Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI108/23

Parashtruesit: Kimete Gashi Xhetova

Shkarko:

 

Prishtinë, më​​ 23​​ nëntor​​ 2023​​ 

Nr.ref.:​​ RK 2292/23

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS

 

 

në

 

rastin nr.​​ KI108/23

 

Parashtrues

 

Kimete Gashi Xhetova

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar​​ 

të autoritetit​​ publik

 

 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është​​ dorëzuar​​ nga​​ Kimete Gashi Xhetova nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja e​​ kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ nuk konteston asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi​​ i kushtetutshmërisë së​​ aktit​​ të paspecifikuar të autoritetit publik.

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht të drejtat​​ dhe liri​​ themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta), të cilat​​ pretendon se i janë cenuar përmes ndonjë akti të autoritetit​​ publik.

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa​​ bazohet në paragrafët​​ 1 dhe​​ 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të​​ Kushtetutës, në nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa​​ individuale)​​ të Ligjit​​ nr.03/L-121​​ për Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në​​ tekstin​​ e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe​​ në​​ rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më​​ 29 maj 2023,​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ përmes postës,​​ parashtroi kërkesën​​ në​​ Gjykatën​​ Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).

 

  • Më 29 maj 2023, parashtruesja e kërkesës dorëzoi në Gjykatë​​ dokumente shtesë.

 

  • Më​​ 31 maj 2023, Kryetarja e Gjykatës​​ me vendimin [Nr.GJR.KI108/23]​​ caktoi gjyqtarin​​ Radomir Laban​​ Gjyqtar raportues​​ dhe​​ me vendimin [Nr.KSH.KI108/23]​​ Kolegjin shqyrtues​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi dhe​​ Safet Hoxha (anëtarë).​​ 

 

  • ​​ 6 korrik 2023, Gjykata​​ i dërgoi një shkresë​​ dhe​​ njoftoi parashtruesen​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga​​ ajo​​ që (i) të plotësojë formularin e Gjykatës; (ii) të saktësojë aktin e autoritetit publik që po e konteston; dhe (iii) të sqarojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuar me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar përmes aktit përkatës të autoritetit publik; si dhe (iv) të bashkangjisë dokumentet relevante lidhur me rastin.​​ Gjykata kërkoi nga parashtruesja e​​ kërkesës që sqarimet e lartcekura t’i dorëzojë në Gjykatë në afatin prej​​ pesëmbëdhjetë​​ (15) ditësh.

 

  • Më 11 korrik 2023, Posta ktheu zarfin sëbashku me shkresën në Gjykatë, me mbishkrimin se adresa e parashtrueses së kërkesës ishte e pasaktë.

 

  • Më 14 korrik 2023, Gjykata​​ dërgoi prapë në postë shkresën për parashtruesen e kërkesës.

 

  • Më 19 korrik 2023, Posta ktheu serish zarfin sëbashku me shkresën në Gjykatë, me mbishkrimin se adresa e parashtrueses së kërkesës ishte jo e saktë.

 

  • ​​ 7 nëntor 2023​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës që të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

 

Përmbledhje e fakteve

 

  • Gjykata nuk i referohet​​ fakteve​​ të këtij rasti​​ sepse​​ nga​​ shkresat​​ e përfshira në​​ këtë kërkesë,​​ pasqyrimi i gjendjes faktike është objektivisht i pamundur. ​​ 

 

Pretendimet e parashtrueses së kërkesës

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës para Gjykatës nuk ka specifikuar aktin e autoritetit publik të​​ cilin e konteston dhe as nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të​​ garantuara me Kushtetutë​​ pretendon se i janë cenuar.

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ në​​ thelb​​ ankohet​​ se​​ në Aeroportin e Prishtinës​​ i është ndal valixhja dhe i është ndryshuar bileta,​​ ​​ ku siç thekson​​ ...në këto raste dhe disa raste tjera është thyer ligji ndërkombëtar të cilin unë s’dua ta cekë këtu, këtë ligj do ta ceki në gjyq....

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ tutje​​ thekson se “​​ ...​​ ju urojë shumë forcë në mbajtën e ligjeve dhe shëndet me pritje të dëmshpërblimit për derisa Kosova është tani e pavarur për vitet 2004-2023 që në pushimet e mia gjdoherë ndodhin eksperimente të të gjitha drejtimeve jo​​ njerëzore”.​​ 

 

Vlerësimi i pranueshmërisë​​ ​​ kërkesës

 

  • Gjykata​​ fillimisht shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim,​​ Gjykata​​ iu​​ referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“(1) Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

(7) Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu​​ i referohet kritereve të pranueshmërisë, siç përcaktohen​​ me​​ Ligj. Në lidhje me këtë, Gjykata u referohet neneve 47 (Kërkesa individuale) dhe 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 47

 ​​ ​​ ​​ ​​​​ (Kërkesa individuale)​​ 

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.”

[...].

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

  • Në​​ kontekst​​ të dispozitave të lartcekura, Gjykata thekson se bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, paragrafin 1 të nenit 47 dhe nenit​​ 48 të Ligjit, përpos specifikimit të aktit konkret të autoritetit publik i cili kontestohet, palët janë gjithashtu të detyruara që të qartësojnë saktësisht dhe në mënyrë adekuate të paraqesin faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese. Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata vëren që parashtruesja e​​ kërkesës:​​ (i) nuk​​ e​​ ka saktësuar para Gjykatës aktin e autoritetit publik të cilin e konteston; (ii) nuk​​ i​​ ka sqaruar se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar; dhe (iii) nuk​​ e​​ ka dorëzuar në Gjykatë dokumentacionin përkatës.​​ 

 

  • Gjykata nga shkresat e lëndës​​ dhe pretendimet e parashtrueses​​ të kërkesës, nuk mund të kuptojë se​​ për çka​​ konkretisht ankohet ajo, dhe si rrjedhojë e cilit vendim të autoritetit publik bazohen pretendimet e​​ saj.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata i kishte dërguar një shkresë parashtrueses së kërkesës në adresën të cilën e kishte lënë në Gjykatë, përmes të cilës shkresë kërkoi nga parashtruesja e kërkesës​​ (i) të plotësojë formularin e Gjykatës; (ii) të saktësojë aktin e autoritetit publik që po e konteston; dhe (iii) të sqarojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuar me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar përmes aktit përkatës të autoritetit publik; si dhe (iv) të bashkëngjisë dokumentet relevante lidhur me rastin.

 

  • Gjykata vëren se posta​​ në dy tentimet e saj përkatësisht më 11 dhe 19 korrik,​​ kishte tentuar që t’ia dorëzojë shkresën në fjalë parashtrueses së kërkesës, mirëpo kishte konstatuar që adresa e parashtrueses së kërkesës ishte e pasaktë, gjë që vërtetohet nga zarfet e rikthyer në Gjykatë.

​​ 

  • Në​​ këtë​​ aspekt, Gjykata i referohet paragrafit​​ (2)​​ (a) të rregullit​​ 54​​ të Rregullores së punës, i cili përcakton si në vijim:

 

 

Rregulli​​ 54

(Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)

 

[...]

“(2) Gjykata mund të vendosë të refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se:

(a)​​ kërkesa është jo e​​ plotë ose e paqartë përkundër​​ kërkesës ose​​ kërkesave të Gjykatës ndaj palës që ta​​ plotësojnë​​ ose të​​ qartësojnë kërkesën.”

[...]

 

  • Gjykata thekson se rregulli i lartcekur i Rregullores së​​ punës, i mundëson Gjykatës që​​ ​​ refuzojë​​ një​​ kërkesë​​ me procedurë​​ ​​ shkurtër nëse, ndër të​​ tjera, kërkesa e një​​ parashtruesi​​ është​​ e paplotë​​ dhe e paqartë, përkundër kërkesave të​​ Gjykatës për të​​ plotësuar dhe qartësuar kërkesën përkatëse. Gjykata i​​ është​​ drejtuar parashtrueses së​​ kërkesës me një​​ kërkesë​​ ​​ tillë,​​ mirëpo edhe pse​​ Gjykata ka tentuar që të dërgojë shkresën në adresën e dhënë nga parashtruesja e kërkesës, shkresa është rikthyer në Gjykatë për shkak të adresës jo të saktë të dhënë nga parashtruesja e kërkesës,​​ ashtu​​ siç​​ është​​ sqaruar në​​ procedurën para Gjykatës të​​ këtij vendimi.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata​​ duhet të​​ konstato​​ se kërkesa e parashtrueses​​ të kërkesës, nuk i​​ përmbush​​ kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak se​​ është​​ e paplotë​​ dhe e paqartë,​​ siç​​ është​​ përcaktuar në​​ paragrafin​​ (2)​​ (a) të​​ rregullit​​ 54​​ të​​ Rregullores së​​ punës.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesës, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe pretendimet e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesës nuk i përgjigjen kërkesave të Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata, i refuzon këto kërkesa me procedurë të shkurtër.​​ (Shih, ndër të tjera, rastet e​​ Gjykatës​​ KI 60/20, parashtrues​​ Këshilli i Bashkësisë së Fesë Islame,​​ Vendim për​​ refuzim i 18 shkurtit 2021, paragrafi 36;​​ KI90/20, ​​ parashtrues​​ Arben Boletini, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 25; dhe​​ rastet nr.​​ KI78/20, KI79/20 dhe KI80/20, parashtrues​​ Hilmi Aliu dhe të tjerët, Vendim për refuzimin e kërkesës, i 7 dhjetorit 2020, paragrafi 33 dhe referencat e përdorura aty).

 

  • Përfundimisht,​​ në përputhje me rregullin​​ 54 (2) (a) të Rregullores së punës,​​ kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 22,​​ 47​​ e 48​​ të Ligjit dhe rregullin​​ 54 (2) (a)​​ të Rregullores së punës, më​​ 7 nëntor 2023,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË REFUZOJË​​ kërkesën;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ Vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20. 4 të Ligjit;

 

  • Ky​​ vendim​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Radomir Laban  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

1

 

Parashtruesit:

Kimete Gashi Xhetova

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës