Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, nr. AC-I-21-0781-A0001, të 6 prillit 2023

Nr. të lëndës KI156/23

Parashtruesit: Elvan Imami

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 15​​ nëntor​​ 2024

Nr. Ref.: RK 2581/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

 

rastin nr.​​ KI156/23

 

Parashtruese

 

Elvan Imami

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të​​ Kolegjit të Apelit të​​ Dhomës së​​ Posaçme të​​ Gjykatës​​ Supreme​​ të​​ Kosovës,​​ nr. AC-I-21-0781-A0001,​​ të 6 prillit 2023

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar ​​​​ 

 

 

Parashtruesi i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Elvan Imami​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesja e​​ kërkesës),​​ me vendbanim në​​ Prizren.

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ konteston Aktgjykimin​​ [AC-I-21-0781-A0001] të​​ 6​​ prillit​​ 2023, të​​ Kolegjit të Apelit të​​ Dhomës së Posaçme të​​ Gjykatës​​ Supreme​​ të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Apelit i DHPGJS),​​ përmes së cilit është​​ vërtetuar​​ Aktgjykimi​​ [C-III-12-0055] i 11 nëntorit 2021,​​ i​​ Kolegjit të Specializuar​​ të Dhomës së Posaçme​​ të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Specializuar i​​ DHPGJS).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është​​ vlerësimi​​ i​​ kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar, me të​​ cilin pretendohet se parashtrueses​​ së​​ kërkesës i janë shkelur të drejtat​​ e garantuara me nenet​​ 31​​ [E​​ Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm], 46 [E drejta në​​ pronë​​ dhe mbrojtje të​​ pronës] të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në ndërlidhje me nenin 6 (E​​ drejta për një​​ proces të​​ rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në​​ tekstin​​ e mëtejmë:​​ KEDNJ)​​ .

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme], dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura​​ në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 18 korrik​​ 2023, parashtruesja e​​ kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të​​ Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 2 gusht​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës​​ përmes Vendimit​​ [nr.​​ Gjr.​​ KI156/23],​​ caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu​​ -​​ Krasniqi​​ gjyqtare​​ raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 28 gusht​​ 2023,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesen​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ dhe​​ ia​​ dërgoi​​ një​​ kopje​​ ​​ kërkesës​​ Dhomës së​​ Posaçme të​​ Gjykatës Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës.​​ 

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë

 

  • ​​ 4 shtator 2024,​​ Kolegji shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesja e kërkesës së bashku me​​ M.I dhe Z.I, më 17 dhjetor 2008 kishte ngritur padinë​​ [C.nr. 849/08]​​ pranë Gjykatës Komunale në Prizren kundër​​ KBI “Progres-Export”, duke kërkuar anulimin e kontratës​​ nr. 11647/554​​ mbi shitblerjen e paluajtshmërisë​​ ​​ 20 nëntor​​ 1963,​​ si​​ dhe dorëzimin​​ në posedim të​​ ngastrës nr.5118,​​ në vendin e quajtur “Kamenica”,​​ me sipërfaqe 24.99 ari dhe ngastrës kadastrale nr. 5157,​​ në vendin e quajtur “ Jaglenica”,​​ me sipërfaqe prej 40.00 ari.​​ 

 

  • Më 7 maj 2010, parashtruesja së bashku me dy paditësit e tjerë i kishin propozuar Gjykatës Komunale në Prizren caktimin e masës së përkohshme​​ mbi pronën kontestuese, respektivisht duke kërkuar që e njëjta të mos tjetërsohet.

 

  • ​​ 1 nëntor 2011,​​ përmes Aktvendimit​​ [C.nr. 607/11], Gjykata Komunale në Prizren​​ ​​ ishte shpallur jokompetente​​ në pikëpamje lëndore për të vendosur në këtë çështje dhe dërgoi shkresat e lëndës pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës​​ Supreme, si gjykatë kompetente.

 

  • ​​ 21 dhjetor 2012,​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit (në tekstin e mëtejmë:AKP)​​ parashtroi​​ mbrojtjen pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, përmes së cilës deklaroi se padia duhet të refuzohet si e pabazuar.​​ AKP në mbrojtjen e saj thekson​​ se​​ (i)​​ kërkesëpadia është pa bazë juridike dhe faktet në të cilat është mbështetur janë në kundërshtim me provat të cilat​​ i ka prezantuar parashtruesja; (ii)​​ pretendimet e paditësve për anulim të kontratës​​ nuk kanë mbështetje ligjore; (iii)​​ padia nuk përmban elementet thelbësore​​ që duhet t’i përmbajë një padi; dhe se (iv)​​ kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për anulimin e kontratës.

 

  • ​​ 18 dhjetor 2013,​​ parashtruesja​​ e kërkesës precizoi kërkesëpadinë pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme duke informuar këtë të fundit se paditësit M.I dhe Z.I kishin vdekur, dhe se parashtruesja ishte e vetmja trashëgimtare. Ndër të tjera,​​ parashtruesja​​ thekson se duhet të bëhet korrigjimi i numrave të ngastrave dhe në vend të nr. 5118 është korrigjuar me numrin 5128.

 

  • ​​ ​​ 24 prill 2014, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme​​ mbajti​​ seancë dëgjimore, në të cilën u bë korrigjimi i numrave të ngastrave dhe në vend të nr. 5118 është korrigjuar me numrin 5128.

 

  • ​​ 3 janar 2019, parashtruesja​​ e kërkesës​​ kishte​​ parashtruar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme​​ kërkesë/propozim për lëshimin e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, e cila sipas saj do të pamundësonte tjetërsimin e pronës kontestuese deri në një vendim meritor.

 

  • ​​ 7 shkurt 2019,​​ përmes Aktvendimit​​ [C-III-12-0055], Kolegji i Specializuar i DHPGJSK-së refuzoi kërkesën e parashtrueses për lëshimin e masës të sigurisë, me arsyetimin se​​ parashtruesja nuk ka ofruar dëshmi të besueshme që do të arsyetonte lëshimin e një urdhri paraprak gjyqësor.

 

  • Më 26 shkurt 2019, parashtruesja ka paraqitur ankesë në Kolegjin e Apelit të​​ DHPGJSK-së​​ kundër​​ vendimit të lartpërmendur,​​ me pretendimin se i njëjti është ​​ i përfshirë me shkelje​​ esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore, zbatim të gabuar të së drejtës materiale dhe konstatim të gabuar të gjendjes faktike.

 

  • Më 21 mars 2019, Kolegji i Apelit të DHPGJS-së përmes Aktvendimit [AC-I-19-0027],​​ refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtrueses dhe vërtetoi​​ vendimin e shkallës parë, duke theksuar,​​ ndër të tjera,​​ se​​ parashtruesja​​ e kërkesës nuk ka ofruar prova të mjaftueshme jo vetëm për të drejtën pronësore por as prova që do e dëshmonin dëmin e menjëhershëm dhe të pariparueshëm që do të ndodhte në rast të mos lëshimit të masës së përkohshme, si kusht për lëshimin e masës së përkohshme.

 

  • Në seancën dëgjimore të 21 tetorit​​ 2021,​​ lidhur me meritat e rastit​​ parashtruesja e kërkesës​​ kërkoi që të njëjtës t’i njihet e drejta e pronësisë në ngastrën​​ kontestuese​​ nr. 5157​​ dhe qëndroi pas padisë për anulimin e kontratës së kontestuar.​​ Parashtruesja​​ propozoi​​ ​​ nëse nuk është mundësia të kthehet pronësia e ngastrës kontestuese,​​ atëherë të caktohet kompensimi me të holla sipas vlerës së tregut.​​ Në anën tjetër​​ edhe ​​ AKP​​ qëndroi pas asaj që është thënë në mbrojtjen e dhënë duke kundërshtuar në tërësi pretendimet e parashtrueses.

 

  • Më 11 nëntor 2021, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, përmes Aktgjykimit​​ [C-III-12-0055], refuzoi padinë​​ e parashtrueses​​ si të pabazuar.​​ Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, në arsyetim të​​ Aktgjykimit​​ të tij​​ thekson se Ligji​​ mbi​​ Marrëdhëniet​​ e​​ Detyrimeve i​​ RSFJ-së​​ i​​ vitit 1978,​​ në të cilin thirret parashtruesja nuk ofron mundësinë e revokimit të kontratës së shitjes, pasi dispozitat e tij në lidhje me nulitetin e kontratave nuk mund të zbatohen për veprimet juridike të vitit 1963 kur edhe është nënshkruar kontrata e kontestuar.​​ Më tej,​​ ​​ Aktgjykim shtohet​​ se ka kaluar afati për kërkimin e anulimit të kontratës i cili ka qenë një vit nga data e lidhjes së saj,​​ në rastin konkret kanë kaluar mbi 44 vite​​ dhe për më tepër​​ parashtruesja nuk ka parashtruar prova mbi faktet e pretenduara.​​ 

 

  • ​​ 1 dhjetor 2021,​​ parashtruesja e kërkesës, parashtroi ankesë kundër​​ Aktgjykimit të lartpërmendur​​ në Kolegj të Apelit të DHPGJSK-së,​​ me të njëjtat pretendime​​ sa i përket kërkesës lidhur me të drejtën për anulimin e kontratës së kontestuar dhe njohjen e të drejtave pronësore ndaj ngastrave kontestuese, me arsyet e njëjta të dhëna në padinë kryesore. E njëjta propozon të aprovohet ankesa, të ndryshohet​​ Aktgjykimi i ankimuar dhe të aprovohet kërkesëpadia ose të anulohet ky​​ Aktgjykim dhe lënda të dërgohet për rigjykim dhe rivendosje në shkallë të parë.

 

  • Më 23 nëntor 2022, AKP në përgjigjen e saj​​ theksoi se parashtruesja nuk ka arritur të ofroj asnjë dëshmi në mbështetje të pretendimeve të saj apo të rrëzoj argumentet ligjore të dhëna në​​ Aktgjykimin e ankimuar të shkallës së parë.​​ 

 

  • ​​ 6 prill 2023,​​ Kolegji i Apelit​​ i DHPSGJK-së, përmes Aktgjykimit​​ [AC-I-21-0781-A0001], e​​ refuzoi​​ si të pabazuar ankesën e parashtrueses dhe​​ e​​ vërtetoi​​ Aktgjykimin e​​ shkallës së parë.

 

Pretendimet e parashtruese së kërkesës

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se i janë shkelur të drejtat e garantuara lidhur me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ nenin 46 [ E Drejta në pronë dhe mbrojtje të pronës] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ fillimisht para Gjykatës​​ pretendon se​​ gjykatat e rregullta i kanë shkelur asaj​​ ​​ drejtat e mbrojtura me Kushtetutë respektivisht nenin 31 dhe 46, duke mos shqyrtuar propozimin e parashtrueses drejtuar Gjykatës Komunale, të​​ 7 majit​​ 2010, për caktimin e masës së përkohshme të ndalimit dhe tjetërsimit të patundshmërisë e cila është objekt i këtij kontesti, dhe se​​ Gjykata Komunale​​ nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me këtë propozim.

 

  • Sipas parashtrueses “po që se gjykata me kohë do të merrte në shqyrtim këtë propozim të paditëse për marrjen e masës së përkohshme,​​ patundshëria e cila​​ është objekt i këtij kontesti nuk do të ishte tjetërsuar nga ana e AKP.​​ Më tej parashtruesja thekson se​​ AKP-ja parcelën​​ kontestuese e kishte​​ shitur te një person fizik me procedurë të ​​ marrëveshjes së menjëhershme dhe në këtë mënyrë sipas saj “paraqet sulm në pronën e paditëses e cila i është marrë, absolutisht me kontratë të pavlefshme”.

 

  • Parashtruesja thekson se në rastin konkret padia është parashtruar në vitin 2008 dhe sipas saj gjatë periudhës 15 vjeçare janë mbajtur vetëm​​ tri shqyrtime gjyqësore.

 

  • Në kërkesën e saj,​​ parashtruesja gjithashtu thekson se gjykatat e rregullta në rastin konkret është dashur ta kenë parasysh edhe​​ Ligjin mbi qarkullimin e​​ pasurisë së paluajtshme​​ (Gazeta zyrtare e KSAK nr.45/81 ...”)​​ dhe sipas saj në këtë mënyrë kontrata do të shpallej e pavlefshme duke shtuar se “Gjykata nuk ka vlerësuar drejtë faktin se gjatë kohës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë, ka qenë në fuqi dispozita ligjore mbi nulitetin e kontratës”.

 

  • Në fund parashtruesja e kërkesës kërkon nga Gjykata që të shpallë të​​ pavlefshëm vendimin e kontestuar.

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​​​ [...]

 

Neni 46

​​ [Mbrojtja e Pronës]

 

  • E drejta e pronës është e garantuar.​​ 

  • Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.​​ 

  • Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.​​ 

  • ​​ Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.​​ 

  • Prona intelektuale mbrohet me ligj.​​ 

 

KONVENTA EVROPIANE PER TE DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6​​ 

(E drejta për një proces të rregullt)

 

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij,​​ në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

Neni 1 i Protokollit Nr. 1​​ 

(Mbrojtja e pronës)

 

 

Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.​​ 

Megjithatë, dispozitat e mëparshme nuk cenojnë të drejtën e shteteve për të zbatuar ligje, që ato i çmojnë të nevojshme për të rregulluar përdorimin e pasurive në përputhje me interesin e përgjithshëm ose për të siguruar pagimin e taksave ose të kontributeve ose të gjobave të tjera.

 

​​ Vlerësimi i pranueshmëri​​ ​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së​​ pari shqyrton nëse​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj​​ dhe​​ me Rregullore të​​ punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7​​ ​​ nenit 113​​ [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ të cilët përcaktojnë:

 

​​ “1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata më tej i referohet neneve 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit,​​ ​​ përcaktojnë:

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i​​ kërkesës ka​​ për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër​​ (4) muajve. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor​​ ...”.

​​ 

  • Sa​​ i përket përmbushjes së​​ këtyre kritereve, Gjykata konstaton se​​ parashtruesja e​​ ​​ kërkesës është​​ palë e autorizuar​​ e cila​​ konteston​​ një akt të një autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin [AC-I-21-0781-A0001] të 6 prillit 2023, të Kolegjit të Apelit të​​ DHPGJS-së,​​ pasi​​ i ka shteruar​​ të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj si dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar me ligj.​​ 

 

  • Megjithatë, përveç këtyre kritereve, Gjykata po ashtu duhet​​ të shqyrtojë​​ nëse​​ parashtruesja e​​ kërkesës​​ i​​ ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], përkatësisht nënrregullit​​ (2)​​ të Rregullores​​ së punës, që​​ përcakton:​​ 

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.​​ 

​​ 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta​​ (shih,​​ rastet e​​ GJEDNJ-së,​​ Kemmachev kundër​​ Francës,​​ Kërkesa​​ nr.​​ 17621/91,​​ kategoria (i),​​ Mentzen kundër Letonia,​​ Kërkesa​​ nr. 71074/01,​​ kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër​​ Ukrainës,​​ Kërkesa​​ nr.​​ 4241/03,​​ kategoria (iii)).

 

  • Në​​ kontekst​​ të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë​​ esencën e rastit si dhe​​ pretendimet përkatëse të parashtruesit të​​ kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata vëren se esenca e këtij rasti ndërlidhet me​​ padinë e ushtruar nga parashtruesja e kërkesës​​ fillimisht​​ në Gjykatën Komunale​​ në Prizren kundër të KBI​​ “Progres-Export”,​​ duke kërkuar anulimin e kontratës mbi shitblerjen e paluajtshmërisë nr. 11647/554, të datës 20 nëntor 1963. Më pas, pas parashtrimit të padisë,​​ parashtruesja e kërkesës kishte kërkuar nga Gjykata Komunale edhe vendosjen e masës së përkohshme mbi ngastrën kontestuese.​​ Më 1 nëntor 2011,​​ Gjykata Komunale në Prizren​​ ishte shpallur jokompetente në pikëpamje lëndore për të vendosur në këtë çështje dhe​​ i​​ dërgoi shkresat e lëndës pranë​​ Dhomës së​​ Posaçme të Gjykatës Supreme si gjykatë kompetente. Më pas në vitin 2019,​​ parashtruesja e kërkesës kishte parashtruar në​​ Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme​​ kërkesë/propozim për lëshimin e masës së sigurimit të kërkesëpadisë, e cila sipas saj do të pamundësonte tjetërsimin e pronës kontestuese deri në një vendim meritor. Kolegji i Specializuar kishte refuzuar kërkesën e parashtrueses për lëshimin e masës të sigurisë. Vendimi i shkallës së parë lidhur me masën e sigurisë ishte vërtetuar edhe nga Kolegji i Apelit të DHPGJS-së. Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së, duke vendosur lidhur me meritat e rastit refuzoi kërkesëpadinë e parashtrueses duke theksuar se Ligji​​ mbi​​ Marrëdhëniet​​ e​​ Detyrimeve i RSFJ-së i vitit 1978,​​ në të cilin thirret parashtruesja nuk ofron mundësinë e revokimit të kontratës së shitjes, pasi dispozitat e tij në lidhje me nulitetin e kontratave nuk mund të zbatohen për veprimet juridike të vitit 1963 kur edhe është nënshkruar kontrata e kontestuar. Më tej në​​ Aktgjykim shtohet se ka kaluar afati për kërkimin e anulimit të kontratës,​​ i cili ka qenë një vit nga data e lidhjes së saj, në rastin konkret kanë kaluar mbi 44 vite dhe se parashtruesja nuk ka parashtruar prova mbi faktet e pretenduara.​​ Aktgjykimi ​​ i Kolegjit të Specializuar​​ i​​ DHPGJS-së, i cili kishte vendosur për meritat e rastit ishte miratuar nga Kolegji i Apelit​​ i​​ DHPGJS-së.

 

  • Së pari,​​ Gjykata rikujton se parashtruesja e​​ kërkesës në mënyrë shprehimore​​ para Gjykatës​​ konteston​​ Aktgjykimin [AC-I-21-0781-A0001]​​ e​​ 6 prillit 2023, të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së,​​ përmes së cilit ishte​​ vendosur në merita duke​​ u​​ refuzuar padia e​​ saj.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se​​ parashtruesja e​​ kërkesës pretendon​​ se​​ Aktgjykimi i kontestuar shkel të​​ drejtat e saj​​ kushtetuese​​ të garantuara me nenet​​ 31 dhe​​ 46​​ të Kushtetutës​​ në ndërlidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Në dritën e kësaj, Gjykata vëren se​​ thelbi i ankesës së​​ parashtrueses​​ të kërkesës ka të bëjë​​ me shkeljen e nenit 31,​​ në ndërlidhje me nenin 6 të KEDNJ-së dhe që ka të bëj me​​ ​​ (i)​​ mos vendosjen nga ana e Gjykatës Komunale​​ në Prizren​​ lidhur me kërkesën e parashtrueses​​ për masë të sigurisë​​ ;​​ (ii)​​ zbatimin e gabuar dhe arbitrar​​ të ligjit;​​ (iii)​​ tejzgjatjen e procedurave gjyqësore, si dhe (iv) pretendimi për shkeljen e nenin 46 të Kushtetutës.

 

  • Gjykata në vijim këto pretendime do t’i trajtojë​​ ndaras,​​ për aq sa ato mund të​​ trajtohen​​ ndaras.

 

Përkitazi me pretendimet nën pikën (i)mos vendosjen nga ana e Gjykatës Komunale lidhur me kërkesën e parashtrueses​​ për masë të sigurisë

 

  • Në këtë kontekst,​​ Gjykata rikujton​​ se parashtruesja e​​ kërkesës në​​ thelb thekson se​​ pas parashtrimit të padisë në Gjykatën Komunale në Prizren, respektivisht më 7 maj 2010 kishte parashtruar në Gjykatë Komunale në Prizren edhe kërkesë për masë të sigurisë​​ mbi pronën kontestuese.​​ Sipas saj,​​ Gjykata Komunale në Prizren asnjëherë nuk kishte vendosur lidhur me kërkesën e saj​​ për masën e​​ sigurisë.

 

  • Nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se Gjykata Komunale në Prizren, përmes​​ Aktvendimit​​ [C.nr. 607/11], ishte shpallur jokompetente në pikëpamje lëndore për të vendosur në këtë çështje dhe​​ i​​ dërgoi shkresat e lëndës pranë​​ Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, si gjykatë kompetente.​​ ​​ 

 

  • ​​ pas​​ më 3 janar​​ 2019, parashtruesja kishte parashtruar në​​ Dhomën​​ e​​ Posaçme të Gjykatës Supreme​​ kërkesë/propozim për lëshimin e masës së sigurimit të kërkesëpadisë,​​ e cila kërkesë ishte refuzuar nga​​ Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së​​ përmes Aktvendimit [C-III-12-0055] të​​ 7 shkurtit​​ 2019, me arsyetimin se parashtruesja nuk ka ofruar dëshmi të besueshme që do të arsyetonte lëshimin e një urdhri paraprak gjyqësor.​​ Vendimi i​​ lartpërmendur​​ me të cilin Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së kishte refuzuar kërkesën e​​ parashtrueses​​ për vendosjen e masës së përkohshme, pas ankesës së parashtrueses​​ ishte mbështetur në plotni nga Kolegji​​ i​​ Apelit​​ i​​ DHPGJS-së.

 

  • Gjykata nga si më sipër vëren se Gjykata Komunale në Prizren, e cila ishte shpallur jokompetente në pikëpamje lëndore, dhe shkresat e lëndës i kishte përcjellë në DHPGJS, nuk ka pasur kompetencë​​ lëndore​​ për të vendosur lidhur me këtë çështje​​ në merita​​ apo lidhur me kërkesën e parashtrueses për masë të sigurisë.

 

  • Megjithatë​​ nga shkresat e lëndës, vërehet se​​ kërkesa e saj ishte trajtuar nga Kolegji i Specializuar dhe Kolegji i Apelit​​ i​​ DHPGJS-së, si në merita të rastit edhe në kërkesën e saj për masë të sigurisë.

 

  • Andaj si rrjedhojë,​​ Gjykata konstaton se ky pretendim i parashtrueses ishte adresuar nga gjykatat e rregullta dhe Gjykata nuk do të lëshohet më tej në elaborim të këtij pretendimi.

 

Përkitazi me pretendimet nën pikën (ii) –​​ zbatimin e gabuar dhe arbitrar të ligjit

 

  • Parashtruesja​​ e kërkesës, në pretendimet e saj të paraqitura para Gjykatës, gjithashtu ngrit edhe çështje të​​ interpretimit​​ dhe zbatim të gabuar të ligjit nga ana e​​ Kolegjit të Specializuar si dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së.

 

  • Parashtruesja e kërkesës thekson se gjykatat e rregullta në rastin konkret është dashur ta kenë parasysh edhe “Ligjin mbi qarkullimin e pasurisë së paluajtshme​​ (Gazeta zyrtare e KSAK nr.45/81 ...”)​​ dhe sipas saj në këtë mënyrë​​ kontrata​​ do të shpallej e pavlefshme, duke shtuar se “Gjykata nuk ka vlerësuar drejtë faktin se gjatë kohës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë, ka qenë në fuqi dispozita ligjore mbi nulitetin e kontratës”.

 

  • Prandaj, bazuar në shtjellimet​​ e pretendimeve të parashtrueses​​ së kërkesës, Gjykata do të vlerësojë nëse pretendimet për zbatim të gabuar të ligjit hyjnë në sferën e ligjshmërisë apo kushtetutshmërisë.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata thekson se si​​ rregull​​ i përgjithshëm, pretendimet për interpretimin e gabuar të ligjit që pretendohet të jetë bërë nga gjykatat e rregullta, kanë të bëjnë me fushën e​​ ligjshmërisë​​ dhe si të tilla nuk janë në juridiksionin e Gjykatës, dhe për këtë arsye, në parim, Gjykata nuk mund t’i shqyrtojë ato (shih​​ rastet e Gjykatës: nr. KI87/20, parashtrues​​ Suva Rechtsabteilung, Aktvendim për papranueshmëri i 13 prillit 2021, paragrafi 57;​​ KI06/17,​​ parashtrues​​ L. G. dhe pesë të tjerët,​​ Aktvendim për papranueshmëri i​​ 25 tetorit 2016, paragrafi 36; KI75/17, parashtrues​​ X,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 6 dhjetorit 2017, paragrafi 55 dhe KI122/16, parashtrues​​ Riza Dembogaj, Aktgjykim i 30 majit 2018, paragrafi 56).

 

  • Gjykata ka përsëritur vazhdimisht se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e faktit ose të ligjit që pretendohet të jenë bërë nga gjykatat e rregullta (ligjshmëria), përveç dhe për aq sa ato mund të kenë shkelur të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë (kushtetutshmëria). Kështu, Gjykata vetë nuk mund të vlerësojë ligjin që ka bërë që një gjykatë e rregullt të miratojë një vendim në vend të një vendimi tjetër. Nëse do të ishte ndryshe, Gjykata do të vepronte si gjykatë e “shkallës së katërt”, gjë që do të rezultonte në tejkalimin e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. Në të vërtetë, është roli i gjykatave të rregullta t’i interpretojnë dhe zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale (shih rastin​​ Ballıktaş Bingöllü​​ kundër Turqisë,​​ GJEDNJ, nr. 76730/12,​​ i 22 qershorit 2021, paragrafi 75;​​ García Ruiz kundër Spanjës, GJEDNJ, nr. 30544/96, i 21 janarit 1999, paragrafi 28; dhe shih, gjithashtu, rastet e Gjykatës: KI70/11, parashtrues të kërkesës​​ Faik Hima, Magbule Hima dhe Besart Hima,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 16 dhjetorit 2011; si dhe rastet e cekura më lart KI06/17, parashtrues​​ L. G. dhe pesë të tjerët,​​ paragrafi 37; dhe KI122/16, parashtrues​​ Riza Dembogaj, paragrafi 57).​​ 

 

  • Në këtë kuptim, Gjykata në pajtim me praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, ka theksuar se edhe pse roli i Gjykatës është i kufizuar në aspektin e vlerësimit të interpretimit të ligjit, ajo duhet të sigurohet dhe të ndërmarrë masa kur vëren se një gjykatë ka aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar në një rast specifik e që mund të ketë rezultuar në​​ “konkluzione arbitrare”​​ apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesin (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Anheuser-Busch Inc., Aktgjykim, paragrafi 83;​​ Kuznetsov dhe të tjerët kundër Rusisë, nr. 184/02, paragrafët 70-74 dhe 84;​​ Păduraru kundër Rumanisë, nr. 63252/00, paragrafi 98;​​ Sovtransavto Holding kundër Ukrainës, kërkesa nr.​​ 48553/99, paragrafët 79, 97 dhe 98;​​ Beyeler kundër Italisë​​ [GC], kërkesa nr. 33202/96, paragrafi 108;​​ Koshoglu kundër Bullgarisë, Aktgjykim i 10 majit 2007, paragrafi 50; shih, gjithashtu, rastin e Gjykatës​​ cituar më lart​​ KI122/16, parashtrues​​ Riza Dembogaj, paragrafi 57; dhe​​ KI154/17 dhe KI05/18, parashtrues​​ Basri Deva, Aferdita Deva dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar "BARBAS", paragrafët 60 deri në 65 dhe referencat e përdorura aty).

 

  • Në rastin konkret, Gjykata ka parasysh​​ fillimisht se Kolegji i​​ Specializuar​​ i DHPGJS-së kishte refuzuar padinë e parashtrueses​​ me arsyetimin se një kërkesë e tillë ishte ​​ parashtruar jashtë gjitha afateve që parasheh legjislacioni në fuqi,​​ marrë parasysh faktin se​​ parashtruesja në rastin konkret​​ kishte mundur të kërkonte anulimin e kontratës 1 vit pas lidhjes së​​ saj​​ dhe në rastin konkret një kërkesë e tillë është parashtruar pas 44 vitesh.​​ 

 

  • Në ndërlidhje me këtë,​​ Gjykata rikujton arsyetimin e​​ Aktgjykimit [C-III-12-0055], të​​ 7 shkurtit 2019 të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së,​​ ku​​ ndër të tjera kishte theksuar se Ligji​​ mbi​​ Marrëdhëniet e Detyrimeve i vitit 1978, në të cilin thirret parashtruesja e kërkesës​​ nuk ofron mundësinë e revokimit të kontratës së shitjes, pasi që ai rregullon nulitetin e kontratave​​ por këto dispozita nuk mund të zbatohen për veprimet juridike të ndodhura gjatë vitit 1963, kur ishte nënshkruar kontrata e shitblerjes, duke theksuar se që nga ajo periudhe pronat kishin kaluar në emër të​​ KBI “Progres-Export”​​ dhe se parashtruesja që nga ajo periudhë nuk e kishte​​ kontestuar asnjëherë këtë kontratë. Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së më tej shton se edhe bazuar në nenin 26 të Ligjit mbi Qarkullimin e Tokës dhe Ndërtesave, “Kontratat për të cilat pretendohen të jenë lidhur në mungesë të vullnetit të palëve paditësit kanë mundur të kërkojnë anulimin e kësaj kontrate një vit nga dita e​​ lidhjes së kësaj kontrate”. Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së,​​ gjithashtu kishte theksuar se “edhe nëse supozohet se neni 8a i Ligjit Serb me Ndryshime i datës 23 korrik 1987 ishte i zbatueshëm në Kosovë​​ nuk do të mund të kërkohej anulimi i kontratës i vitit 1963, sepse kjo padi është dorëzuar më shumë se 44 vjet pas​​ lidhjes së kontratës dhe më shumë se 20 vjet pas mitratimit të Ligjit Serb të lartpërmendur”.

 

  • Kolegji i​​ Apelit​​ i​​ DHPGJS-së, në arsyetim të aktgjykimit​​ ​​ tij kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë duke theksuar se​​ ”Kolegji i Apelit pajtohet në tërësi me konstatimet e Kolegjit të Shkallës së parë edhe sa i përket humbjes së mundësisë për të kërkuar një të drejë të cilën askush nuk e ka kërkuar për më shumë se 44 vjet, e që sipas nenit 26 paragrafi 4 të Ligjit mbi Qarkullimin e Palujtshmërive ​​ nr.26/1954 këtë të drejtë ka mundur ta shfrytëzoj deri një vit nga dita e nënshkrimit të kontratës.”

 

  • Nga si më sipër Gjykata nga arsyetimet e gjykatave të rregullta​​ dhe nga vet përmbajtja e dispozitave ligjore​​ vëren se parashtruesja kërkesën e saj për​​ anulimin e kontratës së shitblerjes e ka kërkuar jashtë të gjitha​​ ​​ afateve të përcaktuara ligjore.

 

  • Gjykata​​ ripërsërit​​ se Gjykata Kushtetuese mund të bëjë vlerësimin e interpretimeve ligjore të​​ gjykatave të​​ rregullta përjashtimisht dhe atë vetëm nëse ato interpretime janë arbitrare ose qartazi të​​ paarsyeshme (shih rastin e Gjykatës të cituar më lart,​​ KI75/17, parashtrues​​ X, ​​​​ paragrafi 59).​​ 

 

  • Megjithatë, bazuar në shtjellimet e mësipërme, si dhe interpretimin dhe arsyetimin e dhënë, në rastin konkret, nuk është dëshmuar që ka arbitraritet në interpretimin e dhënë nga​​ Kolegji i Specializuar apo Kolegji i Apelit​​ i​​ DHPGJS-së​​ me rastin e refuzimit të​​ padisë së parashtrueses.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata thekson se parashtruesja​​ kërkesës, përtej pretendimit për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, si rezultat i aplikimit në mënyrë diskriminuese të ligjit, nuk​​ mbështet mjaftueshëm dhe as nuk argumenton para Gjykatës, se si ky interpretim i “ligjshmërisë”​​ i gjykatave të rregullta, mund të ketë qenë jo i drejtë.

 

  • Si përfundim, Gjykata konstaton se parashtruesja në kërkesën e saj​​ nuk ka arritur të dëshmojë dhe të mbështesë pretendimin e saj​​ se si​​ Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së​​ dhe Kolegji i Apelit​​ i​​ DHPGJS-së​​ gjatë interpretimit dhe zbatimit të së drejtës materiale ka​​ shkelur të drejtën e saj​​ të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës,​​ dhe rrjedhimisht, ky pretendim është qartazi i pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar​​ përmes​​ paragrafit (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.

 

Përkitazi me pretendimet nën pikën (iii)​​ për​​ tejzgjatje​​ të​​ procedurave gjyqësore

 

  • Në trajtim të këtij pretendimi, Gjykata fillimisht rikujton edhe një herë​​ këtë pretendim të parashtrueses,​​ e cila​​ ndër të tjera thekson në rastin konkret po që se “gjykata me kohë do të merrte në shqyrtim këtë propozim të paditëse për marrjen e masës së përkohshme, patundshëria e cila është objekt i këtij kontesti nuk do të ishte tjetërsuar nga ana e AKP-“. Më tej parashtruesja thekson se AKP-ja parcelën kontestuese e kishte shitur te një person fizik me procedurë të ​​ marrëveshjes së menjëhershme dhe në këtë mënyrë sipas saj “paraqet sulm në pronën e paditëses e cila i është marrë, absolutisht me kontratë të pavlefshme”.

 

  • Parashtruesja thekson se në rastin konkret padia është parashtruar në vitin 2008, dhe sipas saj gjatë periudhës 15 vjeçare janë mbajtur vetëm​​ tri shqyrtime gjyqësore.

 

  • Përkitazi me pretendimin për tejzgjatje të procedurës, Gjykata fillimisht vë në dukje qëndrimin parimor të GJEDNJ-së​​ se neni 6 (1) i KEDNJ-së kërkon nga shtetet kontraktuese që të organizojnë sistemet e tyre ligjore, në mënyrë të atillë që autoritetet kompetente të përmbushin kërkesat e nenit në fjalë, duke përfshirë edhe detyrimin për të shqyrtuar çështjet brenda një kohe të arsyeshme (shih, Aktgjykimin e GJEDNJ-së, në çështjen Luli dhe të tjerët kundër Shqipërisë, Aktgjykim i 1 prillit 2014, paragrafi 91).

 

  • Sa i përket shtrirjes në kohë të procedurave, Gjykata merr parasysh kriteret e GJEDNJ-së​​ të përcaktuara në Aktgjykimin e rastit Tomazič kundër Sllovenisë, (Aktgjykimi i 2 qershorit 2008, paragrafi 54), ku përcaktohet si në vijim: “Sa i përket arsyeshmërisë së zgjatjes së​​ procedurave, [GJEDNJ] thekson se kjo duhet të vlerësohet në dritën e rrethanave të rastit dhe duke pasur parasysh kriteret në vijim: ndërlikueshmëria e rastit, veprimet e parashtruesit të kërkesës dhe autoriteteve relevante, si dhe çfarë ishte në pyetje për parashtruesin në këtë mosmarrëveshje”.

 

  • Gjykata, duke iu referuar praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe praktikës së saj, ka vlerësuar se përllogaritja e shtrirjes në kohë të procedurave fillon në momentin kur gjykata kompetente vihet në lëvizje me kërkesë të palëve për vendosjen e një të drejte apo interesi legjitim të pretenduar (shih, rastin e GJEDNJ-së, Erkner dhe Hofauer kundër Austrisë, të 23 prillit 1987, paragrafi 64, shih gjithashtu rastin Poiss kundër Austrisë, GJEDNJ, të 23 prillit 1987, paragrafi 50, dhe rasti i Gjykatës Kushtetuese nr. KI127/15, me parashtrues Mile Vasovič, Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 15 qershorit 2015, paragrafi 43, KI81/16, me parashtrues Valdet Nikqi, Aktgjykim i 31 majit 2017, KI19/17, Aktvendim për​​ papranueshmëri,​​ i 21 shkurtit 2018, paragrafi 50). Ky proces konsiderohet i përfunduar me nxjerrjen e një vendimi gjyqësor përfundimtar nga një instancë kompetente gjyqësore e fundit (shih rastin e GJEDNJ-së Eckle kundër Republikës Federale të Gjermanisë, Aktgjykim i 15 korrikut 1982, paragrafi 74).

 

  • Në rastin konkret, Gjykata vëren se kemi të bëjmë me​​ një kontest pronësor​​ i cili fillimisht​​ është iniciuar​​ me padi​​ nga parashtruesja​​ e​​ kërkesës më​​ 17 dhjetor 2008​​ dhe​​ në vitin 2010 kishte parashtruar edhe kërkesë për masë të përkohshme.​​ Gjykata​​ Komunale ishte​​ shpallur jo kompetente në pikëpamje lëndore​​ dhe nga shkresat e lëndës vërehet se në vitin 2012 kishte​​ transferuar rastin në gjykatën kompetente, respektivisht në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.​​ Më pas në vitin 2012, AKP parashtroj mbrojtje në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme ndaj padisë së parashtrueses.​​ Më 18 dhjetor 2013, parashtruesja​​ e kërkesës precizoi kërkesëpadinë pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Më​​ 24 prill 2014, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme mbajti​​ seancë dëgjimore, lidhur me rastin. Në vitin​​ 2019, parashtruesja e kërkesës kishte parashtruar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme kërkesë/propozim për lëshimin e masës së sigurimit të kërkesëpadisë.​​ Më 7 shkurt 2019, Kolegji i Specializuar i DHPGJSK-së refuzoi kërkesën e parashtrueses për lëshimin e masës të sigurisë​​ dhe pas ankesës së parashtrueses,​​ Kolegji i Apelit​​ i​​ DHPGJS-së,​​ më​​ 21 mars 2019 vërtetoi vendimin e shkallës së parë​​ lidhur me kërkesën e parashtrueses për​​ masë të përkohshme.​​ Më pas,​​ më​​ 21 tetor 2021,​​ Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së mbajti seancë shqyrtuese​​ lidhur me meritat e rastit​​ dhe më​​ 11 nëntor 2021,​​ ky i fundit​​ ​​ refuzoi padinë si të pabazuar.​​ Pas ankesës së parashtrueses, më 6 prill 2023, Kolegji i Apelit i DHPSGJK-së, refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtrueses dhe vërteton Aktgjykimin e shkallës së parë.​​ Prandaj në rastin konkret Gjykata do të vlerësoj periudhën​​ që nga viti 2012, kur lënda është transferuar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, e deri tek vendimi i kontestuar i​​ Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së.

 

  • Për sa i përket ndërlikueshmërisë së rastit, Gjykata thekson se gjatë vlerësimit të pretendimit të palëve lidhur me tejzgjatjen e procedurave, ndërlikueshmëria e një procedure duhet të shqyrtohet në kuadër të aspektit faktik dhe juridik të kontestit në fjalë (shih rastin e Gjykatës, KI19/17, parashtrues Fatos Dervishaj, Aktvendim për​​ papranueshmëri,​​ i 21 shkurtit 2018, paragrafi 56).

 

  • Gjykata thekson se në bazë të fakteve të elaboruara më lart, rasti i parashtrueses​​ të kërkesës mund të konsiderohet si i ndërlikuar, në vështrim të gjendjes faktike dhe juridike.​​ 

 

  • Përkitazi me veprimet e palëve në procedurë, Gjykata thekson se, në dritën e praktikës gjyqësore të saj dhe të GJEDNJ-së, tejzgjatja e procedurës vlerësohet edhe nga veprimet e palëve të cilat marrin pjesë në procedurë (shih, mutatis mutandis rastin e GJEDNJ-së Eckle kundër Gjermanisë, Aktgjykimi i 15 korrikut 1982, paragrafi 82; shih gjithashtu rastin e Gjykatës, KI19/17, parashtrues Fatos Dervishaj, Aktvendim për​​ papranueshmëri i 21 shkurtit 2018, paragrafi 62).

 

  • Lidhur me veprimet e parashtruesit të kërkesës,​​ Gjykata vëren se parashtruesja e​​ kërkesës ka qenë aktive​​ duke ndërmarrë shumë veprime procedurale, gjegjësisht duke ndjekur hapat procedural të vënë në​​ dispozicion nga ligjet në fuqi. Parashtruesja e kërkesës disa herë​​ i është drejtuar gjykatave rregullta, me kërkesë për precizim të padisë dhe kërkesë për vendosjen e masës së përkohshme me çka edhe ka kontribuar në zgjatjen e procedurës.​​ Megjithatë​​ nga shkresat e lëndës nuk rezulton që parashtruesja e​​ kërkesës të ketë parashtruar ndonjë urgjencë për përshpejtim të rastit.

 

  • Lidhur me veprimet e organeve kompetente në procedurën e lartpërmendur, Gjykata vëren se gjykatat e rregullta që nga momenti i vënies së tyre në lëvizje ishin aktive në gjykimin e çështjes, ku gjatë gjithë procedurës janë nxjerrë gjithsej​​ pe​​ vendime gjyqësore.​​ Gjykata nga shkresat e lëndës vëren se rasti në shkallë të​​ parë, prej momentit kur rasti është transferuar në Kolegjin e Specializuar të DHPGJS-së,​​ ka zgjatur​​ 7 vite,​​ megjithatë Gjykata nga shkresat e lëndës vëren se brenda kësaj periudhe​​ Kolegji i Specializuar dhe Kolegji i​​ Apelit​​ i​​ DHPGJS-së, kishin nxjerrë dy vendime për refuzimin e kërkesës së parashtrueses për masën​​ e përkohshme. Në shkallë të dytë, respektivisht në Kolegjin e Apelit të DHPGJS-ë, rasti ka zgjatur nga 1 dhjetori 2021 kur parashtruesja ka parashtruar ankesë, deri më 6 prill 2023 kur edhe është nxjerrë​​ vendimi i kontestuar. Nga kjo rezulton se e gjithë procedura nga momenti i parashtrimit të padisë e deri në vendimin e kontestuar janë gjithsej​​ 11 vite e 6​​ muaj.

 

  • Gjykata,​​ në dritën e rrethanave të këtij rasti, duke marrë parasysh bazën ligjore, veprimet e shumta​​ ​​ palëve procedurale,​​ numrin e madh të seancave dëgjimore​​ dhe mjetet ligjore të përdorura nga palët, si dhe faktin se gjykatat kanë nxjerrë gjithsej​​ pesë​​ vendime gjyqësore në këtë rast,​​ duke përfshirë edhe vendimin e Gjykatës Komunale me të cilin ishte shpallur jokompetente, pastaj vendimet për refuzimin e masës së sigurisë​​ dhe vendimet lidhur me meritat​​ e rastit të Kolegjit të​​ Specializuar​​ dhe Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, arrin në përfundimin se​​ që nga momenti i vënies në lëvizje në këtë rast, nuk ishin pasive. Pra, bazuar në shkresat e lëndës dhe në dritën e rrethanave të rastit, Gjykata konstaton se gjykatat e rregullta që nga momenti i vënies në lëvizje ishin aktive në gjykimin e çështjes dhe, rrjedhimisht, nuk kanë shkaktuar tejzgjatje të paarsyeshme të procedurës.

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata konstaton se lidhur me pretendimin e parashtrueses​​ për tejzgjatje të procedurës, parashtruesja nuk ka dëshmuar në mënyrë​​ të mjaftueshme pretendimin e saj​​ për shkelje të së drejtës për gjykim brenda një afati kohor të arsyeshëm,​​ sepse faktet e paraqitura nga ajo​​ nuk dëshmojnë që gjykatat e rregullta ia kanë mohuar​​ asaj​​ këtë të drejtë kushtetuese.

 

  • Prandaj, pretendimet e lartpërmendura të parashtrueses​​ së kërkesës për shkelje të të drejtave të mbrojtura me​​ Kushtetutë janë pretendime “të shkallës së katërt”, dhe rrjedhimisht, të papranueshme si qartazi të pabazuara në bazë kushtetuese ashtu siç është përcaktuar me nenin 48 të Ligjit dhe​​ rregullin 34​​ (1) (d) dhe (2) të Rregullores së punës.

 

Pretendimet përkitazi me shkeljen e të drejtës në pronë

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesja e kërkesës para Gjykatës kishte theksuar,​​ ndër të tjera se është shkelur edhe neni 46 i Kushtetutës, për çka nuk ka ofruar asnjë argument para Gjykatës​​ por të njëjtat i ka ndërlidhur me pretendimin për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës.

 

  • Megjithatë, Gjykata rikujton se neni 46 i Kushtetutës, sikundër edhe neni 1 i Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e Pronës) i KEDNJ-së nuk garanton të drejtën për fitimin e pronës (shih, rastet e Gjykatës​​ KI201/18, parashtrues​​ Selami Taralcu, Aktvendim për papranueshmëri, i 1 nëntorit 2019, paragrafi 39;​​ KI83/18, parashtrues​​ Ivica Milošević, Aktvendim për papranueshmëri, i 17 tetorit 2019, paragrafi 41; shih, gjithashtu rastet e GJEDNJ-së​​ Van der Mussele kundër Belgjikës, nr. 8919/80, Aktgjykim i GJEDNJ-së i 23 nëntorit 1983, paragrafi 48).​​ 

 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës më tej mund të pretendojë shkelje të nenit 46 të Kushtetutës vetëm për aq sa vendimet e kontestuara​​ kanë të bëjnë me "pronën" e saj; brenda kuptimit të kësaj dispozite ''pronë'' mund të jetë ''pasuria ekzistuese", duke përfshirë edhe pretendimet në bazë të të cilave parashtruesi i kërkesës mund të pretendojnë ''pritshmëri legjitime" që do të fitojnë gëzimin efektiv të ndonjë të drejte pronësore.​​ 

 

  • Por, sipas praktikës së GJEDNJ-së, nuk mund të thuhet se lind ndonjë ''pritje legjitime" atje ku ekziston një kontest në lidhje me interpretimin e drejtë dhe aplikimin e së drejtës së brendshme dhe atje ku parashtresat e parashtruesit janë hedhur poshtë më pas nga gjykatat kombëtare (shih, rastet e GJEDNJ-së​​ Kopecky kundër Sllovakise, nr. 44912/98, Aktgjykim i 28 shtatorit 2004, paragrafi 50).​​ 

 

  • Gjykata, duke i trajtuar pretendimet e parashtrueses​​ së kërkesës në lidhje me parimet e lartpërmendura, vëren se​​ kjo e fundit​​ nuk e ka arsyetuar në veçanti shkeljen e së drejtës së pronës dhe nuk i referohet konkretisht ndonjë prej parimeve të përmbajtura në nenin 46 të Kushtetutës, por konsideron se kjo e drejtë i është shkelur si pasojë e shkeljes së të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm (nenit 31 të Kushtetutës). Kjo për​​ faktin se, sipas parashtrueses së​​ kërkesës, gjykatat e rregullta kanë vërtetuar gabimisht gjendjen faktike dhe kanë zbatuar gabimisht të drejtën materiale dhe në këtë mënyrë nuk kanë vendosur për​​ aprovimin e kërkesëpadisë së saj.​​ 

 

  • Megjithatë, gjatë shqyrtimit të këtyre pretendimeve në kuadër të nenit 31 të Kushtetutës, Gjykata tashmë ka ardhur në përfundim se këto pretendime janë qartazi të pabazuara. Prandaj, Gjykata konsideron se në rastin konkret nuk dëshmohet se parashtruesja​​ e​​ kërkesës ka kërkesë të arsyetuar lidhur me shkeljen e të drejtës së pronës sipas nenit 46 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Prandaj, kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe cilësohet si pretendim që i takon kategorisë së pretendimeve "të shkallës së katërt", prandaj deklarohet e papranueshme, në pajtim me rregullin 34, paragrafi (2) të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës,​​ ​​ 4 shtator​​ ​​ 2024, njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TA​​ DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TA​​ PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20. 4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese​​  ​​  ​​  ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 ​​ 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

1

​​ 

Parashtruesit:

Elvan Imami

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile