Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës [Kom. Dh. Shk. OO. nr. 390/2023] të 6 qershorit 2023 dhe Urdhrit [829/14] të përmbaruesit privat të 2 marsit 2022

Nr. të lëndës KI145/23

Parashtruesit: Jetmir Rragomi dhe Bardh Rragomi

Shkarko:

 

Prishtinë, 5 shkurt​​ 2024

Nr. ref.:RK 2324/24

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIMIN E KËRKESËS​​ 

 

 

rastin nr.​​ KI145/23

 

Parashtrues

 

Jetmir Rragomi​​ dhe ​​​​ Bardh ​​ Rragomi

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës​​ Komerciale​​ të Kosovës [Kom. Dh. Shk. OO. nr. 390/2023] të 6 qershorit 2023 dhe

Urdhrit [829/14]​​ ​​ përmbaruesit privat​​ ​​ 2 marsit​​ 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesit e kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Jetmir Rragomi​​ dhe​​ Bardh ​​ Rragomi,​​ si pronarë të kompanisë​​ Rino Corp,​​ sh.p.k.,​​ me seli në Gjakovë,​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesit e kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

​​ ​​ 

  • Parashtruesit​​ e kërkesës​​ kontestojnë kushtetutshmërinë e​​ Aktvendimit të Gjykatës​​ Komerciale​​ të Kosovës [Kom.​​ Dh.​​ Shk.​​ OO.​​ nr. 390/2023], të 6 qershorit​​ 2023 dhe Urdhrit​​ [829/14],​​ ​​ përmbaruesit​​ privat​​ ​​ 2 marsit 2022.

​​ 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë​​ ​​ së​​ aktvendimit të Gjykatës​​ Komerciale​​ si dhe urdhrit të përmbaruesit privat,​​ ​​ për​​ të cilët​​ pretendohet se cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të​​ parashtruesve të kërkesës​​ të garantuara​​ me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin​​ 32 [E​​ Drejta për Mjete Juridike], neni 102 paragrafi 5 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), si dhe neni 6 (E drejta për​​ një proces të rregullt), neni 13 (E drejta për zgjidhje efektive) dhe neni 1 i Protokollit 1 (Mbrojtja e pronës)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet ​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë​​ 

 

  • ​​ 3​​ korrik​​ 2023,​​ parashtruesit e dorëzuan kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 13​​ korrik​​ 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës me vendimin​​ [nr.​​ GJR.​​ KI145/23]​​ caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha​​ gjyqtar raportues,​​ ndërsa me vendimin​​ [nr.​​ KSH.​​ KI145/23]​​ caktoi​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi (kryesuese),​​ Radomir Laban​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi,​​ anëtarë. ​​ 

 

  • Më 29 gusht 2023, Gjykata njoftoi​​ parashtruesit e kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës dhe​​ kërkoi nga ata,​​ i)​​ të plotësojnë​​ formularin standard të kërkesës​​ së Gjykatës, si dhe,​​ ii)​​ të dorëzojnë​​ në​​ Gjykatë të gjitha vendimet gjyqësore,​​ aktvendimet​​ dhe të gjitha dokumentet e tjera të cilat nuk i kanë dorëzuar në momentin e​​ parashtrimit​​ të kërkesës në​​ Gjykatë.​​ 

 

  • Më 13 shtator 2023,​​ parashtruesit e kërkesës​​ dorëzuan​​ në​​ Gjykatë vetëm formularin standard të plotësuar të kërkesës​​ së Gjykatës.

 

  • ​​ 22 janar​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës që ta refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ ​​ 

 

  • Para se​​ Gjykata të​​ paraqes​​ gjendjen faktike të rastit konkret​​ në vazhdim të këtij vendimi, duhet të​​ deklarojë​​ se​​ gjendjen faktike e​​ ka nxjerrë ekskluzivisht në bazë të​​ Aktvendimit të Gjykatës​​ Komerciale​​ të Kosovës [Kom.​​ Dh.​​ Shk.​​ OO.​​ nr. 390/2023],​​ ​​ 6 qershorit​​ 2023, të cilën​​ parashtruesit e kërkesës​​ e kanë​​ parashtruar në kërkesë. Rrjedhimisht, rezulton se kreditori,​​ Banka​​ Ekonomike​​ sh. a. me seli në Prishtinë, më 5 shkurt 2014,​​ paraqiti​​ propozim për përmbarim ndaj debitorit ekzekutiv të​​ kompanisë​​ “Rino Corp”, me​​ parashtruesit e kërkesës si​​ pronarë, në shumën​​ e përgjithshme​​ të borxhit prej 147.058,96 euro. Procedura përmbarimore është nisur nga​​ Banka Ekonomike​​ mbi bazën e dokumentit përmbarues, më konkretisht Marrëveshjes​​ ​​ kredisë për kreditë për​​ kompanitë​​ [nr. 63617/Gja]​​ ​​ 23​​ marsit​​ 2012,​​ të marrëveshjes së hipotekës [nr. 6361/3Gja] të 23​​ marsit​​ 2012, dhe​​ aktvendimit për regjistrimin e hipotekës [nr. prot.: 112/12]​​ ​​ 17 prillit​​ 2012.

 

  • Gjykata Themelore në Gjakovë, duke vepruar sipas propozimit për përmbarim,​​ nxori​​ aktvendimin [E. nr. 105/14] të 14 shkurtit​​ 2014,​​ përmes të cilit lejoi​​ përmbarimin ndaj debitorit​​ përmbarimor​​ (parashtruesve të kërkesës).

 

  • Më 26 mars 2014,​​ parashtruesit e kërkesës si debitor​​ përmbarimor​​ paraqitën kundërshtim në Gjykatën Themelore kundër​​ aktvendimit të 14 shkurtit​​ 2014.

 

  • Më 12 nëntor 2014,​​ Gjykata Themelore​​ nxori aktvendimin [O​​ P. nr. 105/14],​​ përmes të cilit refuzoi​​ ankesën e parashtruesve të kërkesës. Në të njëjtën kohë, lëndën​​ e plotë​​ ia​​ kaloi​​ përmbaruesit privat G.R., në mënyrë që të​​ përmbarohet.

 

  • Parashtruesit e kërkesës parashtruan ankesë​​ kundër​​ aktvendimit​​ për​​ përmbarim në Gjykatën e Apelit, i cili është​​ refuzuar​​ nga Gjykata e Apelit​​ me aktvendim​​ më 29 janar 2015.​​ 

 

  • Më 2 mars 2022, përmbaruesi privat​​ nxori​​ Urdhrin [nr. 829/14], me të cilin ka filluar procedura e përmbarimit.

 

  • Parashtruesit e kërkesës​​ parashtruan ankesë në Gjykatën​​ Komerciale​​ në afatin ligjor kundër urdhrit [nr.​​ 829/14] të përmbaruesit privat për shkak të shkeljeve të dispozitave të procedurës​​ kontestimore​​ dhe​​ përmbarimore,​​ vërtetimit​​ të gabuar dhe jo të plotë të​​ gjendjes faktike​​ dhe zbatimit​​ ​​ gabuar të së drejtës materiale me propozim që gjykata e shkallës së dytë t'i pranojë këto ankesa dhe ta anulojë urdhrin e shitjes dhe ta kthejë çështjen në rishqyrtim dhe vendosje.

 

  • Më 6​​ qershor​​ 2023, Gjykata​​ Komerciale​​ nxori aktvendimin [KOM.​​ Dh.​​ SHk.​​ II.​​ nr. 390/2023],​​ përmes të cilit refuzoi​​ ankesën​​ e parashtruesve të kërkesës​​ si të pabazuar, ndërsa​​ vërtetoi në tërësi aktvendimin përmbarues [E. nr. 105/14] të Gjykatës Themelore të 14 shkurtit 2014.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se​​ përmes aktvendimit të​​ Gjykatës​​ Komerciale​​ si dhe urdhrit​​ ​​ përmbaruesit privat​​ janë shkelur​​ të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara​​ me​​ nenin​​ 31 [E​​ Drejta​​ për​​ Gjykim​​ të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm], nenin​​ 32 [E​​ Drejta​​ për​​ Mjete Juridike],​​ nenin​​ 102 paragrafi 5 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]​​ të​​ Kushtetutës, si dhe nenin​​ 6 (E drejta për një​​ proces të rregullt), nenin​​ 13 (E drejta për​​ zgjidhje​​ efektive) dhe nenin​​ 1​​ ​​ Protokollit 1 (Mbrojtja e pronës) të​​ KEDNJ-së.

 

  • Megjithatë, përkundër faktit se​​ parashtruesit e kërkesës​​ cituan një sërë shkeljesh të neneve të Kushtetutës dhe të KEDNJ-së, ata nuk i​​ arsyetuan​​ ato individualisht në vazhdim të kërkesës, por​​ vetëm​​ i shpjeguan shkeljet e pretenduara si më poshtë:

 

“Parimet ligjore janë injoruar. Ligji​​ nuk mund të injorohen në asnjërën bazë të procedurës.​​ Kjo vlen edhe për fazën përmbarimore, si pjesë e procedurës civile. Në mbështetje të kësaj, parashtruesit e kërkesës shtojnë se​​ nuk është respektuar Ligji për familjen të Kosovës, Ligji​​ ​​ Nr.​​ 2004/32, […]​​ si dhe neni​​ 47 „Pasuria e përbashkët”.

 

  • Për më tepër,​​ parashtruesit e kërkesës​​ pretendojnë se përmbaruesi privat nuk e ka ftuar ekspertin në seancë dhe nëse thirrja e tij ka qenë e​​ domosdoshme​​ në​​ pajtim​​ me nenin 362 të​​ LPK-së, i cili zbatohet edhe në këtë procedurë,​​ dhe​​ i cili parashikon se eksperti gjithmonë ftohet në seancën e shqyrtimit kryesor të lëndës.​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës​​ deklarojnë gjithashtu se, sipas deklaratave të​​ parashtruesve të kërkesës, Gjykata​​ Komerciale​​ nuk e ka analizuar në masën e duhur ankesën që ata parashtruan, dhe nëse kishte bazë​​ të mjaftueshme ligjore për ta kthyer çështjen për rishqyrtim dhe vendimmarrje​​ apo​​ për ta​​ anuluar dhe​​ ndryshuar​​ vendimin​​ sepse ka pasur shkelje ligjore në procedurë.​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës​​ i drejtohen​​ Gjykatës me kërkesë për anulimin dhe shpalljen antikushtetuese të urdhrit ekzekutiv dhe​​ aktvendimit të gjykatës që janë objekt​​ i kontestimit​​ në këtë gjykatë.

 

Dispozitat relevante të Ligjit dhe Rregullores së punës​​ 

 

Ligji

 

Neni​​ 48​​ 

(Saktësimi i kërkesës)

 

​​ “Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.​​ 

 

Rregullorja e punës​​ 

 

Rregulli 25​​ 

(Parashtrimi i kërkesave dhe​​ përgjigjeve)

 

[...]

 

  • Kërkesa, po ashtu, duhet të përmbajë​​ edhe;

„[…]

(g)​​ arsyetimin rreth pranueshmërisë dhe meritave të kërkesës; dhe​​ 

(h)​​ informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

Rregulli​​ 54

(Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)

[…]

“(2)​​ ​​ Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se:

 

(a)​​ kërkesa​​ është​​ jo e plotë​​ ose e paqartë,​​ përkundër​​ kërkesës​​ ose​​ kërkesave​​ nga Gjykata ndaj​​ palës​​ që​​ ta​​ plotësojë​​ ose të​​ qartësojë​​ kërkesën;”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ ​​ 

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse janë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, ​​ dhe​​ të specifikuara më tej​​ me Ligj dhe​​ me Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve​​ 1 dhe 7 të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Përveç​​ kritereve të përcaktuara më lart, në vlerësimin nëse parashtruesit​​ e kërkesës i plotësojnë​​ kriteret për vlerësimin e kërkesës së​​ tyre, Gjykata rikujton nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të ​​ Ligjit dhe​​ ​​ vazhdim​​ shqyrton​​ nëse parashtruesit​​ e​​ kërkesës i ka​​ përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë, siç parashihen në nenin 48 të Ligjit,​​ i cili​​ përcakton:​​ ​​ 

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

  • Po ashtu, përveç këtyre kritereve të lartcekura, Gjykata shqyrton nëse​​ parashtruesit e​​ kërkesës i ka​​ plotësuar kërkesat e rregullit​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës,​​ ​​ ku parashihet se kërkesa e parashtruesve duhet të përmbajë edhe: (a) emrin dhe adresën e palës që parashtron kërkesën; (b) emrin dhe adresën e përfaqësuesit për dorëzimin e dokumenteve, nëse ka; (c) autorizimin për përfaqësuesin ligjor; (d) emrin dhe adresën e palës, ose të palëve kundërshtare, nëse janë të njohura, të cilave u dërgohen dokumentet; (e) mbrojtjen juridike të kërkuar; (f) përmbledhjen e shkurtër të fakteve; (g)​​ arsyetimin rreth pranueshmërisë dhe meritave të kërkesës​​ ; dhe (h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

  • Në këtë kontekst, sipas paragrafit 4 të nenit 22 (Procedimi i kërkesës) të Ligjit, që parasheh se nëse kërkesa ose përgjigja në kërkesë nuk është e qartë ose e kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë dhe cakton një afat prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditëve për të qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në kërkesë. Në rastet kur palët përkatëse nuk dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Gjykatë apo përkundër kërkesave të Gjykatës ndaj palës për të plotësuar apo qartësuar kërkesën,​​ e njëjta sërish mbetet e paplotë ose e paqartë,​​ bazuar në rregullin​​ 54​​ (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, Gjykata mund të vendosë të refuzojë kërkesën​​ me procedurë të shkurtër.​​ ​​ 

 

  • Në rastin konkret, duke u bazuar në​​ shtjellimin​​ e mësipërm, Gjykata rikujton se kërkesën e parashtruesve​​ të kërkesës e kishte pranuar më​​ 3 korrik 2023, por se kërkesa si e tillë nuk kishte​​ përmbushur standardet e përcaktuara të kërkesës​​ në mënyrë që​​ Gjykata​​ të jetë në gjendje​​ ta shqyrtojë në pikëpamje procedurale, për disa arsye, dhe ato arsye janë:​​ i)​​ se​​ parashtruesit e kërkesës​​ nuk kanë plotësuar formularin standard të parashikuar të kërkesës​​ së gjykatës,​​ ii)​​ se në shkresën që i kanë dorëzuar gjykatës me titull​​ “Ankesa​​ kushtetuese, nuk kanë sqaruar. të gjitha rrethanat e kërkesës sipas rendit kronologjik,​​ iii)​​ që​​ parashtruesit e kërkesës​​ kanë deklaruar vetëm shkelje të neneve të​​ Kushtetutës dhe të KEDNJ-së, pa shpjeguar qartë se si ka​​ ardhur deri te​​ ​​ shkelja e tyre në procedurën që ata​​ kontestojnë, dhe​​ iv)​​ dhe më e rëndësishme është se​​ parashtruesit e kërkesës​​ nuk kanë dorëzuar​​ në Gjykatë​​ të gjitha vendimet dhe aktvendimet gjyqësore, si dhe urdhrin e përmbaruesit​​ privat, i cili gjithashtu është i​​ deklaruar​​ si objekt shqyrtimi në gjykatë.

 

  • Gjykata​​ vlerëson​​ se pikërisht me synimin për të kapërcyer dhe eliminuar këto lëshime të​​ parashtruesve të kërkesës, që​​ sigurisht​​ do t'i mundësonte​​ Gjykatës të shqyrtonte kërkesën e tyre në kuptimin thelbësor në lidhje me shkeljet e përmendura të neneve të Kushtetutës​​ dhe të KEDNJ-së, më 29 gusht 2023, u​​ dërgoi​​ një shkresë të re​​ parashtruesve të kërkesës​​ me qëllim që të​​ eliminojnë​​ mangësitë dhe lëshimet nga​​ kërkesa e parashtruar e​​ 3 korrikut​​ 2023.

 

  • Më konkretisht, në shkresën e 29 gushtit​​ 2023, Gjykata​​ kërkoi nga parashtruesit e kërkesës​​ që:​​ i)​​ të plotësojnë formularin standard të kërkesës​​ së gjykatës,​​ ii)​​ t'i paraqesin​​ gjykatës të gjitha vendimet,​​ aktvendimet gjyqësore si dhe të gjitha dokumentet e tjera që ata nuk​​ i​​ kanë paraqitur në momentin e​​ parashtrimit​​ të kërkesës​​ në gjykatë ​​ të cilat i konsiderojnë të rëndësishme në procesin e shqyrtimit të kërkesës pranë kësaj gjykate.

 

  • Gjykata​​ rikujton se​​ parashtruesit e kërkesës​​ i janë përgjigjur kërkesës së gjykatës më 13 shtator 2023, duke përmbushur vetëm një nga kushtet e kërkuara nga gjykata në shkresën e datës 29 gusht 2023,​​ dhe ajo​​ është se kanë dorëzuar vetëm​​ formularin​​ zyrtar të plotësuar të kërkesës së gjykatës, ku në formular nuk kanë shpjeguar​​ prapë​​ kronologjinë e veprimeve procedurale në lidhje me​​ procedurën​​ gjyqësore​​ ​​ kontestohet në gjykatë, si dhe nuk kanë shpjeguar shkeljet e përmendura të neneve të​​ Kushtetutës​​ dhe të KEDNJ-së.

 

  • Për më tepër, Gjykata duhet gjithashtu të​​ theksojë​​ në mënyrë specifike faktin se​​ parashtruesit e kërkesës​​ nuk​​ dorëzuan në gjykatë as​​ për herë të dytë të gjitha vendimet dhe​​ aktvendimet gjyqësore, si dhe urdhrin e​​ përmbaruesit​​ privat, i cili, ndër të tjera, ishte​​ objekt i​​ vlerësimit​​ kushtetues në këtë​​ gjykatë, siç kanë kërkuar​​ parashtruesit e kërkesës.

 

  • ​​ mbështetje të kësaj, Gjykata është e mendimit se ishte mjaft e qartë në kërkesën specifike​​ përmes​​ së cilës​​ ajo iu drejtua​​ parashtruesve të kërkesës, duke u shpjeguar atyre lëshimet që ata bënë në kërkesën e 3 korrikut​​ 2023, duke u dhënë atyre mundësinë që të t'i korrigjojnë ato brenda afatit të caktuar dhe çfarë mund të​​ shihet​​ edhe në bazë të përmbajtjes së​​ shkresës​​ ​​ ajo​​ ua​​ dërgoi​​ parashtruesve të kërkesës​​ më 29 gusht 2023.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesave, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe pretendimet e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesave nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës​​ për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata, i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesve të kërkesave (shih, ndër të tjerash, rastet e Gjykatës, KI121/21, parashtrues​​ Bajram Hasani, Vendim për refuzimin e kërkesës i 23 shtatorit 2021, paragrafi 38; KI135/21, parashtrues​​ Isuf Musliu, Vendim për refuzimin e kërkesës i 10 shtatorit 2021, paragrafi 35; dhe KI101/21, parashtrues​​ “N.T.Sh. Morina B”,​​ Vendim për refuzimin e kërkesës i 8 shtatorit 2021, paragrafi​​ 36).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se kërkesa e parashtruesve​​ ​​ kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacionin mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullat​​ 32 (2) (g) dhe​​ (h)​​ dhe​​ 54​​ (2)​​ (a)​​ të Rregullores së punës. Prandaj, Gjykata vlerëson se kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.​​ 

​​ 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 48 të Ligjit dhe rregullat​​ 24​​ (g) dhe (h) dhe​​ 54​​ (2)​​ (a)​​ të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ ​​ 22 janar​​ 2024, njëzëri,​​ 

 

VENDOS

 

  • TË REFUZOJË kërkesën;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Safet​​ Hoxha ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

1

Parashtruesit:

Jetmir Rragomi dhe Bardh Rragomi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile