Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 108/2021, të 21 shtatorit 2021

Nr. të lëndës KI218/21

Parashtruesit: Shemsi Hajdini

Shkarko:
llogo_vendimet

Prishtinë, më 20 qershor 2022

Nr. ref.:RK 2008/22

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI218/21

 

Parashtrues

 

Shemsi Hajdini

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev.​​ nr.​​ 108/2021, të​​ 21 shtatorit​​ 2021

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban,​​ gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Shemsi Hajdini, me vendbanim në Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës),​​ i cili​​ përfaqësohet nga Naser Peci, avokat nga Prishtina.

Vendimi i kontestuar

 

  • Vendimi i kontestuar është Aktgjykimi [Rev.​​ nr.​​ 108/2021]​​ ​​ Gjykatës Supreme, të 21 shtatorit 2021.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes​​ së kësaj kërkese​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit të kontestuar, me të cilin pretendohet se parashtruesit të kërkesës i është shkelur e drejta e tij e mbrojtur me​​ nenin​​ 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 3​​ dhjetor​​ 2021, parashtruesi i kërkesës, nëpërmjet postës​​ elektronike, e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 15​​ dhjetor 2021, Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi (kryesuese),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 20 dhjetor​​ 2021, Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesin për regjistrimin e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë, Gjykata​​ e​​ njoftoi edhe Gjykatën Supreme për regjistrimin e kërkesës dhe i dërgoi një kopje të saj​​ Këshillit​​ Gjyqësor​​ të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: KGJK).

 

  • ​​ 26 maj​​ 2022, Kolegji shqyrtues​​ e​​ shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ të rastit

 

  • Nga shkresat e rastit rezulton se parashtruesi i kërkesës kishte qenë i emëruar si​​ gjyqtar në​​ Gjykatën Themelore në Prishtinë.

 

  • ​​ 17 qershor​​ 2016,​​ KGJK​​ nxori​​ Vendimin [Nr. 03/911] mbi përfundimin e marrëdhënies së punës për parashtruesin e kërkesës pasi​​ ​​ kishte arritur moshën e pensionimit.

 

  • Më 13 maj 2019, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur padi​​ në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje​​ Civile​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ kundër​​ KGJK-së, duke kërkuar​​ që kjo e fundit​​ t’ia kompensojë pagesën e​​ tri pagave mujore në shumën​​ prej​​ 3,036.99​​ euro​​ për shpërblim jubilar dhe pagesën e​​ tri pagave​​ mujore për përcjellje në pension​​ në shumën​​ prej​​ 3,036.99euro, sipas nenit​​ 52 dhe​​ 53 të​​ Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Marrëveshja Kolektive).

 

  • Më​​ 11 shtator 2019, Gjykata Themelore, përmes​​ Aktgjykimit​​ [C.​​ nr.​​ 3635/17],​​ refuzoi si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës për kompensimin me rastin e pensionimit. Ndër të tjera,​​ në arsyetim të​​ aktgjykimit të lartpërmendur theksohet se dispozitat e Marrëveshjes Kolektive në të cilat thirret parashtruesi i kërkesës, nuk aplikohen për gjyqtarë​​ sepse KGJK nuk​​ ka​​ qenë palë nënshkruese e Marrëveshjes Kolektive, dhe për më tepër,​​ në rastin konkret,​​ Gjykata Themelore vlerësoi se “​​ për​​ gjyqtarët vlen Ligji për​​ gjykatat, ku janë paraparë të drejtat dhe obligimet e gjyqtarëve dhe në mes tjerash edhe pagat edhe kompensimet”.

 

  • Në​​ një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit kundër​​ Aktgjykimit​​ të lartpërmendur të Gjykatës Themelore, duke pretenduar shkelje esenciale të​​ dispozitave të procedurës kontestimore,​​ vërtetim të gabuar dhe​​ jo të plotë të gjendjes faktike,​​ si​​ dhe aplikim të gabuar të së drejtës materiale.​​ 

 

  • Më​​ 17 qershor 2020, Gjykata e Apelit,​​ përmes Aktgjykimit​​ [Ac.​​ nr.​​ 6261/19], e​​ refuzoi​​ si të pabazuar​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës​​ dhe vërtetoi​​ Aktgjykimin e lartpërmendur të​​ Gjykatës Themelore. Në arsyetimin e​​ Aktgjykimit​​ të Gjykatës​​ së Apelit u theksua se​​ vendimi i shkallës së parë​​ nuk ishte i përfshirë me shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore,​​ dhe se dispozitivi i aktgjykimit është në harmoni logjike me arsyetimin.​​ Më tej,​​ në arsyetim shtohet​​ se dispozitat e Marrëveshjes Kolektive,​​ në të cilat thirret parashtruesi i kërkesës, nuk aplikohen për gjyqtarë​​ sepse KGJK nuk​​ ka​​ qenë palë nënshkruese e Marrëveshjes Kolektive, andaj edhe nuk mund të krijoj efekte​​ juridike​​ në rastin e parashtruesit të kërkesës. Gjithashtu,​​ në​​ aktgjykimin e lartcekur shtohet se “gjyqtari është pozitë që emërohet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe si i tillë nuk e ka pozitën e punëtorit sipas Ligjit të​​ punës e as cilësinë e shërbyesit civil, për gjyqtarët aplikohen dispozitat e Ligjit për​​ gjykatat, i cili ligj nuk parasheh shpërblim për pagat përcjellëse dhe paga jubilare.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ revizion në Gjykatën​​ Supreme​​ kundër Aktgjykimit të lartcekur të Gjykatës Apelit,​​ duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës​​ kontestimore​​ dhe aplikim të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Më​​ 21 shtator 2021, Gjykata Supreme​​ përmes Aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 108/2021] e​​ refuzoi si të pabazuar​​ revizionin e parashtruesit të kërkesës, duke u përgjigjur në të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se me vendimin e kontestuar i​​ është​​ shkelur e drejta e tij e mbrojtur me​​ nenin​​ 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij pretendon se gjykatat e rregullta pas refuzimit të kërkesës së parashtruesit për pagat jubilare dhe kompensimin me rastin e pensionimit “është interpretuar gabimisht Marrëveshja dhe dispozitat e saj. Marrëveshja vlente edhe për sektorin publik (neni 2 dhe 3),​​ ndërsa parashtruesi i kërkesës cilësohej se ishte në marrëdhënie pune. Kjo mbase Ligji për gjykatat nuk përmban dispozita për këto të drejta. Në mënyrë analoge duhet zbatuar ligji i punës (neni 2,​​ par 2 i Ligjit të Punës).

 

  • Më tej,​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ thekson se “një numër i gjykatësve të pensionuar në kohën e vlefshmërisë së Marrëveshjes kanë realizuar të drejtën në kompensimet që i kërkonte parashtruesi i kërkesës dhe këto i ka potencuar në shqyrtim​​ gjyqësor. Përbën aplikim diskriminues të ligjit vendosja ndryshe për çështje të​​ njëjta.​​ 

 

  • Në fund, parashtruesi i​​ kërkesës kërkon nga Gjykata që​​ i)​​ të​​ konstatojë se ka pasur shkelje të nenit 31​​ të Kushtetutës; dhe​​ ii) të shpallë të​​ pavlefshëm Aktgjykimin [Rev.​​ nr.​​ 108/2021] e Gjykatës Supreme.

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]​​ 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata​​ gjithashtu​​ i referohet paragrafit 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, i cili përcakton:​​ ​​ drejtat​​ dhe​​ liritë​​ themelore​​ ​​ parashikuara​​ ​​ Kushtetutë,​​ vlejnë​​ edhe​​ për​​ personat​​ juridikë, për aq sa janë të zbatueshme”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohet në Ligj. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet neneve 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

Neni 48

​​ [Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni 49​​ 

[Afatet]

“Kërkesa​​ parashtrohet​​ brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor​​ ...”.

 

  • Për sa i​​ përket​​ përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë, siç janë cekur më lart, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në cilësinë e palës së autorizuar, duke e kontestuar një akt të një autoriteti publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin [Rev.​​ nr.​​ 108/2021]​​ e Gjykatës Supreme​​ të​​ 21 shtatorit​​ 2021, pasi që​​ i​​ ka shteruar mjetet juridike. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka qartësuar të drejtat dhe liritë themelore që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit​​ 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 39 (2) i Rregullores së punës,​​ përcakton që:​​ 

 

“(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.

 

  • Gjykata, fillimisht,​​ thekson që​​ rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe të​​ Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së,​​ por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”.

 

  • Në kontekst të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesve të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata​​ në vijim​​ rikujton esencën e rastit, ku parashtruesit​​ të kërkesës​​ përmes Vendimit të KGJK-së,​​ i ishte përfunduar marrëdhënia e punës​​ me rastin​​ e​​ arritjes së moshës së​​ pensionimit.​​ Më pas,​​ parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur padi në Gjykatën Themelore​​ kundër​​ Vendimit të​​ KGJK-së, duke kërkuar​​ kompensimin e​​ tri pagave mujore për shpërblim jubilar dhe tri pagave mujore për përcjellje në pension.​​ Gjykata Themelore​​ e refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se dispozitat e Marrëveshjes Kolektive,​​ në të cilat thirret parashtruesi i kërkesës, nuk aplikohen për gjyqtarë​​ sepse KGJK nuk​​ ka​​ qenë palë nënshkruese e Marrëveshjes Kolektive, andaj edhe nuk mund të krijoj efekte juridike në rastin e parashtruesit të kërkesës, dhe,​​ për më tepër,​​ në​​ rastin e​​ tij​​ aplikohet Ligji për​​ gjykatat i cili nuk i parasheh këto lloje të kompensimeve për gjyqtarët. Aktgjykimi i lartpërmendur i Gjykatës Themelore, u aprovua nga Gjykata e Apelit dhe nga Gjykata Supreme.

 

  • Parashtruesi i kërkesës i konteston konstatimet e lartcekura të Gjykatës Supreme, duke specifikuar se​​ aktgjykimi​​ i kontestuar​​ ka shkelur të drejtën e​​ tij për​​ barazi para ligjit të garantuar me nenin 24 dhe të drejtën e tij për​​ gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës.

 

  • Bazuar në atë si më lart, Gjykata në vijim do të vlerësojë pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të: (i) nenit 31 të Kushtetutës dhe që kanë të bëjnë me​​ interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit nga ana e Gjykatës Supreme; dhe (ii) nenit 24 të Kushtetutës sepse sipas tij​​ shumë nga kolegët e tij kanë përfituar në të kaluarën nga kjo Marrëveshje Kolektive.

 

  • Përkitazi me pretendimin për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së

 

  • Nga shkresat e lëndës, Gjykata fillimisht vë në pah se parashtruesi i kërkesës pretendon se dispozitat e Marrëveshjes Kolektive, respektivisht neni 2 dhe 3,​​ i kësaj të fundit duhej të zbatoheshin edhe në rastin e parashtruesit të kërkesës,​​ dhe për më tepër,​​ sipas tij,​​ në mënyrë analoge duhej të zbatohej Ligji i​​ punës.

 

  • Së pari, Gjykata nga shkresat e lëndës vëren se këtë pretendim parashtruesi i kërkesës e ka ngritur edhe para gjykatave të rregullta.

 

  • Prandaj, nga si më sipër,​​ bazuar në shtjellimet e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata​​ së pari​​ do të vlerësojë nëse pretendimet për zbatim të gabuar të ligjit hyjnë në sferën e ligjshmërisë apo kushtetutshmërisë.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata thekson se si​​ rregull​​ i përgjithshëm, pretendimet për interpretimin e gabuar të ligjit që pretendohet të jetë bërë nga gjykatat e rregullta, kanë të bëjnë me fushën e​​ ligjshmërisë​​ dhe si të tilla, nuk janë në juridiksionin e Gjykatës, dhe për këtë arsye, në parim, Gjykata nuk mund t’i shqyrtojë ato (shih​​ rastet nr. KI87/20, parashtrues​​ Suva Rechtsabteilung,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 13 prillit 2021, paragrafi 57;​​ KI06/17,​​ parashtrues​​ L. G. dhe pesë të tjerët,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i​​ 25 tetorit 2016, paragrafi 36; KI75/17, parashtrues​​ X,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 6 dhjetorit 2017, paragrafi 55 dhe KI122/16, parashtrues​​ Riza Dembogaj, Aktgjykim i 30 majit 2018, paragrafi 56).

 

  • Gjykata ka përsëritur vazhdimisht se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e faktit ose të ligjit që pretendohet të jenë bërë nga gjykatat e rregullta (ligjshmëria), përveç dhe për aq sa ato mund të kenë shkelur të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë (kushtetutshmëria). Kështu, Gjykata vetë nuk mund të vlerësojë ligjin që ka bërë që një gjykatë e rregullt të miratojë një vendim në vend të një vendimi tjetër. Nëse do të ishte ndryshe, Gjykata do të vepronte si gjykatë e “shkallës së katërt”, gjë që do të rezultonte në tejkalimin e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj. Në të vërtetë, është roli i gjykatave të rregullta t’i interpretojnë dhe zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale (shih,​​ García Ruiz kundër Spanjës, GJEDNJ, nr. 30544/96, i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe shih, gjithashtu, rastet e Gjykatës: KI70/11, parashtrues të kërkesës​​ Faik Hima, Magbule Hima dhe Besart Hima,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i 16 dhjetorit 2011; si dhe rastet e cekura më lart KI06/17, parashtrues​​ L. G. dhe pesë të tjerët,​​ paragrafi 37, dhe KI122/16, parashtrues​​ Riza Dembogaj, paragrafi 57).​​ 

 

  • Ky qëndrim është mbajtur vazhdimisht nga Gjykata, bazuar në​​ praktikën​​ gjyqësore​​ të GJEDNJ-së, që në mënyrë të qartë thekson se nuk është roli i saj të rishikojë​​ konkluzionet​​ e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të​​ drejtës materiale (shih, rastin e GJEDNJ-së​​ Pronina kundër Rusisë,​​ kërkesa nr. 65167/01,​​ Vendimi për pranueshmëri,​​ i​​ 30 qershorit 2005; dhe rastet e Gjykatës të cituara më lart​​ KI06/17,​​ parashtrues​​ L. G. dhe pesë të tjerët,​​ paragrafi 38 dhe KI122/16, parashtrues​​ Riza Dembogaj, paragrafi 57).​​ 

 

  • Në këtë kuptim, Gjykata në pajtim me praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, ka theksuar se edhe pse roli i Gjykatës është i kufizuar në aspektin e vlerësimit të interpretimit të ligjit, ajo duhet të sigurohet dhe të ndërmarrë masa kur vëren se një gjykatë ka aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar në një rast specifik e​​ ​​ mund të ketë rezultuar në​​ “konkluzione arbitrare”​​ apo “qartazi të paarsyeshme” për parashtruesin (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Anheuser-Busch Inc., Aktgjykim, paragrafi 83,​​ Kuznetsov dhe të tjerët kundër Rusisë, nr. 184/02, paragrafët 70-74 dhe 84;​​ Păduraru kundër Rumanisë, nr. 63252/00, paragrafi 98;​​ Sovtransavto Holding kundër Ukrainës, kërkesa nr. 48553/99, paragrafët 79, 97 dhe 98;​​ Beyeler kundër Italisë​​ [GC], kërkesa nr. 33202/96, paragrafi 108;​​ Koshoglu kundër Bullgarisë, Aktgjykim i 10 majit 2007, paragrafi 50; shih gjithashtu, rastin e Gjykatës​​ cituar më lart​​ KI122/16, parashtrues​​ Riza Dembogaj, paragrafi 57 dhe​​ KI154/17 dhe KI05/18, parashtrues​​ Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar "BARBAS", paragrafët 60 deri në 65 dhe referencat e përdorura aty).

 

  • Në rastin konkret, Gjykata ka parasysh se Gjykata Supreme kishte konstatuar se parashtruesi i kërkesës kërkesën e tij për revizion e kishte parashtruar kundër Aktgjykimit të lartpërmendur të Gjykatës së Apelit,​​ kishte pretenduar zbatim të gabuar të së drejtës materiale,​​ dhe​​ e njëjta ishte refuzuar si e pabazuar.

 

  • Në ndërlidhje me këtë, Gjykata i referohet edhe Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, përmes të cilës kjo e fundit, ndër tjerash, kishte vërtetuar konstatimet e gjykatave të shkallës më të ulët përmes aktgjykimeve të tyre,​​ duke u përgjigjur në të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës.​​ Gjykata Supreme, përmes Aktgjykimit [Rev.​​ nr.​​ 108/21], kishte vlerësuar se gjykata e shkallës së dytë,​​ ka vepruar drejt kur ka refuzuar si të pabazuar ankesën e paditësit, duke vërtetuar​​ vendimet e shkallëve më të ulëta. Në arsyetimin e Gjykatës Supreme​​ theksohet se gjykatat e instancave më të ulëta në mënyrë të drejtë kanë aplikuar të drejtën materiale.

 

  • Gjykata më tej e rikujton​​ arsyetimin e Gjykatës Supreme e cila thekson:​​ “​​ Ligji për​​ gjykatat​​ nuk përmban dispozitat për kompensimet siç janë shpërblimi jubilar dhe pagat përcjellëse me rastin e pensionimit, por as Ligji i punës nuk përmban dispozita​​ lidhur me këto lloje të kompensimeve. Kapitulli VII i Ligjit të cekur përmban dispozitat për pagat dhe benefitet e të punësuarve mes të cilave nuk ka dispozita për shpërblimet jubilare dhe për pagat​​ përcjellëse​​ me rastin e pensionimit. Marrëveshja e Përgjithshme​​ Kolektive përmban dispozita me të cilat rregullohen këto çështje,​​ mirëpo e njëjta nuk​​ mund të aplikohet për gjyqtarë kurse arsyeja për këtë është natyra dhe specifikat e aplikimit të saj”.

 

  • Gjykata Supreme në​​ aktgjykimin e saj gjatë arsyetimit të vendimit sqaron se gjyqtarët nuk kanë qenë të përfaqësuar me rastin e negociimit dhe lidhjes së​​ Marrëveshjes​​ Kolektive,​​ duke shtuar se “gjyqtarët si grupacion profesional nuk kanë qenë të përfaqësuar nga shoqata e tyre profesionale, dhe as nga Qeveria e Kosovës me rastin e negociimit dhe lidhjes së Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, për shkak të arsyeve të paraqitura këtu. Përveç kësaj, pushteti gjyqësor sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës është një degë e posaçme e pushtetit, kështu që Qeveria si përfaqësuese e pushtetit ekzekutiv, nuk do të mund të përfaqësoj gjyqësorin në këto negociata dhe siç është thënë tashmë, tek nënshkrimi i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, Qeveria nuk është palë kontraktuese po është autoritet që garanton zbatimin e një marrëveshje të tillë”.

 

  • Në dritën e fakteve të mësipërme,​​ Gjykata​​ e konsideron të nevojshme të vë në pah se parashtruesit të kërkesës i është mundësuar zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit; se ai ka mundur që gjatë fazave të ndryshme të procedurës të paraqes argumente dhe dëshmi që ai i konsideron të rëndësishme për rastin e tij; dhe se të gjitha argumentet, shikuar objektivisht, që ishin relevante për zgjidhjen e rastit të tij janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve të goditura ishin shqyrtuar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta.

 

  • Prandaj, duke marrë për bazë atë që është cekur më lart, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës, nuk mbështet mjaftueshëm dhe as nuk argumenton para Gjykatës, se si këto interpretime të dispozitave përkatëse ligjore, të bëra nga Gjykata Supreme dhe gjykatat e rregullta, kanë rezultuar në konkluzione arbitrare ose qartazi të​​ paarsyeshme në rastin e tij apo se si procedurat para gjykatave të rregullta, në tërësinë e tyre, mund të mos kenë qenë të drejta apo edhe të kenë qenë arbitrare.

 

  • Prandaj, Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës, përtej pretendimit për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, si rezultat i aplikimit në mënyrë diskriminuese të ligjit, nuk mbështet mjaftueshëm dhe as nuk argumenton para Gjykatës, se si ky interpretim i “ligjshmërisë” nga Gjykata Supreme, mund të ketë qenë jo i drejtë.

 

  • Si përfundim, Gjykata konstaton se parashtruesi në kërkesën e tij nuk ka arritur të dëshmojë dhe të mbështesë pretendimin e tij se si Gjykata Supreme gjatë interpretimit dhe zbatimit të së drejtës materiale ka shkelur të drejtën e tij të garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës,​​ dhe rrjedhimisht, ky pretendim është​​ qartazi i pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar​​ përmes​​ paragrafit (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

Përkitazi me​​ pretendimin për shkelje të​​ nenit 24 të Kushtetutës

 

  • Më tej lidhur me pretendimin e parashtruesit se​​ një numër i gjykatësve të pensionuar në kohën e vlefshmërisë së Marrëveshjes kanë realizuar të drejtën në kompensimet që i kërkonte parashtruesi i kërkesës dhe këto i ka potencuar në shqyrtim gjyqësor, përbën aplikim diskriminues të ligjit vendosja ndryshe për çështje të njëjta”,​​ Gjykata bazuar në pretendimin e​​ lartcekur të​​ parashtruesit të​​ kërkesës, vëren se në në thelb parashtruesi i kërkesës e ngrit edhe​​ shkeljen e nenit​​ 24 [Barazia para Ligjit]​​ të Kushtetutës.

 

  • Nga si më lart,​​ Gjykata, para së​​ gjithash dëshiron të rikujtojë se, si rregull i përgjithshëm, barazia para ligjit nënkupton barazinë e individëve që ndodhen në kushte të​​ barabarta dhe të​​ drejtën e tyre për mbrojtje të barabartë me ligj pa asnjë diskriminim. Megjithatë, barazia para ligjit nuk do të​​ thotë që për një individ ose një kategori personash që janë në​​ kushte objektivisht të​​ ndryshme të ketë trajtim dhe zgjidhje të njëllojta.

 

  • Për më​​ tepër, praktika e​​ Gjykatës​​ Evropiane​​ për të​​ Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), sqaron se, sipas kuptimit të​​ nenit 14 të​​ Konventës​​ Evropiane​​ për​​ të​​ Drejtat e Njeriut (KEDNJ),​​ një​​ trajtim diskriminues konsiderohet​​ vetëm​​ atëherë​​ kur "ai nuk ka​​ justifikim objektiv dhe të​​ arsyeshëm", që​​ do të​​ thotë​​ se, ai nuk ndjek​​ një​​ "qëllim legjitim", apo kur trajtimi nuk ka​​ një​​ marrëdhënie​​ të​​ arsyeshme proporcionaliteti "midis mjeteve të​​ përdoruara​​ dhe​​ qëllimit që​​ arrihet" (shih, për shembull gjykimin e 28 majit 1985 në​​ çështjen​​ Abdulaziz, Cabales dhe Balkandali​​ kundër​​ Mbretërisë​​ së​​ Bashkuar, Seria A, nr. 94, para 78).

 

  • Në ndërlidhje me këtë pretendim,​​ Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës përveç pretendimit të lartpërmendur se është trajtuar ndryshe nga kolegët e tij, nuk ka sjellë prova dhe nuk e ka mbështetur​​ më tej kërkesën e tij në mbështetje të këtij pretendimi.

 

  • Në këtë këndvështrim, Gjykata konsideron se vendimet e gjykatave të​​ rregullta nuk përmbajnë elemente të​​ shkeljes së​​ barazisë para ligjit, përkatësisht elemente të​​ trajtimit të​​ pabarabartë, siç pretendon parashtruesi i kërkesës. Për më​​ tepër, asnjë nga bazat e kërkuara të​​ nenit 24 të​​ Kushtetutës, kur ky nen interpretohet në​​ dritën e nenit 14 të​​ Konventës nuk e justifikojnë pretendimin e parashtruesit të​​ kërkesës për shkeljen e kësaj të​​ drejte themelore, sepse, ai në​​ asnjë mënyrë nuk dëshmon dhe argumenton se gjykatat e rregullta e trajtuan atë në​​ mënyrë të​​ pabarabartë, për ndonjërën nga format e diskriminimit që​​ parashihet me nenin 24 të​​ Kushtetutës.

 

  • Gjykata, gjithashtu, rikujton se ajo vazhdimisht ka theksuar se vetëm përmendja e një neni të Kushtetutës, pa arsyetim të qartë dhe adekuat se si është shkelur ajo e drejtë, nuk mjafton si argument për të aktivizuar makinerinë e mbrojtjes që ofron Kushtetuta dhe Gjykata, si institucion që përkujdeset për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. (Shih, në këtë kontest, rastet e Gjykatës KI02/18, parashtrues Qeveria e Republikës së Kosovës [Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor], Aktvendim për papranueshmëri, i 20 qershorit 2019, paragrafin 36; dhe KI95/19, parashtrues Ruzhdi Bejta, Aktvendim për papranueshmëri, i 8 tetorit 2019, paragrafët 30-31).

 

  • Gjykata, gjithashtu rikujton se, duke u bazuar në nenin 48 të Ligjit dhe paragrafët (1) (d) dhe (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës dhe praktikën e saj gjyqësore, ajo vazhdimisht ka theksuar se (i) palët kanë detyrim që të qartësojnë saktësisht dhe në mënyrë adekuate të paraqesin faktet dhe pretendimet; dhe gjithashtu (ii) të​​ dëshmojnë dhe në mënyrë të mjaftueshme të mbështesin pretendimet e tyre për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese.

 

  • Prandaj, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 24 të Kushtetutës, janë pretendime “të pambështetura apo paarsyetuara”, dhe rrjedhimisht, të papranueshme si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar përmes paragrafit (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin​​ 113.7​​ të Kushtetutës, me nenet 20, 48​​ të Ligjit dhe rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, më​​ 26 maj​​ 2022, njëzëri:

 

VENDOS

 

    • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;​​ 

 

    • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi​​     Gresa Caka-Nimani

 

 

1

Parashtruesit:

Shemsi Hajdini

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar