Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 496/18, të 20 marsit 2019

Nr. të lëndës KI 106/19

Parashtruesit: Mark Nikolla

Shkarko:

KI106/19, Parashtrues i kërkesës: Mark Nikolla, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 496/18, të 20 marsit 2019

KI106/19, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 7 tetor 2020, i publikuar më 28 tetor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë përmbarimore, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Kërkesa është dorëzuar nga Mark Nikolla, me vendbanim në Gjakovë.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se përmes vendimeve të kontestuara atij i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës.

Lidhur me këtë pretendim, përtej pretendimit se vendimet e gjykatave të rregullta janë në kundërshtim me nenin 3 të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur para Gjykatës asnjë argument dhe/ose arsyetim konkret përkitazi me shkeljet e të drejtave të tij të cilat ai i pretendon.

Në këtë aspekt, Gjykata rikujton praktikën e saj gjyqësore sipas së cilës vetëm përmendja e një neni të Kushtetutës, pa arsyetim të qartë dhe adekuat se si është shkelur ajo e drejtë, nuk mjafton si argument për të aktivizuar makinerinë e mbrojtjes që ofron Kushtetuta dhe Gjykata, si institucion që përkujdeset për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. (Shih, në këtë kontest, rastet e Gjykatës KI02/18, parashtrues Qeveria e Republikës së Kosovës [Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor], Aktvendim për papranueshmëri, i 20 qershorit 2019, paragrafin 36; dhe KI95/19, parashtrues Ruzhdi Bejta, Aktvendim për papranueshmëri, i 8 tetorit 2019, paragrafët 30-31).

Siç u sqarua më lart, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës nuk sjell asnjë argument apo arsyetim shtesë në mbështetje të pretendimeve të tij për shkelje të të drejtave të tij kushtetuese. Për pasojë, Gjykata bazuar në Rregulloren e saj të punës, përkatësisht paragrafin 2 të rregullit 39 të saj, duhet të shpallë këtë kërkesë të papranueshme si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese, sepse parashtruesi i kërkesës nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.

 

Parashtruesit:

Mark Nikolla

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar