Urdhëra tjerë

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

Nr. të lëndës KI182/23

Parashtruesit: Bajram Santuri

Shkarko:

KI182/23, Parashtrues Bajram Santuri, Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

KI182/23, Vendim për refuzim të kërkesës

Fjalët kyçe: e paqartë; jo e plot; vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesë në Gjykatë për herë të pestë. Parashtruesi i kërkesës i përsëriti të gjitha pretendimet sikurse në kërkesat e mëparshme të tij; nuk e specifikoi aktin e autoritetit publik që e kontestonte dhe nuk i ceki të drejtat dhe liritë kushtetuese që pretendonte se i janë shkelur. Parashtruesi i kërkesës dorëzoi një numër të madh të dokumenteve në Gjykatë dhe në mënyrë kaotike. Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës të plotësonte dhe sqaronte kërkesën e tij, mirëpo ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Gjykata theksoi se është detyrë e parashtruesve të kërkesës për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuan kërkesën, të cilët kanë interes të drejtpërdrejt juridik që çështja e tyre të adresohet nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesës nuk i përgjigjen kërkesave të Gjykatës për plotësimin dhe qartësimin e kërkesave, atëherë Gjykata i deklaron ato kërkesa si të paqarta dhe jo të plota dhe rrjedhimisht nuk i trajton fare pretendimet e tyre.

Meqenëse kërkesa e parashtruesit të kërkesës ishte e paqartë dhe jo e plotë, përkundër kërkesës për ta plotësuar dhe qartësuar atë, Gjykata vendosi të refuzojë kërkesën e parashtruesit të kërkesës me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Bajram Santuri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Urdhëra tjerë

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale