Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë [P. nr. 36/22] dhe [P. nr.76/22], të 7 tetorit 2022

Nr. të lëndës KI33/23

Parashtruesit: Flurentin Berisha

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 11​​ mars 2024

Nr. Ref.:RK 2398/24

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI33/23

 

  Parashtrues

 

Flurentin Berisha

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore në​​ Gjakovë,​​ [P. nr. 36/22]​​ dhe [P.​​ nr.76/22], të 7 tetorit 2022

​​ 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar​​ nga​​ Flurentin Berisha,​​ me vendbanim në​​ Gjakovë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës),​​ i përfaqësuar nga​​ Korab Bokshi, avokat​​ në Gjakovë.

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ konteston​​ kushtetutshmërinë​​ e​​ Aktgjykimit [P.​​ nr.​​ 36/22​​ dhe P.​​ nr.​​ 76/22] të​​ Gjykatës Themelore në​​ Gjakovë, të​​ 7 tetorit 2022 (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ ​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktgjykimit​​ të kontestuar, me të cilin pretendohet se parashtruesit​​ të kërkesës​​ i​​ janë shkelur të drejtat e​​ garantuara me nenin​​ 30 [Të​​ Drejtat e të​​ Akuzuarit] dhe nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ në lidhje​​ me nenin​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në​​ nenin​​ 113.1 dhe 7​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës​​ së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ ​​ nenet 22 [Procedimi i kërkesës]​​ dhe​​ 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform​​ rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa​​ janë më të favorshme për palët.​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 6​​ shkurt 2023,​​ përfaqësuesi i​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ dorëzoi​​ kërkesën​​ përmes postës, të cilën​​ Gjykata Kushtetuese e​​ Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata)​​ e pranoi më​​ 8 shkurt 2023.​​ 

 

  • Më​​ 16 shkurt 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës, përmes​​ Vendimit​​ [Nr.​​ GJR.​​ KI33/23] caktoi gjyqtaren​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ Kolegjin​​ shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët: Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe​​ Safet Hoxha​​ (anëtarë).

 

  • Më 24 janar 2023, Gjykata e njoftoi​​ parashtruesin e​​ kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi që të dorëzojë​​ autorizimin për përfaqësim.​​ Në të njëjtën ditë,​​ Gjykata​​ i dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Themelore​​ duke e njoftuar për regjistrimin e saj.​​ 

 

  • Më 6 mars 2023, Gjykata pranoi autorizimin e përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës.

 

  • Më 25 shtator 2023,​​ Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore informata shtesë në lidhje me atë “se a ka pasur parashtruesi i kërkesës përfaqësues ligjor në procedurat para Gjykatës Themelore në Gjakovë”.

 

  • Më 5 tetor​​ 2023, Gjykata Themelore dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese procesverbalin e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 5 tetor 2022 lidhur me çështjen penale [P. nr. 36/22] të parashtruesit të kërkesës.

 

  • ​​ 23 janar​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës. ​​ 

 

Përmbledhja​​ e fakteve​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ paraqet kërkesë për herë të dytë​​ në Gjykatë duke kontestuar vendime të ndryshme.​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se​​ parashtruesi i kërkesës​​ ishte i përfshirë në një vjedhje​​ të pasurisë së​​ luajtshme.

 

  • Më 28 janar 2022, Prokuroria Themelore ​​ - Departamenti i Përgjithshëm​​ në Gjakovë ngriti​​ aktakuzën​​ [Nr.​​ PP/II.​​ nr.​​ 1758/21]​​ dhe​​ [PP/II.​​ nr.​​ 1770/22] të 23 shkurtit 2022 ndaj parashtruesit të kërkesës dhe personit Z.​​ T.,​​ për veprën penale të vjedhjes së rëndë në bashkëpunim nga neni 315,​​ paragrafi 1​​ nënparagrafi​​ 1.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

 

  • Më 7​​ tetor 2022, Gjykata Themelore​​ nxori Aktgjykimin [P.​​ nr.​​ 36/22 dhe​​ P.​​ nr.​​ 76/22]​​ me të​​ cilin shpalli parashtruesin e​​ kërkesës​​ dhe të akuzuarin tjetër Z.​​ T., fajtor​​ për​​ kryerjen e veprës penale të​​ vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje nga neni 315,​​ paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal​​ dhe i shqiptoi​​ dënim me burgim prej 22 (njëzet e dy) muaj, si dhe gjobë në shumë prej 400 (katërqind) euro, të cilat dënime do të ekzekutohen brenda 15 ditëve,​​ pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.​​ Ndërsa, të​​ dëmtuarit​​ janë udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës​​ së​​ tyre pasurore.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës pretendon se​​ aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Themelore​​ është​​ nxjerrë​​ në​​ shkelje të​​ të​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ parapara me nenin 30 [Të​​ Drejtat e të​​ Akuzuarit] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm]​​ të​​ Kushtetutës,​​ në lidhje me nenin​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNj).

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ gjykata ka shkelur të​​ drejtën në​​ sigurimin e mbrojtjes efikase, duke mos i siguruar mbrojtës me shpenzime publike, duke mos i ftuar fare mbrojtësin të​​ cilin e ka pasur në​​ prokurori gjatë​​ dhënies së​​ mbrojtjes.”.

 

  • Lidhur me pretendimin për​​ shkeljen e nenit 30​​ të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ ka qenë​​ i privuar nga liria, gjykata ka shkelur të​​ drejtën në​​ sigurimin e mbrojtjes efikase, duke mos i siguruar mbrojtës me shpenzime publike, duke mos i ftuar fare mbrojtësin të​​ cilin e ka pasur në​​ prokurori gjatë​​ dhënies së​​ mbrojtjes. Andaj, janë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e të akuzuarit, garantuar me nenin 30.

 

  • Tutje,​​ përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës pretendon se Gjykata Themelore është dashur të​​ vlerësojë​​ shkallën e arsimimit të​​ parashtruesit të​​ kërkesës dhe të​​ bindet se i njëjti ka kuptuar të​​ drejtat e tij për mbrojtje.

 

  • Lidhur me pretendimin për shkelje të​​ nenit 31​​ të Kushtetutës,​​ parashtruesi​​ i kërkesës thekson se​​ cenimi i të​​ drejtës nga neni 30 i Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës cenon edhe nenin 31 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës,​​ pika 6.

 

  • Lidhur me mosshterimin e mjeteve juridike, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ "Duke qenë se të akuzuarit i është dorëzuar​​ aktgjykimi në Qendrën Korrektuese të Dubravës, i njëjti ​​ është person i paarsimuar dhe​​ ka pasur​​ të pamundur​​ të ofrohen mjete juridike efektive, andaj në këtë rast është urdhëruar që kërkesa kushtetuese të dorëzohet drejtpërdrejt në këtë gjykatë.

 

  • Përfundimisht,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës kërkon nga Gjykata që të gjejë shkelje të neneve 30 dhe 31 të Kushtetutës në Aktgjykimin [P.​​ nr.​​ 36/22 dhe P.​​ nr.​​ 76/22] e​​ Gjykatës Themelore,​​ në lidhje me nenin​​ 6​​ (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNj-së.​​ 

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe​​ ​​ ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

​​ 

Neni 30

​​ [Të Drejtat e të Akuzuarit]

 

“Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim:

​​ 

(1) të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër saj/tij;​​ 

 

(2) të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit;​​ 

 

(3) të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet;​​ 

 

(4) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi;

 

​​ (5) të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas;

 

​​ (6) të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet”.

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • “Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.

 

[…]

  • Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi”.

 

[...]

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni​​ 6.1

(E drejta për një proces të rregullt gjyqësor)​​ 

 

  • “Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ..., çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme”.

 

[...]

 

  • Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:

 

[...]

 

  • të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, ose në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë;”

 

[...]

 

KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 315

Vjedhja e rëndë

 

“1.​​ Kushdo që kryen vjedhje nga paragrafi 1. i nenit 313 të këtij Kodi, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në shtatë (7) vjet, nëse:

 

​​ 1.1. vepra është kryer duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në veturat e mbyllura, ndërtesat, dhomat, arkat, sanduqet apo hapësirat tjera të mbyllura ose duke hequr pengesat tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme;”.

[...]

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa​​ i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me​​ Ligj dhe​​ të specifikuara më tej​​ me Rregullore të punës.

 

  • Në​​ këtë​​ drejtim,​​ Gjykata​​ i​​ referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113 [Juridiksioni​​ dhe Palët e​​ Autorizuara]​​ të​​ Kushtetutës,​​ ​​ përcaktojnë:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të​​ drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

[...]

 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata​​ po ashtu u​​ referohet​​ neneve​​ 47 [Kërkesa individuale],​​ 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit,​​ ​​ parashohin:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1.Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj”. ​​ 

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës​​ është​​ palë​​ e autorizuar, i cili​​ e konteston një​​ akt të​​ autoritetit publik, përkatësisht Aktgjykimin [P.​​ nr.​​ 36/22​​ dhe P.​​ nr.​​ 76/22] të​​ 7 tetorit 2022 të​​ Gjykatës Themelore.​​ Përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës gjithashtu ka sqaruar të​​ drejtat dhe liritë​​ themelore që​​ pretendon se i janë​​ shkelur, në​​ pajtim me kërkesat e nenit 48 të​​ Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në​​ pajtim me afatet e përcaktuara në​​ nenin 49 të​​ Ligjit.​​ 

 

  • ​​ vazhdim,​​ Gjykata i​​ referohet rregullit​​ 34​​ (1)​​ (b)​​ të Rregullores së punës,​​ i cili​​ specifikon​​ se:

 

(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 

[...]

 

(b)​​ janë​​ shteruar të​​ gjitha mjetet efektive të​​ përcaktuara me ligj kundër aktit të​​ kontestuar”.

 

  • Gjykata fillimisht rikujton se rregulli për shterimin e mjeteve juridike sipas nenit 113.7 të​​ Kushtetutës, nenit 47 të​​ Ligjit dhe rregullit 34​​ (1) (b) të​​ Rregullores​​ ​​ punës i obligon ata që​​ dëshirojnë​​ ​​ paraqesin rastin e tyre në​​ Gjykatën Kushtetuese që​​ ​​ pari duhet të​​ shfrytëzojnë​​ mjetet juridike efektive në​​ dispozicion në​​ pajtim me ligjin, kundër një​​ aktgjykimi ose vendimi të​​ kontestuar.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ mënyrë,​​ gjykatave të​​ rregullta u jepet mundësia që​​ të​​ korrigjojnë​​ gabimet e tyre gjatë​​ procedurës së​​ rregullt gjyqësore para se çështja të​​ vijë​​ në​​ Gjykatën Kushtetuese. Ky rregull bazohet në​​ supozimin e shprehur në​​ nenin 32 të​​ Kushtetutës dhe nenin 13 të​​ KEDNj-së, që​​ në​​ legjislacionin vendës ka mjete juridike në​​ dispozicion për t’u shfrytëzuar pranë​​ gjykatave të​​ rregullta në​​ lidhje me shkeljet e pretenduara pavarësisht​​ nëse dispozitat e​​ KEDNj-së​​ janë​​ inkorporurar në​​ ligjin kombëtar apo jo (shih rastin e GJEDNj-së,​​ inter alia,​​ Aksoy kundër Turqisë,​​ nr.​​ 21987/93, Aktgjykim i 18 dhjetorit 1996, paragrafi 51; shih, po ashtu ndër të​​ tjera, rastet e Gjykatës:​​ KI67/19,​​ parashtrues​​ Hajrije Rina Zhitija Ajeti,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 30 shtatorit 2019, paragrafi 34;​​ KI09/19, parashtrues​​ Leutrim Hajdari,,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 16 marsit 2020, paragrafi 36;​​ KI30/17, parashtrues​​ Muharrem Nuredini,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 7 gushtit 2017, paragrafi 35; dhe​​ KI94/14, parashtrues​​ Sadat Ademi,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 17 dhjetorit 2014, paragrafi 24;​​ KI178/21,​​ parashtrues​​ Agim Stublla,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i​​ 11 shkurtit 2022, paragrafi 26).

 

  • Gjykata Kushtetuese​​ ka krijuar një​​ mekanizëm mbrojtës i cili​​ është​​ subsidiar në raport me sistemin e rregullt gjyqësor që mbron të drejtat e njeriut (shih rastet e Gjykatës nr.​​ KI15/16,​​ parashtrues​​ Ramadan Muja,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 16 marsit 2016, paragrafi 42; dhe​​ KI178/21,​​ cituar më lart, paragrafi 27).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata përsërit​​ se shterimi i mjeteve juridike përmban dy elemente: (i) shterimin në​​ kuptimin formal-procedural, që​​ nënkupton mundësinë​​ e përdorimit të​​ mjetit juridik kundër aktit të​​ një​​ autoriteti publik në​​ një​​ shkallë​​ më​​ të​​ lartë​​ me juridiksion të​​ plotë; dhe (ii) shterimi i mjeteve në​​ kuptimin thelbësor, që​​ nënkupton raportimin e shkeljeve kushtetuese në​​ thelb​​ para gjykatave të​​ rregullta, në​​ mënyrë​​ që​​ ato të​​ kenë​​ mundësinë​​ të​​ parandalojnë​​ ose korrigjojnë​​ shkeljen e të​​ drejtave të​​ njeriut të​​ mbrojtura me Kushtetutë​​ dhe​​ KEDNj. Gjykata i konsideron mjetet​​ juridike të​​ shterura vetëm kur parashtruesit, në​​ pajtim me ligjet në​​ fuqi, i kanë​​ përdorur ato në​​ të​​ dy kuptimet (shih edhe rastin e Gjykatës Kushtetuese​​ KI71/18,​​ parashtruesit​​ Kamer Borovci, Mustafi Borovci dhe Avdulla Bajra,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 21 nëntorit 2018, paragrafi 57).

 

  • Gjykata duhet të​​ shqyrtojë​​ nëse janë​​ shteruar mjetet juridike dhe nëse mjeti juridik ishte efektiv, në​​ dispozicion në​​ teori dhe praktikë​​ në​​ kohën përkatëse, përkatësisht nëse ka qenë​​ i qasshëm, që​​ ka mundur t’i korrigjojë​​ shkeljet në​​ lidhje me kundërshtimet e parashtruesit të​​ kërkesës, dhe gjithashtu ka ofruar një​​ perspektivë​​ të​​ arsyeshme për sukses (shih rastin e​​ GJEDNj-së,​​ inter​​ alia,​​ Civet kundër Francës,​​ nr. 29340/95, Aktgjykim i 28 shtatorit 1999, paragrafët 42-44; dhe rastin e Gjykatës,​​ KI178/21,​​ cituar më​​ lart, paragrafi 29).

 

  • Megjithatë, kur një​​ mjet juridik parashikohet me ligj, i takon parashtruesit të​​ kërkesës të​​ dëshmojë​​ se mjeti juridik i paraparë​​ me ligj​​ është​​ shteruar me të​​ vërtetë​​ ose për ndonjë​​ arsye nuk ka qenë​​ ​​ dispozicion dhe ka qenë​​ joefektiv në​​ rrethanat e posaçme të​​ rastit, ose kur ka pasur rrethana të​​ veçanta për shkak të​​ cilave ai ose ajo kanë​​ qenë​​ ​​ liruar nga kushti i shterimit të​​ mjeteve juridike.

 

  • Duke iu rikthyer rastit konkret, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës​​ dhe i akuzuari tjetër Z.​​ T.,​​ pas pranimit të fajësisë, me​​ Aktgjykimin [P. nr. 36/22​​ dhe P.​​ nr.​​ 76/22] të Gjykatës Themelore, është​​ shpallur​​ fajtor për kryerjen e veprës penale të​​ “vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje nga neni 315,​​ paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.”​​ dhe i shqiptoi dënim me burgim prej 22 (njëzet e dy) muaj, si dhe gjobë në shumë prej 400 (katërqind) euro, të cilat dënime do të ekzekutohen brenda 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Ndërsa, të dëmtuarit janë udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës së​​ tyre pasurore.​​ Aktgjykimi [P. nr. 36/22 dhe P.​​ nr. 76/22] i Gjykatës Themelore mori formë të prerë për shkak se parashtruesi i kërkesës nuk ka parashtruar ankesë në gjykatën më të lartë. Sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, ka qenë pjesa e procedurës që është zhvilluar para Gjykatës Themelore që ka sjellë shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenet 30 dhe 31 të Kushtetutës.

 

  • Në mbështetje të këtyre pretendimeve, parashtruesi i kërkesës paraqet dy baza mbi të cilat ai ndërton pretendimet e tij për shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese të lartpërmendura. Arsyeja e parë për shkeljen e pretenduar është fakti se ai nuk ka pasur mbrojtës në procedurën pranë Gjykatës Themelore, që i përgjigjet​​ “të drejtës së tij për mbrojtje”,​​ ndërsa arsyeja e dytë është e natyrës procedurale dhe ka të bëjë me lëshimin e afatit për paraqitjen e ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, me pretendimin se ka humbur afatin e pretenduar për paraqitjen e ankesës në gjykatën më të lartë​​ me arsyetimin/pretendimin qendror,​​ se “Duke qenë se të akuzuarit i është dorëzuar aktgjykimi në Qendrën Korrektuese të​​ Dubravës, i njëjti ​​ është person i paarsimuar dhe ka pasur të pamundur të ofrohen mjete juridike efektive, andaj në këtë rast është urdhëruar që kërkesa kushtetuese të dorëzohet drejtpërdrejt në këtë gjykatë.

 

  • Gjykata thekson se çështja​​ e ngritur në gjykatë lidhur​​ me “të drejtën e mbrojtjes”​​ ka një rëndësi të madhe si koncept i garancisë së një gjykimi të drejtë të parashikuar në nenet 30 dhe 31 të Kushtetutës, si dhe në nenin 6 të KEDNj-së, dhe rrjedhimisht, kërkoi nga Gjykata Themelore komente shtesë dhe shkresa të lëndës për të përcaktuar bazueshmërinë e atyre pretendimeve të parashtruesit të kërkesës.

 

  • Bazuar në sa më sipër, duke shqyrtuar të dyja pretendimet e parashtruesit të kërkesës, Gjykata vlerëson se pretendimi i parë i parashtruesit të kërkesës është më tepër e një natyre thelbësore, ndërsa pretendimi i dytë përjashton karakterin procedural me të cilin ai përpiqet të arsyetojë lëshimin e tij procedural. Megjithatë, në mënyrë që Gjykata ta marrë në shqyrtim pretendimin e parë në kuptimin thelbësor, fillimisht duhet të shqyrtojë bazueshmërinë e pretendimit të dytë të parashtruesit të kërkesës dhe të përcaktojë nëse janë plotësuar të gjitha kushtet procedurale të kërkesës së parashtruar në këtë gjykatë. Më konkretisht, për të përcaktuar nëse pretendimet e tij për mospërdorimin e mjeteve ​​ juridike të përcaktuara me ligj janë të bazuara.

 

  • Gjykata rikujton se sipas rregullit 34​​ (1) (b) të Rregullores së punës, parashtruesi i kërkesës është i detyruar të shterojë të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj, si kusht që Gjykata të shqyrtojë meritat e kërkesës së tij që do​​ të përfshinte edhe përgjigjen ndaj pretendimit të parashtruesit të kërkesës për shkeljen e neneve 30 dhe 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNj-së, përkitazi me pretendimin e tij për shkeljen e “të drejtës për mbrojtje”.

 

  • Prandaj, duke shqyrtuar pretendimin e dytë të parashtruesit të kërkesës me të cilin ai përpiqet të justifikojë humbjen e afatit, Gjykata konstaton se gjatë seancës përgatitore parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Themelore ka pranuar veprën penale. Megjithatë, ajo që Gjykata vëren si fakt të rëndësishëm që përcakton rezultatin e kësaj procedure pranë kësaj gjykate në kuptimin procedural është se gjyqtari i Gjykatës Themelore e ka njoftuar parashtruesin e kërkesës për të drejtat e tij në procedurën penale, përfshirë të drejtën për mbrojtje, para procedurës së pranimit të fajit. Për më tepër, Gjykata, bazuar në procesverbalin e seancës së Gjykatës Themelore, konstaton se ai vullnetarisht, a) deklaroi se i kupton plotësisht të drejtat e tij; b) se heq dorë vullnetarisht nga e drejta e mbrojtjes, me deklaratën “se do të mbrohem vet personalisht”;​​ dhe c) se ka pranuar vullnetarisht fajin për veprën penale të kryer. Këtu Gjykata do të ndalet në analizën e mëtutjeshme të procedurës pranë Gjykatës Themelore për arsye se pikërisht kjo pjesë e procedurës që ai deklaroi se është e një rëndësie të madhe dhe e mjaftueshme për analiza të mëtejshme si dhe për marrjen e përgjigjes në lidhje me pretendimin e dytë.

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vlerësoi se parashtruesi i kërkesës ishte mjaftueshëm i vetëdijshëm për të drejtat e tij të cilat iu paraqitën atij nga gjyqtari i Gjykatës Themelore, si dhe pasojat që rezultuan nga një veprim i tillë, dhe për këtë arsye konsideron se nuk​​ ka bazë për të cilin ajo do të konkludonte se parashtruesi i kërkesës është​​ ​​ “person i paarsimuar, dhe për këtë arsye​​ ka pasur të​​ pamundur​​ parashtrimin e mjeteve efikase juridike”, siç pretendon ai në kërkesë. Gjykata deklaron se ajo nuk thirret të vendosë dhe të shprehë mendimin e saj​​ në lidhje​​ me​​ arsimimin apo mosarsimimin e një personi, por për fakte konkrete. Në mbështetje të kësaj, Gjykata dëshiron gjithashtu të shtojë se edhe nëse parashtruesi i kërkesës e konsideronte veten të pashkolluar, asgjë nuk e pengonte atë të kërkonte ndihmë juridike pikërisht për këtë, e cila do të ishte në dispozicion të tij gjatë procedurës gjyqësore, si dhe në procedurën e shfrytëzimit të mjeteve juridike.

 

  • Gjykata gjithashtu shqyrton pretendimin e dytë të parashtruesit të kërkesës në të cilin ai pretendon:​​ ​​ “se aktgjykimi i Gjykatës Themelore i është dorëzuar atij në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dhe se për shkak të kësaj ai nuk​​ ka​​ mundur​​ të parashtro​​ ankesë në Gjykatën e Apelit”​​ e​​ konsideron të pabazuar, për arsye se vetë fakti se aktgjykimi i Gjykatës Themelore i është dorëzuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, nuk është arsye e mjaftueshme që në ndonjë mënyrë do ta pengonte, parandalonte apo zvogëlonte të drejtën e tij për të shfrytëzuar mjetin juridik, përkatësisht ​​ të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit, qoftë në mënyrë të pavarur ose përmes një përfaqësuesi të cilin ai​​ ka​​ mundur​​ ta angazhojë. Për më tepër, nëse ai nuk e ka kuptuar përmbajtjen e aktgjykimit të Gjykatës Themelore, kjo në vetvete do të duhej të paraqes​​ ​​ arsye mjaft të qartë për të kërkuar ndihmë juridike.

 

  • Rrjedhimisht, duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata i kthehet edhe një herë kriterit të mosshterimit të mjeteve juridike në lidhje me pranueshmërinë e kësaj kërkese konkrete, sepse parashtruesi i kërkesës nuk ka konfirmuar në asnjë moment rrethanat që e përjashtojnë atë nga kushti i mosshterimit të mjeteve juridike. Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës pas marrjes së aktgjykimit [P. nr. 36/22​​ dhe 76/22] të 7 tetorit 2022, ka mundur të parashtrojë ankesë në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit, pasi që ishte udhëzuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë për mjetin juridik, por ai nuk e bëri një gjë të tillë. Në lidhje me këtë, Gjykata thekson faktin se të gjitha pretendimet e përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës në lidhje me shkeljet e së drejtës për të siguruar mbrojtje efektive mund të shqyrtohen edhe gjatë procedurës së rregullt në gjykatat e rregullta.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatën Kushtetuese para shterimit të të gjitha mjeteve efektive juridike, të cilat ishin të parapara me rregullat e brendshme ligjore, dhe se ato si të tilla ishin në dispozicion të parashtruesit​​ të kërkesës gjatë gjithë kohës.

 

  • Andaj, lidhur me këtë, Gjykata bazuar në praktikën e saj gjyqësore thekson se nëse parashtruesit e kërkesës nuk i shterin mjetet efektive juridike të parapara me ligj, atëherë kërkesat e parashtruesve në Gjykatë konsiderohen si mosshterim​​ (shih, në këtë​​ kontekst, rastet​​ e Gjykatës,​​ KI208/22,​​ parashtrues​​ Flurentin Berisha, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 prillit 2023, paragrafi 43; si dhe rastin​​ KI193/20,​​ parashtrues​​ Bujar Hoti,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 17 majit 2021, paragrafi 29).

 

  • Bazuar në sa më sipër, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet të deklarohet e papranueshme, pasi që parashtruesi i kërkesës nuk ka shteruar mjetet e rregullta juridike në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 20 dhe 47 të​​ Ligjit dhe rregullin 34​​ (1) (b) të Rregullores së punës. ​​ 

 

  • Duke​​ konstatuar​​ se parashtruesi i kërkesës nuk ka shteruar mjetet juridike,​​ Gjykata gjithashtu konkludon se në këto rrethana nuk mund të vazhdojë të shqyrtojë bazueshmërinë e pretendimit të parë të parashtruesit të kërkesës në lidhje me​​ shkeljen​​ e së drejtës për mbrojtje”​​ në kontekstin e shkeljes së të drejtave të garantuara me​​ ​​ nenet 30 dhe 31 të Kushtetutës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese në pajtim me nenin 113. 7 të Kushtetutës,​​ ​​ nenet 20 dhe 47​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullin​​ 34​​ (1)​​ (b)​​ ​​ të Rregullores së punës, më​​ 23 janar​​ 2024, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës,​​ në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese    ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​  ​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

1

Parashtruesit:

Flurentin Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale