Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës [Kom. Dh. Shk. OO. nr. 390/2023] të 6 qershorit 2023 dhe Urdhrit [829/14] të përmbaruesit privat të 2 marsit 2022

Nr. të lëndës KI145/23

Parashtruesit: Jetmir Rragomi dhe Bardh Rragomi

Shkarko:

KI145/23, parashtrues Jetmir Rragomi dhe Bardh  Rragomi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës [Kom. Dh. Shk. OO. nr. 390/2023] të 6 qershorit 2023 dhe Urdhrit [829/14] të përmbaruesit privat të 2 marsit 2022

KI145/23, Vendim për refuzimin e kërkesës i 22 janarit 2024, publikuar më 7 shkurt 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë, pretendime të paarsyetuara

Parashtruesit e kërkesës kanë paraqitur kërkesë në Gjykatë, por nuk kanë plotësuar formularin standard të kërkesës të Gjykatës.  Duke pasur parasysh këtë, Gjykata u dërgoi një letër parashtruesve të kërkesës në të cilën u kërkoi, i) të plotësonin formularin standard të kërkesës të Gjykatës, si dhe, ii) t’i dorëzonin Gjykatës të gjitha vendimet gjyqësore, aktvendimet si dhe të gjitha dokumentet e tjera të cilat ata nuk i kishin dorëzuar në momentin e paraqitjes së kërkesës në Gjykatë.

Parashtruesit e kërkesës dorëzuan në Gjykatë vetëm formularin standard të plotësuar të kërkesës të Gjykatës.

Duke pasur parasysh këtë, Gjykata arriti në përfundimin se kërkesa si e tillë nuk i plotëson standardet e kërkesës të përcaktuara sipas rregullit 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës në mënyrë që Gjykata të jetë në gjendje ta shqyrtojë në pikëpamje procedurale, për disa arsye, dhe ato arsye janë: i) se parashtruesit e kërkesës nuk kanë plotësuar formularin standard të parashikuar të kërkesës të Gjykatës, ii) se në shkresën që i kanë dorëzuar Gjykatës me titull “Ankesa kushtetuese”, nuk kanë sqaruar të gjitha rrethanat e kërkesës në mënyrë kronologjike, iii) se parashtruesit e kërkesës vetëm kanë përmendur shkelje të neneve të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së, pa shpjeguar qartë se si ka ardhur deri te shkelja e tyre në procedurën që ata kontestojnë, dhe iv) dhe më e rëndësishmja është se parashtruesit e kërkesës nuk kanë dorëzuar në Gjykatë të gjitha vendimet dhe aktvendimet gjyqësore, si dhe urdhrin e përmbaruesit privat, i cili gjithashtu është cekur si objekt shqyrtimi në gjykatë.

Prandaj, Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesve me procedurë të shkurtër në bazë të rregullave 24 (g) dhe (h) dhe 54 (2) (a) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Jetmir Rragomi dhe Bardh Rragomi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile