Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës Ac.nr.5434/2012, të 14 shkurtit 2018

Nr. të lëndës KI 57/18

Parashtruesit: Hajriz Ferizi

Shkarko:

KI 57/18, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës Ac.nr.5434/2012, të 14 shkurtit 2018

KI 57/18, Parashtrues Hajriz Ferizi

Aktgjykim i 5 shkurti  2020, i publikuar më 10 mars 2020.

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, vendim i paarsyetuar gjyqësor, barazi para ligjit  

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se Aktgjykimi i kontesuar i Gjykatës së Apelit  Ac.nr.5434/2012, të 14 shkurtit 2018, i ka shkelur të drejtën për gjykim të drejtë dhe të pa anshëm të garantuar me nenin 31 të Kushetutës lidhur me nenin 6 të KEDNJ [procesi i rregullt gjyqësor].Sipas parashtruesit kjo e drejtë së bashku edhe me të drejtën e barazisë para ligjit dhe diskriminimin eventual të tij e kishte bazuar në pretendimin e mos adresimin e  pretendimeve  të  tij nga gjykata e Apelit lidhur me atributitin e  titullit ekzekutiv të konkluzionit të Komunës së Mitrovicës, me  parashkrimin e borxhit dhe me përfitimin nga ligji për  faljen  e borxhit

 Gjykata theksoi se mos adresimi apo mos trajtimi eventual i pretendimeve thelbësore të parashtruesve të kërkesave janë elemente përbërëse të së drejtës për vendim të arsyetuar gjyqësor që janë pjesë e garancive të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ dhe në këtë kuadër edhe trajtohen nga Gjykata (shih, ndër të tjera, Aktgjykimet e Gjykatës për rastet: KI135/14 të 8 shkurtit 2016; KI18/16 të 13 korrikut 2016; KI22/16 të 2 majit 2017; KI24/17 të 19 korrikut 2019 KI35/18 të 6 janarit 2020,  Aktvendimin në rastin KI143/16 të 8 qershorit 2018).

Gjykata theksoi në Aktgjykim se  ajo tashmë ka një praktikë të konsoliduar sa i përket të drejtës për një vendim të arsyetuar gjyqësor të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. Kjo praktikë është ndërtuar duke u bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet Hadjianastassiou kundër Greqisë, Aktgjykim i 16 dhjetorit 1992; Van de Hurk kundër Holandës, Aktgjykim i 19 prillit 1994; Hiro Balani kundër Spanjës, Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994; Higgins dhe të tjerët kundër Francës, Aktgjykimi i 19 shkurtit 1998 si dhe rastet e veta KI22/16, Naser Husaj, Aktgjykim i 9 qershorit 2017; KI97/16, parashtrues “IKK Classic”, Aktgjykim i 9 janarit 2018; dhe KI143/16, Fc Mretebi kundër Gjeorgisë, par. 31, Aktgjykimi i GJENDJ-së, i 31 korrikut 2007 Abdulaziz, Cabales dhe Balkandali kunder Mbreterisë së Bashkuar, kërkesat nr. 9214/80; 9473/81 dhe 9474/81, 24 prill 1985, paragrafi 72)”.

 (….dhe të tjerë) dhe erdhi në përfundon se edhe Gjykata Themelore edhe Gjykata e Apelit i kanë trajtuar pretendimet thelbësore të parashtruesit të kërkesës dhe duke aplikuar ligjin në fuqi kanë dhënë përgjigje në ato pretendime. Gjykata më tej gjen se vendimet gjyqësore në substancën e tyre nuk janë arbitrare sikurse që edhe procedurat e zhvilluara gjyqësore në tërësinë e tyre nuk janë tregues të ndonjë shkeljeje kushtetuese.

Gjykata po ashtu gjeti se  parashtruesi me asnjë provë nuk e dëshmoi papabarazinë e pretenduar para ligjit. Ai nuk arriti të dëshmojë se nuk iu sigurua mbrojtja e barabartë ligjore ose që në cilën do bazë mund të jetë diskriminuar e që janë kërkesat themelore të nenit 24 të Kushtetutës. Për më tepër, këtë normë kushtetuese parashtruesi i kërkesës vetëm e ka përmendur në kërkesë por nuk ka dhënë asnjë arsyetim se në cilat kushte dhe rrethana ajo eventualisht është cenuar.

Gjykata  pasi shqyrtoi kërkesën në të gjitha aspektet konkludoi se kërkesa në baza kushtetuese nuk është e arsyetuar dhe se parashtruesi i kërkesës në asnjë mënyrë nuk e ka dëshmuar e as mbështetur me prova pretendimin për shkelje të një të drejte kushtetuese; andaj, në përputhje me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës kërkesa deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar.

Parashtruesit:

Hajriz Ferizi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile