Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml.nr.9/2022, të 19 janarit 2022

Nr. të lëndës KI77/22

Parashtruesit: Nuredin Sylejmani

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 7​​ korrik​​ 2023

Nr. ref.:​​ RK​​ 2235/23

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr.​​ KI219/22

 

Parashtrues

 

​​ Drita Morina​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së ​​ Aktgjykimit të Gjykatës Supreme​​ Rev.​​ nr.​​ 152/2022​​ ​​ 11​​ tetorit​​ 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendës kryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe​​ 

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Drita Morina​​ nga​​ Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesja e kërkesës),​​ të cilën e përfaqëson​​ Florim H. Shefqeti, avokat ​​ nga​​ Prishtina.

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ konteston kushtetutshmërinë e​​ aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 152/2022]​​ të Gjykatës Supreme​​  ​​​​ 11​​ tetorit​​ 2022,​​ në lidhje me aktvendimin​​ [AC.​​ nr.​​ 10274/2021]​​ e Gjykatës së Apelit të​​ 05​​ janarit​​ 2022​​ dhe aktvendimin​​ [C.​​ nr.​​ 5901/2021]​​ të Gjykatës Themelore​​ ​​ 04​​ nëntorit​​ 2021.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ vendimeve të kontestuara të gjykatave të rregullta,​​ përmes të cilave pretendohet se​​ parashtrues​​ së kërkesës i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ nenin​​ 32​​ [E Drejta për Mjete Juridike],​​ nenin​​ 46 [Mbrojtja e Pronës],​​ nenin 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave],​​ nenin​​ 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në lidhje me nenin 6.1 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në nenin​​ 113 (1)​​ dhe​​ (7) [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ nenet 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ dhe 47​​ [Kërkesa individuale]​​ të​​ Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 30​​ dhjetor​​ 2022,​​ përfaqësuesi i ​​ parashtrueses së kërkesës​​ e dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 11​​ janar​​ 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës​​ me ​​ Vendimin​​ [nr.​​ GJR.​​ KI219/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Safet​​ Hoxha​​ Gjyqtar raportues,​​ ndërsa me Vendimin​​ [nr. KSH.​​ KI219/22], ​​​​ caktoi​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban,​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi,​​ anëtarë.​​ 

 

  • ​​ 24​​ janar​​ 2023,​​ Gjykata njoftoi përfaqësuesin e parashtrueses së kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë​​ i dërgoi një kopje të kërkesës​​ Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ 25 maj​​ 2023,​​ Kolegji​​ shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ Gjyqtarit raportues dhe njëzëri ​​​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ ​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Gjykata që në fillim të​​ përmbledhjes së fakteve të kërkesës vlerëson se ka nevojë për sqarimin e gjendjes faktike në lidhje me​​ veprimet​​ dhe procedurat që janë zhvilluar pranë organeve kompetente, në mënyrë që vetë thelbi​​ i​​ kësaj kërkese para gjykatës do të ishte më​​ i​​ qartë. Duke pasur parasysh këtë, Gjykata vëren se thelbi i procedurave​​ që u zhvilluan​​ para organeve kompetente dhe gjykatave të rregullta ishte çështja e ushtrimit të së drejtës pronësore mbi banesën që ndodhet në Prishtinë. Rrjedhimisht, për realizimin e këtyre të drejtave, parashtruesja​​ e​​ kërkesës ka zhvilluar procedurë pranë Drejtorisë për Kërkesa Pronësore dhe Banesore (në tekstin e mëtejmë: Drejtoria), si dhe para gjykatave të rregullta. ​​ ​​​​ 

 

Procedura pranë Drejtorisë lidhur me njohjen e të drejtave pronësore

 

  • Gjatë vitit 2002, nëna e​​ parashtrueses së kërkesës​​ bleu një banesë në Prishtinë nga​​ personi​​ R. D., dhe më 18 shtator 2002, ata lidhën kontratën​​ e shitblerjes, e cila ishte vërtetuar në Gjykatën Komunale në Prishtinë me numër [Vr. nr. 5208/2002]. Megjithatë, më 12 gusht 2003, H.S. ngriti një​​ kërkesëpadi kundër R.D. dhe nënës së​​ parashtrueses së kërkesës,​​ përmes së​​ cilës​​ ajo​​ kërkoi​​ anulimin e kontratës. Procedura lidhur me kërkesëpadinë​​ e H.S. është pezulluar për​​ arsye​​ se H.S. ka paraqitur të njëjtën​​ kërkesë në Drejtori si autoriteti kompetent në të cilën ka kërkuar njohjen e të drejtave pronësore mbi banesën në fjalë.

 

  • Më 22 tetor 2005, Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ KKPK), si organ kompetent i Drejtorisë, nxori​​ aktvendimin [HPCC/D/226/226/2005-A-&C], me të cilin ia njohu H.S. të drejtat e kategorisë A, pra​​ ​​ drejtën​​ pronësore mbi banesën​​ në fjalë, ndërsa personit R.D.,​​ KPPK-ja​​ i njihte të drejtat e kategorisë C, pra të drejtën e kompensimit.

 

  • Gjatë vitit 2008, nëna e​​ parashtrueses së kërkesës, e cila​​ gjatë asaj periudhe​​ jetonte në banesën në fjalë, dhe personi R.D., kanë bërë ankesë në​​ KKPK, në të cilën kanë​​ kontestuar​​ aktvendimin e shkallës së parë [HPCC/D/226/2005- A&C].

 

  • Më 19 qershor 2008,​​ KKPK-ja​​ nxori​​ aktvendimin​​ [HPCC/REC/101/2008],​​ përmes të cilit​​ refuzoi​​ ankesën e nënës së​​ parashtrueses së kërkesës​​ dhe​​ personit​​ R.D., duke konfirmuar​​ aktvendimin e shkallës së parë në tërësi, duke zgjidhur kështu çështjen e mbajtësit të të drejtave pronësore të zgjidhur​​ me vendim të formës së prerë.

 

Procedura pranë Agjencisë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës (në tekstin e mëtejmë:​​ AKKVP)

 

  • Gjatë vitit 2019, H.S.​​ parashtroi​​ kërkesë në KKPK, me të cilën​​ kërkoi​​ njohjen e së drejtës pronësore mbi banesën në fjalë, lirimin e banesës nga personat dhe sendet, si dhe mundësimin e regjistrimit të së drejtës së tij pronësore mbi banesën. në fjalë në kadastër.

 

  • Më 13 dhjetor 2019, KKPK-ja​​ nxori​​ vendimin​​ grupor​​ [HPCC/D/COMP/02/2019], me të cilin konfirmohet e drejta pronësore e​​ parashtruesit të kërkesës, urdhëroi​​ personin që ndodhet në banesë të lirojë banesën dhe​​ miratoi​​ regjistrimin e​​ pronës​​ në kadastër.

 

  • Gjatë vitit 2020,​​ AKKVP-ja​​ si pasardhës i Drejtorisë​​ nxori​​ urdhrin e parë me të cilin ka kërkuar lirimin e banesës në fjalë dhe regjistrimin në kadastër të të drejtave pronësore të H.S.

 

  • Më 14 korrik 2020,​​ kadastra​​ njoftoi​​ parashtruesen e kërkesës​​ se shërbimi kompetent ka ndërmarrë veprime në lidhje me zbatimin e​​ aktvendimit [HPCC/D/226/2005/A-C],​​ ​​ 22​​ janarit​​ 2005.

 

  • ​​ 28 tetor​​ 2020,​​ AKKVP-ja​​ nxori​​ vendimin​​ për zbatimin e​​ aktvendimit [nr. DS 002241],​​ përmes të cilit​​ kërkoi​​ që​​ është urdhëruar​​ parashtruesja e kërkesës e cila jeton me familjen e saj,​​ ​​ ta liroj banesën,​​ dhe parashtruesja e kërkesës​​ në ndërkohë edhe e bëri​​ këtë.

 

 

Procedura në gjykatat e rregullta

 

  • Gjykata konstaton se​​ parashtruesja e kërkesës, për të vazhduar ushtrimin e të drejtave të saj pronësore mbi banesën në fjalë, ka iniciuar dy procedura gjyqësore pranë gjykatave të rregullta, përkatësisht procedurën​​ ​​ Gjykatën​​ Themelore dhe procedurën në Gjykatën Supreme, e cila është parashikuar në bazë të ligjit për​​ AKKVP. Megjithatë, duke pasur parasysh se ato janë iniciuar në një periudhë të shkurtër kohore dhe se janë të ndërlidhura proceduralisht, Gjykata do t'i paraqesë më poshtë në mënyrë kronologjike në mënyrën në të cilën gjykatat kanë vendosur për to.

 

  • ​​ 30​​ tetor​​ 2020,​​ parashtruesja e kërkesës​​ parashtroi​​ në Gjykatën Themelore propozim për vendosjen e masës së sigurisë mbi banesën në fjalë, për anulimin e njoftimit nga kadastra të 14​​ korrikut​​ 2020, si dhe anulimin e vendimit [HPCC/D /226/2005/A-C],​​ të 22 janarit​​ 2005.

 

  • Ndërkohë,​​ parashtruesja e kërkesës​​ parashtroi ankesë​​ në Gjykatën​​ Supreme​​ kundër njoftimit të​​ AKKVP-së, [DS002241]​​ të 28 tetorit​​ 2020, në lidhje me zbatimin e​​ aktvendimit [ nr.​​ HPCC/D/226/2005/A&C]​​ të KKPK-së​​ të 22 tetorit​​ 2005.

 

  • Më 18 nëntor 2020, Gjykata Themelore, duke vepruar sipas kërkesës së parashtrueses të 30 tetorit 2020, nxori​​ aktvendimin [C.​​ nr.​​ 4760/20], me të cilin është refuzuar në tërësi​​ kërkesëpadia e​​ parashtrueses​​ së kërkesës, duke​​ pretenduar;​​ 

 

Duke u bazuar në​​ këtë​​ gjendje faktike të​​ vërtetuar​​ kjo Gjykatë​​ vlerëson​​ se arsyeja pse nuk mund të​​ caktohet masa e​​ sigurisë​​ në​​ këtë​​ rast ka të​​ bëj me faktin se si​​ është​​ parashtruar​​ kërkesa​​ për​​ masën​​ e sigurisë​​ paraqet​​ ndërhyrje në​​ procedurën​​ tjetër​​ në​​ këtë​​ rast në​​ procedurën​​ e zhvilluar pran Komisionit të​​ Kërkesave​​ Pronësore​​ të​​ Kosovës e cila siç​​ shihet nga shkresat e​​ ndës​​ është​​ duke u zhvilluar​​ ndërmjet​​ palëve​​ ndërgjyse, sipas inicimit të​​ bërë​​ nga e paditura-kundërshtarja​​ e sigurimit për ekzekutimin e vendimit Nr.​​ HPCC/D/226/200SI A&C, i dt.​​ 22.10.2005. Mbi​​ këtë​​ bazë​​ e​​ për​​ raste të​​ tilla​​ është​​ siguruar mbrojtja juridike në​​ procedurën​​ e zhvilluar pran Komisionit të​​ Kërkesave​​ Pronësore​​ të​​ Kosovës të​​ Agjencia Kosovare​​ për​​ Krahasim dhe Verifikim të​​ Pronës dhe nuk mundet​​ ​​ gjatë​​ zhvillimit të​​ procedurës​​ pran Agjencia Kosovare​​ për​​ Krahasim dhe​​ Verifikim të​​ Pronës, të​​ ndërhyhet​​ me procedura tjera.

 

  • Më 24 dhjetor 2020, Gjykata Supreme, bazuar në ankesën e parashtrueses​​ së kërkesës​​ së bërë kundër njoftimit​​ ​​ AKKVP-së, [DS002241]​​ të 28 tetorit​​ 2020,​​ nxori​​ aktvendimin [GJSK-KPA-A-004/2020],​​ përmes​​ të cilit​​ ankesa e​​ parashtrueses​​ së kërkesës​​ është hedhur poshtë si e papranueshme. Në arsyetimin e​​ aktvendimit, Gjykata Supreme konkludoi:

 

Në​​ kuptim të​​ nenit 15.1 të​​ Ligjit të​​ AKKVP​​ kundër​​ vendimit të​​ Komisionit​​ për​​ Verifikim dhe vendosje të​​ pronës​​ dhe​​ kundër​​ vendimit të​​ Komisionit​​ për​​ kërkesa​​ pronësore​​ palët brenda afatit prej 30 ditësh mund të​​ paraqesin ankesë​​ në​​ Gjykatën Supreme​​ përmes​​ Sekretarisë​​ së​​ Agjencisë.

 

Vendimi HPCC/D/226/200S/ A&C të​​ datës 22.10.2005​​ është​​ i​​ plotfuqishëm​​ dhe i formës së​​ prerë​​ në​​ pajtim me nenin 2 paragrafi 7 të​​ Rregullores së​​ lartcekur​​ numër​​ nr.​​ 999/23. I​​ njëjti​​ nuk mund të​​ ankimohet, në​​ këtë​​ fazë, as sipas rregullores së​​ UNMIK-ut numër 2000/60, sepse dispozitat e​​ këtyre​​ dy rregulloreve të​​ cekura si më​​ lartë, si dhe aktet ligjore të​​ mëvonshme​​ dhe tani në​​ fuqi që​​ e rregulloj​​ këtë​​ lëmi, nuk parashohin​​ ndonjë​​ mjet juridik të​​ rregullt apo të​​ jashtëzakonshëm​​ të​​ goditjes së​​ vendimeve​​ përfundimtare​​ të​​ Komisionit​​ për​​ Kërkesa​​ Pronësore​​ dhe Banesore.

 

Ngjashëm​​ është​​ edhe jurisprudenca e​​ gjykatës​​ Kushtetuese të​​ Republikës​​ së​​ Kosovës, sa u përket vendimeve të​​ formës së​​ prerë​​ të​​ Komisionit për​​ Kërkesa​​ Pronësore​​ - Banesore, (shih aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në​​ rastin me numër, KI​​ 104/10, i datës 23.04.2012, e në​​ mënyrë​​ specifike​​ paragrafët​​ 64-7S të​​ këtij aktgjykimi).

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit kundër​​ aktvendimit [C.​​ nr.​​ 4760/20] të Gjykatës Themelore.

 

  • AKKVP-ja​​ në përgjigjen​​ në padi​​ kontestoi​​ kërkesëpadinë e paditësit si dhe propozimin e masës së sigurisë, duke​​ kontestuar​​ kompetencën lëndore të gjykatës së shkallës së parë, duke​​ pretenduar​​ se​​ aktvendimi [HPPCC/D/226/2005/A&C] e 22 tetorit 2005, është​​ vendim përfundimtar.

 

  • Më 15 mars 2021, Gjykata e Apelit nxori​​ aktvendimin [CA.​​ nr.​​ 6028/2020],​​ përmes të cilit aprovoi​​ ankesën e parashtrueses​​ së kërkesës, duke anuluar​​ aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë​​ numër​​ [C.​​ nr. 4760/20] dhe ta kthejë​​ rastin​​ ​​ procedurë të përsëritur.

 

  • Në arsyetimin e aktvendimit [CA. nr. 6028/2020], Gjykata e Apelit,​​ ndër të tjera theksoi:​​ 

 

“Kolegji konstaton se aktvendimi ankimor është dhënë me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni​​ 182.2 n)​​ i LPK-së,​​ e cila konsiston në faktin se arsyetimi nuk përmban arsye të plota dhe të qarta lidhur me kompetencën e gjykatës​​ për të vendosur lidhur me këtë çështje kontestimore.

 

Gjykata e shkallës së parë në procedurë të sërishme​​ ka për detyrë ti eliminojë shkeljet procedurale,​​ ​​ ashtu që paditëses t'ia kthejë padinë që ta përcaktojë kërkesëpadinë, duke shënuar të dhënat kadastrale​​ për banesën objekt i këtij kontesti.

 

Të hapë shqyrtim​​ për faktin se vendimi i​​ HPCC/D/226/2005/A-C​​ i datës 22.10.2005​​ është vendim përfundimtar,​​ si dhe vendimet e Agjencisë Kadastrale​​ nuk janë vendime përfundimtare​​ në procedurë administrative,​​ po ashtu duhet të hapë shqyrtim për faktin se kërkesa e paraardhëses së saj juridike​​ Xhevahire Morine,​​ si dhe personit Radislav Dekić​​ ndaj palës përgjegjëse​​ Halit​​ Sinani,​​ nr.​​ DS002241​​ dhe​​ DS001970,​​ a​​ kishte​​ ​​ përfunduar me vendimet përfundimtare nr.​​ HPCC/REC/101/2008​​ të dt.​​ 19.06.2008.

 

Vendimet e lartë cekura janë kopje të pa vërtetuara​​ ​​ sipas ligjit,​​ andaj gjykata duhet të kërkojë nga palët​​ që kopjet e vendimeve përkatëse të jenë origjinal ose të vërtetuara sipas ligjit.​​ 

 

Pas vërtetimit të këtyre fakteve,​​ do të krijoheshin​​ kushtet ligjore për vlerësimin e​​ kompetencës, përkatësisht juridiksionit gjyqësor, në këtë kontest, si kusht ligjor për vendimmarrje​​ të ligjshme​​ dhe të drejtë në këtë çështje kontestimore, përfshirë edhe vendimin për masën​​ e​​ sigurisë”.​​ 

 

  • Më 14 maj 2021, Gjykata Themelore​​ nxori​​ aktvendimin [Ac. nr. 4760] në procedurë të përsëritur, duke refuzuar si të palejueshëm propozimin për vendosjen e masës së sigurimit ndaj parashtrueses​​ së kërkesës.

 

  • ​​ arsyetimin​​ e​​ aktvendimit, Gjykata Themelore ndër të tjera deklaroi:

Duke vepruar sipas udhëzimeve të gjykatës së Apelit të Kosovës​​ […]​​ 

 

[…]​​ gjate seancave dëgjimore i autorizuari i​​ paditëses​​ -​​ propozueses së​​ sigurimit ka deklaruar se mbetemi pranë​​ propozimit​​ për​​ caktimin e masës së​​ sigurisë​​ duke konsideruar që​​ në​​ tërësi​​ janë​​ përmbushur​​ kërkesat​​ nga LPK lidhur me caktimin e masës së​​ sigurisë​​ nga neni 297, 300, 301 dhe 304 te LPK-së. Ka shtuar se propozuesja​​ është​​ pronare e regjistruar në​​ regjistrat kadastral në​​ banesën​​ e cila evidentohet në​​ ngastrën​​ Kadastrale 0-71914059-06327-1-14-0-4 dhe kjo ka ardhur si rezultat që​​ këtë​​ banesë​​ të​​ drejtën​​ e​​ pronësisë​​ në​​ të​​ e ka fituar nga e​​ ëma e saj X. M.​​ e​​ cila të​​ drejtën​​ c​​ pronësisë​​ e kishte​​ fituar nga R.​​ D.​​ sipas​​ kontratës​​ VR.​​ nr.​​ 5208/2002…..

 

...Nga të​​ lartcekurat e në​​ kuptim të​​ dispozitës​​ së​​ nenit 391 paragrafi 1, pika c) dhe d) nenit 393 dhe nenit 166 paragrafi 2 të​​ Ligjit​​ për​​ Procedurën​​ Kontestimore, e​​ lidhur me nenin 1.2, 2.5 dhe 2.7 të​​ Rregullores së​​ UNMIK-ut nur 1999/23 dhe nenit 17 dhe 19, të​​ Ligjit 05/L-010​​ për​​ Agjencinë​​ Kosovare​​ për​​ Krahasim dhe Verifikim të​​ Pronës u vendosë​​ si në​​ dispozitiv të​​ këtij aktvendimi​​ me​​ qenë se​​ ​​ gjykata në​​ këtë​​ çështje juridike kontestimore vendosi si në​​ dispozitiv të​​ këtij aktvendimi duke iu referuar dispozitave ligjore të​​ cekura si më​​ lartë, palët ndërgjyqëse​​ kërkesat​​ e tyre mund t'i kërkojnë​​ në​​ proceduara tjera dhe me mjete tjera juridike pasi që​​ për objektin e kësaj çështjeje juridike​​ është​​ vendosur me vendime të​​ formës së​​ prerë...

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit kundër​​ aktvendimit [Ac.​​ nr.​​ 4760] të Gjykatës Themelore.

 

  • Më 21 korrik 2021, Gjykata e Apelit nxori​​ aktvendimin [AA.C. nr. 4962/2021], i cili pranoi ankesën e​​ parashtrueses së kërkesës, anuloi​​ aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

 

  • Në arsyetimin e aktvendimit, Gjykata e Apelit ndër të tjera theksoi:​​ 

 

Gjykata e shkallës së​​ pare në​​ arsyetimin e aktvendimit të​​ atakuar ndër të​​ tjera e ka arsyetuar se​​ […]​​ ​​ nuk ka juridiksion​​ për​​ të​​ shqyrtuar dhe vendosur lidhur me​​ kërkesën​​ e​​ kësaj​​ padie sepse lidhur me​​ këtë​​ çështje​​ është​​ vendosur sipas vendimit numër HPCC/D/226/A&C të​​ datës 22.10.2005, vendimit mbi​​ kërkesën​​ për rishqyrtim​​ HPCC/REC/101/2008,​​ të​​ datës 19.06.2008 dhe vendimi përfundimtar numër KPCC/D/CAMP/02/2019 të​​ datës 13.12.2019, për të​​ cilat vendime kjo gjykatë​​ nuk ka kompetencë​​ për të vendosur lidhur me to...”,​​ ndërsa​​ në​​ dispozitiv të​​ aktvendimit të​​ atakuar ka konstatua vetëm lidhur me​​ vërtetimin​​ e​​ pronësisë, askund nuk​​ përmenden​​ vendimet e të​​ paditurës për të​​ cilat vendime​​ është​​ arsyetuar aktvendimi i atakuar, dhe të​​ cilat vendime​​ është​​ kërkuar​​ anulimi i tyre me padinë​​ e​​ paditëses.

 

Gjykata e shkallës së​​ parë​​ është​​ e,detyruar​​ që​​ në​​ procedim të​​ sërishëm të​​ evitojë​​ të​​ metat e​​ sipërpërmendura fillimisht nëse padia nuk​​ i​​ përmban​​ të​​ dhënat​​ e parapara në​​ nenin 253 par. 1 dhe 99 të Ligjit nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore,​​ ​​ fillimisht​​ ta ftojë​​ paditësen​​ qe ta rregullojë​​ padinë​​ bazuar në​​ nenin​​ 99, 102 par. 1 dhe 3 të Ligjit nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore, pasi ti evitojë këtë shkelje të ketë parasysh​​ edhe pretendimet ankimore të paditëses, dhe pas vërtetimit të drejtë dhe të plotë të gjendjes faktike dhe rrethanave të sipërpërmendura të ​​ merr vendim të drejtë, i cili vendim​​ duhet të​​ përmbajë​​ dispazitiv të​​ kuptueshëm, arsyetim të​​ kuptueshëm , cilat fakte i ka vërtetuar,​​ nëse​​ ato​​ fakte i ka vërtetuar me prova, cilat prova i ka shfrytëzuar, dhe të​​ merrë​​ vendim të​​ bazuar në​​ Ligj.

 

  • Më 4 nëntor 2021, Gjykata Themelore​​ nxori​​ aktvendim të ri në procedurë të përsëritur [C. nr. 5901/21]​​ përmes​​ të cilit​​ refuzoi​​ si të papranueshme kërkesëpadinë dhe propozimin për vendosjen e masës së sigurimit të​​ parashtrueses së kërkesës, duke konstatuar:

 

pas shqyrtimit të​​ shkresave të​​ lëndës vlerëson se nuk ka juridiksion​​ për​​ të​​ shqyrtuar dhe vendosur lidhur me​​ kërkesën​​ e​​ kësaj​​ padie sepse lidhur me​​ këtë​​ çështje​​ është​​ vendosur sipas vendimit numër​​ HPCC/D/226/2005/ A&C​​ të​​ datës 22.10.2005, vendimit mbi​​ kërkesën​​ për rishqyrtim HPCC/REC/101/2008, të​​ datës 19.06.2008 dhe vendimit përfundimtar​​ numër​​ KPCC/O/CAMP/02/2019 të​​ datës 13.12.2019, për të​​ cilat vendime kjo gjykatë​​ nuk ka kompetencë​​ për​​ të​​ vendosur lidhur me to.​​ 

 

Sipas ligjit në​​ fuqi​​ numër​​ O5/L-010​​ për​​ Agjencinë​​ Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të​​ Pronës​​ nuk​​ është​​ paraparë​​ që​​ Vendimet e​​ Drejtorisë​​ për Çështje​​ Banesore dhe Pronësore apo aktet tjera lidhur me​​ këto​​ vendime që​​ mundë​​ të​​ jenë​​ objekt i kontestimit me padi gjersa sipas neneve 17-19 të​​ këtij ligji, AKKVP ka kompetenca të​​ ekzekutoj vendimet e plotfuqishme të​​ Komisionit​​ për​​ kërkesa​​ pronësore, aktgjykimet e Gjykatës Supreme dhe vendimet e Komisionit për​​ Kërkesa​​ Pronësore-Banesore dhe të​​ bëjë​​ lëshimin dhe ekzekutimin e urdhrit​​ për​​ dëbim të​​ çdo personi që​​ është​​ duke​​ qëndruar​​ në​​ mënyrë​​ të​​ paligjshme në​​ një​​ pronë​​ të​​ vendosur me vendim të​​ plotfuqishëm.

 

Sipas nenit 2.7 të​​ Rregullores së​​ UNMIK-ut numër 1999/23, të datës 15.11.1999, vendimet​​ përfundimtare​​ të​​ komisionit​​ janë​​ të​​ detyrueshme për tu zbatuar dhe nuk janë​​ me subjekt i ri shqyrtimi nga asnjë​​ organ tjetër gjyqësor apo administrativ në​​ Kosovë.

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit kundër​​ aktvendimit [C. nr. 5901/21] të Gjykatës Themelore.

 

  • Më 5 maj 2022, Gjykata e Apelit nxori​​ aktvendimin​​ [Ac. nr. 10274/21], duke refuzuar ankesën e​​ parashtrueses së kërkesës​​ si të pabazuar, duke deklaruar:

 

​​ “[...]​​ nga shkresat e lëndës​​ vërtetohet​​ së​​ lidhur me padinë​​ gjegjësisht​​ çështjen e​​ njëjtë​​ te paditëses-propozueses së​​ sigurimit,​​ është​​ vendosur​​ njëherë​​ me aktvendimin e​​ Gjykatës​​ Supreme e Kosovës GJSK-KPA-A-004/2020 të​​ datës 24.1.2.2020, me të​​ cilin​​ është​​ hedhur poshtë​​ si e​​ palejueshme ankesa e Drita Morina, e parashtruar kundër Njoftimit DS002241, të​​ datës 28.10.2020, lidhur me zbatimin e Vendimit të​​ Komisionit për​​ Çështje​​ Pronësore​​ Banesore, HPCC/D/226/2005, të​​ datës 22.10.2005.​​ ​​ Në​​ këtë​​ kontekst kjo gjykatë​​ vlerëson​​ se një​​ përfundim i tillë​​ i​​ gjykatës​​ së​​ shkallës së parë​​ mbi hedhjen si të​​ palejuar të​​ padisë​​ -​​ propozimit​​ është​​ i drejtë​​ dhe i ligjshëm, pasi që​​ lidhur me​​ këtë​​ kërkesë​​ është​​ vendosur​​ njëherë​​ nga Gjykata Supreme e​​ Kosovës​​ me aktvendimin GJSK.-KPA-A-004/2020 të​​ datës 24.12.2020, me​​ çka edhe procedura​​ është​​ përfunduar, andaj në​​ këtë​​ situatë​​ lidhur me atë​​ kërkesëpadi​​ nuk mund të​​ vendoset dy herë​​ pasi që​​ është​​ vendosur​​ lidhur me​​ ​​ njëherë, andaj mbi​​ këtë​​ bazë​​ gjykata e shkallës së​​ parë​​ me të​​ drejtë​​ e ka hedhur poshtë​​ si të​​ palejuar padinë​​ dhe propozimin​​ për​​ caktimin e masës së​​ perkohshme të​​ sigurimit të​​ paditëses-propozueses dhe në​​ këtë​​ drejtim pretendimet ankimore të​​ paditëses​​ u refuzuan si të​​ pathemelta​​ ndërsa​​ aktvendimin e atakuar vendosi që​​ ta​​ vërtetoje.

 

  • Parashtruesja e kërkesës parashtroi revizion​​ në Gjykatën Supreme kundër​​ aktvendimit [Ac.​​ nr.​​ 10274/2021] të Gjykatës së Apelit.

 

  • Më 11 tetor 2022, Gjykata Supreme nxori aktgjykimin [Rev. nr. 152/2022], duke refuzuar​​ revizionin​​ e​​ parashtrueses së kërkesës​​ si të pabazuar.

 

  • ​​ mbështetje​​ të arsyetimit​​ të aktgjykimit, Gjykata Supreme ndër të tjera konkludoi:

 

Për të njëjtën çështje​​ ka vendosur edhe Gjykata Supreme e​​ Kosovës​​ me​​ aktvendimin GJSK KPA-A004/2020 të​​ datës 24.12.2020, me të​​ cilin ka hedhur poshtë​​ si të​​ pa lejueshme,​​ ankesën​​ e​​ paditëses, të​​ paraqitur​​ kundër​​ Njoftimit DS002241 të​​ datës 28.10.2020, lidhur me zbatimin e vendimit të​​ Komisionit për​​ Çështje Pronësore Banesore HPCC/D/226/2005, të​​ datës​​ 22.10.2022.​​ 

 

Nuk​​ qëndrojnë​​ pretendimet e​​ paditëses​​ në​​ revizion se gjykata e shkallës së​​ parë​​ dhe gjykata e shkallës së​​ dytë​​ kanë​​ bërë​​ shkelje të​​ dispozitave ligjore,​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ së Kosovës​​ dhe të​​ konventave evropiane, ashtu siç​​ pretendohet me revizion, për​​ faktin se​​ paditëses​​ nuk i ka​​ dhënë​​ mbrojtje gjyqësore, pasi bazuar në​​ nenin 2.5 të Rregullores së​​ UNMIK-ut 1999/23​​ përcakton​​ se:​​ Si​​ përjashtim nga juridiksioni i gjykatave lokale; Komisioni ka kompetence ekskluzive për​​ ​​ zgjidhur kategoritë​​ e​​ kërkesave​​ ​​ theksuara​​ në paragrafin 1.2​​ të​​ kësaj​​ Rregulloreje,​​ ndërsa​​ neni 2.7 përcakton se​​ vendimet​​ përfundimtare​​ të​​ Komisionit janë​​ të​​ detyrueshme​​ për​​ t’u zbatuar dhe​​ nuk janë​​ subjekt i​​ rishqyrtimit nga​​ asnjë​​ organ​​ tjetër​​ gjyqësor apo administrativ në​​ ​​ Kosovë.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ pretendon​​ se aktgjykimet e gjykatave të rregullta shkelin të drejtat e saj të përcaktuara me nenin 31 [E​​ Drejta për​​ Gjykim të​​ Drejtë dhe të​​ Paanshëm], nenin​​ 32 [E​​ Drejta për​​ Mjete​​ Juridike], neni 46 [Mbrojtja Pronësore], nenin​​ 54 [Mbrojtja​​ Gjyqësore​​ e​​ të​​ Drejtave], nenin​​ 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 (E drejta për një​​ proces të​​ rregullt) të KEDNJ-së.

 

Pretendimet për shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ konsideron se​​ me aktgjykimet​​ e gjykatave​​ janë shkelur neni​​ 31 [E​​ Drejta për​​ Gjykim të​​ Drejtë dhe të​​ Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 të​​ KEDNJ-së, në lidhje me mungesën e​​ arsyetimit​​ adekuat të vendimeve gjyqësore.​​ Parashtruesja e kërkesës​​ konsideron​​ se vendimet përmbajnë mangësi serioze në pjesën që lidhet me çështjen e të drejtave të saj pronësore […].

 

  • Në mbështetje të kësaj,​​ parashtruesja e kërkesës pretendon, ​​ se gjykatat, në veçanti​​ Gjykata Supreme, si organ​​ gjyqësor​​ i instancës së​​ fundit,​​ është​​ dashur ti kushtojë​​ vëmendje​​ të veçante​​ arsyetimit të​​ vendimit, sidomos​​ nëse​​ merret parasysh fakti se​​ është​​ vendim i​​ instancës​​ së​​ fundit dhe vendimet e tilla themelojnë​​ precedentë​​ - që​​ mund të​​ jenë​​ me​​ rendësi​​ të veçantë​​ për​​ gjykatat e instancave më​​ të​​ ulëta. Dështimi i​​ Gjykatës​​ Supreme,​​ për​​ të​​ dhënë​​ arsyetim adekuat dhe të​​ mjaftueshëm​​ në​​ bazë​​ të​​ ligjit, cenon edhe parimin e​​ sigurisë​​ juridike​​ për​​ palët dhe​​ pamundëson​​ zhvillimin e një​​ praktike konstante të​​ interpretimit​​ gjyqësor​​ për​​ çështje të​​ ngjashme.

 

  • Rrjedhimisht,​​ parashtruesja e kërkesës​​ i referohet rasteve​​ të Gjykatës​​ në kërkesat KI 138/15,​​ parashtrues​​ Sharr Beteiligungs GmbH​​ sh.p.k., dhe KI 87/18​​ parashtrues​​ If​​ Skadeforsikirining.

 

  • Parashtruesja e kërkesës vë në​​ pah se GJEDNJ tanimë​​ ka vendosur në​​ mënyrë​​ ​​ përsëritur​​ se nocioni i gjykimit të​​ drejtë​​ kërkon​​ ​​ mes tjerash nga gjykatat​​ nacionale​​ ​​ ​​ gjitha instancave që​​ ​​ adresojnë​​ ​​ gjitha​​ çështjet esenciale të​​ rastit​​ gjyqësor​​ kur​​ shqiptojnë​​ vendimet e tyre​​ gjyqësore​​ (shih rastin​​ Boldea​​ kundër​​ Rumani​​ [2007] GJEDNJ,​​ Hiro Balani​​ kundër​​ Spanjës,​​ Ruiz Torija​​ kundër​​ Spanjës,​​ etj.

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ si shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, gjithashtu​​ pretendon​​ aplikimin e gabuar të​​ Ligji​​ për​​ Agjencinë​​ Kosovare​​ për​​ Krahasim dhe Verifikimin e​​ Pronës​​ sepse neni 31 i cili​​ përcakton​​ që​​ nga hyrja në​​ fuqi e këtij Ligji janë​​ shfuqizuar​​ Rregulloja​​ e UNMIK-u nr. 2000/60, Rregullorja e UNMIK-u nr. 2006/50, Rregullorja e UNMIK-u nr. 2006/10, Rregullorja e UNMIK-u nr. 2000/60, dhe Rregullorja e UNMIK-u nr. 1999/23.​​ Aplikimi i gabuar i Rregullores së​​ Unmik nr. 1999/23 dt.​​ 15.11.1999 neni 2.5 neni 2.7,​​ është​​ kundërligjor​​ sepse​​ është​​ në​​ kundërshtim​​ me Ligjin​​ për​​ Agjencinë​​ Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin e Pronës sepse neni 4,15 dhe 31.

 

 Pretendimet për shkelje të nenit 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të​​  Kushtetutës

 

  • Lidhur me pretendimet për shkelje të nenit 32 të Kushtetutës,​​ parashtruesja e kërkesës​​ vlerëson se qëndrimet​​ e​​ Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme janë të paqëndrueshme,​​ sepse nisur nga kjo analogji, krijohet pasiguria juridike e kufizimit dhe​​ pamundësimit​​ të​​ inicimit të​​ procedurës​​ gjyqësore​​ edhe në​​ rastet që​​ kemi vendime administrative, aq më​​ tepër kur​​ asnjëherë​​ nuk kemi asnjë​​ vendim që​​ ka bërë​​ vendosjen lidhur me​​ vërtetimin​​ e të​​ drejtës​​ së​​ pronësisë​​ [...]. Nisur nga kjo del n[​​ pah që​​ edhe​​ nëse​​ ndodh në​​ praktikë​​ që​​ të​​ ketë​​ gabime në​​ p.sh.​​ numrin e ngastrës kadastrale, apo forma të​​ tjetra​​ që​​ mund të​​ vërehen​​ pasi që​​ aktgjykimi të​​ merr​​ formën​​ e prerë, apo që​​ pala të​​ humb afatin për ushtrimin e mjetit juridik, apo​​ çfarëdo forme tjetër, kjo nuk do të​​ mund të​​ ndryshohej, e ky qëndrim juridik i​​ gjykatës​​ është​​ në​​ kundërshtim​​ me parimin e të​​ vërtetës​​ materiale.

 

Pretendimet për shkelje të nenit​​ 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës​​ 

 

  • Në mbështetje të pretendimeve për shkelje të nenit 46 të Kushtetutës,​​ parashtruesja​​ e kërkesës​​ thekson​​ se​​ Pretenduesi i të​​ drejtës së​​ pronësisë​​ ​​ H.S.​​ banesën​​ objekt i​​ kësaj​​ procedure e kishte pasur në​​ posedim​​ për​​ një​​ kohë​​ si shkak i​​ pozitës​​ së​​ punës,​​ për​​ përdorimin​​ zyrtar e që​​ kjo rrethanë​​ paraqet pengesë​​ absolute ligjore që​​ H.S. të​​ shpallet pronare/të​​ i takoj e drejta e​​ pronësisë.

 

Pretendimet për shkelje të nenit​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës

 

  • Lidhur me pretendimin për shkelje të nenit 54 të Kushtetutës, parashtruesja e kërkesës konsideron se​​ Çdokush gëzon të​​ drejtën e mbrojtjes​​ gjyqësore​​ në​​ rast të​​ shkeljes ose mohimit të​​ ndonjë​​ të​​ drejte të​​ garantuar me​​ këtë​​ Kushtetutë​​ ose me ligj, si dhe të​​ drejtën​​ në​​ mjete efektive ligjore​​ nëse​​ konstatohet se një​​ e drejtë​​ e tillë​​ është​​ shkelur. neni 54 i​​ kësaj​​ Kushtetute​​ përmban​​ dispozitën​​ e cila ia garanton​​ çdo individi edhe të​​ drejtën​​ për masa efikase juridike, nëse konstatohet se e drejta i​​ është​​ shkelur.

 

  • Në fund, parashtruesja​​ kërkon nga Gjykata që të konstatojë shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë në pajtim me nenin 31 të Kushtetutës së Kosovës, dhe pas shqyrtimit dhe vlerësimit të kërkesave kushtetuese të parashtruesve për anulimin e​​ aktvendimit të Gjykatës Supreme. Rev.​​ nr.​​ 152/2022​​ ​​ 31.10.2022,​​ aktvendimi i Gjykatës së Apelit CA nr.​​ 10274​​ ​​ 05.01.2022 dhe​​ aktvendimi​​ i Gjykatës Themelore në Prishtinë C. nr.​​ 5901/21,​​ të​​ 11.04.2021, për shkak​​ të​​ shkeljes​​ ​​ nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 [E drejta për një​​ proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe shkelje​​ e të​​ drejtave pronësore nga neni 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së, me propozim që lënda t'i kthehet Gjykatës Themelore për rigjykim.

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 

Neni​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]

 

“Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.”

 

Neni​​ 46 [Mbrojtja e Pronës]

 

1.​​ E drejta e pronës është e garantuar.

2.​​ Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.​​ 

3.​​ Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.

[...]”

 

Neni​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.”

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni​​ 6.1

(E drejta për një proces të rregullt)

 

  • Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj.

[...]

 

Rregullorja e​​ UNMIK-ut​​ nr.​​ 1999/23​​ për themelimin e drejtorisë për çështje pronësore dhe banesore dhe komisionit për kërkesa pronësore dhe banesore

 

Neni​​ 2.​​ Komisioni për kërkesa pronësore dhe banesore

 

​​ [...]

 

“2.7​​ Vendimet përfundimtare të Komisionit janë të detyrueshme për tu zbatuar dhe nuk janë subjekt i rishqyitimit nga asnjë organ tjetër gjyqësor apo administrativ në Kosovë.

 

Rregullorja e UNMIK-ut nr.​​ 200/60​​ mbi kërkesat pronësore dhe banesore dhe rregullat e procedurës dhe të provave të drejtorisë për çështje pronësore dhe banesore si dhe të komisionit për kërkesa pronësore dhe banesore

 

Neni​​ 4 [Rikthimi i të drejtës së banimit në banesa shoqërore të humbura si pasojë e diskriminimit]

 

4.1​​ Ky nen vlen për çfarëdo të drejte banimi në banesat shoqërore, të cilat janë anuluar si pasojë e diskriminimit.​​ 

 

LIGJI​​ Nr. 05/L-010​​ PËR AGJENCINË KOSOVARE PËR KRAHASIM DHE VERIFIKIM TË PRONËS

 

KAPITULLI​​ II

 

AGJENCIA KOSOVARE PËR KRAHASIM DHE VERIFIKIM TË PRONËS

 

Neni​​ 4.​​ Detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës

 

“[...]

 

2.​​ Përgjegjësitë e Agjencisë janë:

[...]

    • të zbatojë vendimet e KKP, KVVP dhe Komisionit për Kërkesa Pronësore Banesore;”

[...]”

 

Neni​​ 15​​ E drejta në ankesë

 

  • Brenda tridhjetë (30) ditëve nga njoftimi i palëve nga Agjencia për vendimin e KKP mbi kërkesën apo për vendimin e KVVP, çdo palë mund të paraqesë ankesë ndaj vendimit të tillë në Gjykatën Supreme të Kosovës përmes Sekretarisë të Agjencisë.

  • Përveç nëse me këtë ligj apo me ndonjë akt nënligjor me të cilën zbatohet ky Ligj parashihet ndryshe, dispozitat e Ligjit mbi procedurën kontestimore zbatohen përshtatshmërish në procedurën e ankesës pranë Gjykatës Supreme.​​ 

  • Ankesa mund të paraqitet nëse:​​ 

3.1.​​ vendimi përmban ndonjë gabim të rëndë apo moszbatim serioz të së drejtës lëndore a procedurale; ose

3.2.​​ vendimi bazohet në fakte jo të plota apo në vlerësimin e gabuar të fakteve.​​ 

4.​​ Pas marrjes së ankesës, Agjencia përmes Sekretarisë i dërgon kopjen palës ose palëve të tjera dhe ankesën me dosjen e Komisionit lidhur me të ia dërgon Gjykatës Supreme të Kosovës.​​ 

5.​​ Pasi të paraqitet ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës nga pala, vendimi i Komisionit nuk mund të ekzekutohet derisa rasti të jetë në pritje për t’u zgjidhur në Gjykatën Supreme të Kosovës.

[...]

 

KAPITULLI​​ V

EKZEKUTIMI I VENDIMEVE

 

Neni​​ 17​​ Ekzekutimi i vendimeve

 

“1.​​ Vendimi i Komisionit përkatës ekzekutohet tridhjetë (30) ditë pas datës së njoftimit të palëve​​ ​​ për vendimin nëse në Gjykatën Supreme të Kosovës nuk parashtrohet ankesë.​​ 

 

Neni 19​​ Dëbimi

 

“1.​​ Në rast se vendimi ka të bëjë me dëbimin e personave, Agjencia ia dërgon vendimin poseduesit aktual të pronës kontestuese me të cilin vërtetohet urdhri për dëbim.​​ 

2.​​ Vendimi me të cilin vërtetohet urdhri për dëbim zbatohet pas dorëzimit të tij. Urdhri për dëbim mund të zbatohet kundër çdo personi që ndodhet në atë pronë në kohën e dëbimit.

[...]”

Neni​​ 31​​ Shfuqizimet

 

  • Pas hyrjes në fuqi, ky ligj shfuqizon:​​ 

 

1.1.​​ Ligjin nr. 03/L-079, për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2006/50 për zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale i ndryshuar dhe plotësuar me nenin 5 të Ligjit Nr. 04/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës..​​ 

1.2.​​ Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/50, mbi zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale.​​ 

1.3.​​ Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/10 mbi zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale.​​ 

1.4.​​ Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/60 mbi kërkesat pronësore dhe banesore dhe rregullat e procedurës dhe provave të drejtorisë për çështje pronësore dhe banesore si dhe të komisionit për kërkesa pronësore dhe banesore.​​ 

1.5.​​ Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/23 për themelimin e Drejtorisë për Çështje Pronësore Banesore dhe Komisionit për kërkesa pronësore dhe banesore.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa i​​ ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të​​ përcaktuara me​​ Kushtetutë, të parapara me​​ Ligj​​ dhe të specifikuara më tej​​ dhe​​ Rregullore të​​ punës.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët ​​ përcaktojnë:

 

1.​​ Gjykata Kushtetuese​​ vendos​​ vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

[...]

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet neneve​​ 47​​ [Kërkesa individuale], 48​​ [Saktësimi i kërkesës]​​ dhe 49​​ [Afatet]​​ të Ligjit,​​ të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ secilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor....

 

  • Lidhur me plotësimin e këtyre kërkesave, Gjykata konstaton se​​ parashtruesja e kërkesës​​ është palë e autorizuar, e cila​​ konteston​​ aktin e​​ autoritetit​​ publik,​​ përkatësisht​​ aktgjykimin [Rev. nr. 152/2022] të Gjykatës​​ Supreme​​ të 11 tetorit​​ 2022, pasi janë​​ shteruar​​ të gjitha mjetet​​ juridike.​​ Parashtruesja e kërkesës​​ gjithashtu​​ ka theksuar të drejtat​​ dhe liritë​​ e garantuara me Kushtetutë, për të cilat pretendon se janë shkelur në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe​​ e ka parashtruar kërkesën në​​ pajtim me afatet​​ e​​ përcaktuara​​ ​​ nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet rregullit 39 (2) të Rregullores së punës, i cili përcakton:

(2)​​ Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”.​​ 

 

  • Gjykata së pari thekson se rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”, dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta” (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Kemmachev kundër Francës​​ kërkesa nr.​​ 17621/91, kategoria (i),​​ Mentzen kundër Lituanisë,​​ kërkesa nr.​​ 71074/01, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës​​ kërkesa nr.​​ 4241/03, kategoria​​ (iii)).

 

  • Me qëllim të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës,​​ përkatësisht​​ vlerësimit nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Duke iu rikthyer​​ rastit konkret, Gjykata rikujton se​​ parashtruesja e kërkesës​​ ka iniciuar disa procedura​​ pranë​​ autoriteteve kompetente dhe gjykatave të rregullta, të gjitha me qëllim të realizimit të të drejtave pronësore mbi banesën në fjalë. Të gjitha ato procedura përfunduan me vendime​​ të formës së prerë. Në mënyrë që Gjykata të jetë në gjendje t'i përgjigjet plotësisht pretendimeve të​​ parashtrueses së kërkesës, së pari duhet të përcaktojë se​​ cilën​​ procedurë​​ gjyqësore po​​ e​​ konteston​​ në gjykatë.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se procedura e parë është zhvilluar​​ ​​ Drejtori dhe se ajo ka zgjatur në periudhën​​ prej​​ vitit​​ 2005 deri në vitin 2008. Në atë periudhë​​ KKPK-ja​​ si organ kompetent i Drejtorisë ka nxjerrë 2​​ aktvendime, nga të cilat​​ aktvendimi i shkallës së parë [HPCC/D/226/2005-A-&C] dhe​​ aktvendimi i shkallës së dytë [HPCC/D/226. /2005-A&C],​​ i cili​​ u bë​​ i formës së prerë.

 

  • Gjykata vëren se në këto​​ aktvendime,​​ KKPK-ja​​ ia​​ caktoi​​ të drejtën pronësore mbi banesën në fjalë​​ personit​​ H.S., bazuar në nenin 4 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 200/60, ndërsa parashtrueses së kërkesës​​ i është dhënë e drejta e kategorisë​​ C.

​​ 

  • Procedura​​ e​​ dytë gjyqësore​​ në të cilën​​ parashtruesja e kërkesës​​ ka qenë palë,​​ është​​ iniciuar​​ nga personi H.S., gjatë vitit 2019,​​ në AKKVP,​​ e​​ cila, në​​ pajtim me ligjin​​ Nr. 05/L-010, u bë​​ pasuese e​​ Drejtorisë, duke marrë një pjesë të​​ autorizimeve​​ që kishte Drejtoria. Gjykata, duke shqyrtuar nenin 4, paragrafi 2.3, të ligjit të përmendur, konstaton se​​ AKKVP-ja, si pasardhëse​​ e​​ Drejtorisë, ka marrë përsipër detyrimet e​​ ekzekutimit të vendimeve të​​ KKPK-së. Në lidhje me këtë, personi H.S., në kërkesë, ka kërkuar nga​​ AKKVP-ja​​ zbatimin e​​ aktvendimeve [HPCC/D/226/2005-A-&C] dhe [HPCC/D/226/2005-A&C],​​ në lidhje​​ me të drejtat e tij pronësore.

 

  • Gjykata vlerëson se​​ AKKVP-ja, me kërkesë të H.S.,​​ lëshoi​​ dy njoftime për njohjen e të drejtave pronësore, ndër të cilat ishte njoftimi [nr.​​ DS 002241],​​ të 28 tetorit​​ 2020, i cili përmbante një urdhër​​ që personi (parashtruesja e kërkesës)​​ ta lëshojë banesën​​ në fjalë, si dhe ta​​ miratojë regjistrimin e të drejtave pronësore në kadastër të personit​​ H.S.

 

  • Parashtruesja e kërkesës duke kontestuar pikërisht​​ njoftimin [Nr. DS 002241],​​ të AKKVP-së të​​ 28 tetorit​​ 2020,​​ ka iniciuar dy procedura gjyqësore, të cilat janë zhvilluar paralelisht​​ ​​ Gjykatën​​ Themelore dhe​​ ​​ Gjykatën​​ Supreme.

 

Procedura në gjykatat e rregullta

 

  • Duke​​ shqyrtuar​​ procedurat e zhvilluara​​ pranë​​ gjykatave të rregullta, Gjykata nuk mund të mos vërë re se​​ parashtruesja e kërkesës​​ fillimisht filloi procedurën në Gjykatën​​ Themelore​​ përmes së cilës​​ ajo kërkoi vendosjen e një mase sigurie mbi banesën në fjalë, dhe​​ derisa ajo procedurë ishte duke u zhvilluar, ajo, në bazë të nenit 15 [E drejta​​ në ankesë],​​ të​​ Ligjit​​ Nr. 05/L-010, për​​ AKKVP,​​ parashtroi​​ ankesë në Gjykatën Supreme kundër njoftimit të​​ AKKVP​​ -së [Nr.​​ DS 002241] të 28 tetorit 2020.

 

  • Gjykata​​ rikujton se neni 15 i ligjit nr. 05/L-010 për​​ AKKVP-në​​ në pjesën përkatëse​​ thekson;

 

Brenda tridhjetë (30) ditëve nga njoftimi i palëve nga Agjencia për vendimin e KKP mbi kërkesën apo për vendimin e KVVP, çdo palë mund të paraqesë ankesë ndaj vendimit të tillë në Gjykatën Supreme të Kosovës përmes Sekretarisë të Agjencisë.

 

  • Prandaj, duke​​ shqyrtuar​​ procedurën e zhvilluar​​ ​​ Gjykatën​​ Themelore në lidhje me vendosjen e masës së sigurimit, Gjykata konstaton se Gjykata Themelore dy herë e refuzoi propozimin e​​ parashtrueses së kërkesës​​ përmes​​ aktvendimeve​​ duke arritur në përfundimin se nuk ishte kompetente për t'u marrë me çështjen​​ në fjalë. Gjykata konstaton gjithashtu se Gjykata e Apelit ka​​ aprovuar​​ dy herë ankesat e​​ parashtrueses së kërkesës, duke e kthyer çështjen​​ në rigjykim. Gjykata duhet të konstatojë këtu se​​ aktvendimet e Gjykatës së Apelit, e cila e ktheu lëndën në Gjykatën Themelore, kanë qenë ekskluzivisht në lidhje me gabimet procedurale në zhvillimin e procedurës​​ ​​ Gjykatën​​ Themelore, dhe jo në lidhje me vendosjen për thelbin e propozimit​​ të parashtrueses së kërkesës.

 

  • Gjykata më tej konstaton se më 24 dhjetor 2020, Gjykata Supreme, duke vepruar sipas ankesës së​​ parashtrueses së kërkesës​​ të paraqitur nga ajo duke iu referuar nenit 15 të​​ Ligjit nr. 05/L-010,​​ nxori​​ aktvendimin​​ [GJSK-KPA-A-004/2020 ], me të cilën e hodhi poshtë ankesën e saj, duke përfunduar​​ se vendimi HPCC/D/226/200S/ A&C të​​ datës 22.10.2005​​ është i plotfuqishëm dhe i formës së​​ prerë​​ në​​ pajtim me nenin 2 paragrafi 7 të​​ Rregullores së​​ lartcekur numër​​ nr.​​ 999/23. I njëjti​​ nuk mund të​​ ankimohet, në​​ këtë​​ fazë, as sipas rregullores së​​ UNMIK-ut numër 2000/60.

 

  • Gjykata konstaton se me këtë​​ aktvendim të Gjykatës Supreme është përcaktuar edhe rezultati i mëtutjeshëm i procedurës lidhur me kërkesën për masë​​ të sigurimit​​ që për herë të tretë është paraqitur në Gjykatën Themelore për​​ vendosje. Gjykata vëren se rezultati i kësaj procedure të tretë të përsëritur, e cila përfundoi me​​ aktgjykimin​​ e Gjykatës​​ Supreme, është në fakt procedura mbi bazën e së cilës​​ parashtruesja e kërkesës​​ pretendon shkelje të neneve 31, 32, 46, 54 dhe 55 të Kushtetutës,​​ si dhe nenin 6 të​​ KEDNJ-së. Duke pasur parasysh këtë, Gjykata do të shqyrtojë pretendimet e​​ parashtrueses së kërkesës​​ për shkeljen e neneve të Kushtetutës dhe të​​ KEDNJ-së ekskluzivisht në lidhje me këtë procedurë​​ gjyqësore.

 

Në lidhje me shkeljet e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së

 

  • Prandaj, Gjykata, duke shqyrtuar pretendimet konkrete të​​ parashtrueses së kërkesës​​ në lidhje me procedurën​​ e kontestuar​​ gjyqësore, konstaton se​​ parashtruesja e kërkesës​​ konsideron se i janë shkelur të drejtat e saj sipas nenit 31 të Kushtetutës për arsye se:​​ i)​​ aktvendimet dhe aktgjykimet e gjykatave të rregullta​​ përkitazi​​ me vendimin​​ lidhur​​ ​​ kërkesën për vendosjen e masës së sigurimit nuk kanë​​ arsyetimet​​ e duhura në lidhje me të drejtat e saj pronësore dhe, ii) për shkak se gjykatat e rregullta në këtë pjesë të procedurës kanë zbatuar gabimisht​​ Rregulloren​​ e UNMIK-ut nr. 1999/23 të 15 nëntorit​​ 1999, nenin​​ 2.5 dhe nenin​​ 2.7,​​ që është në kundërshtim​​ me Ligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim.

 

  • Sa i përket pretendimit për vendimet e paarsyetuara gjyqësore​​ 

 

  • Prandaj, duke shqyrtuar pretendimet e parashtrueses së kërkesës, në lidhje me vendimet gjyqësore të paarsyetuara,​​ parashtruesja e kërkesës thekson faktin se gjykatat e rregullta nuk​​ arsyetuan​​ çështjet që lidhen me të drejtat e saj pronësore.​​ ​​ Gjykata thekson se sipas praktikës së vendosur të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës Kushtetuese, neni 6, paragrafi 1 i KEDNJ-së i detyron gjykatat, ndër të tjera, që të arsyetojnë​​ aktgjykimet​​ e tyre.​​ Megjithatë, ky detyrim nuk mund të kuptohet si detyrim për të paraqitur të gjitha detajet në​​ aktgjykim​​ dhe për të dhënë përgjigje në të gjitha pyetjet dhe argumentet e paraqitura. Shkalla në të cilën ekziston ky detyrim varet nga natyra e vendimit (shih aktgjykimin​​ e GJEDNJ-së​​ Ruiz Torija kundër Spanjës,​​ kërkesa nr.​​ 18390/91​​ e 9 dhjetorit 1994, paragrafi 29). GJEDNJ dhe Gjykata Kushtetuese kanë theksuar në vendime të shumta se gjykatat e brendshme kanë një liri të caktuar vlerësimi në lidhje me atë se cilat argumente dhe prova do të pranojnë në një rast të caktuar, por në të njëjtën kohë kanë detyrimin të arsyetojnë vendimin e tyre duke shprehur arsye të qarta dhe të kuptueshme në të cilat e kanë bazuar atë vendim (shih aktgjykimin e GJEDNJ-së,​​ Suominen kundër Finlandës, kërkesa nr.​​ 37801/97​​ ​​ i 1 korrikut 2003).

 

  • Megjithatë, edhe pse GJEDNJ pohon se neni 6, paragrafi 1 i KEDNJ-së, obligon gjykatat të japin arsyet për vendimet e tyre, ajo gjithashtu ka konstatuar se kjo nuk mund të kuptohet si kërkesë për një përgjigje të hollësishme në çdo argument. (Shih: rastet e GJEDNJ-së, aktgjykimi​​ Van de Hurk kundër Holandës, kërkesa nr.​​ 16034/90, e 19 prillit 1994, par. 61., ​​ aktgjykimi​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës, kërkesa nr.​​ 134/1996/753/952, e 19 shkurtit 1998, paragrafi​​ 42).​​ 

 

  • Rrjedhimisht, duke analizuar përmbajtjen e vendimeve gjyqësore nga procedura​​ e kontestuar​​ mbi bazën e të cilave​​ parashtruesja e kërkesës​​ pretendon shkelje, Gjykata vëren se çështja thelbësore që gjykatat vendosën në atë procedurë lidhej ekskluzivisht me kompetencën e tyre për t'u marrë​​ dhe për të​​ vendosur​​ përkitazi​​ me​​ propozimin për vendosjen e masës së sigurimit. Prandaj, çështja e të drejtave pronësore të​​ parashtrueses së kërkesës​​ nuk ishte objekt​​ i vendosjes​​ dhe për këtë arsye gjykatat as nuk e​​ arsyetuan​​ këtë çështje në vendimet e tyre.

 

  • Gjykata konsideron se qëndrimi i tillë i gjykatave të rregullta është i​​ drejtë​​ dhe kjo është për​​ arsye​​ se çështja e të drejtave pronësore mbi pronën në fjalë është zgjidhur​​ res judicata​​ me vendimin e​​ KKPK-së, i cili në​​ momentin​​ e​​ vendosjes kishte autoritetin​​ për t'u marrë me këtë çështje dhe për të vendosur​​ në lidhje me​​ të. Gjykata rikujton se me çështjen e plotfuqishmërisë së​​ aktvendimit të​​ KKPK-​​ është marrë edhe Gjykata​​ Kushtetuese dhe se me këtë rast në rastin KI 104/10, parashtrues​​ Draža Arsić,​​ nxori​​ aktgjykimin​​ përmes të cilit​​ konkludoi:​​ 

 

“[…]​​ duke vendosur për kërkesën e parashtruesit​​ Arsić Draža,​​ Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të procedurës në tërësi,​​ konstatoi se kërkesa e parashtruesit është e pranueshme.​​ Sipas mendimit të Gjykatës,​​ vendimi​​ HPCC/REC/66/2006​​ i​​ 15​​ korrikut​​ 2006.​​ ishte i formës së prerë dhe në pajtim me nenin 2, paragrafin 7 të Rregullores së UNMIK-ut 1999/23 nuk mund t'i nënshtrohej rishqyrtimit nga asnjë gjykatë apo organ administrativ në Kosovë.​​ Pasi që konkluzioni i KKPB-së i 15 korrikut 2006 u bë res judicata më 4 shtator 2006, parashtruesi i kërkesës e ka gëzuar të drejtën e posedimit të pronës, siç garantohet me nenin 46 të Kushtetutës dhe nenin 1 të​​ Protokollit 1 të​​ KEDNJ-së, dhe se​​ çdo ndërhyrje në​​ këtë​​ të​​ drejtë, nga cilado gjykatë​​ apo organ administrativ, do të​​ duhej konsideruar shkelje e asaj të​​ drejte.

 

  • Rrjedhimisht, duke iu rikthyer pretendimit të parë të parashtrueses së kërkesës, Gjykata arrin në përfundimin se pretendimi i saj se shkelja e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së ishte për shkak të vendimeve të​​ paarsyetuara​​ të gjykatave të rregullta lidhur me çështjen e të drejtave të saj pronësore, është​​ i​​ pabazuar, dhe se për arsye se gjykatat e rregullta në procedurën​​ e kontestuar​​ gjyqësore nuk janë marrë me të drejtat e saj pronësore dhe për rrjedhojë nuk i kanë​​ arsyetuar​​ ​​ ato në vendimet e tyre..

 

  • Në lidhje me pretendimin për zbatimin e gabuar të dispozitave ligjore

 

  • Lidhur me zbatimin e gabuar të dispozitave ligjore, Gjykata konstaton se parashtruesja e kërkesës​​ pretendon se këto shkelje kanë ndodhur, për faktin se gjykatat e rregullta kanë aplikuar gabimisht​​ Rregullores së​​ UNMIK-ut​​ nr. 1999/23​​ ​​ 15.11.1999,​​ neni​​ 2.5,​​ neni​​ 2.7​​ kur kanë vendosur për propozimin e saj për caktimin e masës së sigurisë.​​ 

 

  • Më konkretisht, zbatimi i pretenduar i gabuar i së drejtës materiale, sipas parashtrueses​​ së kërkesës, reflektohet në faktin se gjykatat e rregullta në vendimet e tyre iu referuan neneve të Rregullores së UNMIK-ut, si bazë mbi të cilën nuk mund të vendosin lidhur me propozimin e saj​​ për vendosjen e masës së sigurimit dhe që sipas​​ pretendimeve​​ të saj është në kundërshtim me ligjin nr. 05/L-010 për​​ AKKVP-në.

 

  • Gjykata e konsideron këtë pretendim të parashtrueses​​ së kërkesës si të pabazuar, për arsye se, duke parë përmbajtjen e neneve​​ të kontestuara​​ 2.5 dhe 2.7 të​​ Rregullores së lartpërmendur të​​ UNIMIK-ut, dhe​​ arsyetimet​​ e vendimeve të gjykatave të rregullta, konstatoi se gjykatat e rregullta iu referuan neneve të përmendura​​ ekskluzivisht në lidhje me faktin se vendimet e​​ KKPK-së, në përputhje me dispozitat e lartpërmendura, u bënë​​ të formës së prerë​​ dhe se si të tilla ato u bënë të ekzekutueshme që nga momenti i miratimit të tyre,​​ dhe se ato nuk mund t'i nënshtrohen shqyrtimit as prej tyre si autoritete gjyqësore. Gjykata konstaton se ky kufizim është përcaktuar saktësisht me nenin 2.7 të​​ Rregullores së lartpërmendur të UNMIK-ut, i cili në pjesën përkatëse parasheh se vendimet e Komisionit​​ nuk janë subjekt i rishqyrtimit nga asnjë organ tjetër gjyqësor apo administrativ në Kosovë.

 

  • Gjykata konsideron se referimi në këto dispozita ligjore nga gjykatat e rregullta është i justifikuar​​ në pikëpamje procedurale, për arsye se natyra e çështjeve para tyre lidhur me të drejtat pronësore të cilat ishin zgjidhur​​ me aktgjykim të formës së prerë,​​ dhe si të tilla ato nuk mund të bëheshin objekt​​ i shqyrtimit,​​ dhe me këtë as​​ objekt i kufizimeve të mundshme,​​ përkatësisht​​ nuk mund t'i nënshtroheshin as masës së sigurimit, siç ka propozuar​​ parashtruesja e kërkesës.

 

  • Sipas mendimit të kësaj Gjykate, një qëndrim i tillë i gjykatave të rregullta është në përputhje me parimin e sigurisë juridike të përcaktuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së. Gjykata vëren se vetë fakti se ka pasur një ndryshim në rregulloret ligjore dhe se rregulloret e përmendura të UNMIK-ut janë zëvendësuar me Ligjin Nr. 05/L-010 për​​ AKKVP, nuk përfshin mundësinë e rishqyrtimit të pakushtëzuar të vendimeve​​ të formës së prerë, e as të ndërmarrjes së masave që do të kufizonin të drejtat e njohura të personave të tjerë.

 

  • Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata vlerëson se pretendimet e​​ parashtrueses së kërkesës, se gjykatat e rregullta kanë zbatuar gabimisht të drejtën materiale kur kanë vendosur për propozimin e saj për vendosjen e masës së sigurimit, janë të pabazuara.

 

Në lidhje me pretendimet për shkelje të nenit​​ 32,​​ nenit​​ 46​​ dhe nenit ​​​​ 54​​ të Kushtetutës

 

  • Në mbështetje të pretendimeve për shkelje të nenit 32 të Kushtetutës,​​ në lidhje​​ me nenin 13 të​​ KEDNJ-së, Gjykata vëren se​​ parashtruesja e kërkesës​​ ​​ i​​ sjell​​ ato​​ në lidhje​​ me​​ një​​ gjykim të drejtë.​​ ​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se neni 13 i KEDNJ-së i garanton çdo personi të drejtën për një mjet juridik efektiv brenda rendit juridik kombëtar kundër shkeljeve të të drejtave të njohura me KEDNJ. E drejta për mjet efektiv juridik është e drejtë plotësuese, por edhe e drejtë procedurale autonome. Natyra aksesore e kësaj të drejte do të thotë se shkelja saj mund të referohet vetëm si pjesë dhe në lidhje me shkeljen e një të drejte tjetër të njohur me KEDNJ. Nga ana tjetër, autonomia e saj do të thotë se zbatimi i kësaj dispozite nuk nënkupton domosdoshmërisht se më parë është bërë shkelje e ndonjë të drejte tjetër thelbësore nga KEDNJ. Në fakt, edhe në rastin kur Gjykata nuk ka vërtetuar se ka pasur shkelje të një të drejte thelbësore, ajo është e detyruar të verifikojë nëse ligji kombëtar përmban dispozita për mjetin efektiv juridik nga neni 13 i KEDNJ-së. Gjykata rikujton më tej se, sipas praktikës së GJEDNJ-së, neni 13 i KEDNJ-së duhet të interpretohet në atë mënyrë që të garantojë një mjet efektiv përpara autoriteteve shtetërore” për këdo që pretendon se është viktimë e shkeljes së të drejtave dhe lirive të numëruara në KEDNJ (shih aktgjykimet e GJEDNJ-së,​​ Klass kundër Gjermanisë, kërkesa nr.​​ 5029/71, Aktgjykimi i 6 shtatorit 1978, Seria A, nr. 28, f. 29, para. 64; dhe​​ Boyle dhe Rice kundër Mbretërisë së Bashkuar, kërkesa nr. 9659/82 dhe 9658/82 Vendimi i 27 marsit 1988, seria A, numër 131, paragrafi​​ 52).

 

  • Gjykata​​ rikujton se në pjesën e mëparshme u​​ mor​​ në mënyrë të detajuar me pretendimet e​​ parashtrueses së kërkesës​​ në lidhje me shkeljet e mundshme të së drejtës për një​​ gjykim​​ të drejtë. Me atë rast, Gjykata, duke u marrë me shkeljet e mundshme të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të​​ KEDNJ-së,​​ gjithashtu​​ përshkroi në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet procedurale që​​ parashtruesja e kërkesës​​ i ndërmori​​ për të ushtruar të drejtat e saj.​​ Kjo​​ çon në përfundimin se ajo në çdo kohë ka pasur​​ në dispozicion​​ mjetet juridike që​​ parashihen me ligj, se ajo i ka përdorur ato mjete juridike, se gjykatat kanë vendosur në bazë të tyre në mënyrën e parashikuar​​ me​​ dispozitat ligjore përkatëse, gjë​​ që nuk lë asnjë dyshim​​ për ekzistencën e shkeljeve të mundshme si të nenit 32 të Kushtetutës,​​ po​​ ashtu edhe të nenit 54 të Kushtetutës, të cilëve​​ ajo​​ u​​ referohet në kërkesë.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se pretendimet e​​ parashtrueses së kërkesës​​ për shkelje të neneve 32 dhe 54 të Kushtetutës janë të pabazuara.

 

  • Gjykata gjithashtu i​​ konsideron​​ të pabazuara pretendimet e​​ parashtrueses së kërkesës​​ për shkeljen e nenit 46 të Kushtetutës, për arsye se në procedurën e kontestuar nga​​ parashtruesja e kërkesës, gjykatat e rregullta nuk janë marrë me çështjen e të drejtave të saj pronësore, dhe për këtë arsye nuk kanë vendosur për​​ to.

 

  • Më konkretisht, gjykatat e rregullta në vendimet e tyre​​ kanë​​ trajtuar​​ të drejtat pronësore të​​ parashtrueses së kërkesës​​ pikërisht aq sa​​ ishte e nevojshme, në kontekst​​ ​​ natyrës së çështjes për të cilën ato​​ kishin vendosur.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ konkludon​​ se kërkesa e​​ parashtrueses së kërkesës​​ duhet të​​ deklarohet​​ e papranueshme si​​ qartazi e​​ pabazuar në tërësinë e saj, për arsye se pas analizës u konstatua se​​ pretendimet​​ e saj kualifikohen si​​ pretendime​​ që bëjnë pjesë në kategorinë (iii)​​ e pretendimeve​​ të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ prandaj​​ këto pretendime të parashtrueses së kërkesës​​ janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç​​ përcaktohet​​ në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së​​ punës.

 

  • Prandaj, kërkesa duhet të refuzohet​​ si e papranueshme​​ në baza kushtetuese,​​ siç përcaktohet me nenin 113 (7) të Kushtetutës,​​ parashikohet​​ me nenet 47 dhe 48 të Ligjit dhe​​ specifikohet​​ më tej në rregullin 39 (2) të Rregullores​​ së punës. ​​ 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 47 dhe 48​​ të Ligjit,​​ si dhe rregullin 39 (2)​​ të Rregullores së punës, më ​​ 25 maj​​ 2023,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Safet Hoxha ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka Nimani

1

 

 

Parashtruesit:

Nuredin Sylejmani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike, Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale