Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, AC-I-22-0008, të 3 shkurtit 2023

Nr. të lëndës KI127/23

Parashtruesit: Tahir dhe Ðurđica Ramqaj

Shkarko:

llogo_gjkk_png_2

 

 

Prishtinë, më​​ 18 mars​​ 2024

Nr.​​ ​​ ref.:​​ RK2409/24

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI127/23

 

Parashtrues

 

Tahir dhe​​ Ðurđica​​ Ramqaj

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë

​​ Aktgjykimit AC-I-22-0008 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Suprem etë 3 shkurtit 2023

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E​​ REPUBLIKËS SE​​ KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi,​​ zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban,​​ gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Tahir dhe​​ Ðurđica​​ Ramqaj​​ me vendbanim në Zagreb, Republika e Kroacisë, të cilët përfaqësohen​​ para Gjykatës nga​​ Isak Hoxha​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesit e ​​ kërkesës kontestojnë​​ Aktgjykimin​​ [AC-I-22-008]​​ ​​ 3 shkurtit 2023, të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme​​ për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Apelit)​​ ​​ lidhje me Aktgjykimin [C-III-15-0001] të 22 nëntorit 2021​​ të​​ Kolegjit të Specializuar​​ të​​ Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kolegji i Specializuar)​​ .​​ 

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës,​​ Aktgjykimin e kontestuar e kanë​​ pranuar më​​ 8 shkurt 2023.

 

Objekti i çështjes

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar,​​ përmes​​ së cilit​​ pretendohet se parashtruesve​​ ​​ kërkesës u​​ janë​​ shkelur të drejtat​​ dhe liritë e​​ tij​​ themelore të​​ garantuara me​​ nenin​​ 46​​ [Mbrojtja e Pronës]​​ të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ ​​ lidhje me nenein 1 të Protokollit 1​​ ​​ Konventës​​ Evropiane​​ për​​ ​​ Drejtat e Njeriut (​​ tekstin e​​ mëtejmë: KEDNJ-).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa​​ individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji)​​ dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata​​ Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 9 qershor 2023,​​ parashtruesit e​​ kërkesës​​ e​​ dorëzuan​​ kërkesën në​​ Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • Më​​ 15 qershor 2023, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes​​ Vendimit​​ [nr. GJR. KI127/23],​​ caktoi gjyqtarin Bajram Ljatifi​​ gjyqtar​​ raportues. ndërsa përmes Vendimit​​ [Nr.KSH.KI127/23] caktoi​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Safet Hoxha​​ (kryesues),​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe​​ Enver Peci, (anëtarë).

 

  • ​​ 20 korrik 2023, Gjykata​​ e​​ njoftoi​​ përfaqësuesin e parashtruesve të​​ kërkesës​​ për regjistrim​​ të kërkesës​​ dhe kërkoi nga ai që përputhje me nenin 21 të Ligjit dhe rregullin 32 (2) të Rregullores së Punës të dorëzon në Gjykatë autorizimin për përfaqësim.

 

  • Më 3 gusht 2023, përfaqësuesi i parashtruesve të kërkesës dorëzoi në Gjykatë,​​ autorizimin e kërkuar.

 

  • Më 26 tetor 2023,​​ Gjykata​​ njoftoi Dhomën e Posaçme të​​ Gjykatës Supreme për çështjet që ndërlidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimin, për regjistrim të kërkesës dhe​​ dhe kërkoi nga ajo që të dorëzojë në Gjykatë fletëkthesën​​ që dëshmon se kur parashtruesit e kërkesës kishin​​ pranuar vendimin e kontestuar.​​ 

 

  • Më​​ 1 nëntor 2023,​​ Dhoma e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që ndërlidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimin,​​ ia​​ dorëzoi​​ Gjykatës​​ fletëkthesën që tregon se parashtruesit e​​ kërkesës​​ aktin​​ e​​ kontestuar e kishtin​​ pranuar më​​ 8 shkurt 2023.

 

  • Më​​ 13 shkurt 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin​​ e gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se parashtruesit e kërkesës ishin drejtuar pranë Agjencisë Kosovare të​​ Privatizimit​​ (në tekstin e mëtejmë:AKP), me kërkesë për blerjen e banesës​​ me sipërfaqe 68 m2,​​ në​​ Banjë të Pejës,​​ me pretendimin se e njëjta i’u​​ ka ndarë nga​​ atyre nga​​ Enti i Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Banjë të Pejës.

 

  • Më 23 korrik 2014, Bordi i AKP-së ​​ përmes Vendimit​​ [Nr.Ref​​ .​​ BD-68], refuzoi kërkesën e parashtruesve për blerjen e banesës me arsyetimin se këta të fundit nuk kanë paraqitur Vendim për ndarje të banesës dhe Kontratë për shfrytëzim të banesës, duke mos argumentuar të drejtën banesore në kuptim të paragrafit 1.6 nenit 3 të Ligjit Nr.04-L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.

 

  • Më 5 janar 2015, parashtruesit e kërkesës​​ kishin​​ parashtruar padi në Kolegjin e Specializuar kundër Vendimit të lartpërmendur të AKP-së, ​​ me pretendimin se nuk ishte vërtetuar drejtë gjendja faktike sepse ata “janë në shfrytëzim të banesës lëndore” dhe se ​​ sipas tyre kanë prezentuar prova të mjaftueshme që banesa ju kishte ndarë atyre​​ nga Enti i Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Banjë të Pejës.

 

  • Më 20 nëntor 2021, AKP-ja dorëzoi në Kolegjin e Specializuar përgjigje në padi duke kundërshtuar në të gjitha pikat padinë e parashtruesve.

 

  • Më 22 nëntor 2021, Kolegji i Specializuar përmes​​ Aktgjykimit ​​ [C-III-15-0001] refuzoi si të pabazuar padinë, me arsyetimin se padia refuzohet në mungesë të ”provave​​ valide siç janë Vendimi mbi ndarjen e banesës dhe Kontrata mbi shfrytëzimin e banesës të cilat​​ janë prova esenciale”​​ sipas​​ paragrafit 1.6 nenit 3 të Ligjit Nr.04-L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.

 

  • Më 31 dhjetor 2021, parashtruesit e kërkesës parashtruan ankesë në Kolegjin e Apelit, kundër vendimit të shkallës së parë,​​ me pretendimin se kishin paraqitur mjaftueshëm prova si në kërkesën e tyre për blerjen e banesës të ushtruar pranë AKP-së dhe në Kolegjin e Specializuar, por të njëjtat nuk ishin marrë parasysh​​ nga këto të fundit.

 

  • Më 3​​ shkurt​​ 2023,​​ Kolegji i Apelit përmes Aktgjykimit [AC-I-22-0008] refuzoi si të​​ pabazuar ankesën e parashtruesve duke vërtetuar si të drejtë dhe të ligjshëm vendimin e shkallës së parë.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës pretendojnë​​ se​​ përmes Aktgjykimit​​ [AC-I-22-0008] të 3 shkurtit 2023 të Kolegjit të Apelit, u​​ janë shkelur të drejtat​​ dhe liritë​​ themelore të garantuara me​​ nenin​​ 46​​ [Mbrojtja e Pronës] të​​ Kushtetutës në​​ lidhje me nenein 1 të Protokollit 1​​ të​​ KEDNJ-së.

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës, si pretendim kryesor para Gjykatës​​ kanë​​ ngritur faktin se sipas tyre​​ AKP-ja,​​ Kolegji i Specializuar dhe Kolegji i Apelit nuk kishin trajtuar në mënyrë​​ meritore provat​​ e paraqitura nga ta.

 

  • Në ndërlidhje me këtë, parashtruesit e kërkesës para Gjykatës theksojnë se “​​ Për çudi, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, nuk vlerësoj të gjitha dëshmitë/provat e ofruara për të vërtetuar se mungesa e vendimit për ndarje të banesës, nuk do të ishte apstrahim ​​ i legjitimitetit të ndarjes së banesës. Po të ishte Vendimi për ndarje të banesës, sigurisht, AKP nuk do të refuzonte një rast të tillë. Duke kuptuar se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ka këto përgjegjësi, për të konstatuar të vërtetën dhe për të legjitimuar mungesën e vendimit apo kontratës për​​ ndarje të banesës, ajo nuk është lëshuar në konstatimin e legjitimitetit të dëshmive/provave tjera, të cilat fuqizojnë bindjen se banesa ju është ndarë në mënyrë të ligjshme z.Tahit dhe znj. Gjurgjica Ramcaj, nga Banja e Pejës, Komuna e Istogut.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

​​ […]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet nenit 47 [Kërkesa individuale], nenit 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët përcaktojnë:​​ 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

​​ Neni 49​​ 

​​ [Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Gjykata më tej i referohet edhe rregullit​​ 29​​ [Llogaritja e periudhës kohore] dhe rregullit 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës:

 

Rregulli​​ 29

[Llogaritja e periudhës kohore]

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Periudha kohore, e përcaktuar në Kushtetutë, në Ligj dhe në këtë​​ Rregullore, llogaritet si më poshtë:​​ 

[...]

 

(d) Kur periudha shprehet me muaj, ajo përfundon me kalimin e ditës së njëjtë kalendarike të muajit me ditën gjatë të cilës ka ndodhur ngjarja ose veprimi për të cilin duhet të llogaritet periudha kohore.

 

[...]

 

(g)​​ përjashtimisht, nëse periudha përfundon të shtunën, të dielën ose në ndonjë festë zyrtare, ajo do të vazhdojë deri në fund të ditës së parë të punës që vjen pas saj.

 

Rregulli 34​​ 

[Kriteret e pranueshmërisë]

 

“(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[...]

​​ 

(c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve​​ nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit​​ ;dhe

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesit e kërkesës janë palë e autorizuar, të cilët kontestojnë​​ një akt të një​​ autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin [AC-I-22-0008]​​ ​​ 3 shkurtit 2023 Kolegjit të Apelit,​​ pasi i kanë​​ shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Megjithatë, bazuar në nenin 49 (Afatet) të Ligjit, Gjykata në vijim duhet të vlerësojë​​ nëse kërkesa e tanishme është dorëzuar brenda afatit ligjor katër (4) mujor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton​​ rregulli i afatit katër-mujor është autonom dhe duhet kuptuar dhe aplikuar bazuar në​​ faktet e​​ secilit​​ rast​​ veç e veç​​ për të​​ siguruar​​ ushtrimin efektiv të së drejtës për të paraqitur kërkesën​​ para Gjykatës.​​ Gjykata​​ thekson​​ se qëllimi i afatit ligjor prej​​ katër​​ (4) muajve,​​ të përcaktuar në​​ nenin​​ 49 të Ligjit dhe rregullin​​ 34​​ (1) (c) të Rregullores së punës,​​ i shërben sigurisë juridike dhe siguron që çështjet që ngrenë çështje kushtetuese​​ të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme​​ si dhe​​ parandalon​​ autoritetet dhe personat e tjerë të​​ afektuar që​​ të mos mbahen në një gjendje pasigurie për një periudhë të gjatë (shih, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-se​​ Lekic kundër Sllovenisë, kërkesa nr.​​ 10865/09, 45886/07 dhe 32431/08​​ Aktgjykim i​​ 11 dhjetorit 2018, paragrafi​​ 65). Ky rregull gjithashtu i jep kohë parashtruesit potencial nëse do të paraqes një kërkesë në Gjykatë, dhe, nëse po, të vendosë për argumentet specifike që do i paraqes si dhe rrjedhën e fakteve, pasi që me kalimin e kohës bëhet i vështirë shqyrtimi i çështjeve të ngritura nga parashtruesi i kërkesës (shih rastin e GEDNJ-së,​​ Sabri GÜNEŞ kundër Turqisë​​ ,​​ kërkesa nr.​​ 27396/06,​​ Aktgjykim i 29 qershorit 2012, paragrafi 52 dhe 55).

 

  • Afati​​ katër​​ ​​ (4) mujor​​ fillon të​​ rrjedhë​​ nga​​ dita​​ e​​ vendimit të​​ fundit​​ në kuadër të procesit të shterimit të mjeteve juridike​​ (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Chapman kundër Belgjikës, kërkesa nr.39619/06, Aktgjykim i​​ 11 dhjetorit 2018, paragrafi 34).​​ 

 

  • Në këtë kuptim, Gjykata thekson se kur parashtruesit i njihet e drejta për të pranuar kopjen e vendimit përfundimtar të gjykatave të rregullta,​​ bazuar në​​ objektin dhe qëllimin e nenit 49 (Afati) të Ligjit,​​ afati prej​​ 4 (katër)​​ muajsh fillon​​ të rrjedhë​​ në datën e marrjes së kopjes së vendimit (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Worm kundër Austrisë,​​ kërkesa​​ nr ​​ 83/1996/702/894,​​ Aktgjykim i 29 gushtit 1997, paragrafi 33)

 

  • Ky kriter​​ është përcaktuar edhe​​ përmes pikës (c) të paragrafit (1) të rregullit 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcakton se​​ kërkesa parashtrohet brenda katër (4)​​ muajve​​ nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit​​ ​​ kërkesës.​​ 

 

  • ​​ këtë kontekst, në​​ rrethanat e rastit konkret, Gjykata rikujton që parashtruesit e​​ kërkesës​​ e​​ kontestojnë​​ Aktgjykimin [AC-I-22-0008] të 3 shkurtit 2023 të Kolegjit të Apelit.​​ Fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga​​ Dhoma e Posaçme ​​ e Gjykatës Supreme​​ për​​ çështjet që ndërlidhen me AKP-në​​ , vërteton që parashtruesit e​​ kërkesës​​ e​​ ka pranuar​​ vendimin​​ e kontestuar më​​ 8 shkurt 2023.​​ Parashtruesit e​​ kërkesës​​ e​​ kanë dorëzuar kërkesën e tyre​​ në Gjykatë më​​ 9 qershor 2023, ditë e premte,​​ respektivisht​​ katër muaj e një ditë​​ pas​​ pranimit të​​ vendimit​​ ​​ kontestuar.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesve​​ të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej​​ katër​​ (4)​​ muajve​​ të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës, dhe rrjedhimisht​​ është​​ e papranueshme për shqyrtim.​​ 

 

  • Si përfundim, nga arsyet e shtjelluara si më​​ sipër, Gjykata konstaton se kërkesa nuk​​ është​​ dorëzuar brenda afatit ligjor të​​ përcaktuar​​ me nenin 49 të​​ Ligjit dhe rregullin​​ 34​​ (1) (c) të​​ Rregullores së​​ punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të​​ shqyrtojë​​ meritat e rastit,​​ përkatësisht,​​ nëse​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ ​​ kontestuar janë​​ shkelur të drejtat​​ kushtetuese të​​ parashtruesit të​​ kërkesës.

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, të neneve 27,​​ ​​ 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat​​ 34​​ (1) (c),​​ 39​​ dhe​​ 45​​ të Rregullores së punës, më​​ 13 shkurt 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë​​ Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë​​ Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtime me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit. ​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Tahir dhe Ðurđica Ramqaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative