ditë​​ të​​ vonesës​​ në​​ pagimin e​​ kamatës, ashtu që​​ gjatë​​ 6-7 muajve të​​ ardhshëm​​ i​​ dëmtuari, i​​ frikësuar,​​ rregullisht ia ka paguar​​ kamatën mujore në​​ shumë​​ prej 3.000 € [...]”.​​ ​​ fillim të​​ muajit qershor 2012, me qëllim të​​ cekur më​​ lart,​​ anëtari​​ tjetër​​ i​​ këtij​​ grupi të​​ organizuar kriminal- i pandehuri K.​​ K.​​ e ka thirrur​​ të​​ dëmtuarin​​ Pal Grudaj dhe ia ka​​ ofruar shumën prej 15.000 €​​ që​​ t'ia paguaj borxhin të​​ pandehurit B.​​ B.​​ të​​ cilën​​ shumë​​ i​​ njëjti​​ e ka pranuar dhe​​ menjëherë​​ ia ka ofruar të​​ pandehurit B.​​ B., por ky i pandehur, sipas​​ marrëveshjes​​ brenda grupit të​​ organizuar kriminal, e ka refuzuar​​ duke​​ kërkuar​​ kamatën​​ e cila e ka rritur shumën në​​ 23.000 € (njëzet​​ e tre mijë), ashtu që​​ deri në​​ fund të​​ muajit​​ nëntor të​​ vitit 2012, i​​ dëmtuari​​ Pal Grudaj duke i paguar kamatat mujore prej​​ nga 3000 € (tre mijë), pastaj kamatë​​ dënuese​​ ditore në​​ shumë​​ prej 500 € (pesëqind) ose javore​​ në​​ shumë​​ prej 5.000 € (pesë​​ mijë) ia ka paguar të​​ pandehurit B.​​ me shumë​​ se 40.000 €​​ (dyzet mijë), por ky i pandehur​​ megjithatë, nga i​​ njëjti​​ ka​​ kërkuar​​ edhe 60.000 € (gjashtëdhjetë​​ mijë) tjera, në​​ afatin prej​​ një​​ jave, por​​ meqenëse​​ në​​ të​​ njëjtën​​ kohë​​ në​​ të​​ dëmtuarin​​ ka bërë​​ presion edhe i pandehuri K.​​ K., i pandehuri B.​​ nuk ka insistuar më​​ tutje me​​ kërkesën​​ e lartcekur.[...]​​ 

 

  • ​​ këtë​​ rast, Gjykata Themelore​​ dënoi​​ ​​ akuzuarit, përveç tjerash,​​ me burgim,​​ respektivisht​​ K.​​ K.,​​ dënoi me burgim​​ prej 3 (tri) vitesh​​ dhe dënim me gjobë​​ ​​ vlerë​​ prej 1500 euro; T.​​ K., dënim me burgim në​​ kohëzgjatje prej 2​​ (dy)​​ vite​​ e 3​​ (tre)​​ muaj​​ dhe dënim me gjobë​​ ​​ vlerë​​ prej​​ 1500 euro;​​ Gj.​​ K., dënim​​ me burgim prej 2​​ (dy)​​ vite e 5​​ (pesë)​​ muaj dhe dënim me gjobë​​ prej 1500 euro; M.​​ K.,​​ dënim me gjobë​​ ​​ vlerë prej 1500 euro; Gj.​​ K., dënim​​ me burgim prej 2​​ (dy)​​ vite e 5​​ (pesë)​​ muaj dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1500 euro; B.​​ B., dënim me burgim​​ prej​​ 2​​ (dy)​​ vite e 5​​ (pesë)​​ muaj​​ dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1500 euro; B.​​ O., dënim me burgim​​ 2​​ (dy)​​ vite e 5​​ (pesë)​​ muaj; GJ.K., dënim me burgim prej 8​​ (tetë)​​ muaj dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1000 euro; G.​​ K.,​​ dënim me burgim​​ prej 6​​ (gjashtë)​​ muajve dhe dënim me gjobë në​​ vlerë prej 1000 euro.​​ 

 

  • Gjykata​​ Themelore​​ përmes Aktgjykimit të saj,​​ ​​ palët​​ e​​ ​​ dëmtuara​​ duke përfshirë​​ parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ në cilësinë e të​​ dëmtuarve i​​ ka​​ udhëzuar​​ ​​ kërkesën​​ pasurore juridike ta realizojnë në procedurë​​ civile kontestimore,​​ duke theksuar si në vijim:​​ 

 

“Të dëmtuarit:​​ Pal Gruda, Zef Gruda, F.G.,, B.Q.,, M.N.,​​ , B.N.,, F.G.,​​ , Sh.B.,​​ , M.A.,, N.Q.,, K.G.,​​ dhe A.Z.,​​ për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontestin e rregullt juridiko-civil”.

 

  • Në një datë të​​ paspecifikuar,​​ kundër Aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës Themelore​​ [PKR.​​ nr.​​ 76/18],​​ Prokuroria​​ Speciale​​ parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit​​ për shkak të​​ shkeljes esenciale të​​ dispozitave​​ të​​ procedurës​​ penale,​​ shkeljes​​ së​​ ligjit penal dhe vërtetim​​ ​​ gabuar apo jo​​ të plotë të​​ gjendjes faktike, vendimit mbi sanksionin penal, me propozimin që të​​ anulohet​​ aktgjykimi i ankimuar dhe​​ rasti​​ të kthehet në​​ rigjykim në Departamentin​​ Special në Prishtinë, si dhe të​​ urdhërohet​​ konfiskimi i të gjitha aseteve që​​ janë​​ liruar përmes aktgjykimit të ankimuar.​​ 

 

  • Kundër Aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës Themelore [PKR.​​ nr.​​ 76/18], të akuzuarit, T.K., K.K., GJ.K., M.K., B.B., Gj. K., dhe G.​​ K., ushtruan ankesë në​​ Gjykatën​​ e Apelit.​​ 

 

  • Më 3 tetor 2019,​​ Prokuroria e Apelit në Prishtinë,​​ paraqiti​​ parashtresën me shkrim [PPA/L​​ nr.​​ 448/2019]​​ dhe i propozoi​​ Gjykatës​​ ​​ së Apelit t’​​ i​​ refuzojë​​ ankesat e të​​ ​​ akuzuarve, ndërsa ankesën e​​ Prokurorisë​​ Speciale ta aprovoj si të​​ bazuar.

 

  • Më 4 maj 2020, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [APS.​​ nr.​​ 06/2019]​​ e​​ aprovoi​​ ankesën e Prokurorisë Speciale dhe për pasojë​​ ndryshoi pjesërisht aktgjykimin e​​ ankimuar.​​ 

 

  • Më saktësisht,​​ Gjykata e Apelit​​ ndryshoj​​ pjesërisht​​ aktgjykimin e​​ ankimuar në pjesën liruese,​​ duke i shpallur​​ fajtorë​​ ​​ akuzuarit​​ T.​​ K., K.​​ K., Gj.​​ K., M.​​ K., B.​​ B.,​​ Gj.​​ K.,​​ G.​​ K., për veprat penale detyrimi nga neni 328,​​ paragrafi 2 lidhur me paragrafin​​ 1 të​​ Kodit Penal​​ dhe për veprën penale fajde nga neni 343,​​ paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1​​ në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal duke gjykuar të akuzuarit - T.​​ K.,​​ me dënim burgimi në​​ kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në​​ shumën​​ prej 20.000 (njëzetmijë) euro; K.​​ K., dënoi me​​ burgim në​​ kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe​​ dënim me gjobë në​​ shumë​​ prej 20.000 (njëzetmijë) euro; Gj.​​ K. dënoi​​ me​​ burgim në​​ kohëzgjatje prej 3 (tri) vjet e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) euro. M.​​ K., dënoi me​​ burgim në​​ kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe dënim me gjobë​​ ​​ shumën​​ prej 5.000​​ (pesëmijë) euro;​​ ​​ B.​​ B.​​ dënoi me​​ burgim në​​ kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë​​ në shumë prej 20.000 (njëzetmijë) euro;​​ Xh.​​ K., dënoi me​​ burgim në​​ kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe​​ dënim me gjobë​​ ​​ shumën​​ prej 5000 (pesëmijë) euro;​​ dhe​​ Gj.​​ K., dënoi me burgim në​​ kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe dënim me gjobë​​ ​​ shumën​​ prej 5000 (pesëmijë) euro.

 

  • Gjithashtu, Gjykata e Apelit përmes të njëjtit aktgjykim ndryshoj​​ pjesërisht aktgjykimin e shkallës së​​ parë, vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin, ashtu që të​​ akuzuarit B.​​ O.,​​ për veprën penale​​ detyrimi nga neni 267,​​ paragrafi 2 të Kodit Penal, e gjykon me dënim burgimi në​​ kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, në​​ të​​ cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në​​ paraburgim.​​ T.​​ K.​​ për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit​​ të​​ paligjshëm nga neni 300,​​ paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal,​​ e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj.​​ Gj.​​ K.​​ për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit​​ të​​ paligjshëm nga neni 300,​​ paragrafi 3 lidhur me paragrafin​​ 2 të Kodit Penal​​ e gjykon me dënim me burgim në​​ kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj. Ndërsa të​​ akuzuarit​​ T.​​ K., Gj.​​ K., B.​​ B.,​​ M.​​ K.​​ dhe K.​​ K., për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374,​​ paragrafi 2 të Kodit Penal, për të​​ cilën janë shpallur fajtorë​​ e ndryshon aktgjykimin, ashtu që​​ secilit të​​ akuzuar iu shqipton dënimin me gjobë​​ në​​ shumën prej nga 5.000 (pesëmijë) euro. Në mbështetje të​​ nenit 80 të​​ Kodit Penal,​​ të​​ akuzuarve​​ iu shqiptua dënimi unik si në​​ vijim:​​ T.​​ K.​​ me dënim unik burgimi në​​ kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite, dhe dënim me gjobë​​ në​​ shumën​​ prej 25.000 (njëzetepesëmijë) euro, në​​ këtë dënim i​​ është llogaritur​​ edhe koha e kaluar në​​ paraburgim,​​ K.​​ K.​​ me dënim unik burgimi në​​ kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, dhe dënim me gjobë​​ në​​ shumën​​ prej 25.000 (njëzetepesëmijë) euro, në​​ këtë dënim i​​ është​​ llogaritur​​ edhe koha e kaluar në​​ paraburgim. Gj.​​ K.​​ me dënim unik burgimi në​​ kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite e 6 (gjashtë) muaj, dhe dënim me gjobë​​ në​​ shumën​​ prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) euro, në​​ këtë dënim i​​ është llogaritur​​ edhe koha e kaluar në​​ paraburgim.​​ M.​​ K.​​ me dënim unik burgimi në​​ kohëzgjatje prej 3 (tri) vitesh, dhe dënim me gjobë​​ në​​ shumën​​ prej 10.000 (dhjetëmijë) €, në​​ këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në​​ paraburgim.​​ B.​​ B.​​ me dënim unik​​ burgimi në​​ kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, dhe dënim me gjobë në​​ shumën​​ prej 25.000 (njëzetepesëmijë) euro, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në​​ paraburgim. Gjykata e Apelit​​ anulon​​ aktgjykimin e shkallës së​​ parë​​ dhe çështjen e kthen në​​ rigjykim​​ dhe rivendosje vetëm sa i përket veprës penale​​ të​​ shpëlarjes së​​ parave si në​​ pikën II të​​ diapozitivit dhe pjesës së​​ konfiskimit të​​ pasurisë.

 

  • Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit të saj,​​ palët e​​ dëmtuara, respektivisht parashtruesit e kërkesës i​​ ka​​ udhëzuar​​ që kërkesën pasurore juridike ta realizojnë në procedurë​​ civile kontestimore, duke theksuar si në vijim:​​ 

 

Të dëmtuarit udhëzohen që kërkesën pasurore juridike ta realizojnë në procedurën civile kontestimore”,

 

  • ​​ një datë të paspecifikuar, kundër Aktgjykimit të​​ lartcekur të Gjykatës së​​ Apelit, të akuzuarit paraqitën ankesë në Gjykatën Supreme​​ me pretendimin për shkelje ​​​​ esenciale​​ të dispozitave të​​ procedurës penale, shkelje të​​ ligjit penal dhe vërtetim të gabuar dhe jo të plotë​​ të gjendjes faktike dhe për shkak të vendimit mbi sanksionin penal.​​ 

 

  • Prokurori i Shtetit përmes shkresës [PPA-III-NR.5/2020] propozoi që të refuzohen ankesat e të akuzuarve si të pabazuara. ​​ 

 

  • ​​ 8 tetor 2020, Gjykata Supreme përmes​​ Aktvendimit [PA-II.​​ nr.​​ 2/2020] anulon​​ Aktgjykimin e Gjykatës së​​ Apelit [APS.​​ nr.​​ 06/2019] të 4 majit 2020,​​ me arsyetimin se​​ aktgjykimi i kontestuar është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384, paragrafi 1, ​​ pika 1.12 lidhur me nenin 370 të Kodit të​​ Procedurës Penale, dhe ktheu rastin në rigjykim në​​ Gjykatën​​ e Apelit​​ si dhe vendosi që paraburgimi ndaj të akuzuarve të vazhdohet. ​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesit ​​ e​​ kërkesës​​ pretendojnë​​ që vendimet e gjykatave të​​ rregullta​​ janë​​ nxjerrë në shkelje të të​​ drejtave dhe lirive themelore të tyre​​ të​​ garantuara me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës​​ në lidhje me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt), ​​ 13 (E drejta për zgjidhje efektive) si dhe​​ nenin 1 të Protokollit​​ nr.​​ 1​​ KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës konsiderojnë​​ se​​ shkelja​​ e neneve​​ 31​​ dhe 32 të Kushtetutës​​ ka ndodhur si pasojë e​​ mosdorëzimit​​ ​​ vendimeve të gjykatave të rregullta​​ në mënyrë që​​ parashtruesit e​​ kërkesës​​ ​​ kishin​​ mundësi që​​ në cilësinë e palës së​​ dëmtuar të merrnin pjesë​​ në procedurat​​ gjyqësore​​ të zhvilluara​​ në gjykatat e rregullta dhe të paraqitnin​​ ankesat/pretendimet e tyre.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesit e kërkesës theksojnë:​​ Gjykata Themelore në​​ Prizren,​​ mua si palë​​ e dëmtuar nuk më​​ ka dërguar​​ Aktgjykimin e shkallës së​​ parë. Gjykata e shkallës së​​ parë​​ po ashtu nuk më​​ ka​​ dërguar​​ kopjet e ankesave të​​ të akuzuarve, edhe pse e ka pasur detyrim ligjor, neni 388,​​ par.2. e KPPRK-së. Më​​ është​​ pamundësuar që​​ të​​ paraqesë përgjigje në​​ ankesat e të​​ akuzuarve ngase Gjykata e shkallës së​​ parë​​ dhe ajo e shkallës së​​ dytë​​ nuk kanë​​ përmbushur​​ detyrimet e tyre ligjore. Në​​ situata të​​ tilla, zakonisht​​ gjykatat e​​ instancës​​ i kthen shkresat e lëndës​​ Gjykatës së​​ shkallës më​​ të​​ ulët, në​​ mënyrë​​ administrative,​​ duke​​ urdhëruar​​ ekspedimin e shkresave të​​ duhura që​​ të​​ krijohen kushtet procedurale​​ që Gjykata kompetente të​​ vendos ankesat në​​ procedurë​​ të​​ rregullt.

 

  • Në këtë aspekt,​​ parashtruesit e kërkesës theksojnë​​ “Aktgjykimi i Gjykatës së​​ Apelit të​​ Kosovës,​​ APS.nr. 6/2019 dt. 04.05.2020 mua si palë e dëmtuar nuk më​​ është dërguar. Me këtë më​​ është pamundësuar që​​ të​​ paraqesë ankesë kundër Aktgjykimit të​​ përmendur të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ Kosovës. Mua nuk më janë dërguar ankesat e të​​ akuzuarve kundër Aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore të​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ Kosovës, edhe pse Gjykata e Apelit apo ajo Themelore ka pasur detyrim ligjor, neni 388,​​ par. 2. e KPPRK-së​​ të​​ më​​ dërgoj ankesat. Më​​ është pamundësuar që​​ të​​ paraqesë përgjigje në​​ ankesat e të​​ akuzuarve”.

 

  • Në lidhje me procedurën e zhvilluar në Gjykatën Supreme, parashtruesit e kërkesës theksojnë:​​ “Unë në procedurën e zhvilluar në Gjykatën Supreme të Kosovës,​​ PA-II.nr. 2/2020 jam përjashtuar në​​ tërësi. Bile as që kam pasur informacion se lënda ka shkuar në procedim të mëtejmë në Gjykatën Supreme. Përveç pamundësimit të​​ paraqitjes së​​ ankesës kundër aktgjykimit të​​ shkallës së​​ parë​​ dhe të​​ asaj të​​ Apelit, meqë nuk më​​ janë dërguar as aktgjykimet e as ankesat e palëve kundërshtare, unë nuk jam ftuar në​​ seancën e Kolegjit ankimor pranë Gjykatës Supreme të​​ Kosovës”.

 

  • Në lidhje me pretendimin e tyre për mos​​ njoftim lidhur me vendimet e gjykatave të​​ rregullta, parashtruesit e kërkesës theksojnë:​​ “Gjykatat, sipas dispozitave të​​ KPPRK-së​​ kanë​​ detyrim që​​ ftesat dhe vendimet gjyqësore​​ t​​ ia dërgoj gjithsesi të​​ dëmtuarit e edhe të​​ autorizuarit të​​ tij. Subjekt qendror​​ është​​ i​​ dëmtuari (si edhe Prokurori dhe i akuzuari). Këshilltari ligjor, avokati, qoftë​​ si​​ mbrojtës i të​​ akuzuarit apo përfaqësues i autorizuari i të​​ dëmtuarit është këshilltar​​ ligjor i autorizuar, por prezenca - angazhomani i tij nuk i liron gjykatat që​​ të​​ komunikojmë me ftesa, parashtresa dhe vendime gjyqësore, për të​​ mundur edhe vet i dëmtuari që​​ të​​ paraqesë parashtresa, ankesa, që​​ të​​ asistoj në​​ seanca dhe shqyrtime​​ gjyqësore. Andaj, informimi në​​ këtë aspekt i imi si i dëmtuar gjykimin lëndor e bere​​ arbitrar dhe shkeljet e tilla nuk janë vetëm ligjore​​ por edhe shkelje e​​ garancioneve​​ kushtetuese [...]”.​​ 

 

  • Përgjatë kërkesës së​​ tyre,​​ parashtruesit e kërkesës theksojnë:​​ E kam parasysh se çështja nuk ka përfunduar në​​ meritum, por në​​ procedurën e tashmë​​ janë bërë​​ shkelje të cilat janë të pariparueshme,​​ ​​ cilat as në​​ riprocedurë nuk ka mundësi që të eliminohen pasojat e​​ tyre shkeljeve.​​ Po të​​ më​​ mundësohej paraqitja​​ e ankesës kundër Aktgjykimit të​​ apelit, për​​ çështje​​ të​​ kërkesës pasurore juridike dhe për shpenzimet kolosale të procedurës, po të ftohesha në seancë të Kolegjit në Gjykatën Supreme të Kosovës, sigurisht që do të​​ prezantoja pretendimet e mia. Pse Gjykata e shkallës së​​ parë​​ dhe ajo e Apelit nuk më​​ ka gjykuar dëmin e shkaktuar, i cili është vërtetuar në​​ procedurën penale. Unë tani do të duhet që të​​ kërkoj kompensimin në​​ procedurë​​ juridiko civile, në​​ procedurë​​ kontestimore, të cilën të drejtë paraprakisht do të duhet të paguaj shpenzime shumë ​​ të larta procedurale.

 

  • Parashtruesit e kërkesës tutje nënvizojnë:​​ “Duhet të​​ keni​​ parasysh se mua si palë​​ e dëmtuar më​​ është shkaktuar dëm marramendës, disa qindra mijë​​ euro,​​ siç​​ shihet edhe nga gjendja në shkresat lëndës, përveç dëmit moral, jo material, tërë​​ familjes”.

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesit e kërkesës theksojnë:​​ “Shumat monetare nga të​​ cilat jam privuar me veprimet kriminale të​​ akuzuarve janë vërtetuar saktësisht dhe ka pas mundësi që​​ pa e ngarkuar procesin penal, të​​ gjykohet kërkesa pasurore juridike. Me veprim të​​ tillë​​ procedura e deritanishme më​​ është shkelur edhe e drejta e garantuar me nenin 1. të​​ Protokollit​​ shtesë​​ të​​ Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të​​ Drejtave dhe Lirive Themelore të​​ Njeriut”.

 

  • Në​​ përfundim, parashtruesit e kërkesës theksojnë:​​ “Kërkoj që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të​​ deklaroj se më​​ janë shkelur të drejtat e mia procedurale dhe materiale nga Gjykata Themelore në​​ Prizren, Gjykata e Apelit të​​ Kosovës në​​ Prishtinë​​ dhe Gjykata Supreme e Kosovës në​​ Prishtinë, ashtu që në raport me mua janë bërë​​ lëshime dhe me është shkelur e drejta për qasje në​​ drejtësi,​​ ​​ kuptim të​​ nenit 6 të​​ Konventës​​ Evropiane​​ për të drejtat dhe liritë themelore, e cila në​​ Republikën e Kosovës zbatohet​​ drejtpërdrejtë​​ dhe me prioritet, në​​ rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të​​ tjera të​​ institucioneve publike, e në​​ kuptim të​​ nenit 221. të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës. Më​​ është shkelur E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm, e garantuar me nenin 31,​​ par. 1 - 3 të​​ Kushtetutës së​​ RKS [...]”.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ 

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të mediave, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.

5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.

 

 

Neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe​​ administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni 46

[Mbrojtja e Pronës]

 

1. E drejta e pronës është e garantuar.

 

2. Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.

 

3. Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj eksproprijimin e pronës nëse ky eksproprijim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave eksproprijohet.​​ 

 

4. Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë eksproprijimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.​​ 

 

5. Prona intelektuale mbrohet me ligj.​​ 

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6 (E drejta për një proces të rregullt)

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

​​ 2. Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.​​ 

 

 

Neni 13

E drejta për zgjidhje efektive

 

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

 

Protokolli nr. 1 neni 1 [Mbrojtja e Pronës]

 

1. Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.

 

KODI Nr. 04/L-123 I PROCEDURËS PENALE

 

Neni 463

Vendimi mbi propozimin për realizimin e kërkesës pasurore juridike

 

1. Për kërkesat pasurore juridike vendos gjykata.​​ 

 

2. Në aktgjykim me të cilin i akuzuari shpallet fajtor, gjykata mund të vendosë për kërkesën pasurore juridike të të dëmtuarit në tërësi ose pjesërisht dhe për pjesën e mbetur e udhëzon në kontest civil. Kur të dhënat e mbledhura në procedurë penale nuk paraqesin bazë të sigurt për gjykim të plotë e as të pjesërishëm, gjykata e udhëzon të dëmtuarin që kërkesën pasurore juridike mund ta realizojë në kontest civil.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë​​ ​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe të parapara me Rregullore të punës.

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata, fillimisht, i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[…]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata,​​ gjithashtu, shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të kërkuara me nenet 47 [Kërkesat individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, që përcaktojnë:

 

Neni 47​​ 

​​ [Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo​​ individ​​ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast​​ se​​ pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.​​ Individi​​ mund​​ të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe​​ liri​​ pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afati]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga​​ dita​​ kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor [...]”.

 

  • Gjykata në​​ vijim, konstaton se parashtruesit e kërkesës kontestojnë​​ një akt të​​ një autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin​​ [PA-II nr. 2/2020], të​​ 8 tetorit 2020, të Gjykatës Supreme.​​ ​​ këtë aspekt, kërkesa e parashtruesit të kërkesës është në​​ përputhshmëri me kriteret e përcaktuara me paragrafët 1 dhe 7 të​​ nenit 113 të​​ Kushtetutës dhe nenin 47 të​​ Ligjit. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu e ka dorëzuar kërkesën në​​ pajtim me afatin e përcaktuar në​​ nenin 49 të​​ Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesit e kërkesës kanë përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 39​​ (1) (b) dhe​​ (2)​​ si dhe (3) (b)​​ i Rregullores së punës,​​ përcaktojnë​​ që:

 

“(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:”

​​ [...]​​ 

(b) janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me Ligj kundër aktgjykimit ose vendimit të kontestuar

[…]”

 

“(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.

 

  • Gjykata, para së​​ gjithash,​​ rikujton se​​ rrethanat e rastit konkret​​ ndërlidhen me procedurën​​ penale​​ e cila​​ është iniciuar dhe zhvilluar kundër personave T.​​ K., K.​​ K., GJ.​​ K., M.​​ K., B.​​ B., Gj. K., G.​​ K.,​​ për kryerjen e veprave penale të ndëshkueshme nga neni 267, 274, 300, 208, 343 dhe 374 në​​ lidhje me nenin 31 të Kodit Penal,​​ në të​​ cilin rast​​ -​​ parashtruesit e kërkesës​​ ishin palë​​ e dëmtuar. ​​ 

 

  • Në procedurën e zhvilluar penale ndaj​​ T.K., K.K., GJ.K., M.K., B.B., Gj. K., G.K.​​ Këta të​​ fundit përmes Aktgjykimit të Gjykatës Themelore ishin​​ shpallur fajtorë​​ dhe dënuar me gjobë në një shumë të caktuar të hollash, përderisa parashtruesi i kërkesës në cilësinë e palës së dëmtuar ishte udhëzuar në kontest civil. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore ishte​​ ndryshuar pjesërisht nga ana e Gjykatës se Apelit​​ ashtu që​​ i shpalli fajtorë​​ të akuzuarit​​ duke e ashpërsuar dënimin me burgim dhe me gjobë ndaj tyre​​ dhe udhëzoi​​ palët​​ e dëmtuara​​ në kontest civil. Pas ankimimit, Gjykata Supreme​​ përmes​​ Aktvendimit [PA-II.​​ nr.​​ 2/2020]​​ anulon​​ vendimin e Gjykatës së​​ Apelit dhe ktheu rastin në rigjykim​​ në Gjykatën e Apelit.​​ 

 

  • Për pasojë, parashtruesit e​​ kërkesës para Gjykatës kontestojnë​​ Aktvendimin​​ e Gjykatës​​ Supreme​​ që ndërlidhet​​ me një “akuzë penale”​​ kundër disa personave​​ të tretë, gjegjësisht T.​​ K., K.​​ K., GJ.​​ K., M.​​ K., B.​​ B., Gj. K., G.​​ K.,​​ me pretendimin se janë shkelur të drejtat dhe​​ liritë e tyre​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ kushtetuese, të garantuara​​ me nenin 31,​​ 32​​ dhe 46​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 ​​ dhe​​ nenin 1 të Protokollit​​ nr.​​ 1 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Gjykata, në​​ vijim, do t'i trajtojë​​ veç e veç secilin pretendim të​​ parashtruesve të ​​ kërkesës, duke​​ aplikuar praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, mbi bazën e të cilës Gjykata, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, është e detyruar të interpretojë​​ të drejtat dhe liritë themelore të ​​ garantuara me Kushtetutë.

 

Pretendimi për shkelje të nenit 31​​ dhe 32​​ të Kushtetutës

 

  • Në lidhje me​​ këtë pretendim,​​ ​​ parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se​​ përgjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në gjykatat​​ e rregullta ishin përjashtuar​​ nga mundësia që në cilësinë e palës së​​ dëmtuar të merrnin pjesë​​ në procedurat gjyqësore​​ të zhvilluara​​ në gjykatat e rregullta dhe të paraqitnin ankesat/pretendimet e tyre, e gjitha kjo sipas tyre përben shkelje të​​ nenit 31 dhe 32 të Kushtetutës

 

  • Në këtë aspekt,​​ Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës e arsyetojnë pretendimin për shkelje të nenit​​ 31 dhe​​ 32 të​​ Kushtetutës si​​ pasojë e mosdorëzimit të vendimeve të gjykatave të rregullta,​​ në mënyrë që parashtruesit e kërkesës të kishin mundësi që në cilësinë e palës së​​ dëmtuar të merrnin pjesë​​ në procedurat gjyqësore​​ të zhvilluara​​ në gjykatat e rregullta dhe të paraqitnin ankesat/pretendimet e tyre.

 

  • Në këtë aspekt,​​ parashtruesit e kërkesës​​ theksojnë se Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit​​ nuk ia kanë​​ dorëzuar parashtruesve të kërkesës vendimet e nxjerra siç i detyron paragrafi 2 i nenit 388 të Kodit të​​ Procedurës Penale, në​​ mënyrë që parashtruesit e kërkesës​​ ​​ kishin​​ mundësinë​​ që të paraqesin pretendimet​​ e tyre​​ përgjatë zhvillimit​​ ​​ procedurave gjyqësore, respektivisht të përgjigjen në ankesat e të akuzuarve.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu​​ vëren​​ se parashtruesit e kërkesës​​ pretendojnë se​​ janë përjashtuar​​ nga mundësia​​ që të paraqesin pretendime lidhur me kërkesën pasurore juridike​​ ​​ procedurën​​ e zhvilluar në​​ Gjykatën Supreme,​​ e cila kishte rezultuar me​​ nxjerrjen​​ e Aktvendimit​​ [PA-II.​​ nr. 2/2020]​​ për anulim të​​ Aktgjykimit [APS.​​ nr.​​ 06/2019] të 4 majit 2020,​​ të Gjykatës së​​ Apelit dhe rikthim të rastit​​ ​​ rigjykim.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës​​ thekson:​​ “[...] Po të më​​ mundësohej paraqitja e ankesës kundër Aktgjykimit të apelit, për çështje të kërkesës pasurore juridike dhe për shpenzimet kolosale të procedurës,​​ po të ftohesha në seancë të Kolegjit në Gjykatën Supreme të Kosovës, sigurisht që do të prezantoja pretendimet e mia.​​ Pse Gjykata e shkallës së​​ parë​​ dhe ajo e Apelit nuk më​​ ka gjykuar dëmin e shkaktuar, i cili është vërtetuar në​​ procedurën penale. Unë tani do të duhet që të kërkoj kompensimin në​​ procedurë​​ juridiko civile, në​​ procedurë​​ kontestimore, të cilën të drejtë paraprakisht do të duhet të paguaj shpenzime shumë ​​ të larta procedurale”.

  • Nën​​ dritën​​ e pretendimeve​​ ​​ lartcekura,​​ Gjykata vëren se parashtruesi i​​ kërkesës​​ ngritë​​ pretendime që​​ hyn në​​ objektin​​ ose fushëveprimin ​​ e nenit​​ 31 dhe​​ 32 të​​ Kushtetutës​​ në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. (Shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Perez kundër Francës, kërkesa nr. ​​ 47287/99,​​ Aktgjykim i 12 shkurtit 2004).​​ 

 

  • Gjykata​​ ​​ vëren​​ se​​ parashtruesit e kërkesës​​ ishin pjesë e procesit gjyqësorë, në cilësinë e dëshmitarëve dhe palës së dëmtuar gjatë​​ shqyrtimit kryesor të​​ rastit​​ kundër të​​ akuzuarve​​ të zhvilluar në Gjykatën Themelore.​​ (Shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Perez kundër Francës, kërkesa nr.​​ ​​ 47287/99,​​ cituar me lartë).​​ 

 

  • Në kontekst të​​ pretendimit për mos pranim të​​ vendimeve të​​ gjykatave të rregullta, Gjykata vëren se​​ mbrojtësi​​ i autorizuar​​ ​​ i parashtruesve të​​ kërkesës​​ kishte​​ ngritur pretendime në​​ emër të​​ parashtruesve të​​ kërkesës, i cili kishte theksuar​​ si në​​ vijim:​​ 

 

“Përfaqësuesi i​​ ​​ dëmtuarve, avo.​​ Tom Gashi, në​​ fjalën e tij përfundimtare në​​ tërësi​​ përkrahu prokuroren e PS, duke shtuar se të​​ gjithë të​​ akuzuarit janë mbrojtur në​​ heshtje, po​​ ashtu mbeti në​​ tërësi​​ pranë​​ fjalës​​ përfundimtare​​ ​​ përfaqësuesit​​ ​​ mëparshëm​​ ​​ dëmtuarve Zef dhe Pal​​ Gruda dhe besoj se gjatë​​ këtij​​ rigjykimi pa​​ mëdyshje​​ janë​​ vërtetuar veprimet e të​​ akuzuarve ndaj të​​ dëmtuarve​​ ​​ i​​ përfaqësoj​​ unë​​ ,​​ kështu​​ ​​ propozoj që​​ gjykata të​​ njëjtit t’i​​ shpallë​​ fajtorë​​ për​​ ​​ cilët​​ është​​ ngritur kjo aktakuzë​​ dhe që​​ me aktgjykim t’i​​ obligoj që të dëmtuarve​​ t’ ua​​ kthejnë​​ shumat e parave,​​ ​​ cilat​​ janë​​ theksuar në​​ dispozitiv​​ ​​ aktakuzës gjithmonë​​ sa i​​ përket​​ ​​ dëmtuarve​​ Zef dhe Pal Gruda”.

 

[...]​​ 

 

Nga shqyrtimi i kaluar, atëherë përfaqësuesi i të dëmtuarve avo. Arianit Koci, fjalën përfundimtarë gjykatës​​ ia ka paraqitur në​​ formën e shkruar e cila i është bashkangjitur shkresave të​​ lëndës dhe aktgjykimit ku në fund ka kërkuar nga gjykata, pasi të vërtetohet shuma e përgjithshme e demit material të​​ shkaktuar ti urdhërojë​​ ​​ pandehurit​​ përkatës që solidarisht tua kompensojnë të dëmtuarve, dëmin e shkaktuar material, në shumën dhe vëllimin e caktuar nga gjykata sipas aktgjykimit të mbështetur në provat e administruara në​​ shqyrtimin kryesore.​​ 

 

[...]​​ 

 

I dëmtuari dëshmitari Pal Gruda:​​ ka​​ qëndruar​​ ​​ tërësi​​ pranë​​ deklaratës​​ se tij të​​ dhënë në polici ​​ dhe në​​ prokurori, kurse gjatë shqyrtimit kryesor kur është dëgjuar​​ ​​ cilësinë e të dëmtuarit dhe dëshmitarit, ai në fillim ka folur për jetën studentore në​​ Tiranë​​ dhe​​ 

 

[...]​​ 

 

I​​ akuzuari K.​​ K.​​ në​​ shqyrtimin kryesor është​​ mbrojtur në heshtje, duke më pranuar​​ veprën penale, mirëpo gjykata gjendjen faktike e ka vërtetuar nga deklaratat e​​ ​​ dëmtuarave​​ ​​ Pal dhe Zef Gruda e​​ posaçërisht të​​ dëmtuarit​​ Pal Gruda i cili gjatë shqyrtimi kryesor në mënyrë​​ bindëse​​ ka​​ përshkruar​​ të​​ gjitha detajet e kontakteve me të akuzuari​​ K.K.,​​ i​​ cili e ka​​ shtyre​​ në borxhe në​​ shuma te​​ mëdha​​ te​​ dëmtuarin Pal i cili nuk ka​​ qenë në gjendje që​​ ta​​ paguaje jo​​ vetëm​​ borxhin e ofruar por edhe kamatat e larta apo fajde​​ të cilat ia ka​​ parashtruar i​​ akuzuari Kastriot dhe detyron që të​​ paguaj shuma jo proporcionale.​​ 

 

[...]​​ 

 

“Trupi gjykues vlerësoj deklaratën​​ e të​​ dëmtuarve Pal dhe Zef Grufa, nga se dëshmitë e tyre ishin bindëse, në të cilat treguan ter rrjedhjen e ngjarjes duke filluar nga kontaktet e para që ka pasur i demtuari Pal me të akuzuarin B., pastaj i akuzuari duke shfrytëzuar papërvojën e te dëmtuarit e shtinë ne borxhe atë duke i dhënë shuma te larta te huave ne të holla duke ia llogaritur kamatat e larta dhe për pamundësinë që ti paguaj B.,​​ e ka kërcënuar të dëmtuarin, e ka detyruar duke i thënë se do te vijë në familje, vim me fajdexhit​​ grup, në​​ shtëpi, në​​ dyqan, me ardh me​​ forcë​​ me i marrë parat prej familjareve.”

 

  • ​​ kontekst të​​ pretendimit​​ për​​ shkelej​​ te nenit 32 të​​ Kushtetutës​​ ne lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së si rezultat i pamundësisë​​ ​​ për shfrytëzim të​​ mjeteve juridike​​ përgjatë​​ gjithë​​ procesit​​ gjyqësor​​ para​​ ​​ gjykatave të​​ rregullta, respektivisht​​ kundër Aktgjykimit të lartcekur të​​ Gjykatës Themelore [PKR.​​ nr.​​ 76/18],​​ Gjykata vëren se​​ Prokuroria Speciale​​ kishte ushtruar​​ ​​ ankesë në Gjykatën e Apelit kundër të akuzuarve.​​ 

 

  • Gjithashtu, në​​ kontekst të​​ pretendimit​​ ​​ parashtruesve​​ për pamundësinë​​ e paraqitjes se pretendimeve në​​ Gjykatën e Apelit,​​ Gjykata​​ ​​ ketë pikë​​ do të​​ i referohet pjesës relevante të Aktgjykimit të Gjykatës se Apelit, i cili thekson si në vijim:​​ 

 

“Gjykata e Apelit duke marre për bazë​​ faktin se disa​​ nga të​​ dëmtuarit kishin parashtruar​​ kërkesa pasurore juridike​​ të cilat kërkesa në esencë nuk përkonin me lartësinë e parashtruar të kërkesës në raport me dëmin e pretenduar, kjo gjykatë vetëm ka konstatuar që kërkesat mund të realizohen në procedurën civile kontestimore, duke qenë se për Gjykatën e Apelit baza për kompensimin e dëmit ekziston e që rezulton si pasojë e fajësisë së të akuzuarve që kjo gjykatë ka konstatuar [...]

 

  • Për më​​ tepër, në kontekst të pretendimit të parashtruesve të kërkesës për pamundësinë e pjesëmarrjes në seancat e zhvilluara​​ ​​ Gjykatën Supreme, Gjykata rikujton se rasti​​ i parashtruesve të​​ kërkesës​​ nuk kishte përfunduar përmes Aktgjykimit të kontestuar [PA-Il. nr. 2/2020], të 8 tetorit 2020, të Gjykatës Supreme, por rasti​​ ishte kthyer në rigjykim në Gjykatën e Apelit për rivendosje dhe kjo e fundit përmes​​ Njoftimit [APS.​​ nr.​​ 43/2020] të 3​​ nëntorit​​ 2020, kishte ftuar palët relevante në rast, duke përfshirë​​ edhe​​ ​​ parashtruesit e kërkesës që​​ të merrnin pjesë në​​ seancën​​ e​​ kolegjit të​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit​​ lidhur me rigjykimin​​ e rastit.​​ 

​​ 

  • Përveç kësaj, Gjykata​​ nga dosja e rastit​​ vëren​​ se Gjykata e Apelit​​ ​​ ri​​ procedurë​​ përmes Aktgjykimit​​ [APS.nr.43/2020]​​ në përgjigje​​ ​​ pretendimeve​​ të parashtruesve për mos dorëzim të Aktgjykimit [APS.nr. 6/2019] të​​ Gjykatëse​​ se Apelit, ​​ të 4 majit 2020 dhe Aktgjykimit​​ [PA-II. nr. 2/2020] të Gjykatës Supreme, të 8 tetorit 2020,​​ si dhe​​ për pamundësinë që të ngrinin pretendime në gjykatat​​ e rregullta,​​ kishte konstatuar​​ qartazi​​ si në vijim:​​ 

 

“Fillimisht gjykata e apelit​​ për​​ sa i​​ përket​​ pretendimit​​ se të​​ dëmtuarave​​ nuk u janë​​ dorëzuar​​ aktgjykimet e​​ gjykatës​​ se​​ shkallës​​ se​​ parë​​ dhe aktgjykimet e gjykatës se Apelit, kjo gjykate rikujton se dorëzimi​​ i vendimeve tek cilado pale qofshin ato te gjykatës se shkalles se pare​​ apo edhe te shkalleve te tjera gjyqësorë behet nga gjykata e shkalles se pare, përkundër se ne seancën e mbajtur​​ me date 22.01.2020, në gjykatën​​ e Apelit, të dëmtuarit​​ Pal dhe Zef​​ Gruda kanë qenë​​ prezent në​​ seancë​​ dhe për asnjë​​ moment nuk kanë​​ shfaqur​​ një​​ rrethanë të​​ tillë​​ të mos dorëzimit të aktgjykimit të gjykatës se shkallës se parë. Për me tepër, siç rezulton nga shkresat e lendes të dëmtuarit Pal dhe Zef Gruda nga​​ fletkthesat​​ rezultojnë​​ se ata kishin pranuar aktgjykimin e gjykatës se shkalles se pare me datën 24.05.2019 me shenjen 76/2018, dhe se pranimin e kishin bere me date 27 dhe 28.06.2019 ne ora 15:00, qka​​ rezulton se një pretendim​​ i​​ tillë​​ i cenimit të të​​ drejtave për mos dorëzimin e aktgjykimit është i pabazuar,​​ ndërsa fakti se ishin prezent në​​ seancën e gjykatës se Apelit konfirmohet sipas fletkthesave dhe procesverbalit të​​ seancës se datës 22.01.2020. Nga të gjitha këto,​​ gjykata e Apelit vëren​​ se të​​ dëmtuarit kishin mundësin për​​ ushtrimin efektiv të​​ mjeteve juridike,​​ po ashtu​​ edhe tani në​​ rigjykim pas vendimit të gjykatës Supreme të​​ dëmtuarit kanë​​ qenë prezent në​​ seancën e​​ kolegjit në​​ gjykatën e Apelit”

 

  • Nga sa me sipër, Gjykata vëren se parashtruesit e kërkesës​​ (i)​​ kanë pranuar Aktgjykimin​​ [PKR. nr. 76/18]​​ e​​ 24 majit 2019 me​​ 27 dhe​​ 28 qershor 2019;​​ (ii)​​ kanë marrë pjesë në​​ seancën​​ e 22 janarit 2020 të​​ Gjykatës​​ se​​ Apelit dhe kishin patur mundësin që të ngrinin pretendime lidhur me rastin e tyre; (iii)​​ si dhe kanë marrë​​ pjesë​​ edhe në​​ seancën e zhvilluar​​ në ri-procedurë në​​ Gjykatën e​​ Apelit.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu e konsideron të nevojshme të vë në pah se parashtruesve të kërkesës u është mundësuar zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit; se ata kanë mundur që gjatë fazave të ndryshme të procedurës të parashtrojnë argumente dhe dëshmi që ata i kanë konsideruar të rëndësishme për rastin e tyre; dhe se të gjitha argumentet, shikuar objektivisht, që ishin relevante për zgjidhjen e rastit të tij janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve të goditura ishin shtruar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta. Si rrjedhojë, Gjykata konstaton se parashtruesit e kërkesës kanë gëzuar garancitë procedurale të ngërthyera në konceptin e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm (shih,​​ mutatis mutandis, ndër të tjera, rastin e Gjykatës​​ KI118/17, parashtrues​​ Sani Kervan dhe të tjerët,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 16 shkurtit 2018, paragrafi 35; po ashtu shih rastin e GJEDNJ-së​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 29).

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata konsideron se pretendimi​​ i parashtruesit të​​ kërkesës​​ për shkelje të​​ nenit​​ 31 dhe​​ 32 të Kushtetutës​​ refuzohet si qartazi i pabazuar në baza kushtetuese.​​ 

 

Përkitazi me​​ pretendimin për shkelje të​​ nenit 46 të Kushtetutës​​ ​​ në lidhje me nenin 1 të protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.

 

  • Sa​​ i​​ përket çështjes lidhur me kërkesën pasurore juridike,​​ Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës​​ ka​​ ngritur​​ këtë çështje duke pretenduar​​ në esencë​​ shkelje të​​ nenit 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 1 të protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “Po të më​​ mundësohej paraqitja e ankesës kundër Aktgjykimit të apelit,​​ për çështje të kërkesës pasurore juridike dhe për shpenzimet kolosale të procedurës, po të ftohesha në seancë të Kolegjit në Gjykatën Supreme të Kosovës, sigurisht që do të prezantoja pretendimet e mia. Pse Gjykata e shkallës së​​ parë​​ dhe ajo e Apelit nuk më​​ ka gjykuar dëmin e shkaktuar, i cili është vërtetuar në​​ procedurën penale.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [PKR.​​ nr. 76/18] të 24 majit 2019 dhe Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit​​ [APS. nr. 6/2019] të 4 majit 2020 kishin vendosur që parashtruesit e kërkesës ta realizojnë kërkesën​​ pasurore juridike​​ në kontest civil në cilësinë e palës së​​ dëmtuar.

  • ​​ lidhje me këtë, Gjykata​​ Themelore përmes Aktgjykimit të saj, palët e dëmtuara duke përfshirë parashtruesit e kërkesës në cilësinë e të dëmtuarve i ka udhëzuar që kërkesën pasurore juridike ta realizojnë në procedurë​​ civile kontestimore,​​ duke theksuar si në vijim:​​ 

 

“Të dëmtuarit Pal Gruda, Zef Gruda, F.F.,​​ ​​ B.Q., M.N.,​​ B.N., F.G., Sh.B.,​​ M.A., N.Q., K.G.,​​ dhe​​ A.Z.,​​ për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontestin e rregullt juridiko-civil”.

 

  • Gjithashtu, Gjykata i referohet pjesës relevante të Aktgjykimit [APS. nr. 6/2019] të 4 majit 2020, të​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit, ku theksohet:​​ 

 

“Gjykata e Apelit duke marrë​​ për bazë​​ faktin se disa nga të​​ dëmtuarit kishin parashtruar kërkesa pasurore juridike të​​ cilat kërkesa në​​ esencë​​ nuk përkonin me lartësinë​​ e parashtruar të​​ kërkesës në​​ raport me dëmin e pretenduar, kjo gjykatë​​ vetëm ka konstatuar që​​ kërkesat mund të​​ realizohen në​​ procedurën civile kontestimore, duke qenë​​ se për​​ Gjykatën e​​ Apelit baza për kompensimin e dëmit ekziston e që​​ rezulton si pasojë​​ e fajësisë së​​ të​​ akuzuarve që​​ kjo gjykatë​​ ka konstatuar, njëkohësisht për sa i përket lartësisë së​​ kërkesës së​​ parashtruar ajo nuk ishte e qartë, duke qenë​​ se kërkesa ishte në​​ shpërpushje me konstatimet e gjetura për dëmin e shkaktuar nga kjo gjykatë​​ që​​ të akuzuarit iu kishin bërë​​ të​​ dëmtuarave, e meqë gjykata udhëhiqet nga parimi i efikasitetit në procedurën penale duke mos i cenuar të drejtat e palëve mbi bazën e këtij parimi ndërmarrja a e veprimeve për çfarëdo ekspertize financiare për të konstatuar lartësinë e kërkesës së​​ të​​ dëmtuarave do të​​ tejzgjaste procedurën penale, mbi të​​ gjitha këto arsye gjykata mbështetur në​​ nenin 463,​​ të KPP-së ka vendosur që kërkesa të realizohet në​​ procedurën civile kontestimore nga të​​ dëmtuarit”.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se Aktgjykimi i Gjykatës së​​ Apelit ishte anuluar nga Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [PA-II. nr. 2/2020] të​​ 8 tetorit 2020,​​ për arsye të zbatimit të​​ ligjit penal dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim në Gjykatën e Apelit.​​ 

 

  • Megjithatë,​​ Gjykata​​ nuk mund të mos​​ vërej​​ se​​ parashtruesit e kërkesës​​ janë udhëzuar​​ në kontest civil për ta realizuar kërkesën pasurore juridike​​ ​​ cilësinë e palës së​​ dëmtuar.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ aspekt​​ dhe në​​ përgjigje​​ të​​ pretendimit​​ të​​ parashtruesve të​​ kërkesës sa​​ i​​ përket​​ çështjes​​ së​​ kërkesës pasurore juridike,​​ Gjykata rikujton se në​​ nenin 463, paragrafi 1 të​​ Kodit të Procedurës Penale​​ theksohet se​​ "Për ​​ kërkesat pasurore-juridike vendos gjykata.​​ Ndërsa paragrafi 2 i​​ po të​​ njëjtit nen përcakton që:​​ "Në​​ aktgjykim me të​​ cilin i akuzuari shpallet fajtor, gjykata mund ​​ të​​ vendosë​​ për kërkesën pasurore-juridike të​​ të dëmtuarit në tërësi ose ​​ pjesërisht dhe për pjesën e mbetur e udhëzon në​​ kontest civil. Kur të​​ dhënat e ​​ mbledhura në​​ procedurë​​ penale nuk paraqesin bazë​​ të​​ sigurt për gjykim të​​ plotë​​ e as të​​ pjesërishëm, gjykata e udhëzon të​​ dëmtuarin që​​ kërkesën ​​ pasurore-juridike mund ta​​ realizojë​​ në​​ kontest civil".

 

  • Gjykata thekson​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ nga​​ gjykatat e rregullta​​ është​​ udhëzuar në​​ ​​ procedurën përkatëse​​ për​​ realizimin e​​ kërkesës​​ pasurore juridike, nga kjo rezulton që parashtruesit e kërkesës kanë mundësi të ndjekin procedurat civile për kërkesën e tyre pasurore-juridike.

 

  • Në këtë kontekst,​​ Gjykata thekson se shterimi i mjeteve juridike ngërthen në​​ vete dy elemente: (i) atë të shterimit në​​ kuptimin formal-procedural, që nënkupton​​ ​​ mundësinë e përdorimit të​​ mjetit juridik, kundër një akti të​​ një autoriteti publik, në një instancë​​ më​​ të​​ lartë​​ me juridiksion të​​ plotë;​​ dhe (ii) shterimin e mjetit në​​ kuptimin substancial, që nënkupton raportimin e shkeljeve kushtetuese në​​ "substancë" para gjykatave të​​ rregullta në​​ mënyrë​​ që këto të​​ fundit të​​ kenë​​ mundësinë e parandalimit dhe të korrigjimit të​​ shkeljes së​​ të drejtave të​​ njeriut​​ ​​ mbrojtura me Kushtetutë​​ dhe KEDNJ. Gjykata i konsideron si të​​ shterura mjetet juridike​​ vetëm​​ atëherë​​ kur parashtruesit e​​ kërkesës, në​​ pajtueshmëri​​ me ligjet në​​ fuqi, i kanë​​ shfrytëzuar​​ ato, në​​ të​​ dyja kuptimet (shih, po ashtu, rastin e​​ Gjykatës​​ Kushtetuese,​​ KI71/18,​​ parashtrues​​ Kamer​​ Borovci, Musta​​ Borovci​​ dhe​​ Avdulla​​ Bajra, Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri,​​ i 21​​ nëntorit​​ 2018, paragrafit 57).

 

  • Duke pasur parasysh që parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar në kërkesë nëse, për të realizuar kërkesën e tij, ai ka ushtruar mjetet juridike që i kishte në dispozicion, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike​​ të parapara me ligj.

 

  • Prandaj,​​ ky pretendim i parashtruesit të​​ kërkesës hedhet poshtë nga Gjykata në pajtim me rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së​​ punës.

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata konstaton​​ se​​ (i)​​ pretendimi​​ për​​ shkelje të të drejtave dhe lirive të garantuara​​ me nenin​​ 31 dhe​​ 32​​ të Kushtetutës​​ deklarohet si​​ qartazi e​​ pabazuar;​​ ndërsa (ii)​​ pretendimi​​ për shkelje​​ ​​ nenit 46 të Kushtetutës në lidhje me​​ nenin​​ 1 të protokollit nr. 1 të KEDNJ-së lidhur me realizimin e kërkesës pasurore juridike,​​ deklarohet si​​ e parakohshme.​​ 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, të neneve 20, 47 dhe 48 të Ligjit dhe rregullave​​ 39​​ (1) (b)​​ dhe (2)​​ të Rregullores së punës,​​ njëzëri​​ me ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ 4​​ prill 2023

 

VENDOS

 

I.TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;​​ 

 

II.T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;​​ 

 

III.TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin  ​​ ​​​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 20.4 të Ligjit;​​ 

 

IV.Ky​​ aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​    ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   ​​ Gresa Caka-Nimani

 

1

Parashtruesit:

Pal Gruda dhe Zef Gruda

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale