Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore K. nr. 2169-17 të 28 marsit 2019

Nr. të lëndës KI 180/19

Parashtruesit: Miloš Šćekić dhe Ljubica Šćekić

Shkarko:

KI180/19, Parashtrues: Miloš Šćekić dhe Ljubica Šćekić, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore K. nr. 2169-17 të 28 marsit 2019

KI180/19, Aktvendim  për papranueshmëri i  12 shkurtit 2020, publikuar më 27 prill 2020 

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta në pronë, mosshterim i mjeteve juridike, aktvendim  për papranueshmëri

Parashtruesit parashtruan kërkesë në Gjykatën Kushtetuese sepse konsideruan se vendimi i Prokurorit të Shtetit për tërheqjen e padisë dhe vendimi i Gjykatës Themelore për pezullimin e procedurës penale ishte në kundërshtim me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 46 [Mbrojtja e Pronës], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 109 [Prokurori i Shtetit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenin 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare] si dhe nenin 1 të Protokollit 1 [Mbrojtja e Pronës] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në të vërtetë, parashtruesit paraqitën kërkesë për kthimin e së drejtës së banimit mbi banesën ku ata jetonin deri në vitin 1999. Ajo procedurë përfundoi me një vendim përfundimtar të KKPB-së me të cilin ia njohu Miloš Šćekićit të drejtën e banimit.

Pas procedurës së lirimit të banesës nga uzurpuesi, banesa në fjalë u uzurpua përsëri nga i njëjti person. Ljubica Šćekić ka parashtruar kallëzim penal në prokurori për uzurpimin e pronës në fjalë. Gjatë seancës së parë, prokuroria u tërhoq nga aktakuza sepse i) parashtruesi i kërkesës nuk ishte personi të cilit i ishte njohur e drejta e banimit me vendim të KKPB-së, por bashkëshortja e tij, ii) sepse banesa nuk e kishte zgjidhur çështjen pronësore. Në pajtim me këtë, Gjykata Themelore nxori vendimin për pezullimin e procedurës penale, me udhëzimin që parashtruesit e kërkesës mund të fillonin procedurën kontestimore në lidhje me kërkesën në fjalë, si dhe mundësinë e parashtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit.

Gjykata analizoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës dhe, në pajtim me këtë, gjeti se parashtruesit e kërkesës nuk i kishin shteruar të gjitha mjetet juridike në lidhje me kallëzimin penal, më konkretisht, bartësi i së drejtës së banimit ka mundësinë të rihapë procedurën penale, si dhe mundësinë që në procedurë kontestimore të përpiqen të ushtrojnë të drejtat e tyre. Për më tepër, Gjykata gjithashtu vërejti se parashtruesit e kërkesës nuk kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore, siç ishte në mjetin juridik të Gjykatës Themelore.

Parashtruesit:

Miloš Šćekić dhe Ljubica Šćekić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile