Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI99/24

Parashtruesit: Ismet Arifaj

Shkarko:

KI99/24, Parashtrues: Ismet Arifaj, vlerësim i kushtetutshmërisë së së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

KI99/24, Vendim për refuzim të kërkesës i 17 korrikut 2024, publikuar më 20 gusht 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër, kërkesë e papranueshme   

Nga shkresat e lëndës rezulton se esenca e këtij rasti ka të bëjë me (i) Urdhrin Përmbarimor [P.nr.1048/2018] të datës 21 tetor 2021 të nxjerrë nga përmbaruesi privat B.B., kundër parashtruesit të kërkesës për mbylljen borxhit prej 640.07 euro në dobi të kreditorit Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike Sh.a. (KESco); dhe (ii) Konkluzion [Cpp.nr.14/20] të 10 marsit 2021 të Gjykatës Themelore në Pejë, përmes të cilit ishte refuzuar e pabazuar kërkesa e parashtruesit të kërkesës për lirim nga pagesa e gradacionit për ankesë.

Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës vetëm sa ka dorëzuar urdhrin dhe konkluzion e lartpërmendur por nuk ka artikuluar asnjë ankesë apo pretendimin lidhur me dokumentet në fjalë.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit  të kërkesës, Gjykata vlerësoi  se barra për te ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesës, te cilët kane interes te drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe pretendimet e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesave nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesit të kërkesës.

Për pasojë dhe bazuar në sqarimet e dhëna në Aktvendimin e publikuar, Gjykata konkludoi në bazë të nenit 48 të Ligjit dhe pikës (a) të paragrafit 2 të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores  së punës se kërkesa është e paplotë dhe e paqartë dhe duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Ismet Arifaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës