Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit 2022:19820, të 17 majit 2022, të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Aktvendimit Pn1 Nr. 704/2022 të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të 31 majit 2022

Nr. të lëndës KI85/22

Parashtruesit: Jadran Kostić

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 18 maj​​ 2023

Nr. ref.:AGJ 2178/23

 

 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

AKTGJYKIM

 

 

rastin nr. KI85/22

 

Parashtrues

 

Jadran Kostić 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ 

​​ Aktvendimit 2022:19820​​ të 17 majit 2022​​ të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe

​​ Aktvendimit Pn1​​ nr.​​ 704/2022 të Gjykatës së Apelit të Kosovës​​ të​​ 31 majit 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga Jadran Kostić, nga Shtërpca, i cili ndodhet në​​ Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i përfaqësuar nga Miloš​​ Delević, avokat në Mitrovicë.

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Aktvendimin [2022:19820]​​ të 17 majit 2022​​ të Gjykatës Themelore në Ferizaj​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ dhe Aktvendimin [Pn1 Nr 704/2022] të​​ 31 majit 2022 të​​ Gjykatës së Apelit të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit).​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimeve të kontestuara, përmes së cilave pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ 

 

  • Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës kërkon edhe vendosjen e masës së përkohshme, përkatësisht kërkon​​ pezullimin e masës së paraburgimit​​ në​​ mënyrë​​ që​​ gjatë​​ procedurës penale​​ ndaj tij​​ të mbrohet në liri.​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 21 qershor 2022, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatën​​ Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 23 qershor 2022, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit [GJR. KI85/22] caktoi gjyqtarin Nexhmi Rexhepi Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Safet Hoxha dhe Radomir Laban (anëtarë).

 

  • Më 5 korrik 2022, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe i kërkoi të dorëzojë në Gjykatë formularin e plotësuar të kërkesës si dhe autorizimin për përfaqësim në Gjykatë. Në të njëjtën ditë, një kopje e kërkesës iu dërgua Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit.​​ 

 

  • Më 20 korrik 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë formularin e plotësuar të kërkesës dhe autorizimin për përfaqësim në Gjykatë.

 

  • ​​ 27​​ korrik 2022, Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore dorëzimin e dosjes së plotë të lëndës në Gjykatë.​​ 

 

  • ​​ 3​​ gusht 2022, Gjykata Themelore​​ njoftoi se dosja e plotë e lëndës gjendet në Gjykatën e Apelit.​​ 

 

  • Më 4 gusht 2022,Gjykata kërkoi nga Gjykata e Apelit dorëzimin e dosjes së plotë të lëndës në Gjykatë.​​ 

 

  • Më 23 gusht 2022, Gjykata e Apelit njoftoi Gjykatën që dosja e plotë e lëndës është kthyer në Gjykatën Themelore.

 

  • Më 31 gusht 2022, Gjykata kërkoi sërish nga Gjykata Themelore dorëzimin e dosjes së plotë të lëndës në Gjykatë.

 

  • Më 13 shtator 2022, Gjykata Themelore dorëzoi dosjen e plotë të lëndës në Gjykatë.

 

  • Më 1 dhjetor 2022, Gjykata ktheu dosjen e plotë të lëndës në Gjykatën Themelore.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 30 janar 2023, Gjykata në lidhje me kërkesën e parashtruesit të kërkesës, kërkesat në rastin KI55/22 dhe KI129/22 i dërgoi Gjykatës Supreme një kërkesë për dorëzimin e informatave dhe sqarimin si në vijim:

 

“Në kontekst të pretendimit të lartcekur të parashtruesve të kërkesës dhe me qëllim që Gjykata të disponojë me të gjitha informatat relevante, ju drejtohet me kërkesën për informatë si në vijim:

 

​​ - ​​ Nëse parashtruesit e lartcekur kundër Aktvendimeve respektive të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Gjykatës së Apelit kanë parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme?

 

  • Nëse ky nuk është rasti, atëherë, për aq sa është e mundur, luteni që ta njoftoni Gjykatën përkitazi me praktikën gjyqësore të Gjykatës Supreme, nëse mjeti juridik i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë gjatë procedurës së caktimit dhe vazhdimit të paraburgimit në procedurë është mjet efektiv juridik. Luteni që këtë informatë, ta mbështetni dhe ilustroni me vendime apo praktikë gjyqësore të Gjykatës Supreme në raste të tjera të ngjashme.”

 

  • Më 13 shkurt 2023, Gjykata pranoi përgjigjen e Gjykatës Supreme, përmes të cilës, ndër tjerash njoftoi​​ se parashtruesi i kërkesës kundër Aktvendimit të kontestuar të Gjykatës të Apelit kishte parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.​​ 

 

  • ​​ 26​​ prill​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës​​ pranueshmërinë​​ e kërkesës.​​ ​​ njëjtën ditë, Gjykata (i)​​ deklaroi​​ ​​ njëzëri​​ kërkesën​​ e pranueshme; (ii) deklaroi, njëzëri​​ se​​ Aktvendimi [Pn1. Nr. 704/2022] i 31 majit 2022 të Gjykatës së Apelit të Kosovës nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 29 ​​ [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, në ndërlidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së; dhe​​ (iii)​​ refuzoi,​​ me shumicë votash kërkesën për masë të përkohshme.

 

  • Në përputhje me rregullin 62 (Mendimet konkurruese) të Rregullores së punës, gjyqtari Radomir Laban përgatiti mendim konkurrues, i cili do të publikohet së bashku më këtë Aktgjykim.

 

 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton që​​ Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda (në tekstin e mëtejmë: Prokuroria Themelore) kishte filluar hetimet ​​ ​​ ndërlidheshin​​ me dyshimin e bazuar​​ për kryerjen e​​ veprave penale​​ gjatë​​ lëshimit të​​ lejeve​​ ndërtimore në Parkun Kombëtar​​ “Sharri”.

 

  • ​​ Më 24 nëntor 2021, Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda (në tekstin e mëtejmë: Prokuroria Themelore) nxori Aktvendim për Zgjerimin e Hetimeve kundër parashtruesit të kërkesës dhe​​ tetë​​ (8)​​ të​​ dyshuarve​​ tjerë.​​ ​​ Specifikisht, në lidhje me parashtruesin e kërkesës,​​ Prokuroria Themelore​​ në Aktvendimin e saj​​ theksoi se ekzistonte dyshimi i bazuar se​​ ai​​ ​​ kishte kryer veprën penale​​ “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 388, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2, nën-paragrafi 2.7 i​​ të​​ Kodit​​ nr.​​ 04/L-082​​ Penal të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPRK).

 

  • Më 22 dhjetor 2021, Prokuroria Themelore përmes kërkesës [KT.I.nr.138/21] i kërkoi Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj​​ parashtruesit​​ ​​ kërkesës​​ ​​ dhe të pandehurve tjerë.

 

  • ​​ 23 dhjetor 2021, Gjykata Themelore në​​ Ferizaj,​​ Departamenti​​ për Krime të​​ Rënda (në​​ tekstin​​ e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ përmes Aktvendimit [2021:289261]​​ ndaj parashtruesit të​​ kërkesës​​ dhe​​ ​​ pandehurve​​ ​​ tjerë​​ ​​ shqiptoi​​ masën e​​ paraburgimit​​ ​​ kohëzgjatje prej një​​ (1) muaji.

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton që​​ parashtruesi i kërkesës ndaj Aktvendimit të​​ lartcekur të​​ Gjykatës Themelore kishte parashtruar ankesë​​ ​​ Gjykatën e Apelit.

 

  • Më 11 janar 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PN1 NR. 1549/2021] ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe të​​ pandehurve​​ tjerë e refuzoi si të pabazuar.​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Procedura gjyqësore për vazhdimin e paraburgimit

 

  • ​​ 20 janar 2022,​​ Gjykata​​ Themelore përmes Aktvendimit [2021:289260] vazhdoi masën e paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh, përkatësisht nga 20​​ janari​​ 2022 deri më 20 mars 2022.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës kundër Aktvendimit [2021: 289260] të Gjykatës Themelore, të​​ 20 janarit 2022​​ në Gjykatën e Apelit paraqiti ankesë.

 

  • ​​ 2 shkurt 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [PN1 nr.138/2022] ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe të pandehurve tjerë e refuzoi si të pabazuar.

 

  • ​​ 18 mars 2022, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [2022:009453] vazhdoi masën e paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh, përkatësisht nga 18 marsi 2022 deri më 17 maj 2022.

 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Procedura gjyqësore për vazhdimin e paraburgimit që ndërlidhet me vendimet e​​ kontestuara​​ nga parashtruesi i kërkesës

 

  • Më 13 maj 2022, Prokuroria Themelore përmes kërkesës [P.P.I.nr.138/20] i kërkoi Gjykatës Themelore vazhdimin e paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Më 17 maj 2022, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [2022: 19820] vazhdoi masën e paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh, përkatësisht nga 17 maji 2022​​ deri më 15 korrik 2022.​​ 

 

  • Në arsyetimin e Aktvendimit të Gjykatës Themelore, të​​ 17 majit 2022​​ u theksua se​​ vazhdimi i masës së​​ paraburgimi​​ bazohet​​ ​​ nenin​​ 191 (Vazhdimi i paraburgimit)​​ paragrafi 1 në lidhje me nenin 187 (Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit),​​ paragrafi 1, nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit​​ Nr. 04/L-123​​ të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPPRK) pasi​​ që ekzistonte​​ rreziku i​​ arratisjes;​​ fshehjes dhe asgjësimit të provave;​​ ndikimit​​ ​​ rrjedhën e procedurës penale dhe rrezikut të​​ përsëritjes​​ ​​ veprës penale.​​ 

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës​​ kundër Aktvendimit [2022: 19820] të Gjykatës Themelore, të​​ 17 majit 2022​​ në Gjykatën e Apelit​​ paraqiti​​ ankesë, për shkak të shkeljeve​​ esenciale të dispozitave të ​​ procedurës penale​​ dhe të​​ ligjit​​ penal,​​ zbatimit të gabuar të së drejtës materiale ​​ dhe​​ vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike.​​ Përmes ankesës së tij, parashtruesi i kërkesës​​ pretendoi: shkelje të​​ nenit 29 i Kushtetutës, bazuar në nenin 188 (Procedura për urdhrin për paraburgim) të KPPRK-së personi i cili gjendet në paraburgim mund të mbahet më së shumti një (1) muaj nga data e arrestimit dhe se bazuar në ​​ nenin​​ 190​​ (Afatet kohore të​​ paraburgimit)​​ ​​ KPPRK-së para ngritjes së aktakuzës masa e paraburgimit nuk mund të zgjasë më shumë se katër​​ (4)​​ muaj kur procedura zbatohet për vepra penale të cilat janë të​​ dënueshme me burgim prej më pak se pesë vjet.

 

  • Më 31 maj 2022, Gjykata e Apelit, përmes Aktvendimit [Pn1.nr.704/2022] refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi Aktvendimin [2022: 19820] e Gjykatës Themelore,​​ të 17 majit 2022.​​ 

 

  • Në arsyetimin e Aktvendimit të saj, Gjykata e Apelit theksoi se​​ nga provat e ofruara​​ ekzistonte dyshimi i bazuar se parashtruesi i kërkesës​​ ka​​ kryer veprën penale, pasi që​​ “në bazë të një marrëveshjeje paraprake me të pandehurin [B.N], ka regjistruar ​​ në parcelën [...], e të cilat i janë dhënë si dhuratë të pandehurit [B.N] për sigurimin e lejeve ​​ ndërtimore në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri 2” si dhe Parkun Kombëtar “Sharri”.”​​ 

 

  • Gjykata e Apelit tutje theksoi se ekzistonte baza ligjore për vazhdimin e paraburgimit në pajtim me nenin 187​​ të KPPRK-së,​​ sepse po që​​ “se të pandehurit do të gjendeshin në liri, ata do të mund të ndikonin në njëri-tjetrin si bashkëpjesëmarrës, apo në disa prej tyre që gjenden ​​ në arrati, si dhe ekzistonte rreziku i ndikimit ​​ ​​ katër​​ dhjetë​​ (40)​​ dëshmitarë.”​​ Më tej, Gjykata e Apelit vlerësoi se​​ Gjykata Themelore​​ me të drejtë kishte konstatuar se ekziston baza ligjore sipas nenit 187, paragrafi 1, nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të KPPRK-së, marrë parasysh mënyrën se si është kryer vepra penale ​​ nga të pandehurit duke keqpërdorur pozitën zyrtare, përkatësisht duke ​​ marrë ​​ apo dhënë shuma të majme të parave në formë të ryshfetit, që paraqesin rrezik të përgjithshëm për përsëritjen e veprës penale.

 

  • Më 21 qershor 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatë përmes të cilës konteston Aktvendimin [2022:19820]​​ të 17 majit 2022​​ të Gjykatës Themelore dhe Aktvendimin [Pn1. Nr. 704/2022] të 31 majit 2022 të Gjykatës së Apelit.

 

Kërkesa për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ e parashtruar në​​ Gjykatën Supreme​​ 

 

  • Bazuar në​​ përgjigjen e Gjykatës Supreme të​​ dorëzuar në​​ Gjykatë,​​ ​​ 13 shkurt 2023, rezulton që​​ parashtruesi i kërkesës kundër​​ vendimeve të​​ kontestuara përmes kërkesës së​​ tij në​​ Gjykatë, përkatësisht​​ kundër​​ Aktvendimit [2022:019820] të​​ 17 majit 2022 dhe​​ Aktvendimit [PN1. Nr. 704/2020] të​​ Gjykatës së​​ Apelit, të​​ 31 majit 2022,​​ ​​ Gjykatën​​ Supreme​​ parashtroi​​ kërkesë​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë.​​ ​​ 

 

  • Më 15​​ shtator 2022, Gjykata Supreme​​ përmes Aktvendimit [Pml.​​ nr. 352/2022] kërkesën për mbrojtje të​​ ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës e hudhi si jolëndore.​​ 

 

  • Gjykata Supreme konstatoi se kërkesa është jo lëndore me arsyetimin se:​​ “Duke pasur parasysh faktin se në shkresat e lëndës ekziston vendim​​ i​​ ​​ ri i gjykatës së shkallës së parë 2022:019820 i datës 13.9.2022 më të cilit të pandehurit [parashtruesit të kërkesës] i është​​ vazhduar​​ paraburgimi edhe për dy muaj, andaj kjo gjykatë vlerëson se kërkesa nuk mund të​​ jetë​​ objekt shqyrtimi dhe si e tillë është jolëndore sepse pavarësisht shkeljeve të pretenduara ë kërkesës i pandehuri [parashtruesi i kërkesës] e ka mbajtur paraburgimin për atë kohë sa ka qenë i vazhduar me vendimin e atakuar, të cilit i ka skaduar afati. Prandaj nga sa u parashtrua më lartë ​​ dhe në kuptim të nenit 435 par. 2 të KPPK-së, u vendos si në dizpozitiv të këtij Aktvendimi.

 

  • Gjykata​​ bazuar në​​ shkresat​​ e lëndës vëren se parashtruesit të kërkesës nga 15 korriku​​ 2022​​ deri më 13 shtator 2022 i ishte vazhduar paraburgimi në pritje të ngritjes së​​ aktakuzës. Megjithatë pas kësaj periudhe, Gjykata​​ nuk posedon informata në lidhje me procedurat e​​ ​​ mëtejme të​​ zhvilluara nga Prokuroria dhe gjykatat e rregullta në procedurën penale ndaj parashtruesit të kërkesës, përkatësisht nuk posedon informatën nëse​​ ​​ Prokuroria Themelore kishte ngritur aktakuzë​​ ndaj parashtruesit të kërkesës.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se parashtruesi i kërkesës pretendon se atij i janë shkelur​​ të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit, përmes Aktvendimeve të tyre respektive, kanë shkelur rëndë Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe KEDNJ. Në këtë aspekt, parashtruesi i kërkesës thekson si në vijim:​​ 

 

“Marrë parasysh që​​ [parashtruesi i kërkesës]​​ dyshohet se ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 388, paragrafi 2, pika 7 e KPK-së ​​ dhe se për këtë vepër penale ​​ parashihet dënimi me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet, neni 190 i KPPK-së prej së afërmi përcakton afatin kohor të paraburgimit, kësisoj paragrafi 2 parasheh:

 

“para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se:​​ 

2.1. katër (4) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me më pak se pesë (5) vjet burgim”.

 

Në përputhje më këtë që u tha më lart, NUK KA kushte ligjore që të pandehurit t’i vazhdohet paraburgimi pas kalimit të 4 muajve, ndërsa personi në fjalë ndodhet në paraburgim për më shumë se pesë muaj, përkatësisht nga data 17.04.2022.”

 

  • Më tej, duke iu referuar nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, si dhe nenit 190 të​​ KPPRK-së, parashtruesi i kërkesës pretendon se vazhdimi i paraburgimit ndaj tij përbën shkelje të të gjitha​​ instrumenteve​​ ndërkombëtare​​ ligjore​​ si dhe akteve juridike të cilat e rregullojnë lirinë e qytetarëve. ​​ 

 

  • Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës kërkon edhe vendosjen e masës së përkohshme, përkatësisht kërkon pezullimin e masës së paraburgimit në mënyrë që​​ gjatë procedurës penale ndaj tij të mbrohet në liri.​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës kërkon nga Gjykata që:​​ (i)​​ të​​ miratojë kërkesën e tij si të pranueshme; (ii)​​ të​​ konstatojë se ka pasur shkelje të​​ nenet​​ 29, 30 dhe 31 të Kushtetutës; (iii)​​ të​​ urdhërojë Gjykatën themelore që të nxjerrë aktvendim me të cilin parashtruesit të kërkesës i lejohet të mbrohet në liri; (iv)​​ të​​ miratojë​​ vendosjen e​​ masës së​​ përkohshme.​​ 

 

  • ​​ fund,​​ Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës kundër Aktvendimit​​ [Pn1.nr.704/2022] të 31 majit 2022,​​ të Gjykatës së Apelit​​ kishte parashtruar edhe kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, e cila përmes Aktvendimit​​ [Pml. nr. 352/2022] kishte​​ hedhë poshtë si jolëndore. Në vijim të kësaj, Gjykata vë në dukje se parashtruesi i kërkesës para Gjykatës nuk e konteston Aktvendimin [Pml. nr. 352/2022] të 15 shtatorit 2022 të Gjykatës Supreme.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 29

[E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]

 

1.​​ Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me​​ përjashtim​​ të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:

 

(1) pas shpalljes së​​ dënimit​​ me burgim për kryerjen e veprës penale;

 

(2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

[...]

 

2. Çdokush që privohet nga liria, duhet të vihet në dijeni menjëherë, për arsyet e privimit, në gjuhën që ajo/ai e kupton. Njoftimi me shkrim mbi arsyet e privimit duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundshme. Çdokush që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës, brenda dyzet e tetë (48) orësh duhet të dërgohet përpara gjyqtarit, i cili vendos për paraburgimin ose lirimin e tij/saj, jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga​​ momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës. Çdokush që arrestohet, ka të drejtën që të nxirret në gjykim brenda një periudhe të arsyeshme, ose të lirohet në pritje të gjykimit, me përjashtim kur gjyqtari - konstaton se personi përbën rrezik për komunitetin ose ka rrezik për ikjen e saj/tij para gjykimit.

​​ 3. Çdokush që privohet nga liria, duhet të njoftohet menjëherë se ka të drejtë të mos japë asnjë deklaratë dhe se ka të drejtë për mbrojtës sipas zgjedhjes së tij/saj dhe ka të drejtë që pa vonesë të informojë për këtë personin sipas zgjedhjes së vet.​​ 

4. Çdokush që i hiqet liria me arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit.​​ 

5. Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj.​​ 

6. Personi që vuan dënimin, ka të drejtë të ankohet për kushtet e privimit nga liria, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

Neni 30

[Të Drejtat e të Akuzuarit]

 

  • Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim:

 

  • të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër saj/tij;​​ 

  • të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit;

  • të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet;

  • të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi;

  • të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas;

  • të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet.

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.​​ 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë ​​ penale që ngrihet kundër ​​ saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.


3. Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

​​ 
4. Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet.



5. Çdokush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin.


6. Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi.

​​ 
7. Procedurat gjyqësore që përfshijnë të miturit rregullohen me ligj, duke respektuar rregullat dhe procedurat e veçanta për të miturit.

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË​​ DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 5​​ 

(E drejta për liri dhe siguri)​​ 

 

  • Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:

 

​​ a)​​ kur burgoset ligjërisht pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente;

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ […]

c.​​ kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent pas dyshimit të arsyeshëm se ka kryer një vepër penale ose kur çmohet në mënyrë të arsyeshme e nevojshme për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;

 

​​ […]

 

3.​​ Çdo person i arrestuar ose i paraburgosur në rrethanat e parashikuara në paragrafin 1/c të këtij neni duhet të çohet menjëherë përpara një gjyqtari ose një zyrtari tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar funksione gjyqësore dhe ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të lirohet në gjykim e sipër. Lirimi mund të kushtëzohet me dhënien e garancive për t’u paraqitur në procesin gjyqësor.

 

4.​​ Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm.”

​​ […]

 

KODI NR. 04/L-082 PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

Neni 388

Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale

 

  • Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale, përveç veprave penale të parapara në paragrafin 2. të këtij neni, ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër, ose​​ kushdo që strehon personin e dënuar apo ndërmerr veprime për pengimin e arrestimit, ekzekutimit të dënimit apo urdhrit për trajtim të detyrueshëm, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

  • Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni ka të bëjë me një apo më shumë prej veprave penale në vijim, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet:

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

 

    • ndonjë vepër penale nga Kapitulli XXXIV – Veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare;

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

​​ 

KODI NR. 04/L-123 I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ [i shfuqizuar me KODIN NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE,​​ [i publikuar në​​ Gaztën Zyrtare më 17 gusht 2022]

 

 

Neni 187

Kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit

 

  • Gjykata mund të caktojë paraburgim ndaj një personi vetëm nëse në mënyrë të qartë ka gjetur se:​​ 

1.1. ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale;​​ 

1.2. përmbushet njëri nga kushtet e mëposhtme:​​ 

1.2.1. kur ai fshihet, kur identiteti i tij nuk mund të vërtetohet ose kur ekzistojnë ​​ rrethana të tjera që tregojnë se ekziston rrezik i ikjes së tij;​​ 

1.2.2. kur ka arsye për të besuar se ai do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, ose kur rrethanat e posaçme tregojnë se ai do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit apo në bashkëpjesëmarrësit; ose​​ 

1.2.3. kur pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër personale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.​​ 

1.3. masat më të buta për sigurimin e pranisë së të pandehurit të parapara në nenin 173 të këtij Kodi do të ishin të pamjaftueshme për të siguruar praninë e personit të tillë, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

[...]

 

Neni 190

Afatet kohore të paraburgimit

 

  • I paraburgosuri mund të mbahet në paraburgim më së shumti një (1) muaj nga dita e arrestimit në bazë të urdhrit nga neni 188 të këtij Kodi. Pas kësaj kohe, ai mund të mbahet në paraburgim vetëm me aktvendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues me të cilin urdhërohet vazhdimi i paraburgimit.

  • Para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se:​​ 

    • katër (4) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me më pak se pesë (5) vjet burgim;

    • tetë (8) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me më shumë se pesë (5) vjet burgim.

  • Në raste të jashtëzakonshme kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe kur rasti është i ndërlikuar siç përkufizohet në nenin 19 të këtij Kodi, e zvarritja e procedurës nuk mund t’i atribuohet prokurorit të shtetit, përveç afateve të parapara në 87 paragrafin 2. të këtij neni para ngritjes së aktakuzës paraburgimi mund të vazhdohet më së shumti deri në katër (4) muaj për një maksimum të përgjithshëm të paraburgimit prej dymbëdhjetë (12) muaj.

  • Kur ka shkak të bazuar dhe bindës për të besuar se ekziston rrezik i përgjithshëm apo rrezik i dhunës nëse lirohet i pandehuri në procedurë paraprake, vazhdimi i paraburgimit nga paragrafi 3. të këtij neni mund të vazhdohet edhe për gjashtë (6) muaj tjerë për një maksimum të përgjithshëm të paraburgimit prej tetëmbëdhjetë (18) muaj.

  • Nëse aktakuza nuk ngritet para kalimit të afateve të parapara në paragrafët 2., 3. dhe 4. të këtij neni, i paraburgosuri lirohet.

 

Neni 191

Vazhdimi i paraburgimit

 

1. Paraburgimi mund të vazhdohet vetëm nga gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në bazë të kërkesës së prokurorit të shtetit, i cili tregon se ka bazë për paraburgim nga neni 187 i këtij Kodi, se ka filluar hetimi dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e arsyeshme për të përshpejtuar zbatimin e hetimit. I dëmtuari apo mbrojtësi i viktimave mund të kërkojë formalisht apo joformalisht nga prokurori i shtetit që të kërkojë vazhdimin e paraburgimit.​​ 

2. I pandehuri dhe mbrojtësi i tij informohen me propozimin jo më vonë se tri (3) ditë para skadimit të paraburgimit të caktuar me aktvendimin e fundit.​​ 

3. Ndaj çdo aktvendimi mbi vazhdimin e paraburgimit mund të ushtrohet ankesë. Neni 189, paragrafët 3. dhe 4., zbatohen përshtatshmërisht.

 

C. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë

 

Neni 432

Arsyet për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë

 

1. Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese:​​ 

1.1. në rast të shkeljes së ligjit penal;​​ 

1.2. në rast të shkeljes esenciale të ligjit të procedurës penale nga neni 384, paragrafi 1. i këtij Kodi; ose 1.3. në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.​​ 

2. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për shkak të konstatimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, as kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilën është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.​​ 

3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, Kryeprokurori i Shtetit mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për cilëndo shkelje ligjore.​​ 

4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet, gjatë procedurës penale e cila nuk ka përfunduar në formë të prerë, vetëm kundër vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin ose vazhdimin e paraburgimit.

 

[...]

Neni 434

Paraqitja e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në gjykatë themelore

 

1. Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë i paraqitet gjykatës themelore që ka marrë vendimin.​​ 

2. Gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues i gjykatës themelore me aktvendim hudh kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nëse:

​​ 2.1. kërkesa është paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës nga neni 432, paragrafi 2. i këtij Kodi, me përjashtim të rasteve të parapara në nenin 433, paragrafi 4. i këtij Kodi;​​ 

2.2. kërkesa është paraqitur nga personi i paautorizuar nga neni 433, paragrafi 1. i këtij Kodi; ose

​​ 2.3. kërkesa është paraqitur jashtë afatit nga neni 433, paragrafi 2. i këtij Kodi

 

Neni 435

Shqyrtimi i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nga kolegji i Gjykatës Supreme

 

​​ 1. Për kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë vendos Gjykata Supreme e Kosovës në seancë të kolegjit.​​ 

2. Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendim e hudh kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë nëse kërkesa është e papranueshme ose është paraqitur jashtë afatit nga neni 434, paragrafi 2. i këtij Kodi. Në të kundërtën, kopjen e kërkesës ia dërgon palës kundërshtare, e cila në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës mund të paraqesë përgjigje në kërkesë.​​ 

3. Para marrjes së vendimit mbi kërkesën, gjyqtari raportues, sipas nevojës, mund të kërkojë raport për shkeljet e pretenduara ligjore.​​ 

4. Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, Gjykata Supreme e Kosovës mund të caktojë shtyrjen ose ndërprerjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë.​​ 

 

Neni 436

Favoret e të pandehurit përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë

 

  • Me rastin e vendosjes mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme e Kosovës kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të cilat paraqitësi i kërkesës pretendon

[...]

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse janë përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese​​ vendos​​ vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

​​ […]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kërkesave, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik përkatësisht​​ Aktvendimin​​ [2022:19820]​​ të 17 majit 2022​​ të Gjykatës Themelore dhe Aktvendimin [Pn1 Nr. 704/2022] të 31 majit 2022 të Gjykatës së Apelit të Kosovës.​​ 

 

  • Në vijim, Gjykata do të vlerësojë nëse parashtruesi i kërkesës ka plotësuar kriterin e shterimit të mjeteve juridike, siç përcaktohet përmes paragrafit 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafit 2 të nenit 47 të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Gjykata, i referohet nenit 47 (Kërkesat individuale) të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast​​ se​​ pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

 

Rregulli 39​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)​​ 

 

“1. Gjykata mund​​ ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 

[…]

 

(b)​​ janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me Ligj kundër aktgjykimit ose vendimit të kontestuar.”

 

  • Gjykata fillimisht rikujton se rregulli për shterimin e mjeteve juridike sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të​​ Ligjit dhe rregullit 39 (1) (b) të Rregullores së​​ punës i obligon ata që dëshirojnë të paraqesin rastin e tyre në​​ Gjykatën Kushtetuese që së pari duhet të shfrytëzojnë mjetet juridike efektive në​​ dispozicion në​​ pajtim me ligjin, kundër një aktgjykimi ose vendimi të​​ kontestuar.

 

  • Para se Gjykata të vazhdojë me vlerësimin e kriterit të shterimit të mjeteve juridike, Gjykata rikujton se rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me procedurën e caktimit dhe vazhdimit të masës së paraburgimit para ngritjes së​​ aktakuzës. Gjykata rikujton se objekt i shqyrtimit të kërkesës së parashtruesit të kërkesës janë Aktvendimi​​ [2022:19820]​​ i 17 majit 2022, i Gjykatës Themelore, përmes të cilit paraburgimi ndaj parashtruesit të kërkesës ishte vazhduar nga 17 maji deri më 15 korrik, dhe Aktvendimi [Pn1 Nr. 704/2022] i 31 majit 2022, i Gjykatës së Apelit të Kosovës, përmes të cilit u vërtetua Aktvendimi i Gjykatës Themelore, i 17 majit 2022. Në lidhje me këto dy Aktvendime, Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës në formularin e kërkesës të dorëzuar më 20 korrik 2022, parashtruesi i kërkesës deklaroi se:​​ “I jam drejtuar Gjykatës Supreme të Kosovës me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, mirëpo deri në ditën e sotshme ajo nuk ka nxjerrë kurrfarë vendimi.”​​ Po ashtu, bazuar në​​ përgjigjen e Gjykatës Supreme të dorëzuar në Gjykatë, më 13 shkurt 2023 specifikohet se kundër vendimeve të kontestuara, përkatësisht kundër Aktvendimit [2022:019820] të 17 majit 2022​​ të​​ Gjykatës Themelore​​ dhe Aktvendimit [PN1. Nr. 704/2020] të 31 majit 2022​​ të Gjykatës së Apelit,​​ parashtruesi i kërkesës në Gjykatën Supreme kishte parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, përmes të cilës​​ parashtruesi i kërkesës kishte pretenduar ​​ shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Në vijim të kësaj, Gjykata rikujton se Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Pml. nr. 352/2022] të 15 shtatorit 2022, kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruesit të kërkesës e hudhi si jolëndore. Në Aktvendimin e saj, ​​ Gjykata Supreme kishte konstatuar se kërkesa është jolëndore për shkak se “[...]​​ në shkresat e lëndës ekziston vendim i ​​ ri i gjykatës së shkallës së parë 2022:019820 i datës 13.9.2022 më të cilit të pandehurit [parashtruesit të kërkesës] i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj, andaj kjo gjykatë vlerëson se kërkesa nuk mund të jetë objekt shqyrtimi dhe si e tillë është jolëndore sepse pavarësisht shkeljeve të pretenduara ë kërkesës i pandehuri [parashtruesi i kërkesës] e ka mbajtur paraburgimin për atë kohë sa ka qenë i vazhduar me vendimin e atakuar, të cilit i ka skaduar afati. Prandaj nga sa u parashtrua më lartë ​​ dhe në kuptim të nenit 435 par. 2 të KPPK-së, u vendos si në dizpozitiv të këtij Aktvendimi.”​​ Gjykata në vijim, vë në pah se parashtruesi i kërkesës pas nxjerrjes së​​ Aktvendimit​​ të Gjykatës Supreme, të njëjtin nuk e ka kontestuar në Gjykatë.​​ Për më​​ tepër, Gjykata​​ vëren​​ se Aktvendimi i​​ Gjykatës​​ Supreme nuk i ka trajtuar​​ pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës të​​ parashtruara në​​ kërkesën e tij për mbrojtje të​​ ligjshmërisë, pasi të​​ njëjtën e kishte hudhë​​ si jolëndore.

 

  • Megjithatë, Gjykata vë në pah se parashtruesi i kërkesës para Gjykatës si vendim të fundit të autoritetit publik konteston Aktvendimin​​ [Pn1 Nr. 704/2022]​​ e Gjykatës së Apelit të 31 majit 2022​​ ​​ lidhje me Aktvendimin [2022:019820] të 17 majit 2022​​ të​​ Gjykatës Themelore, për të cilin vendim ai pretendon se vazhdimi i paraburgimit​​ para ngritjes së aktakuzës​​ të tij pas kalimit të afatit katër (4) mujor është në kundërshtim me nenin​​ 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, si dhe nenit 190 të KPPRK-së.​​ Më tej,​​ Gjykata​​ rikujton​​ se parashtruesi i kërkesës këtë pretendim e kishte ngritur që në tri instancat gjyqësore.​​ Megjithatë kërkesa e tij për mbrojtje të ligjshmërisë​​ e parashtruar në​​ Gjykatën Supreme​​ në kuptim të mjetit efektiv juridik kishte ​​ rezultuar e pasuksesshme për arsye se​​ kjo e fundit​​ nuk kishte adresuar në merita pretendimet e tij të ngritura​​ në kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë​​ duke e hudhë poshtë​​ kërkesën​​ e tij si jolëndore. Thënë këtë,​​ në rrethanat​​ specifike të​​ parashtruesit të kërkesës,​​ Gjykata do të marrë për bazë Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, si vendim të fundit, përmes të​​ cilit është​​ shqyrtuar​​ çështja e vazhdimit të paraburgimit të parashtruesit të kërkesës, pasi që​​ kërkesa e tij për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ në​​ kuptim të​​ mjetit efektiv juridik​​ kishte​​ rezultuar​​ e pasuksesshme.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata do të vazhdojë me shqyrtimin nëse​​ kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ dorëzuar brenda afatit të​​ përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të​​ Punës.​​ ​​ Marrë​​ për bazë​​ faktin që​​ objekt i​​ shqyrtimit​​ ​​ kërkesës​​ është​​ vlerësimi i​​ kushtetutshmërisë​​ ​​ Aktvendimit Pn1 Nr. 704/2022] të Gjykatës së Apelit në lidhje me Aktvendimin [2022:019820] të 17 majit 2022 të Gjykatës Themelore, Gjykata vëren se Aktvendimi i lartcekur ​​ Gjykatës së Apelit është nxjerrë më 31 maj 2022, përderisa parashtruesi i kërkesës kërkesën e tij në Gjykatë e ka dorëzuar më 21 qershor 2022. Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës, kërkesën e tij e ka dorëzuar brenda fatit të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu konstaton se kërkesa e​​ parashtruesit të kërkesës i plotëson kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara përmes paragrafit (1) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës. E njëjta nuk mund të shpallet e papranueshme mbi bazën e kushteve të përcaktuara përmes paragrafit (3) të rregullit 39 të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Për më tepër dhe në fund, Gjykata vlerëson se kjo kërkesë nuk është qartazi e pabazuar siç është e përcaktuar përmes paragrafit (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, ajo duhet deklaruar e pranueshme dhe të shqyrtohen meritat e saj.

 

Meritat e kërkesës​​ 

 

  • Gjykata fillimisht​​ rikujton se​​ objekt​​ i vlerësimit të​​ kushtetutshmërisë​​ janë​​ dy vendime gjyqësore, përkatësisht Aktvendimi [2022:019820] i 17 majit 2022 dhe Aktvendimit [PN1. Nr. 704/2020]​​ të 31 majit 2022 i Gjykatës së Apelit. Përmes Aktvendimit të​​ Gjykatës Themelore parashtruesit të​​ kërkesës, i cili kishte qëndruar në​​ paraburgim për katër (4) muaj atij i ​​ ishte vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj të​​ tjerë, përkatësisht nga​​ ​​ 18 marsi deri më 17 maj 2022. Ky Aktvendim i Gjykatës Themelore ishte​​ vërtetuar​​ edhe përmes Aktvendimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit, të​​ 31 majit 2022. Thënë​​ këtë, Gjykata po ashtu rikujton se vendimet e gjykatave të​​ rregullta për caktimin dhe vazhdimin e paraburgimit ishin vendime kolektive ndaj disa të​​ pandehurve​​ në​​ procedurë​​ para ngritjes së​​ aktakuzës.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata në​​ vijim do të​​ shqyrtojë​​ dhe elaborojë​​ nëse vendimet e kontestuara përmes të​​ cilave​​ është​​ vazhduar paraburgimi kanë​​ adresuar pretendimin​​ thelbësor​​ të​​ parashtruesit të​​ kërkesës, përkatësisht pretendimin​​ specifik që pasi në​​ rastin e tij ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer​​ veprën​​ penale​​ të​​ “Dhënies së​​ ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”​​ nga neni​​ ​​ 388, paragrafi 2, pika 7 e KPK-së ​​ dhe​​ për të cilën parashihet​​ dënimi me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet, ​​​​ sipas tij bazuar në paragrafin 2 të​​ nenit 190 KPPK-së​​ paraburgimi i tij nuk mund të zgjasë më shumë se katër (4) muaj.​​ Thënë​​ këtë, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës konteston ligjshmërinë​​ e vazhdimit të​​ paraburgimit të​​ tij​​ para​​ ngritjes së​​ aktakuzës.

 

  • Në vijim të kësaj, Gjykata vë në pah se pretendimin e lartcekur të parashtruesit të kërkesës do ta shqyrtojë në kontekst të së drejtës së tij për liri dhe siguri, të garantuar me nenin 29 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 5 të KEDNJ-së. Në kuptim të kësaj, Gjykata​​ thekson se të drejtat dhe standardet që duhet garantuar në rastin e privimit nga liria janë interpretuar gjerësisht nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) përmes praktikës së saj gjyqësore, në harmoni me të cilën, Gjykata bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Prandaj, përkitazi me pretendimet për shkelje të nenit 29 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 të KEDNJ-së, Gjykata i referohet parimeve dhe standardeve të përcaktuara në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së që kanë të bëjnë me caktimin e paraburgimit.

 

  • Parimet dhe kriteret e përcaktuara lidhur me caktimin e paraburgimit​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton që, për të qenë në përputhje me Kushtetutën dhe KEDNJ, arrestimi ose heqja e lirisë duhet të bazohet në një nga arsyet për heqjen e lirisë të parapara në nenin 29, paragrafin 1, të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Gjykata​​ fillimisht rikujton​​ nenin 29, paragrafin 1, pikën​​ ​​ 2, të Kushtetutës që përcaktojnë:​​ 

 

  • Secilit i garantohet e drejta e lirisë dhe sigurisë. Askush nuk mund të privohet nga liria me përjashtim të rasteve të parapara me ligj dhe me vendim të gjykatës kompetente, si në vijim:

 

[...]

(2) për dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale, vetëm kur privimi nga liria me një bazë të arsyeshme konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore para gjykimit në mënyrën e përcaktuar me ligj;

 

[...].”

 

  • ​​ dyti, Gjykata po ashtu ​​ referohet​​ nenit​​ 5. 1 (c)​​ ​​ KEDNJ-së i cili përcakton që:

 

Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:

 

[...]c.​​ kur arrestohet ose ndalohet ligjërisht për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent pas dyshimit të arsyeshëm se ka kryer një vepër penale ose kur çmohet në mënyrë të arsyeshme e nevojshme për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;

 

  • Gjykata vëren, se në bazë të nenit 29, paragrafit 1, pikës 2 të Kushtetutës dhe nenit 5. 1 (c) të KEDNJ-së, privimi i lirisë mund të bëhet në rast të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, dhe kur një gjë e tillë konsiderohet e domosdoshme për të parandaluar kryerjen e një vepre tjetër penale ose largimin pas kryerjes se saj​​ (shih rastin e Gjykatës, KI10/18, me parashtrues​​ Fahri Deqani, Aktgjykim, i 8 tetorit 2019, paragrafi 65).​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata thekson që për të qenë në përputhje me Kushtetutën dhe KEDNJ-në, caktimi i paraburgimit, duhet të ketë mbështetje në njërën nga bazat për privimin e lirisë të përcaktuara me nenin 29 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5, paragrafin 1 (c) të Konventës.​​ 

 

  • GJENDJ, në praktiken e saj gjyqësore, ka përcaktuar tri ​​ kritere themelore, që duhet ekzaminuar për të vlerësuar nëse privimi i lirisë, është i ligjshëm dhe jo arbitrar (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Merabishvili kundër Gjeorgjisë, [DHM] kërkesa nr. 72508/13, Aktgjykim i 28 nëntorit 2017, paragrafi 183, shih rastin KI10/18,​​ parashtrues​​ Fahri Deqani,​​ të cituar më lart, paragrafi 67).

 

  • Së pari, duhet të ekzistoj "dyshimi i bazuar" që një person i privuar nga liria ka kryer një vepër penale (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Merabishvili kundër Gjeorgjisë, [DHM] kërkesa nr. 72508/13, Aktgjykim i 28 nëntorit 2017, paragrafi 184). Së dyti, qëllimi i privimit të lirisë​​ “është që në parim duhet të jetë në funksion të zbatimit të procedurës penale”​​ (shih, rastin e Gjykatës KI63/17, parashtrues​​ Lutfi Dervishi, Aktvendim për Papranueshmëri i 16 nëntorit 2017, paragrafi 57 dhe KI10/18,​​ parashtrues​​ Fahri Deqani,​​ të cituar më lart, paragrafi 68;​​ shih po ashtu rastin e GJEDNJ-së,​​ Ostendorf kundër Gjermanisë,​​ nr. 15598/08, Aktgjykim,​​ i 7 marsit 2013, paragrafi 68), dhe që për me tepër, duhet te jetë proporcional, në kuptimin që duhet të jetë i nevojshëm “për të siguruar paraqitjen e personit të afektuar para autoriteteve kompetente përkatëse”​​ (shih, rastin e Gjykatës KI63/17, parashtrues​​ Lutfi Dervishi,​​ i cituar më lart, paragrafi 57, shih po ashtu rastin e lartcekur të GJEDNJ-së​​ Merabishvili kundër Gjeorgjisë, paragrafi 185). Së treti, privimi i lirisë apo caktimi i paraburgimit duhet të jetë bërë duke ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj (shih rastin e lartcekur​​ të Gjykatës KI10/18, parashtrues​​ Fahri Deqani,​​ paragrafi 68 dhe rastin e lartcekur​​ të GJEDNJ-së​​ Merabishvili kundër Gjeorgjisë, paragrafi 186).​​ 

 

1.1. Zbatimi i kritereve lidhur me caktimin e paraburgimit në rastin e ​​ parashtruesit të kërkesës

 

  • Duke u bazuar në atë që u theksua më lart, Gjykata vëren që caktimi i paraburgimit në fjalë, është i bazuar në nenin 29.1.2 të Kushtetutës në lidhje me nenin 5.1 (c) të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parimet e përgjithshme​​ ​​ lidhje me ligjshmërinë​​ e caktimit dhe vazhdimit të​​ paraburgimit

 

  • Fillimisht, Gjykata thekson se​​ ​​ rrethanat​​ e parashtruesit të​​ kërkesës objekt i​​ shqyrtimit​​ janë​​ vendimet për vazhdimin e paraburgimit para ngritjes së​​ aktakuzës.

 

  • Në ​​​​ këtë​​ rast Gjykata i referohet​​ paragrafit 4 të nenit 29 të Kushtetutës, i cili përcakton që:​​ “Çdokush që i hiqet liria më arrest ose ndalim, gëzon të drejtën që të përdorë mjete juridike për të sfiduar ligjshmërinë e arrestit ose të ndalimit. Rasti do të vendoset nga gjykata brenda një afati sa më të shkurtër dhe nëse arresti ose ndalimi është i paligjshëm, do të urdhërohet lirimi i personit.”

 

  • Përderisa paragrafi 4 i nenit​​ 5​​ të​​ KEDNJ-së, përcakton që: “Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm.”

 

  • Gjykata vë​​ në​​ pah se fakti që Gjykata nuk ka konstatuar shkelje të kërkesës së paragrafit 1 të nenit 5 nuk e përjashton atë nga detyrimi për të​​ shqyrtuar​​ dhe elaboruar edhe pajtueshmërinë e paraburgimit me paragrafin​​ 4​​ të nenit 5 të KEDNJ-së (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Douiyeb kundër Holandës​​ [DHM], kërkesa nr.​​ 31464/96, Aktgjykim, i​​ 4 gushtit 1999, paragrafi 57).

 

  • GJEDNJ ka​​ theksuar se neni ​​ 5,​​ paragrafi 4 i KEDNJ-së përcakton që çdo person i arrestuar ose i ndaluar ka të drejtën për të ​​ kërkuar nga gjykata që të shqyrtojë kërkesat procedurale​​ dhe ato përmbajtësore e që janë thelbësore për “ligjshmërinë” e heqjes së lirisë ndaj tij, në kuptimin e nenit 5,​​ paragrafit 1 të KEDNJ-së (shih, ndër shumë precedentë,​​ Idalov kundër​​ Rusisë​​ [DhM],​​ kërkesa nr.​​ 5826/03, Aktgjykim, i​​ 22 majit 2022​​ paragrafi 161;​​ Reinprecht kundër Austrisë,​​ kërkesa nr.​​ 67175/01, Aktgjykim, i​​ 15 nëntorit 2005,​​ paragrafi 31).

 

  • Nocioni i “ligjshmërisë” në kuptimin e nenit 5, paragrafit 4 të KEDNJ-së ka të njëjtin kuptim si​​ ai i nenit​​ 5,​​ paragrafit​​ 1, aq sa çdo person i arrestuar ose i ndaluar ka të drejtën për të kërkuar që të shqyrtohet ligjshmëria e arrestimit të tij jo vetëm në dritën e kërkesave të së drejtës së brendshme, por edhe në atë të​​ KEDNJ-së, të parimeve themelore që përcaktohen​​ aty dhe të qëllimit të kufizimeve të lejuara nga neni 5 paragrafit 1​​ i​​ KEDNJ-së (shih rastin​​ Suso Musa kundër Maltës, kërkesa nr.​​ 42337/12, Aktgjykim,​​ i 23 korrikut 2013, paragrafit 50).

 

  • GJEDNJ ka specifikuar se për të përmbushur kërkesat e KEDNJ-së, shqyrtimi nga ana e gjykatës vendore ​​ duhet të jetë në pajtueshmëri si me rregullat përmbajtësore dhe ato procedurale​​ të legjislacionit vendor dhe të zhvillohet në pajtim me qëllimin e nenit 5 të KEDNJ-së, përkatësisht mbrojtjen e individit nga arbitrariteti (shih në këtë kontekst rastin​​ Koendjbiharie kundër Holandës, kërkesa nr. 11487/85, Aktgjykim, i 25 tetorit 1990, paragrafi 27).

 

  • Në lidhje me këtë, dhe, në pajtim me parimet e zhvilluara nga GJEDNJ, arsyetimi i vendimit të gjykatave për vazhdimin e paraburgimit në pritje të dënimit duhet të jetë gjithnjë evident, përkatësisht të jetë një arsyetim i detajuar dhe i bazuar në të gjitha faktet dhe rrethanat e rastit. Në këtë kontekst,​​ GJEDNJ në mënyrë të vazhdueshme ka nënvizuar se​​ “vetëm duke dhënë një vendim të arsyetuar, mund të ketë një kontroll publik të administrimit të drejtësisë”​​ (shih rastet e GJEDNJ-së:​​ Suominen kundër Finlandës, Kërkesa nr. 37801/97, Aktgjykim i 1 korrikut 2003 paragrafi 37,​​ Tase kundër Rumanisë, kërkesa nr. 29761/02, Aktgjykimi i 10 qershorit 2008, paragrafi​​ 41).

 

2.1​​ Aplikimi​​ i​​ parimeve të​​ lartcekura në​​ rrethanat​​ e parashtruesit të​​ kërkesës​​ 

 

  • Në vijim, bazuar në shpjegimin e mësipërm të parimeve kryesore të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata do të shqyrtojë nëse parashtruesi i kërkesës ka dëshmuar dhe mbështetur mjaftueshëm pretendimet për shkeljen e garancive procedurale të përcaktuara në Kushtetutë dhe KEDNJ lidhur me​​ ligjshmërinë​​ e vazhdimit të​​ paraburgimit të tij.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ vazhdimi i paraburgimit të tij​​ para ngritjes së​​ ​​ aktakuzës​​ pas kalimit të afatit katër (4) mujor është në kundërshtim me nenin​​ 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, si dhe​​ paragrafit 2 të​​ nenit 190 të KPPRK-së.

 

  • Prandaj, sa i përket pretendimit të parashtruesit të kërkesës​​ Aktvendimi​​ [Pn1 Nr 704/2022] i 31 majit 2022, i​​ Gjykatës së​​ ​​ lidhje me Aktvendimin​​ [2022: 19820] e 17 majit 2022 të​​ Gjykatës Themelore​​ ​​ që kanë të bëjnë me vazhdimin e paraburgimit të tij janë nxjerrë në kundërshtim me nenin 29 të Kushtetutës, Gjykata fillimisht do t’i referohet​​ përmbajtjes​​ ​​ këtyre dy vendimeve dhe faktit nëse Gjykata Themelore dhe ajo​​ e​​ Apelit kanë​​ adresuar​​ pretendimin​​ thelbësor​​ ​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ ​​ ngritur para​​ këtyre​​ dy instancave se vazhdimi i paraburgimit të tij në pritje të ngritjes së​​ aktakuzës​​ pas kalimit të​​ periudhës katër (4) mujore​​ është​​ ​​ kundërshtim me dispozitat e KPPRK-së, dhe për pasojë​​ edhe në​​ kundërshtim me nenin 29 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 5 të​​ KEDNJ-së.

 

  • Në rastin konkret, Gjykata vëren se​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ bazuar në​​ vendimin e Gjykatës Themelore, të​​ 23 dhjetorit 2021 iu caktua masa e paraburgimit, i​​ cili paraburgim​​ ishte vazhduar edhe dy herë nga ana e Gjykatës Themelore, përkatësisht përmes Aktvendimit [2021:289260] të 20 janarit 2022, paraburgimi i tij ishte vazhduar nga ​​ 20 janari deri më 20 mars 2022 dhe përmes Aktvendimit të [2022:009453] të 2 shkurtit 2022 paraburgimi i tij ishte vazhduar nga 18 marsi deri më 17 maj 2022. Nga kjo rezulton që​​ pas më​​ shumë​​ se katër (4)​​ muajve​​ të​​ qëndrimit të​​ tij në​​ paraburgim, parashtruesit të​​ kërkesës përmes Aktvendimit​​ [2022: 19820]​​ të​​ Gjykatës​​ Themelore, të​​ 17 majit 202ë2 paraburgimi ndaj tij ishte vazhduar edhe me dy (2) muaj të​​ tjerë. Bazuar në​​ shkresat​​ e lëndës të​​ dorëzuara në​​ Gjykatë​​ rezulton që​​ paraburgimi​​ ndaj​​ tij para​​ ngritjes​​ së​​ aktakuzës​​ ishte vazhduar deri më​​ 12 shtator 2022.​​ Nëse paraburgimi ndaj tij para ngritjes së​​ aktakuzës​​ është​​ vazhduar më​​ tej dhe nëse në​​ ndërkohë​​ është​​ ngritur apo jo aktakuza dhe​​ parashtruesi​​ i kërkesës vazhdon të​​ jetë​​ në​​ paraburgim, Gjykata nuk ka pranuar informata.

 

  • Megjithatë, Gjykata do të​​ kufizohet vetëm në​​ vlerësimin e përmbajtjes së​​ Aktvendimeve të​​ Gjykatës Themelore, të​​ 17 majit​​ 2022​​ për vazhdimin e​​ paraburgimit​​ ndaj​​ tij, të​​ vërtetuar​​ me Aktvendimin e Gjykatës së​​ Apelit, të​​ 31 majit 2022, të​​ cilat vendime përbëjnë​​ edhe​​ objekt​​ të​​ vlerësimit të​​ kërkesës së​​ parashtruesit të​​ kërkesës.

 

  • Gjykata rikujton që​​ përmes Aktvendimit [2022:19820] të​​ 17 majit 2022 të​​ Gjykatës Themelore parashtruesit të​​ kërkesës i ishte vazhduar paraburgimi​​ ​​ edhe për dy (2) muaj tjerë, përkatësisht nga 17 maji deri më​​ 15 korrik 2022, i cili​​ vendim​​ bazohej në​​ paragrafin 1 të​​ nenit 191 në​​ lidhje me​​ paragrafin​​ 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2. ​​ dhe 1.2.3 të​​ nenit 187 të​​ KPPRK-së.​​ 

 

  • ​​ vijim, Gjykata po ashtu rikujton se në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës kundër Aktvendimit [2022: 19820] të Gjykatës Themelore, të 17 majit 2022​​ në Gjykatën e Apelit paraqiti ankesë. Në​​ ankesën e tij, parashtruesi i kërkesës specifikoi se në​​ rastin e tij pasi që​​ vepra për të​​ cilën ekziston dyshimi i bazuar se e ka kryer​​ është​​ e​​ dënueshme​​ prej 6 muaj deri në​​ 5 vjet, ​​ bazuar në ​​ paragrafin 2 të​​ nenit​​ 190 (Afatet kohore të paraburgimit) të KPPRK-së masa e paraburgimit​​ para​​ ngritjes​​ ​​ aktakuzës​​ nuk mund të zgjasë më shumë se katër (4) muaj.

 

  • Më 31 maj 2022, Gjykata e Apelit, përmes Aktvendimit [Pn1.nr.704/2022] refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi Aktvendimin [2022: 19820] e Gjykatës Themelore, të 17 majit 2022.​​ 

 

  • Duke iu rikthyer pretendimit të parashtruesit të kërkesës, Gjykata rikujton se neni 190 i KPPRK-së përcakton që:​​ 

 

  • I paraburgosuri mund të mbahet në paraburgim më së shumti një (1) muaj nga dita e arrestimit në bazë të urdhrit nga neni 188 të këtij Kodi. Pas kësaj kohe, ai mund të mbahet në paraburgim vetëm me aktvendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues me të cilin urdhërohet vazhdimi i paraburgimit.

  • Para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se:​​ 

    • katër (4) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me më pak se pesë (5) vjet burgim;

    • tetë (8) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me më shumë se pesë (5) vjet burgim.

  • Në raste të jashtëzakonshme kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe kur rasti është i ndërlikuar siç përkufizohet në nenin 19 të këtij Kodi, e zvarritja e procedurës nuk mund t’i atribuohet​​ prokurorit të shtetit, përveç afateve të parapara në 87 paragrafin 2. të këtij neni para ngritjes së aktakuzës paraburgimi mund të vazhdohet më së shumti deri në katër (4) muaj për një maksimum të përgjithshëm të paraburgimit prej dymbëdhjetë (12) muaj.

  • Kur ka shkak të bazuar dhe bindës për të besuar se ekziston rrezik i përgjithshëm apo rrezik i dhunës nëse lirohet i pandehuri në procedurë paraprake, vazhdimi i paraburgimit nga paragrafi 3. të këtij neni mund të vazhdohet edhe për gjashtë (6) muaj tjerë për një maksimum të përgjithshëm të paraburgimit prej tetëmbëdhjetë (18) muaj.

  • Nëse aktakuza nuk ngritet para kalimit të afateve të parapara në paragrafët 2., 3. dhe 4. të këtij neni, i paraburgosuri lirohet.

 

  • Në​​ dritën e këtij elaborimi, Gjykata vë​​ në​​ pah se objekt i vlerësimit të​​ kësaj kërkese nuk do të​​ jetë​​ interpretimi​​ i nenit 190 të​​ KPPRK-së​​ për të​​ konstatuar se​​ cili​​ nga​​ paragrafët​​ e nenit 190 të KPPRK-së​​ është​​ i aplikueshëm në​​ rastin e parashtruesit të​​ kërkesës, përkatësisht nëse paraburgimi i tij mund të zgjasë katër​​ (4)​​ apo më shumë muaj, ashtu siç përcaktohet në paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij neni.​​ Kjo për faktin se një​​ pretendim i tillë ​​ ​​​​ që pretendohet të jetë bërë nga gjykatat e rregullta, ka të bëjnë me fushën e ligjshmërisë dhe si tillë, në​​ parim nuk​​ është​​ në juridiksionin e Gjykatës (shih ndër tjerash ​​ rastet e Gjykatës: KI06/17, parashtrues​​ L.G. dhe pesë të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri, i 25 tetorit 2016, paragrafi 36;​​ KI122/16, parashtrues​​ Riza Dembogaj,​​ Aktgjykim i 30 majit 2018, paragrafi 56; ​​ dhe KI75/17, parashtrues​​ X, Aktvendim për papranueshmëri, i 6 dhjetorit 2017).​​ 

 

  • Thënë këtë, Gjykata konsideron se një vlerësim dhe shqyrtim i pretendimit të parashtruesit të kërkesës nëse paraburgimi i tij është i bazuar në ligj apo jo duhet që të adresohet dhe shqyrtohet nga këto të fundit.​​ Rrjedhimisht,​​ ​​ kuptim të​​ paragrafit 4 të​​ nenit 29 të​​ Kushtetutës dhe​​ paragrafit​​ 4 të​​ nenit​​ 5 të​​ KEDNJ-së​​ Gjykata do të​​ vlerësojë​​ nëse​​ mos adresimi​​ i një​​ pretendimi apo kërkesë​​ ​​ tillë​​ nga ana e Gjykatës së​​ Apelit ​​ ka rezultuar në​​ konkluzione arbitrare për parashtruesin e kërkesës.​​ 

 

  • Në​​ vijim të​​ kësaj, Gjykata​​ rikujton arsyetimin e Gjykatës së​​ Apelit, të​​ 31 majit 2022 e cila ​​ theksoi se nga provat e ofruara ekzistonte dyshimi i bazuar se parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën penale, pasi që​​ “në bazë të një marrëveshjeje paraprake me të pandehurin [B.N], ka regjistruar ​​ në parcelën [...], e të cilat i janë dhënë si dhuratë të pandehurit [B.N] për sigurimin e lejeve ​​ ndërtimore në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri 2” si dhe Parkun Kombëtar “Sharri”.”​​ 

 

  • Gjykata e Apelit tutje specifikoi se ekzistonte baza ligjore për vazhdimin e paraburgimit në pajtim me nenin 187 të KPPRK-së, sepse po që “se të pandehurit do të gjendeshin në liri, ata do të mund të ndikonin në njëri-tjetrin si bashkëpjesëmarrës, apo në disa prej tyre që gjenden ​​ në arrati, si dhe ekzistonte rreziku i ndikimit ​​ në katër dhjetë (40) dëshmitarë.”​​ Më tej, Gjykata e Apelit vlerësoi se Gjykata Themelore me të drejtë kishte konstatuar se ekziston baza ligjore sipas nenit 187, paragrafi 1, nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të KPPRK-së, marrë parasysh mënyrën se si është kryer vepra penale ​​ nga të pandehurit duke keqpërdorur pozitën zyrtare, përkatësisht duke ​​ marrë ​​ apo dhënë shuma të majme të parave në formë të ryshfetit, që paraqesin rrezik të përgjithshëm për përsëritjen e veprës penale.

 

  • ​​ vijim të kësaj, Gjykata vëren se në lidhje me vazhdimin e paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës Gjykata e Apelit vërtetoi qëndrimin e Gjykatës Themelore por nuk adresoi pretendimin specifik dhe thelbësor të parashtruesit të kërkesës, të ngritur në​​ ankesën e tij para kësaj gjykate, përkatësisht pretendimin se vazhdimi i paraburgimit të​​ tij ishte në​​ kundërshtim me nenin 190 të​​ KPPRK-së.

 

  • Thënë këtë, Gjykata​​ vlerëson se​​ mosadresimi i një pretendimi kaq thelbësor të​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ e që i referohet kërkesës për vlerësimin e ligjshmërisë së​​ vazhdimit të​​ paraburgimit​​ ndaj tij në procedurë para ngritjes së aktakuzës​​ të​​ ngritur në​​ Gjykatën e Apelit,  ​​​​ nuk është në pajtim me parimet dhe standardet e vendosura nga GJENDJ dhe si i tillë ka rezultuar në​​ konkluzione arbitrare për parashtruesin e kërkesës.

 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se vazhdimi i paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës​​ në​​ procedurë​​ para ngritjes së​​ aktakuzës, i konfirmuar me Aktgjykimin e kontestuar të​​ Gjykatës së​​ Apelit,​​ përbën shkelje të​​ paragrafit​​ 4 të​​ nenit 29​​ të Kushtetutës, në lidhje paragrafin​​ 4 të nenit 5​​ të KEDNJ-së.

 

  • Përkitazi me pretendimin e parashtruesit të kërkesës në lidhje me nenin 31 të Kushtetutës

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ edhe​​ shkelje të neneve 30 dhe​​ 31 të Kushtetutës.​​ Megjithatë, marrë për bazë konstatimin e Gjykatës se mosadresimi i pretendimit të parashtruesit të kërkesës, të ngritur në ankesën e tij në Gjykatë të Apelit ka rezultuar në shkelje të paragrafit 4 të nenit 29 të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 5 të KEDNJ-së nuk e konsideron të arsyeshme që të vazhdojë me shqyrtimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës për shkelje të neneve 30 dhe 31 të Kushtetutës.​​ 

​​ 

Kërkesa për masë të përkohshme

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi para saj kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme duke kërkuar pezullimin e masës së paraburgimit në mënyrë që​​ gjatë procedurës penale ndaj tij të mbrohet në liri.​​ 

 

  • Gjykata më sipër ka konkluduar se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e pranueshme.​​ Prandaj, në pajtim me paragrafin 1 të nenit 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit dhe me rregullin 57 (Vendimi për masë të përkohshme) të Rregullores së punës, kërkesa për masë të përkohshme, është pa objekt shqyrtimi dhe, si e tillë, refuzohet.

 

Përfundim

 

  • Gjykata, në lidhje me pretendimin e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 29​​ [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë]​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin 5 ( E drejta për liri dhe siguri) të KEDNJ-së,​​ ka konstatuar se mosadresimi i pretendimit thelbësor të parashtruesit të kërkesës se vazhdimi i paraburgimit të tij ishte në kundërshtim me nenin 190 të KPPRK-së ka rezultuar në​​ shkelje të​​ paragrafit​​ 4 të nenit 29 të Kushtetutës, në lidhje me​​ paragrafin​​ 4 të nenit 5 të KEDNJ-së.

 

  • Gjykata ka parasysh faktin se​​ rasti i​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ duke u zhvilluar në​​ procedurë​​ penale, dhe se efekti i këtij Aktgjykimi shtrihet vetëm sa i​​ përket​​ caktimit​​ dhe vazhdimit​​ ​​ paraburgimit​​ ndaj tij​​ ​​ procedurë​​ para ngritjes së aktakuzës​​ dhe se​​ si i tillë​​ nuk​​ është​​ i vlefshëm​​ apo prodhon efekte​​ ndaj vendimeve tjera​​ që ndërlidhen me masën e paraburgimit,​​ ​​ nxjerra pas ngritjes së​​ aktakuzës.​​ ​​ 

 

  • Andaj, është e kuptueshme që ky aktgjykim nuk mund të prodhojë asnjë efekt në lidhje me​​ vazhdimin e paraburgimit pas ngritjes së​​ aktakuzës. Megjithatë, Gjykata vlerëson se është shumë e rëndësishme që përmes këtij Aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të vendoset një standard​​ në​​ praktikën gjyqësore në Republikën e Kosovës​​ në mënyrë që​​ gjykatat e rregullta të veprojnë në përputhje me parimet dhe standardet e elaboruara në këtë Aktgjykim, të cilat janë interpretuar në pajtim me praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata përmes këtij Aktgjykimi përçon në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë kërkesën dhe udhëzimin që duhet t’iu shërbejë gjykatave të rregullta, se për të qenë në përputhje me kërkesat kushtetuese të nenit 29 të Kushtetutës, dhe po ashtu edhe me kërkesat e nenit 5 të KEDNJ-së, siç është interpretuar gjerësisht nga GJEDNJ në praktikën e saj gjyqësore, arsyetimet e tyre për vazhdimin e paraburgimit në pritje të gjykimit duhet të​​ adresojnë dhe të përmbajnë​​ arsyetim dhe vlerësim të individualizuar​​ ndaj pretendimeve thelbësore të të pandehurve e që ndërlidhen me ligjshmërinë e caktimit dhe vazhdimit të paraburgimit ndaj tyre.​​ 

 

  • Gjykata, më tej sqaron se nuk ka autorizime ligjore për caktimin e ndonjë lloji apo mënyre të kompensimit për rastet kur konstaton shkelje të dispozitave respektive kushtetuese, në rastin konkret nenit 29 të Kushtetutës (shih edhe rastin e Gjykatës Kushtetuese në rastin​​ KI10/18, me parashtrues​​ Fahri Deqani, të​​ cituar më​​ lart, paragrafi 119).​​ Gjykata në këtë aspekt i referohet paragrafit 5 të nenit 29 të Kushtetutës, i cili përcakton që: “Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrë e parashikuar me ligj.”​​ Përderisa, paragrafi 5 i nenit 5 të KEDNJ-së përcakton që:​​ “Çdo person që arrestohet ose burgoset në kundërshtim me dispozita e këtij neni ka të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim.”

 

  • Në dritën e arsyeve të​​ theksuara më sipër, Gjykata vë në pah se parashtruesi i kërkesës gëzon të drejtën që për periudhën e vazhdimit të paraburgimit ndaj të tij pas nxjerrjes së Aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Themelore, të 17 majit 2022 deri në ngritjen e aktakuzës ndaj tij, ​​​​ të kërkojë​​ dëmshpërblim nga autoritetet publike​​ bazuar në dispozitat​​ ligjore​​ në fuqi.​​ ​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 57 (4)​​ dhe​​ 59 (1) të Rregullores së punës, në seancën e saj të mbajtur më​​ 26​​ prill 2023:

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË,​​ njëzëri​​ kërkesën të pranueshme;​​ 

 

  • TË DEKLAROJË, njëzëri, që Aktvendimi [Pn1. Nr. 704/2022] i 31 majit 2022 të Gjykatës së Apelit të Kosovës nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 29 ​​ [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] të Kushtetutës, në ndërlidhje me paragrafin 4 të nenit 5 (E drejta për liri dhe siguri) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

 

  • TË REFUZOJË, me shumicë votash, kërkesën për masë të përkohshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

 

  • TË KONSTATOJË që Aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi  ​​​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

Parashtruesit:

Jadran Kostić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 29 - E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale