Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AKPA.II.nr.163/23] të 1 nëntorit 2023, të Prokurorisë së Apelit

Nr. të lëndës KI272/23

Parashtruesit: Ali Tahiri

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 ​​ ​​ ​​​​ Prishtinë, më​​ 26 gusht​​ 2024​​ 

Nr.ref.:​​ AGJ 2520/24

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTGJYKIM

 

 

rastin nr. KI272/23

 

Parashtrues​​ 

 

 

Ali Tahiri

 

 

Kërkesë për vlerësimin e​​ kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ [AKPA.​​ II.​​ nr.​​ 163/23]​​ të 1 nëntorit 2023,​​ të Prokurorisë​​ ​​ Apelit

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Ali Tahiri,​​ me vendbanim​​ ​​ Gjakovë, i cili përfaqësohet nga Ilir Hoxhaj, avokat​​ (në tekstin e​​ mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës konteston Aktvendimin​​ [AKPA.​​ II.​​ nr.​​ 163/23]​​ ​​ Prokurorisë​​ së​​ Apelit në​​ Prishtinë​​ (në tekstin e​​ mëtejmë: Prokuroria e Apelit)​​ të 1 nëntorit​​ 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktit të kontestuar​​ ​​ Prokurorisë​​ ​​ Apelit,​​ me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave të​​ tij, të garantuara me nenet:​​ 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe​​ ​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të​​ Drejtave]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në lidhje me nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 12​​ dhjetor​​ 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 27​​ dhjetor​​ 2023,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ ​​ njëjtën ditë, Gjykata e njoftoi edhe Prokurorinë​​ e Apelit për regjistrimin e kërkesës dhe e njoftoi për mundësinë​​ e paraqitjes së​​ komenteve të​​ tyre në​​ lidhje me kërkesën.

 

  • Më​​ 28 dhjetor 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës me Vendimin​​ [Nr.​​ GJR.​​ KI272/23]​​ caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi,​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe me Vendimin​​ [KSH.​​ KI272/23]​​ caktoi anëtarët e Kolegjit shqyrtues,​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët: Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci dhe Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 9 janar 2024, Prokuroria e Apelit dorëzoi komente në​​ Gjykatë​​ ​​ lidhje me kërkesën.​​ 

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 30 prill 2024, Gjykata shqyrtoi​​ raportin e gjyqtares raportuese, dhe njëzëri rekomandoi që shqyrtimi kërkesës të shtyhet për një seancë të radhës pas plotësimeve shtesë.

 

  • Më 16 korrik 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës pranueshmërinë e kërkesës. Të​​ njëjtën ditë, Gjykata vendosi që, njëzëri të​​ (i) të​​ deklarojë​​ ​​ kërkesën të pranueshme;​​ (ii) të​​ konstatojë se Aktvendimi [AKAP. II. nr.136/23] i Prokurorisë së Apelit, i ​​ 1 nëntorit 2023, nuk është në përputhshmëri me nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; dhe (iii) të shpallë, të pavlefshëm Aktvendimin [AKAP.II.nr.136/23] e Prokurorisë së Apelit, të 1 nëntorit 2023 dhe të kthejë çështjen në rivendosje në Prokurorinë e Apelit, në përputhje me konstatimet e këtij Aktgjykimi.

Përmbledhja e fakteve

 

  • ​​ 21 gusht 2023, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ kallëzim​​ penal në​​ Prokurorinë​​ Themelore në​​ Gjakovë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Prokuroria Themelore)​​ kundër të​​ dyshuarve A.T., dhe T.K., me pretendimin se kishin kryer veprën penale të​​ “Mashtrimit” sipas nenit 261, paragrafi 2 i Kodit të​​ Përkohshëm Penal të​​ Kosovës​​ [UNMIK/RREG/2003/25] (në​​ tekstin e mëtejmë: Kodi i Përkohshëm Penal). Parashtruesi i kërkesës, në​​ kallëzimin e paraqitur penal​​ pretendoi​​ ​​ ​​ 22 maj 2009 kishte lidhur​​ kontratë​​ për shitblerje të pronës​​ me personat A.​​ T., dhe T.​​ K., në​​ vlerën prej 40.000 (dyzetmijë) euro, përkundër faktit që​​ këta të​​ fundit nuk ishin pronarë​​ legjitim të​​ pronës së​​ paluajtshme.

 

  • Më​​ 3 tetor 2023, Prokuroria Themelore përmes Aktvendimit [P/II.​​ nr.​​ 1162/23]​​ e​​ hodhi​​ poshtë​​ kallëzimin​​ penal ndaj të​​ dyshuarve A.​​ T.​​ dhe T.​​ K., me arsyetimin se vepra penale për të​​ cilën akuzoheshin kishte arritur parashkrimin absolut të​​ ndjekjes penale. Kontrata e shitblerjes ndërmjet parashtruesit të​​ kërkesës dhe të​​ dyshuarve​​ ishte lidhur më​​ 22 maj 2009, në​​ kohën kur ishte në​​ fuqi Kodi i Përkohshëm Penal.​​ Sipas këtij​​ kodi, për​​ veprën penale për të​​ cilën akuzoheshin të​​ dyshuarit parashihej dënimi prej 6 muaj deri në​​ 5 vjet​​ burgim. Prokuroria Themelore arsyetoi:​​ Ligjvënësi në​​ nenin 90,​​ par. 1 nënpar. 1.4 të​​ KPK-së, ka paraparë​​ se ndjekja penale nuk mund të​​ ndërmerret në​​ rastet kur kanë​​ kaluar pesë​​ vjet nga kryerja e veprës së​​ dënueshme​​ me më​​ shumë​​ se tre vjet burgim, gjersa konform nenit 91,​​ par. 6 të​​ KPK-së, ndjekja penale ndërpritet në​​ çdo​​ rast pasi të​​ ketë​​ kaluar dyfishi i kohës së​​ parashkrimit.​​ Andaj, bazuar në​​ faktin se dënimi i kanosur për këtë​​ vepër penale​​ është​​ prej 6 muaj deri në​​ 5 vjet dhe nga koha kur pretendohet se​​ është​​ kryer kjo vepër penale, 22.05.2009, e deri në​​ paraqitjen​​ e kallëzimit penal kanë​​ kaluar më​​ tepër se katërmbëdhjetë​​ (14) vite”.

​​ 

  • Më​​ 23 tetor 2023, parashtruesi i kërkesës​​ kundër aktvendimit të Prokurorisë Themelore​​ paraqiti ankesë​​ në​​ Prokurorinë​​ e Apelit. Parashtruesi i kërkesës​​ theksoi​​ se kontrata e lidhur ndërmjet tij dhe të​​ dyshuarve ishte e vitit 2016 dhe dallonte nga kontrata e lidhur në vitin 2009. Rrjedhimisht,​​ sipas tij​​ duhej të​​ zbatoheshin dispozitat e Kodit​​ Nr.04/L-82​​ Penal të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: KPK). Sipas parashtruesit të​​ kërkesës:​​ “nuk​​ është​​ vlerësuar drejtë​​ gjendja faktike gjegjësisht gjendja e fakteve, i dëmtuari​​ është​​ përshkruar në​​ detaje se si dhe në​​ çfarë​​ kohe​​ është​​ vënë​​ në​​ mashtrim, si dhe janë​​ bashkëngjitur provat materiale, prokuroria në​​ mënyrë​​ të​​ gabuar ka vlerësuar gjendjen e fakteve gjegjësisht kontratën e vitit 2016, për të​​ cilën ka konstatuar se​​ është​​ gabim teknik i të​​ njëjtës​​ ...”.​​ 

 

  • ​​ 1 nëntor 2023, Prokuroria e Apelit përmes Aktvendimit [AKAP.​​ II.​​ nr.​​ 136/23]​​ e​​ hodhi poshtë​​ ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës si të​​ pasafatshme.​​ 

 

  • Prokuroria e Apelit arsyetoi se​​ bazuar në​​ paragrafin 5 të​​ nenit 84 (Hedhja e kallëzimit penal) të​​ Kodit 08/L-032 të​​ Procedurës Penale (në​​ tekstin e mëtejmë: KPPK)​​ i dëmtuari ose viktima mund të​​ paraqesë​​ ankesë​​ kundër aktvendimit për hedhjen e kallëzimit penal brenda tetë​​ (8) ditëve nga pranimi i njoftimit sipas paragrafit 4 të​​ këtij neni”.​​ 

 

  • Prokuroria e Apelit theksoi se “nga shkresat e lëndës,​​ respektivisht nga​​ fletë​​ kthesa​​ rezulton se përfaqësuesi i autorizuar i të​​ dëmtuarit, aktvendimin PP/II.nr.1162/23, të​​ datës 03.10.2023 e ka pranuar me datën 16.10.2023 ndërsa ankesën e ka parashtruar në​​ Prokurorinë​​ Themelore me datën 25.10.2023, respektivisht me 2 ditë​​ vonesë​​ për​​ çka​​ edhe e​​ njëjta​​ është​​ hedhur poshtë​​ si e paafatshme”.

    

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ Prokuroria e Apelit përmes​​ aktvendimit​​ ​​ saj​​ ka shkelur të​​ drejtat e tij kushtetuese të​​ garantuara me nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ ​​ Kushtetutës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se ankesa e tij në​​ Prokurorinë​​ e Apelit nuk u trajtua fare dhe gabimisht u konstatua se ankesa ishte e paafatshme. Parashtruesi i kërkesës pretendon se ankesën në​​ Prokurorinë​​ e Apelit​​ nëpërmjet postës me numër [5404254]​​ e dorëzoi më​​ 23 tetor 2023, dhe jo më​​ 25 tetor 2023,​​ ashtu​​ siç​​ pretendon Prokuroria e Apelit. Rrjedhimisht, sipas parashtruesit të​​ kërkesës ankesa ishte dorëzuar brenda afatit ligjor prej​​ tetë​​ (8)​​ ditëve.

 

  • Parashtruesi i kërkesës i referohet​​ paragrafit 1, të​​ nenit 444​​ (Afatet)​​ të​​ KPPK-së​​ që​​ përcakton:​​ Kur parashtresa dërgohet nëpërmjet postës, postës rekomande apo elektronike apo telegramit ose me ndonjë​​ mjet tjetër si teleks, telefaks ose mjete të​​ tjera të​​ ngjashme, dita e postimit ose e dërgimit konsiderohet si ditë​​ e dorëzimit për personin që​​ i​​ është​​ dërguar”. ​​​​ 

 

 ​​​​ Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 32​​ 

[E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 13

(E drejta​​ për​​ zgjidhje efektive)

 

Çdokush,​​ të​​ cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

 

KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE

Neni 84​​ 

Hedhja e kallëzimit penal

[...]

5. Në qoftë se​​ Prokurori i​​ Shtetit e ka hedhur​​ poshtë kallëzimin penal, i dëmtuari ose viktima mund të paraqesë ankesë kundër aktvendimit për hedhjen e kallëzimit penal brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i njoftimit sipas paragrafit 4 të këtij neni. Ankesa paraqitet në Prokurorinë e Apelit përmes prokurorisë themelore. Ankesa duhet të përmbajë faktet dhe arsyet e ankesës.

[...]

 

 

KAPITULLI XXIII​​ 

AFATET​​ 

Neni 444​​ 

Afatet

2. Kur parashtresa është e lidhur me afat, konsiderohet se është dhënë brenda afatit nëse i është dorëzuar marrësit të autorizuar para kalimit të afatit.

3.Kur parashtresa dërgohet nëpërmjet postës, postës rekomande apo elektronike apo telegramit ose me ndonjë mjet tjetër si teleks, telefaks ose mjete të tjera të ngjashme, dita e postimit ose e dërgimit konsiderohet si ditë e dorëzimit për personin që i është dërguar. Dërguesi i parashtresës konsiderohet se nuk e ka lëshuar afatin kur personi të cilit tentohet t’i dërgohet deklarata nuk e ka marrë me kohë për shkak të gabimeve në mjetet e dërgimit për të cilat dërguesi nuk ka qenë në dijeni.

[...]

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

[...]

 

Neni 21

[Parimet e përgjithshme]

[...]

4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen më tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

Neni 49

[Afatet]

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.​​ Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht​​ ...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; ai konteston kushtetutshmërinë e një akti të një​​ autoriteti publik,​​ përkatësisht Aktvendimin​​ [AKPA.​​ II.​​ nr.​​ 163/23]​​ e Prokurorisë së Apelit të 1 nëntorit​​ 2023,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe ​​ kërkesën e ka parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, siç parasheh neni 49 i Ligjit.

 

  • Gjykata rikujton që esenca e rastit konkret ndërlidhet me atë se kallëzimi​​ penal​​ i paraqitur nga ana e parashtruesit të kërkesës në Prokurorinë​​ Themelore, nga kjo e fundit ishte refuzuar për shkak të arritjes së parashkrimit absolut të veprës penale. Si rezultat i ankesës së parashtruesit të kërkesës kundër Aktvendimit të Prokurorisë Themelore në​​ Prokurorinë e Apelit,​​ kjo e fundit ankesën e tij e kishte hedhur​​ poshtë​​ si të pasafatshme.​​ Parashtruesi i kërkesës​​ para Gjykatës​​ pretendon shkelje të së drejtës​​ së tij​​ për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe të drejtës së tij për mjete juridike, të garantuar me nenin 32, në lidhje me nenin 54 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Gjykata rithekson se në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore kundër dy personave A.​​ T.​​ dhe T.​​ K., i cili kallëzim penal ishte refuzuar nga Prokuroria Themelore.​​ Marrë​​ për bazë​​ faktin, që​​ parashtruesi i kërkesës në​​ këtë​​ fazë​​ të​​ procedurës e konsideron​​ veten si palë​​ e​​ dëmtuar nga veprimet e dy personave të tjerë, ndaj të cilëve ushtroi kallëzim​​ penal në prokurorinë kompetente,​​ dhe ankesa e tij në Prokurorinë e Apelit është hedhur poshtë si e pasafatshme si rezultat i​​ përllogaritjes​​ së afatit nga ana e kësaj të fundit,​​ Gjykata​​ konsideron​​ se në rastin konkret​​ pretendimet e parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ ngërthejnë elementet të së drejtës së tij për mjet juridik, të garantuar ​​ me​​ nenin 32 të​​ Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 13 të​​ KEDNJ-së.

 

  • Gjykata vlerëson se kjo kërkesë nuk është qartazi e pabazuar siç përcaktohet përmes paragrafit (2) të​​ rregullit 34 të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, ajo duhet të deklarohet e pranueshme dhe të shqyrtohen​​ meritat e saj.

 

Meritat e rastit

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon që​​ aktvendimi i kontestuar​​ i Prokurorisë së Apelit, përmes të​​ cilit ishte hedhur​​ poshtë ankesa​​ e tij​​ kundër​​ aktvendimit​​ të​​ Prokurorisë​​ Themelore si e paaftshme,​​ ia mohoi​​ atij​​ përdorimin e​​ mjetit juridik.

 

(i)​​ Parimet e përgjithshme në lidhje me​​ të drejtën për mjet​​ ​​ juridik

 

  • Gjykata rithekson se secili person ka të​​ drejtë​​ të​​ shterojë​​ mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative, të​​ cilat i cenojnë​​ të​​ drejtat ose interesat e tij në​​ mënyrën e përcaktuar me ligj. Bazuar në​​ nenin 32 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 13 të​​ KEDNJ-së, sistemet juridike duhet të​​ kenë​​ në​​ dispozicion mjete efektive juridike për​​ të​​ adresuar thelbin e pretendimeve për shkelje të​​ Kushtetutës dhe​​ të​​ KEDNJ-së​​ (shih​​ rastet e​​ Gjykatës,​​ KI193/18, parashtrues​​ Agron Vula,​​ Aktgjykim i 22 prillit 2020, paragrafët​​ 129-132;​​ KI94/16, parashtrues​​ Avni Doli, Mustafa Doli, Zija Doli dhe Xhemile Osmanaj,​​ Aktgjykim i 24 marsit 2014, paragrafi​​ 90;​​ dhe​​ KI47/12, parashtrues​​ Islam Thaçi,​​ Aktgjykim i 11 korrikut 2012, paragrafi​​ 45).​​ 

 

  • Gjykata,​​ duke u bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së,​​ ka theksuar se neni 32 i​​ Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me nenin 13 të​​ KEDNJ-së​​ garanton qasjen në​​ mjete juridike për të​​ adresuar pretendimet për shkeljen e të​​ drejtave dhe lirive, në​​ çfarëdo​​ forme që​​ ato mund të​​ kenë​​ ndodhur (shih rastet e​​ Gjykatës,​​ KI86/18,​​ me​​ parashtrues​​ Slavica​​ Đorđević,​​ Aktgjykim i 3 shkurtit 2021, paragrafët​​ 124-125;​​ shih dhe rastet e​​ GJENDJ-së,​​ Boyle and Rice​​ kundër Mbretërisë​​ së​​ Bashkuar,​​ nr. 9659/82, 9658/82,​​ Aktgjykim i 27 prillit 1988, paragrafi​​ 52).​​ 

 

  • GJEDNJ-ja​​ përmes praktikës gjyqësore të saj ka theksuar se,​​ "Autoriteti" i përmendur në nenin 13 të KEDNJ-së nuk ka nevojë, në të gjitha rastet, të jetë një institucion gjyqësor në kuptimin strikt ose të një gjykate në kuptim të neneve paragrafit 1 të nenit 6 dhe paragrafit 4 të nenit5 të KEDNJ-së (shih,​​ rastet e GJEDNJ-së​​ Golder​​ kundër ​​ Mbretërisë së​​ Bashkuar,​​ nr.​​ 4451/70, Aktgjykim, i 21 shkurtit 1975;​​ paragrafi ​​​​ 33;​​ Klass dhe të tjerët kundër Gjermanisë,​​ nr.​​ 5029/71, Aktgjykim, i​​ 6 shtatorit 1978, paragrafi 67;​​ Rotaru kundër Rumanisë​​ [DHM], nr.​​ 28341/95, Aktgjykim i​​ 4 majit 2000, paragrafi 69;​​ Driza kundër Shqipërisë, nr.​​ 33771/02, Aktgjykim i​​ 13​​ nëntorit​​ 2007, paragrafi 116).​​ ​​ Në këtë kuptim, GJEDNJ po ashtu ka theksuar se një trupë jo-gjyqësore​​ në parim duhet të ketë kompetencën që të nxjerrë një vendim ligjërisht të detyrueshëm.​​ Megjithatë, GJEDNJ​​ po ashtu​​ merr për bazë nëse (i) kompetencat e autoritetit dhe masat mbrojtëse procedurale (i) që ai autoritet ofron,​​ merren për bazë në mënyrë që të përcaktohet nëse mjeti juridik është efektiv (Klass dhe të tjerët kundër Gjermanisë, cituar më lart, ​​ paragrafi​​ 67;​​ Silver dhe të Tjerët kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr.​​ 5947/72; dhe 7 të​​ tjerë,​​ Aktgjykim i 25 marsit 1983, paragrafi 13; dhe (ii)​​ ​​ verifikojë nëse "autoritetet" jo-gjyqësore janë të pavarura (shih rastin​​ Leander kundër Suedisë, nr. 9248/81, Aktgjykim i 26 marsit 1987, paragrafi 77; dhe​​ Khan kundër Mbretërisë së Bashkuar, 35394/97, Aktgjykim i 12 majit 2000, paragrafët 44-47).​​ 

 

  • Gjykata​​ duke afirmuar parimet e përgjithshme të zhvilluara përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së​​ rithekson se, neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike] i Kushtetutës​​ garanton​​ të​​ drejtën për të​​ përdorur mjet juridik kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të​​ cilat cenojnë​​ të​​ drejtat e garantuara në​​ mënyrën e përcaktuar me ligj; (ii) të​​ drejtën në​​ mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një​​ e drejtë​​ është​​ shkelur; dhe (iii) të​​ drejtën për një​​ zgjidhje efektive nëse​​ është​​ shkelur një​​ e drejtë​​ e garantuar me​​ Kushtetutë (shih, në​​ mënyrë​​ analoge, rastin e GJEDNJ-së,​​ Boyle​​ dhe​​ Rice​​ kundër​​ Mbretërisë​​ së​​ Bashkuar, Aktgjykim, i 27 prillit 1998, paragrafi 52).​​ Në​​ vijim, Gjykata​​ duke iu referuar qëndrimit të​​ GJEDNJ-së​​ vëren se kjo e fundit ka vënë​​ në​​ ​​ pah se neni 13 duhet te jetë​​ "efektiv"​​ si​​ ​​ praktikë​​ ashtu edhe me ligj​​ (shih,​​ rastet e GJEDNJ-së,​​ Ilhan​​ kundër​​ Turqisë, Aktgjykimi i 27 qershorit 2000).

 

(ii)​​ Vlerësimi i Gjykatës në lidhje me pretendimin për shkeljen e të drejtës për mjet juridik

 

  • Gjykata rikujton​​ se,​​ parashtruesi i kërkesës dorëzoi kallëzim penal në​​ Prokurorinë​​ Themelore kundër dy personave, me dyshimin se​​ ​​ njëjtit​​ kishin kryer veprën penale​​ ​​ “Mashtrimit”, sipas paragrafit 2,​​ të nenit 261​​ nga Kodi i Përkohshëm Penal​​ i Kosovës.​​ Prokuroria Themelore​​ e kishte hedhur poshtë​​ kallëzimin penal të​​ parashtruesit të​​ kërkesës,​​ me arsyetimin se vepra penale për të​​ cilën po dyshoheshin personat e lartpërmendur kishte arritur parashkrimin absolut të​​ ndjekjes penale.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ kishte dorëzuar​​ ankesë​​ ​​ Prokurorinë​​ e Apelit​​ kundër​​ aktvendimit të​​ Prokurorisë​​ Themelore për hedhjen poshtë​​ ​​ kallëzimit penal. Sipas parashtruesit të​​ kërkesës, vepra penale nuk ishte parashkruar dhe Prokuroria Themelore duhej ta trajtonte kallëzimin penal.

 

  • Gjykata​​ vëren​​ se,​​ Prokuroria e Apelit​​ si autoritet​​ kompetent për të shqyrtuar ankesën kundër​​ aktvendimit të Prokurorisë Themelore, ashtu​​ siç​​ përcaktohet në nenin 84​​ [Hedhja e kallëzimit penal]​​ të KPPK-së,​​ e hodhi poshtë​​ ankesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ me arsyetimin​​ se,​​ bazuar në​​ fletkthesën​​ që​​ e​​ posedonte, parashtruesi i kërkesës​​ aktvendimin​​ e Prokurorisë​​ Themelore​​ e kishte pranuar​​ më​​ 16 tetor 2023,​​ përderisa​​ ankesën​​ e tij​​ në​​ Prokurorinë​​ e Apelit e​​ kishte dorëzuar​​ më​​ 25 tetor 2023,​​ përkatësisht​​ dy ditë​​ (2)​​ jashtë​​ afatit​​ të​​ përcaktuar me paragrafin 5 të​​ nenit​​ 84​​ (Hedhja e kallëzimit penal)​​ të​​ KPPK-së.

​​ 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ nuk e konteston në​​ vetvete afatin 8​​ (tetë)​​ ditor për dorëzimin e ankesës, afat ky i përcaktua me​​ ligj;​​ dhe po ashtu​​ nuk e konteston​​ as​​ datën e pranimit të​​ aktvendimit të​​ Prokurorisë​​ Themelore,​​ përkatësisht datën​​ prej kur fillon të​​ rrjedhë​​ afati ligjor prej 8​​ (tetë)​​ ditësh për dorëzimin e ankesës. Parashtruesi i kërkesës thekson se ankesën​​ e tij kundër​​ aktvendimit të​​ Prokurorisë​​ Themelore e kishte dorëzuar​​ përmes postës​​ ​​ ​​ 23 tetor 2023, dhe jo më​​ 25 tetor 2023​​ siç pretendon Prokuroria e Apelit. Sipas parashtruesit të​​ kërkesës,​​ neni 444​​ (Afatet)​​ i​​ KPPK-së​​ përcakton se kur​​ parashtresa dërgohet nëpërmjet postës, postës rekomande apo elektronike,​​ dita e postimit ose​​ e dërgimit konsiderohet si ditë​​ e dorëzimit për personin që​​ i​​ është​​ dërguar. Në​​ anën tjetër, Prokuroria e Apelit në​​ komentet që​​ i dorëzoi në​​ Gjykatë, pretendon që​​ ​​ shkresat e lëndës nuk kishte asnjë​​ provë​​ ​​ arsyeton dorëzimin e ankesës përmes postës, ndërsa në​​ sistemin e regjistrimit të​​ lëndëve (SMIL)​​ është​​ konstatuar se ankesa​​ është​​ dorëzuar më​​ 25 tetor 2023.

 

  • ​​ shkresat e​​ tij të​​ dorëzuara​​ në Gjykatë,​​ parashtruesi i kërkesës ka bashkëngjitur një dëshmi që tregon se ankesën në Prokurorinë e Apelit e kishte dorëzuar në postë më 23 tetor 2023.​​ Gjykata vëren se bazuar​​ ​​ paragrafin 3​​ ​​ nenit 444 (Afatet)​​ ​​ KPPK-së,​​ kur parashtresa dërgohet nëpërmjet postës, postës rekomande apo elektronike apo telegramit ose me ndonjë mjet tjetër si teleks, telefaks ose mjete të tjera të ngjashme, dita e postimit ose e dërgimit konsiderohet si ditë e dorëzimit për personin që i është dërguar.​​ Në këtë kuptim dhe bazuar në shkresat e lëndës, Gjykata rikujton se​​ parashtruesi i kërkesës e kishte pranuar aktvendimin e Prokurorisë Themelore më 16 tetor 2023, ndërsa ankesën e kishte dorëzuar​​ përmes postës​​ në Prokurorinë e Apelit më 23 tetor 2023,​​ përkatësisht​​ brenda afatit ligjor prej 8 (tetë) ditësh të përcaktuar​​ me paragrafin 5 të nenit 84 të KPPK-së.​​ 

 

  • Gjykata konsideron​​ se, mënyra e pranimit​​ dhe regjistrimit​​ të parashtresave është çështje e brendshme e Prokurorisë së Apelit.​​ Megjithatë,​​ gabimet eventuale që​​ mund të​​ ndodhin në​​ lidhje​​ me regjistrimin e parashtresave dhe llogaritjet e gabuara të afatit të pranimit të tyre​​ nuk mund të​​ shkojnë​​ ​​ dëm të​​ palëve​​ dhe të rezultojnë në​​ shkeljen e të drejtave të tyre​​ kushtetuese për përdorimin e mjeteve juridike. ​​​​ 

 

  • Gjykata​​ rithekson se neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike] i Kushtetutës përcakton se, secili person ka të​​ drejtë​​ ​​ përdorë​​ mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të​​ cilat cenojnë​​ ​​ drejtat ose interesat e saj/tij në​​ mënyrën e​​ përcaktuar​​ me ligj. Në​​ rastin konkret, parashtruesi i kërkesës e kishte përdorur një mjet juridik të garantuar​​ me​​ paragrafin​​ 5​​ ​​ nenit 84 (Hedhja e kallëzimit penal) të KPPK-së, që përcakton se nëse i dëmtuari nuk është i kënaqur me hedhjen poshtë të kallëzimit penal,​​ i njëjti​​ mund të paraqesë ankesë kundër atij vendimi në Prokurorinë e Apelit përmes Prokurorisë Themelore brenda tetë (8) ditësh.​​ Megjithatë, parashtruesit të​​ kërkesës iu mohua e drejta për përdorimin e​​ mjetit​​ juridik në​​ mënyrë​​ efektive, për shkak se​​ Prokuroria e Apelit nuk i trajtoi në​​ merita pretendimet ankimore të​​ parashtruesit të​​ kërkesës për shkak të​​ llogaritjes së​​ gabuar të​​ afatit ligjor për dorëzimin e ankesës.​​ 

 

  • ​​ vijim të​​ kësaj,​​ Gjykata​​ dëshiron​​ ​​ theksojë​​ se Prokuroria e Apelit e ka juridiksionin e plotë për të vendosur në lidhje me meritat e ankesës së parashtruesit të kërkesës​​ dhe​​ ​​ këtë​​ kuptim​​ nuk e​​ paragjykon vendimmarrjen​​ e​​ saj.​​ 

 

  • Gjykata konstaton se​​ Aktvendimi​​ [AKPA. II.​​ nr.​​ 163/23]​​ i Prokurorisë së Apelit, i 1 nëntorit 2023​​ -​​ për hedhjen​​ poshtë​​ të​​ ankesës​​ si të​​ pasafatshme,​​ ka shkelur të drejtën e​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ për​​ përdorimin e​​ mjetit​​ juridik, të​​ garantuar me nenin​​ 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të Kushtetutës.  ​​​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim​​ me paragrafët 1 dhe 7 të​​ nenit​​ ​​ 113​​ të Kushtetutës, me nenet​​ 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin​​ 48 (1)​​ (a)​​ të Rregullores së punës, më​​ 16 korrik​​ 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TË​​ DEKLAROJË kërkesën të​​ pranueshme;

 

  • TË​​ KONSTATOJË​​ se​​ Aktvendimi [AKAP.​​ II.​​ nr.136/23]​​ i Prokurorisë së Apelit, i ​​ 1 nëntorit 2023,​​ nuk është në përputhshmëri​​ me nenin 32 [E Drejta për​​ Mjete​​ Juridike]​​ të​​ Kushtetutës​​ së Republikës së Kosovës;

 

  • TË SHPALLË, të pavlefshëm Aktvendimin [AKAP.II.nr.136/23] e Prokurorisë së Apelit, të 1 nëntorit 2023 dhe të kthejë çështjen në rivendosje në Prokurorinë e Apelit, në përputhje me konstatimet e këtij Aktgjykimi;

 

  • ​​ URDHËROJË,​​ Prokurorinë e Apelit që ta njoftojë​​ Gjykatën, në pajtim me paragrafin 5 të rregullit 60 (Zbatimi i vendimeve) të Rregullores së punës, deri më datën​​ 17​​ janar 2025​​ për masat e ndërmarra për zbatimin këtij Aktgjykimi;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ Aktgjykim​​ palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktgjykim​​ në Gazetën Zyrtare,​​ në pajtim me​​ paragrafin 4 të nenit 20​​ të Ligjit;

 

  • TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me​​ paragrafin 5 të nenit​​ 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ​​​​  ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi  ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

1

Parashtruesit:

Ali Tahiri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale