Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-20-0064 të 17 dhjetorit 2020

Nr. të lëndës KI 73/21

Shkarko:
Përmbledhje

KI73/21, Parashtruese: Minire Krasniqi-Zhitia, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,  AC-I-20-0064 të 17 dhjetorit 2020

KI73/21, Aktvendim i 29 korrikut 2021, publikuar më 31 gusht 2021

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë e pa-qartësuar

Parashtruesja e kërkesës ka punuar si gazetare e gazetës “Rilindja” nga dhjetori 2000 deri në shkurt 2002, për të cilën Më 22 shkurt 2017, Agjencia Kosovare e Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: AKP) nxori vendimin për fillimin e Likuidimit. Parashtruesja e kërkesës rrjedhimisht parashtron kërkesë për kompensimin për ndërprerje të parakohshme të punës tek  AKP-ja, e më pas tek gjykatat e rregullta, mirëpo një kërkesë e tillë ishte refuzuar nga të gjitha instancat.

Parashtruesja e kërkesës, në Gjykatën Kushtetuese rrjedhimisht kërkon vlerësimin e vendimit të fundit për rastin e saj, përkatësisht Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së, AC-I-20-0064 të 17 dhjetorit 2020, duke theksuar se: (i) i është mohuar e drejta e kompensimit të 3 (tri) pagave, dhe e drejta e kompensimit të ndërprerjes të kontratës së punës bazuar në nenin 40.1.6.1 të Shtojcës së Ligjit për AKP-në; (ii) AKP dhe gjykatat e rregullta asaj i kanë refuzuar ankesën; dhe (iii)  ka nënvizuar pa sqarim “Sipas nenit 12.2 të Rregullores së UNMIK-ut 2001/27” dhe “Ligji nr.03/L-212 i Punës, neni 70, 71, 72, 76.”

Parashtruesja  e kërkesës përkundër faktit që ka bashkangjitur vendimet e autoriteteve publike lidhur me rastin e saj në kërkesën e dorëzuar pranë Gjykatës, dhe përkundër dhënies së mundësisë përmes letrës së Gjykatës, për të plotësuar kërkesën e saj dhe për të qartësuar se cilat të drejta dhe liri, të garantuara me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar, ajo përpos referimeve në të drejtën e saj për kompensimin e pagave, dhe referimin në disa dispozita ligjore, e njëjta në asnjë mënyrë nuk ka nuk ka qartësuar se cilat të drejta dhe liri, të garantuara me Kushtetutë,  pretendon se i janë cenuar përmes Aktgjykimit të kontestuar të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kjo nuk është e mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (d) të Rregullores së punës. Përfundimisht, Gjykata konstaton që kërkesa është e papranueshme në baza kushtetuese.

 

 

Parashtruesit:

Minire Krasniqi-Zhitia

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar