Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Rev. nr. 521/23, të 15 dhjetorit 2023, të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI111/24

Parashtruesit: Shpend Berisha

Shkarko:

Prishtinë, më 23 shtator 2024

Nr. Ref.: RK 2529/24

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI111/24

 

Parashtrues

 

Shpend Berisha

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ Rev.​​ nr.​​ 521/23, të 15 dhjetorit​​ 2023, të Gjykatës Supreme të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Shpend Berisha​​ me vendbanim​​ ​​ Komunën​​ e Vushtrrisë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës),​​ i përfaqësuar nga​​ Armend Krasniqi,​​ avokat në Komunën e​​ Prishtinës.​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ e​​ konteston kushtetutshmërinë e Aktvendimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 521/23] të 15 dhjetorit​​ 2023​​ të Gjykatës​​ Supreme​​ të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) në lidhje me​​ Aktgjykimin [Ac.​​ nr.​​ 417/19]​​ ​​ 23 dhjetorit 2022​​ të Gjykatës së​​ Apelit të Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin mëtejmë: Gjykata e Apelit) si dhe​​ Aktgjykimin [C.​​ nr. 3444/12]​​ ​​ 21 shtatorit 2018​​ ​​ Gjykatës Themelore në Prishtinë,​​ Departamenti i​​ Përgjithshëm,​​ Divizioni Civil​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ aktvendimin​​ e kontestuar e ka pranuar më​​ 25 janar 2024. ​​​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktvendimit​​ të​​ kontestuar të Gjykatës Supreme, përmes të cilit pretendohet se​​ parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore​​ të tij​​ të garantuara me​​ nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe​​ të Paanshëm]​​ dhe 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në lidhje me​​ nenet​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ të Konventës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që identiteti i tij të mos zbulohet, por​​ pa dhënë ndonjë arsyetim lidhur​​ me​​ kërkesën e tij.​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës nr. 01/2023 së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më 10 maj 2024,​​ parashtruesi i​​ kërkesës dorëzoi kërkesën në ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​  ​​ ​​​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

  • Më 22 maj 2024, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes vendimit [nr.​​ Gjr.​​ KI111/24]​​ caktoi gjyqtarin Jeton Bytyqi,​​ gjyqtar raportues​​ dhe​​ përmes vendimit​​ [nr.​​ KSH.​​ KI111/24] caktoi​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Bajram Ljatifi​​ (kryesues), Remzije​​ Istrefi – Peci dhe Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).​​ ​​ 

 

  • Më 29 maj 2024, Gjykata e njoftoi​​ përfaqësuesin e parashtruesit të​​ kërkesës për regjistrimin e kërkesës. Në po të njëjtën ditë, Gjykata e njoftoi Gjykatën Supreme​​ për regjistrimin e kërkesës​​ dhe i dërgoi një kopje të saj.​​ 

 

  • Më 29 maj 2024, Gjykata​​ gjithashtu​​ njoftoi​​ Gjykatën Themelore​​ për regjistrimin e ​​ kërkesës dhe kërkoi​​ nga ajo​​ që të dorëzojë​​ fletëkthesën​​ që dëshmon​​ se kur parashtruesi i kërkesës​​ e kishte pranuar​​ aktvendimin​​ e kontestuar.  ​​​​ 

 

  • ​​ 31 maj 2024,​​ Gjykata pranoi​​ nga Gjykata Themelore​​ fletëkthesën e kërkuar më 29 maj 2024.​​ 

 

  • Më 6 qershor 2024, Gjykata​​ kërkoi​​ nga​​ Gjykata Themelore​​ që të dorëzojë fletëkthesën​​ që dëshmon​​ se kur parashtruesi i kërkesës​​ e​​ kishte​​ pranuar​​ Aktgjykimin [Ac.​​ nr. 417/19]​​ e​​ 23​​ dhjetorit 2022 të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Më 13 qershor 2024, Gjykata pranoi nga Gjykata Themelore​​ fletëkthesën e kërkuar më 6 qershor 2024.​​ 

 

  • Më​​ 4 shtator​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ papranueshmërinë​​ e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Më 27 tetor 2012, parashtruesi i​​ kërkesës​​ dhe personat M.​​ B.​​ dhe A.​​ B.,​​ ishin përfshirë në një aksident komunikacioni​​ që kishte ndodhur​​ ​​ rrugën rajonale​​ Xërxë-Rahovec,​​ me ç’​​ rast​​ këta të fundit​​ kishin​​ pësuar​​ lëndime trupore. Aksidenti​​ ishte​​ shkaktuar nga një automjet i siguruar nga​​ kompania e sigurimeve​​ “Elsig”​​ SH.A.​​ (në tekstin e mëtejmë: “Elsig”).​​ 

 

  • Më 31 dhjetor 2012, parashtruesi i kërkesës​​ dhe të dëmtuarit e tjerë​​ paraqitën​​ padi​​ në Gjykatën​​ Themelore​​ ndaj “Elsig”,​​ duke kërkuar kompensimin e dëmit për shkak të​​ lëndimeve të​​ pësuara në​​ aksidentin e lartcekur.​​ 

 

  • Më 7 shtator 2018,​​ parashtruesi i kërkesës​​ dhe​​ ​​ dëmtuarit​​ tjerë,​​ precizuan kërkesëpadinë,​​ me ç’​​ rast parashtruesi i kërkesës​​ kërkoi​​ shumën e përgjithshme prej​​ shtatëmijë e njëqind euro​​ (7,100.00)​​ euro,​​ në emër të kompensimit të dëmit material dhe jomaterial, shpenzimeve​​ mjekësore​​ si dhe shpenzimeve​​ ​​ tjera.​​ 

 

  • Më 21 shtator 2018, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 3444/12], miratoi pjesërisht kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës​​ dhe të dëmtuarave tjerë, duke detyruar “Elsig” që t’i paguajë parashtruesit të kërkesës shumën​​ prej​​ katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë (4,675,00)​​ euro,​​ në emër të dëmit material dhe jo-material,​​ si dhe​​ shpenzimeve​​ procedurale.​​ 

 

  • Kundër Aktgjykimit të lartcekur, “Elsig”​​ paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit, duke kontestuar shumat​​ e kompensimit të​​ përcaktuara​​ nga Gjykata Themelore.​​ 

 

  • Më 23 dhjetor 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AC.​​ nr.​​ 417/19]​​ aprovoi si pjesërisht të​​ bazuar ankesën e “Elsig” duke ndryshuar pjesërisht​​ aktgjykimin e lartcekur të​​ Gjykatës Themelore​​ sa i përket dëmit material dhe​​ jomaterial, përfshirë​​ sa i përket​​ parashtruesit​​ të kërkesës dhe atë​​ duke​​ zbritur​​ shumën e tërësishme për dëmin material dhe jomaterial për​​ parashtruesin​​ e kërkesës​​ në​​ dymijë​​ e tetëqind (2,800.00) euro.​​ 

 

  • Më 17 janar​​ 2023, avokati i parashtruesit të​​ kërkesës​​ e​​ kishte pranuar Aktgjykimin​​ e lartcekur [AC.​​ nr.​​ 417/19] të​​ 23 dhjetorit 2022 të Gjykatës së​​ Apelit.

 

  • Më 16​​ qershor 2023,​​ kundër​​ Aktgjykimit të​​ lartcekur të Gjykatës së Apelit,​​ parashtruesi i kërkesës​​ dhe të dëmtuarit tjerë,​​ kishin​​ dorëzuar në​​ postë revizionin​​ për Gjykatës Supreme, të cilën kjo e fundit e kishte pranuar​​ ​​ 26 qershor 2023, duke pretenduar zbatim​​ të gabuar të së drejtës materiale dhe vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike me propozim që të ndryshohen aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta​​ përkitazi me shumën​​ dhe​​ kompensimin​​ ​​ dëmit.​​ “Elsig” ​​ kishte paraqitur përgjigje në​​ revizion,​​ duke kërkuar që​​ e​​ njëjta​​ të refuzohet si​​ e​​ pa themeltë.

 

  • Më 15 dhjetor 2023, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev.​​ nr.​​ 521/23]​​ hodhi​​ si të paafatshëm revizionin​​ e paraqitur​​ nga parashtruesi i kërkesës dhe të dëmtuarit tjerë,​​ duke arsyetuar se​​ Aktgjykimi i Gjykatës së​​ Apelit ishte pranuar nga​​ avokati​​ i parashtruesit të kërkesës më 17 janar 2023, përderisa revizioni ishte dorëzuar në postë më 16 qershor 2023 dhe ishte pranuar nga Gjykata Supreme më 26 qershor 2023.​​ Rrjedhimisht, Gjykata Supreme konstatoi se kishte​​ kaluar afati​​ tridhjetë​​ (30) ditor për​​ paraqitjen​​ e revizionit i përcaktuar​​ në paragrafin 1 të nenit 221 (pa titull) të Ligjit të Procedurës Kontestimore (në tekstin e mëtejmë: LPK).

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ para Gjykatës​​ se​​ Aktvendimi [Rev.​​ nr.​​ 521/2023] i 15 dhjetorit 2023 i​​ Gjykatës Supreme​​ është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij të garantuara përmes​​ neneve​​ 31​​ dhe​​ 32​​ të Kushtetutës, dhe neneve​​ 6​​ dhe 13​​ të​​ KEDNj-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se​​ Gjykata Supreme ka​​ llogaritur gabimisht​​ afatin​​ për paraqitjen e​​ revizionit kundër​​ Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr.​​ 417/19] të​​ Gjykatës së Apelit. Kjo pasi, sipas tij,​​ Aktgjykimi​​ i​​ Gjykatës së Apelit​​ fillimisht u​​ dorëzua​​ gabimisht​​ tek një avokat tjetër​​ [....]​​ në vend që t'i dërgohej Av. Armend​​ Krasniqi, i është dërguar Av.​​ [N.M], i cili​​ [...], pas kalimit të një periudhe kohore, me parashtresë e ka informuar Gjykatën Themelore​​ [...]​​ se gabimisht e ka pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore​​ [...]​​ C.​​ nr.​​ 3444/12, dhe të njëjtin ia ka kthyer Gjykatës​​ [Themelore], që t​​ ua dërgojë palës dhe avokatit”.

 

  • Sipas tij,​​ Gjykata Supreme as që nuk është marrë me shiqimin e faktit se kush dhe kur e kishte pranuar Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Prishtinës, Ae.​​ m.​​ 417119, të datës 23.12.2022, dhe fare nuk e kishte shiquar as parashtresën e avokatit​​ [N.M], ​​​​ duke shkelur​​ kështu, sipas tij,​​ edhe​​ nenin 32 të Kushtetutës sipas të cilit çdo person ka të drejtë të përdorë mjete juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative që cenojnë​​ të drejtat ose interesat e saj/tij, në mënyrë e përcaktuar me ligjin.

 

  • Andaj, parashtruesi i kërkesës​​ kërkon që “[...]​​ kërkesën​​ e paraqitur ta ​​ konsideroni​​ si të​​ pranueshme dhe të​​ bazuar​​ në​​ ligj, ngase​​ asnjëra​​ prej ​​ Gjykatave nuk u bazua në​​ dokumentacion/provat, ekspertizat mjeko-ligjore të​​ cilat​​ kanë​​ konstatuar​​ lëndimet trupore të cilat​​ i​​ kanë​​ pësuar​​ paditësit​​ si​​ pasojë​​ e aksidentit të​​ komunikacionit rrugorë​​ të​​ 27.10.2012, e të​​ cilat gjinden në​​ shkresat e lëndës prej të​​ cilave do të​​ vërtetohej​​ se​​ paditësit​​ janë​​ dëmtuar​​ skajshmërisht, me Aktgjykimin e​​ Gjykatës së​​ Apelit​​ [...], e që​​ kjo gjykatë, nuk kishte nxjerrur​​ asnjë​​ ekspertizë​​ mjeko-ligjore/provë​​ tjetër, për​​ ta bazuar uljen e shumave të​​ gjykuara, e të​​ cilën ulje e ka​​ zbritur rreth 50%”.

 

Dispozitat​​ përkatëse​​ kushtetuese​​ dhe​​ ligjore​​ 

 

Kushtetuta​​ e​​ Republikës​​ së Kosovës

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

[...]

Neni 32​​ 

[E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike​​ kundër vendimeve gjyqësore dhe​​ administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Konventa Evropiane​​ për​​ të Drejtat​​ e​​ Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]

Neni 13

(E drejta për zgjidhje efektive)

 

“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare”.

 

 

Ligji nr. 03/L-006 për​​ Procedurën​​ Kontestimore​​ 

 

Revizioni

Neni 211

 

211.1 Kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, palët mund të paraqesin revizion brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën u është dorëzuar aktgjykimi.

[...]

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.​​ Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ vendos vetëm për rastet e ngritura para​​ Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]​​ 
7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç parashihen më tutje në Ligj.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet neneve 47​​ (Kërkesa individuale),​​ 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë: ​​ 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

"1. Çdo individ ka të​​ drejtë​​ të​​ kërkojë​​ nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në​​ rast se pretendon se të​​ drejtat dhe liritë​​ e tij individuale të​​ garantuara me Kushtetutë​​ janë​​ shkelur nga ndonjë​​ autoritet publik.​​ 

 

2. Individi mund të​​ ngre kërkesën në​​ fjalë​​ vetëm pasi që​​ të​​ ketë​​ shteruar të​​ gjitha mjetet juridike të​​ përcaktuara me ligj".​​ 

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

"Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë​​ që​​ në​​ kërkesën e tij të​​ qartësojë​​ saktësisht se cilat të​​ drejta dhe liri pretendon se i janë​​ cenuar dhe cili​​ është​​ akti konkret i autoritetit publik të​​ cilin parashtruesi dëshiron ta kontestojë".

 

Neni 49

(Afatet)

 

​​ ''Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të​​ ecë​​ që​​ nga dita kur parashtruesit i​​ është​​ dorëzuar vendimi gjyqësor [...]".

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se​​ parashtruesi i​​ kërkesës është palë e autorizuar, që konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin [Rev.​​ nr.​​ 521/23] e 15 dhjetorit​​ 2023​​ Gjykatës Supreme,​​ dhe​​ kërkesën​​ e ka parashtruar brenda afatit pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me​​ ligj. Gjithashtu, parashtruesi i​​ kërkesës i ka qartësuar të drejtat dhe liritë kushtetuese, që ai​​ pretendon se i janë shkelur.

 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i​​ kërkesës i ka përmbushur kriteret e​​ pranueshmërisë të përcaktuara në​​ rregullin 34 (Kriteret e pranueshmërisë), përkatësisht me paragrafin (2), të rregullit 34 të Rregullores së punës, që përcakton:​​ 

Gjykata​​ mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.

 

  • Gjykata fillimisht thekson se rregulli i​​ lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GjEDNj) dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ Bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së,​​ por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë​​ pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme​​ ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih, rastet e​​ GjEDNj-së​​ Kemmachev kundër Francës, nr. 17621/91,​​ Aktgjykim i 24 nëntorit 1994, paragrafi 44​​ ​​ Trofimchuk kundër Ukrainës,​​ nr. 4241/03,​​ vendimi i 31 majit 2005, paragrafi 55;​​ Mentzen kundër Letonia, Kërkesa nr. 71074/01,​​ ​​ Baillard kundër Francës,​​ nr. 6032/04, vendimi i 25 shtatorit 2008, dhe​​ rastet e Gjykatës ​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 13 prillit 2021, paragrafi​​ 26;​​ KI107/21, parashtrues​​ Ramiz Hoti, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 21 tetorit 2021, paragrafi 53; dhe​​ KI05/23,​​ parashtrues​​ Branislav Gajin, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 17 janarit 2024,​​ paragrafi 51).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Bazuar ​​ në dosjen e rastit, rezulton se parashtruesi i​​ kërkesës​​ dhe​​ disa​​ persona të tjerë​​ me automjetin e tyre​​ ishin përfshirë në një aksident komunikacioni të shkaktuar nga një automjet i siguruar tek “Elsig” me ç’​​ rast​​ të njëjtit​​ kishin pësuar lëndime trupore. Si pasojë​​ parashtruesi i kërkesës dhe personat e tjerë​​ kishin paraqitur padi​​ në Gjykatën Themelore​​ ndaj “Elsig”,​​ duke kërkuar​​ kompensimin e dëmit të pësuar si pasojë e aksidentit.​​ Gjykata Themelore miratoi pjesërisht kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës dhe të dëmtuarave tjerë, duke detyruar “Elsig” që t’i paguajë parashtruesit të kërkesës shumën prej​​ katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë (4,675,00) euro, në emër të dëmit material dhe jomaterial, si dhe shpenzimeve procedurale.​​ Megjithatë,​​ duke vepruar sipas ankesës së “Elsig”,​​ Gjykata e Apelit kishte zvogëluar shumën e akorduar nga​​ Gjykata Themelore​​ për parashtruesin e kërkesës në dymijë e tetëqind (2,800.00) euro.​​ Më 17 janar 2023, avokati i parashtruesit të kërkesës e kishte pranuar Aktgjykimin e lartcekur [AC.​​ nr.​​ 417/19] të 23 dhjetorit 2022 të Gjykatës së Apelit.​​ Më 16 qershor 2023, kundër​​ aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i kërkesës dhe të dëmtuarit tjerë, kishin dorëzuar në​​ postë revizionin për Gjykatës Supreme, të cilën kjo e fundit e kishte pranuar​​ më 26 qershor 2023. Më 15 dhjetor 2023,​​ Gjykata Supreme hodhi​​ poshtë​​ si të paafatshëm revizion e paraqitur nga parashtruesi i kërkesës dhe të dëmtuarit tjerë,​​ pasi sipas Gjykatës Supreme​​ Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit ishte pranuar nga avokati i parashtruesit të kërkesës më 17 janar 2023, përderisa revizioni ishte dorëzuar në postë më 16 qershor 2023 dhe ishte pranuar nga Gjykata Supreme më 26 qershor 2023. Rrjedhimisht, Gjykata Supreme konstatoi se​​ në rastin konkret,​​ kishte kaluar afati tridhjetë (30) ditor për paraqitjen e revizionit.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës përkitazi me​​ Aktvendimin​​ e kontestuar pretendon se​​ Gjykata Supreme ka​​ llogaritur gabimisht​​ afatin për paraqitjen e revizionit kundër Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 417/19] të Gjykatës së Apelit. Kjo pasi, sipas tij, Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit fillimisht u dorëzua gabimisht tek një avokat tjetër​​ në vend që t'i dërgohej avokatit Armend Krasniqi, përkatësisht​​ avokatit​​ N.​​ M. i cili pastaj të njëjtin ia kishte kthyer​​ Gjykatës Themelore. Andaj,​​ ai pretendon se Gjykata Supreme,​​ duke vendosur që revizioni është paraqitur jashtë afatit,​​ ka cenuar të drejtën e tij për të përdorur mjete juridike ndaj Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit,​​ në​​ kundërshtim​​ me nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës dhe nenet 6 dhe 13 të KEDNj-së, dhe si pasojë nuk ishin​​ trajtuar​​ pretendimet e tij sa i përket provave dhe ekspertizave të cilat kanë konstatuar lëndimet trupore të tij​​ dhe gjetjeve të Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Gjykata rithekson se neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike] i Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 13 të KEDNj-së garanton të drejtën për të përdorur mjet juridik kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat e garantuara në mënyrën e përcaktuar me ligj; (ii) të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë është shkelur; dhe (iii) të drejtën për një zgjidhje efektive nëse është shkelur një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe KEDNj, respektivisht (shih, në mënyrë analoge, rastin e GjEDNj-së,​​ Boyle dhe Rice kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 9659/82; 9658/82,​​ Aktgjykim i 27 prillit 1998, paragrafi 52; dhe rastin e Gjykatës​​ KI48/18, parashtrues:​​ Arban Abrashi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Aktgjykim i 23 janarit 2019, paragrafi).​​ Gjykata më tej thekson se​​ kjo e drejtë​​ nuk është absolute, por mund t’i nënshtrohet kufizimeve, pasi që nga vetë natyra e saj kërkon rregullim nga shteti, i cili gëzon një liri të caktuar vlerësimi në këtë drejtim.

 

  • Në këtë aspekt,​​ Gjykata rikujton​​ se​​ Gjykata Supreme e kishte hedhur poshtë​​ revizionin e parashtruesit të​​ kërkesës për arsye procedurale,​​ përkatësisht​​ pasi i​​ njëjti​​ ishte paraqitur jashtë​​ afatit​​ tridhjetë (30) ditor të përcaktuar me​​ ligj. Kjo​​ pasi​​ aktgjykimi i Gjykatës së Apelit ishte pranuar nga avokati i parashtruesit të kërkesës më 17 janar 2023, përderisa revizioni ishte dorëzuar në postë më 16 qershor 2023. Lidhur me këtë,​​ edhe​​ Gjykata​​ ka kërkuar​​ fletëkthesën​​ nga Gjykata Themelore sipas së​​ cilës​​ rezulton​​ se​​ avokati​​ i parashtruesit të​​ kërkesës,​​ Armend Krasniqi,​​ e kishte pranuar​​ aktgjykimin​​ e Gjykatës së​​ Apelit më​​ 17 janar 2023.​​ 

 

  • ​​ këtë​​ kontekst, Gjykata i referohet paragrafit 1 të​​ nenit 211 të​​ LPK-së​​ ​​ përcakton​​ ​​ se​​ palët mund të paraqesin revizion brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën u është dorëzuar aktgjykimi i shkallës së​​ dytë.​​ Prandaj,​​ rezulton se​​ pavarësisht nëse​​ Aktgjykimi i Gjykatës​​ së Apelit i ishte dorëzuar gabimisht avokatit N.​​ M., rezulton se në fakt​​ avokati i parashtruesit të​​ kërkesës​​ Aktgjykimin​​ e Gjykatës së​​ Apelit e kishte pranuar dhe atë​​ ​​ 17 janar 2023, dhe nga​​ kjo datë​​ deri​​ ​​ 16 qershor 2023, kur revizioni​​ për Gjykatën​​ Supreme​​ ishte​​ dorëzuar​​ përmes​​ postës, kishin kaluar më​​ tepër se​​ tridhjetë​​ (30) ditë, sa ishte edhe afati për të​​ paraqitur​​ revizionin në​​ Gjykatën​​ Supreme. Andaj, bazuar në të lartcekurat rezulton se​​ procedurat​​ para​​ Gjykatës Supreme​​ ishin​​ zhvilluar bazuar në kërkesat procedurale për të shqyrtuar revizionin, përkatësisht afatet procedurale të përcaktuara​​ ​​ LPK.​​ ​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ aspekt,​​ GjEDNj​​ ka theksuar se rregullat që përcaktojnë hapat procedural që kërkohet të ndërmerren dhe afatet kohore të cilat duhet të respektohen sa i përket paraqitjes së ankesës janë krijuar për të siguruar administrimin e duhur të drejtësisë dhe pajtueshmërinë, veçanërisht, me parimin e sigurisë juridike (shih rastin e GjEDNj​​ Ben Salah Adraqui and Dhaime​​ kundër Spanjës,​​ nr.​​ 45023/98,​​ Vendim i 27 prillit 2000).

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata​​ konkludon se​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje​​ të neneve 31 dhe 32 të Kushtetutës dhe neneve 6 dhe 13​​ të KEDNj-së​​ si pasojë që Gjykata Supreme ka gjetur se revizioni​​ ndaj​​ aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, është paraqitur jashtë afatit ligjor,​​ janë​​ pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes,​​ dhe rrjedhimisht, të papranueshme si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese,​​ ashtu siç është përcaktuar me nenin​​ 48 të Ligjit​​ dhe​​ rregullin​​ 34​​ (2) të Rregullores së punës.

 

Kërkesa për moszbulim të identitetit

 

60.​​  Lidhur me kërkesën për moszbulim të identitetit, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ka​​ kërkuar mbrojtjen e identitetit​​ por nuk​​ arsyeton kërkesën e tij.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet paragrafit 1 të rregullit 24 të Rregullores së punës, i cili përcakton:​​ 

 

"(1) Kurdo përgjatë procedurës së shqyrtimit të një kërkese individuale sipas paragrafit 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe deri në publikimin e vendimit përfundimtar, palët mund të kërkojnë që identiteti i tyre të mos zbulohet publikisht. Kërkesa duhet të jetë e arsyetuar”.

 

  • Duke marrë parasysh rrethanat e rastit​​ konkret përfshirë​​ faktin​​ që​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ nuk e ka arsyetuar kërkesën për moszbulim​​ të identitetet, bazuar në paragrafin 1 të​​ rregullit 24 të Rregullores së punës, Gjykata e​​ refuzon​​ kërkesën e parashtruesit të kërkesës për​​ moszbulimin​​ e identitetit të tij publikisht.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20, 47 dhe 48 të Ligjit dhe me rregullat 24, 34 (2) dhe 48 (1) (b) të Rregullores së punës, më​​ 4 shtator​​ 2024, njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • ​​ REFUZOJË kërkesën​​ për moszbulim të identitetit;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit, në Gazetën Zyrtare;

 

  • TË KONSTATOJË që ky Aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ ​​ 

 

 

 

Gjyqtari raportues  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Jeton Bytyqi  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

1

Parashtruesit:

Shpend Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile