Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit Ac. nr. 901/19, të 20 majit 2020

Nr. të lëndës KI 139/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI139/20, Parashtrues i kërkesës: Ilir Millaku, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit Ac. nr. 901/19, të 20 majit 2020

 KI139/20, aktvendim i 21 tetorit 2021, publikuar më 8 nëntor 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedura përmbarimore, barazia para ligjit, e drejta për gjykim të drejtë, mbrojtja gjyqësore e të drejtave, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme 

Për shkak të borxheve të papaguara ndaj kompanisë së distribucionit së energjisë elektrike, parashtruesi i kërkesës ka lidhur me të njëjtën kontratë për shlyerjen e borxheve nga viti 2008, kjo kontratë parashikonte se me mos pagesën e tri kësteve të njëpasnjëshme, do të konsiderohet se pala debitore nuk ka paguar këstet përkatëse (shumën përkatëse). Pasi parashtruesi i kërkesës nuk i ka paguar këstet përkatëse të parashikuara në kontratë, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ka nisur procedurën përmbarimore.

Kjo procedurë përmbarimore ka kaluar nëpër të gjitha fazat dhe është shqyrtuar nga gjykatat e rregullta, dhe në fund Gjykata e Apelit ka refuzuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës dhe drejtësinë dhe ligjshmërinë e procedurës përmbarimore në tërësi.

Parashtruesi i kërkesës gjithashtu ka paraqitur propozim për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, mirëpo Prokurori i Shtetit e ka njoftuar parashtruesin se propozimi i tij nuk është pranuar për shkak se nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore.

Parashtruesi i kërkesës e kontestoi kushtetutshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës së Apelit Ac. nr. 901/19, të 20 majit 2020, duke deklaruar  shkelje të të drejtave të garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit], nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

Pasi shqyrtoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës në tërësi, Gjykata vërejti se parashtruesi në kërkesën e tij pretendon se me vendimet e kontestuara janë shkelur neni 3, neni 31, neni 32 dhe neni 54 të Kushtetutës, si dhe nenin 6 të KEDNJ-së.

Për sa i përket shkeljes së pretenduar të të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së si rezultat i interpretimit të gabuar të dispozitave të LMD-së, Gjykata konstatoi se kjo pjesë e pretendimeve cilësohen si pretendime të “shkallës së katërt” dhe si të tilla ato pasqyrojnë pretendime në nivelin e “ligjshmërisë” dhe, për këtë arsye, janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese.

Sa i përket pretendimit të parashtruesit të kërkesës për trajtim të pabarabartë,  Gjykata konstaton se ky pretendim i parashtruesit të kërkesës i përket pretendimeve „të pambështetura ose të paarsyetuara“, dhe si të tilla Gjykata në baza kushtetuese i deklaron ato si qartazi të pabazuara dhe, rrjedhimisht, të papranueshme.

Sa i përket pretendimeve për shkelje të të drejtave të garantuara me nenet 32 dhe 54 të Kushtetutës këto pretendime bien në kategorinë e pretendimeve „të pambështetura apo të paarsyetuara“, sepse parashtruesi i kërkesës vetëm i përmend këto dispozita të Kushtetutës, por nuk shpjegon se si janë shkelur ato.

Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa, në tërësi, duhet të deklarohet qartazi e pabazuar dhe rrjedhimisht e papranueshme në baza kushtetuese, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Ilir Millaku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Neni 3 - Barazia para Ligjit, Neni 24 - Barazia para Ligjit, Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike , Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile