Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 276/2022, të 8 gushtit 2022

Nr. të lëndës KI 32/23

Parashtruesit: Albin Avdullahu

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 14 dhjetor​​ 2023​​ 

Nr.ref.:​​ RK 2301/23

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

rastin nr.​​ KI68/23

 

Parashtrues

 

Fadil Bajraktari

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së ​​ Aktgjykimit​​ [Rev.nr.413/21]​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës​​ të 19​​ tetorit​​ 2022​​ 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Fadil​​ Bajraktari​​ nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i cili përfaqësohet nga Zef Berisha, avokat​​ nga​​ Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës).​​ 

 

 

 

Vendimi i kontestuar

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ e​​ konteston​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit​​ [Rev.nr.413/2021]​​ të​​ Gjykatës Supreme të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme), i 19 tetorit 2022.​​ 

 

  • Aktgjykimi​​ [Rev.nr.413/2021]​​ i​​ Gjykatës Supreme​​ i 19 tetorit 2022, i është dorëzuar​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ ​​ më​​ 4 nëntor​​ 2022.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [Rev.nr.413/2021] të​​ Gjykatës Supreme të​​ 19 tetorit​​ 2022,​​ përmes të cilit​​ pretendohet se​​ janë shkelur​​ të drejtat dhe liritë themelore të​​ parashtruesit të kërkesës​​ të garantuara me​​ nenin​​ 3​​ paragrafi 2​​ [Barazia para Ligjit],​​ nenin 7 paragrafi 1 [Vlerat], nenin 21 paragrafi 1 dhe 3 [Parimet e Përgjithshme], nenin 22 paragrafi 1 dhe 2 [Zbatimi i drejtpërdrejtë​​ i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 23 [Dinjiteti i Njeriut], nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe​​ nenin 46 [Mbrojtja e Pronës]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në​​ ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të​​ Protokollit Shtesë​​ të​​ Konventës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut (në​​ tekstin e mëtejmë: KEDNj).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin​​ 22 (Procedimi i kërkesës) dhe​​ nenin​​ 47 (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit nr. 03/L-121 për​​ Gjykatën​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si​​ dhe në rregullin​​ 32​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë

 

  • Më​​ 24 mars​​ 2023, përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës e dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatën ​​ Kushtetuese​​ të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 31 mars​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës, përmes Vendimit​​ [Nr.GJR.KI68/23], caktoi gjyqtarin​​ Bajram Ljatifi​​ gjyqtar raportues dhe​​ përmes Vendimit​​ [Nr.KSH.KI68/23] Kolegjin shqyrtues të​​ përbërë​​ nga gjyqtarët:​​ Safet Hoxha​​ (kryesues),​​ Nexhmi Rexhepi​​ dhe​​ Enver Peci, anëtarë.​​ ​​ 

 

  • Më​​ 4​​ prill​​ 2023, Gjykata​​ e​​ (i)​​ njoftoi përfaqësuesin e​​ parashtrueses​​ së kërkesës për regjistrimin e kërkesës;​​ (ii)​​ kërkoi nga i njëjti që​​ të​​ dorëzon të​​ gjitha kopjet e vendimeve/ankesave që​​ ndërlidhen me rastin ngase vendimet e dorëzuara ishin të​​ pa lexueshme; dhe​​ (iii)​​ kërkoi nga i njëjti që​​ të​​ dorëzon autorizimin specifik për Gjykatën Kushtetuese që​​ dëshmon se e përfaqëson parashtruesin e kërkesës.

  • ​​ 24 prill 2023, Gjykata pranoi nga përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës dokumentet e kërkuara dhe autorizimin specifik për Gjykatën Kushtetuese.​​ 

 

  • Më​​ 10 korrik 2023, Gjykata,​​ (i)​​ i dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Supreme ; dhe​​ (ii)​​ kërkoi nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të dorëzojë fletëkthesën​​ që dëshmon ditën​​ se kur parashtruesi i kërkesës e ka pranuar Aktgjykimin [Rev.nr.413/2021] të Gjykatës Supreme të 19 tetorit 2022.​​ 

 

  • Më 18 korrik 2023, Gjykata Themelore e dorëzoi në Gjykatë dosjen e plotë të lëndës dhe në bazë të fletë-kthesës së kërkuar, Gjykata u informua se Aktgjykimi [Rev.nr.413/2021] i Gjykatës Supreme i 19 tetorit 2022, i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës më 4 nëntor 2022.​​ 

 

  • ​​ Më​​ 14 nëntor​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ Gjyqtarit​​ raportues ​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ ta refuzojë​​ kërkesën​​ me procedurë të shkurtë.

 

Përmbledhja e fakteve​​ ​​ rastit

 

  • Nga shkresat e lëndës, Gjykata vëren se procedura pranë​​ gjykatave të​​ rregullta ka të​​ bëjë​​ me vërtetimin e së​​ drejtës pronësore të​​ sipërfaqës 23 m2 të​​ ngastrës kadastrale nr.7317-0 në​​ vendin e quajtur “Perandori Justinian”, në​​ Prishtinë,​​ për të​​ cilën​​ pronë,​​ parashtruesi i kërkesës dhe​​ palët​​ kundërshtare në​​ këtë​​ çështje​​ juridike, e të​​ cilëve Gjykata do të​​ ju drejtohet me inicialet e tyre për shkak të​​ ruajtjes së​​ privatësisë, F.V dhe B.V, pretendojnë​​ se u takon ngastra e lartëcekur.​​ 

 

  • ​​ 24 prill 2015, parashtruesi i kërkesës paraqiti padinë​​ kundër H.K dhe F.V, për shkak të​​ pretendimit se të njëjtit janë fqinjët e tij dhe i kanë uzurpuar ngastrën kadastrale në sipërfaqe prej 23 m2 nr.7317-0 pa ndonjë bazë ligjore.​​ Këtë​​ padi, parashtruesi i kërkesës e zgjeroi në​​ seancën e datës 19 maj 2016 në​​ kuptim subjektiv duke e përfshirë​​ edhe personin tjetër B.V, ndërsa me personin e parë​​ H.K, procedura ishte ndërprerë​​ dhe ishte vazhduar në​​ një​​ kontest tjetër me numër tjetër të​​ lëndës.​​ 

 

  • Bazuar në​​ rrjedhën kronologjike të​​ kësaj çështje juridike, Gjykata vëren se personi B.V ka parashtruar kundërpadi​​ ndaj parashtruesit të kërkesës dhe​​ ndaj F.V, por meqënëse se para Gjykatës​​ është​​ paraqitur vetëm parashtruesi i kërkesës, kjo e fundit do të​​ bazojë​​ përmbledhjen e fakteve vetëm në​​ ato fakte që​​ ndërlidhen me parashtruesin e kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 21 tetor 2016,​​ është​​ nxjerrë​​ ekspertiza gjeodezike​​ nga dy ekspertë​​ A.A dhe Q.H, të​​ cilët konstatuan se kufinjtë​​ e ngastrave 7317-0 me pronar parashtruesin e kërkesës dhe 7318-2 me pronar të​​ paditurën B.V, janë​​ ​​ vjetër dhe se një​​ gjendje e tillë​​ kishte ekzistuar edhe në​​ kohën e pronarëve paraprak, por​​ të njëjtit nuk kishin parashtruar ndonjë vërejtje.​​ 

 

  • Gjykata Themelore refuzoi propozimin e përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës për nxjerrjen e superekspertizës, pasi që i njëjti nuk ka arritur të provojë pretendimet-kundërshtimet që i kishte pasur në ekspertizën e ekspertëve të gjeodezisë A.A dhe Q.H.

 

  • ​​ 28 dhjetor 2016, i padituri F.V ​​ paraqiti përgjigjen në​​ padi në​​ Gjykatën Themelore, duke kundërshtuar kërkesëpadinë​​ e parashtruesit të​​ kërkesës me arsyetimin se të​​ njëjtit i mungon legjitimiteti pasiv në​​ këtë​​ çështje juridike.​​ 

 

  • ​​ 16 janar 2017, parashtruesi i kërkesës ka bërë​​ precizimin e kërkesëpadisë​​ me të​​ cilën ka kërkuar që​​ Gjykata t’i detyrojë​​ F.V dhe B.V që​​ ​​ dorëzojnë​​ ​​ posedim dhe shfrytëzim të​​ lirë​​ parashtruesit të​​ kërkesës sipërfaqen prej 23 m2 të​​ pjesës kadastrale nr. 7317-0 ZK Prishtinë.​​ 

 

  • Më​​ 29 mars 2018, Gjykata Themelore​​ nxori​​ Aktgjykimin​​ [C.nr.1015/13],​​ përmes të cilit​​ (i)​​ e refuzoi si të​​ pabazuar kërkesëpadinë​​ e​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ me të​​ cilën ka kërkuar që​​ të​​ detyrohen të​​ paditurit – kundërpaditësit F.V dhe B.V, t’ia lirojnë​​ dhe dorëzojnë​​ në​​ posedim dhe shfrytëzim të​​ lirë​​ sipërfaqen prej 23 m2 të​​ pjesës ngadastrale, nr.7317-0, në​​ vendin e quajtur “Perandori Justinian” ; ​​ (ii)​​ aprovoi kundërpadinë​​ e të​​ paditurëve – kundërpaditëses B.V, ashtu që​​ vërtetoi se e paditura – kundërpaditësia B.V​​ është​​ pronare e paluajtshmërisë​​ në​​ bazë​​ të​​ posedimit me mirëbesim e pjesës të​​ ngastrës kadastrale nr.7317-0, ZK Prishtinë​​ me sipërfaqe prej 23 m2, e regjistruar në​​ certifikatën pronësore nr.71914059-07317-0 ZK Prishtinë; si dhe​​ ​​ (iii)​​ detyroi parashtruesin e kërkesës që​​ të​​ paditurit dhe kundërpaditëses t’ua paguaj shpenzimet e procedurës në​​ shumë​​ prej 2.813,00 € në​​ afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh nga marrja e aktgjykimit.​​ Në​​ arsyetimin e saj, Gjykata Themelore kishte​​ vlerësuar se parashtruesi i kërkesës ka qenë i informuar në lidhje me gjendjen faktike të mospërputhshmërisë së kufirit të ngastrave, ashtu që nuk është provuar se është iniciuar ndonjëherë procedurë gjyqësore nga paraardhësit e pronave lidhur me këtë çështje dhe në këtë mënyrë personi B.V është poseduese me mirëbesim​​ e pronës në fjalë.

 

  • Brenda afatit ligjor, parashtruesi i​​ kërkesës​​ kishte paraqitur ankesë​​ kundër Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 1015/13] të​​ Gjykatës Themelore​​ të 29 marsit 2018​​ në​​ Gjykatën e Apelit​​ të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë​​ : Gjykata e Apelit),​​ për shkak të:​​ (i)​​ shkelje të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore ;​​ (ii)​​ vërtetim​​ të​​ gabuar dhe jo​​ të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike; si dhe​​ (iii)​​ zbatim të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, e paditura – kundërpaditësja B.V dhe i padituri F.V, parashtruan përgjigje me shkrim në ankesë në Gjykatën e Apelit, me propozimin që :​​ (i)​​ Ankesa e parashtruesit të kërkesës të refuzohet si e pabazuar; dhe​​ (ii)​​ Aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.​​ 

 

  • Më​​ 26 prill 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [Ac.nr.3898/18] e kishte​​ (i)​​ refuzuar si të​​ pabazuar ankesën e​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës; dhe​​ (ii)​​ vërtetuar Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 1015/13] të​​ Gjykatës Themelore të​​ 29 marsit 2018. Gjykata e Apelit ishte pajtuar me qëndrimin juridik të Gjykatës Themelore dhe kishte vlerësuar se dispozitivi dhe arsyetimi ishte mjaftë i qartë dhe i mjaftueshëm për mënyrën e vendosjes.​​ 

 

  • Brenda afatit ligjor, parashtruesi i​​ kërkesës kishte paraqitur​​ revizion në​​ Gjykatën Supreme kundër aktgjykimeve të​​ shkallës së​​ parë​​ dhe të​​ dytë,​​ për shkak të:​​ (a)​​ shkeljeve esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore dhe​​ (b)​​ zbatimit të​​ gabuar të​​ së​​ drejtës materiale.

 

  • ​​ 19 tetor 2022, Gjykata Supreme nëpërmjet Aktgjykimit [Rev.nr.413/2021], e​​ refuzoi si të​​ pabazuar revizionin e paraqitur nga parashtruesi i​​ kërkesës kundër Aktgjykimit [Ac.nr.3898/2018] të​​ Gjykatës së​​ Apelit të​​ 26 prillit 2021. Gjykata Supreme kishte vlerësuar se Gjykata e Apelit ka dhënë arsye të mjaftueshme në mbështetje të konstatimeve të saja dhe se ishte pajtuar me vlerësimin e Gjykatës Themelore lidhur me fitimin e të drejtës së pronësisë në bazë të parashkrimit fitues, e cila ishte baza e aprovimit të kërkesës nga kundërpadia e personit B.V.

 

Pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Përfaqësuesi i​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ në​​ kërkesën e parashtruar para Gjykatës, pretendoi​​ se​​ gjykatat e rregullta kanë​​ nxjerrë​​ aktgjykime​​ në​​ shkelje të​​ të​​ drejtave të​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës, të​​ garantuara me nenin 3 paragrafi 2 [Barazia para Ligjit], nenin 7 paragrafi 1 [Vlerat], nenin 21 paragrafi 1 dhe 3 [Parimet e Përgjithshme], nenin 22 paragrafi 1 dhe 2 [Zbatimi i drejtpërdrejtë​​ i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 23 [Dinjiteti i Njeriut], nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 46 paragrafi 1 [Mbrojtja e Pronës] të​​ Kushtetutës në​​ ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të​​ Protokollit Shtesë​​ të​​ KEDNj-së.​​ 

 

  • Përkitazi me pretendimin për shkelje të​​ nenit 46 të​​ Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës thekson se “​​ lënda nuk​​ është​​ nënshtruar një​​ procesi analitik. Nuk​​ është​​ nënshtruar analizës që​​ përfshinë​​ përcaktimin e secilit element të​​ rregulle të​​ caktuar e cila mund të​​ aplikohet për faktet...”. Si rezultat i​​ kësaj parashtruesi i kërkesës pretendoi se i​​ është​​ shkelur e drejta e pronës e garantuar me Kushtetutë.​​ 

 

  • Për më​​ tepër, Gjykata nga arsyetimi i shkeljeve të​​ pretenduara, vëren se parashtruesi i kërkesës edhe pse nuk e specifikon, një​​ ndër pretendimet​​ është​​ edhe “e drejta për një​​ vendim gjyqësor të​​ arsyetuar”​​ e cila parashihet me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm] të​​ Kushtetutës.​​ Lidhur me këtë, përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës thekson se​​ “ Lënda nuk​​ është​​ gjykuar sipas Kushtetutës, Ligjeve LMTHPJ, Ligjit Nr.03/L-006 për Procedurën Kontestimore (...) Aktgjykimet e shkruara nuk kanë​​ një​​ sqarim kronologjik dhe vlerësim si të​​ analizës dhe fakteve ashtu edhe në​​ analizën e zbatueshmërisë​​ së​​ normave ligjore. Gjykatat nuk i kanë​​ sqaruar rrethanat e rastit në​​ proces kronologjik sipas provave materiale, gjykata​​ është​​ shmangë​​ nga provat materiale dhe Aktgjykimin e ka bazuar në​​ deklaratën të​​ dëshmitarëve. (...) Pra gjykata nuk e ka përmbush detyrën për një​​ vendim të​​ ligjshëm të​​ drejtë​​ dhe të​​ besueshëm.”

 

  • Megjithatë, Gjykata vëren se pretendimet për shkelje të​​ neneve 3, 7, 21, 22, 23 dhe 24, përfaqësuesi i parashtruesit të​​ kërkesës vetëm i ka përmendur dhe nuk ka elaboruar apo dhënë​​ ndonjë​​ arsyetim​​ konkret e të​​ detajuar​​ lidhur me shkeljet e pretenduara të​​ këtyre neneve.​​ 

 

Dispozitat​​ relevante të​​ Ligjit dhe​​ Rregullores​​ ​​ punës​​ 

 

Ligji

 

Neni 49​​ 

(Afatet)

 

​​ “Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të​​ ecë​​ ​​ nga dita kur parashtruesit i​​ është​​ dorëzuar vendimi gjyqësor. Në​​ ​​ gjitha rastet e tjera, afati fillon të​​ ecë​​ ​​ ditën kur vendimi ose akti​​ është​​ shpallur publikisht. Nëse kërkesa​​ është​​ e drejtuar kundër një​​ ligji, atëherë​​ afati fillon të​​ ecë​​ ​​ nga dita kur ligji ka hyrë​​ ​​ fuqi.”​​ 

 

Rregullorja e punës

 

 

 

Rregulli 34

(Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)

 

[...]

 

  • Gjykata mund ta konsiderojë​​ një​​ kërkesë​​ të​​ pranueshme nëse:

 

[...]

 

  • Kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të​​ fundit efektiv juridik i​​ është​​ dorëzuar parashtruesit, dhe [...]

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata, së​​ pari shqyrton nëse janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë​​ të​​ përcaktuara me Kushtetutës dhe të​​ specifikuara më​​ tej me Ligj dhe Rregullore​​ të​​ punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe​​ ​​ Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë se:​​ 

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Përtej kritereve të​​ përcaktuara më​​ lart,​​ Gjykata do t’i referohet kritereve të​​ pranueshmërisë, siç specifikohen më​​ tej në​​ Ligj. Në​​ lidhje me këtë, Gjykata neni 47 (Kërkesa individuale) i Ligjit parasheh që:​​ 

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.​​ 

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Për sa i përket përmbushjes së​​ këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesi i kërkesës​​ është​​ palë​​ e autorizuar, i cili konteston një​​ akt të​​ një​​ autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin [Rev.nr.413/21] të​​ Gjykatës Supreme të​​ 19 tetorit 2022, pasi ​​ i ka shteruar të​​ gjitha mjetet juridike të​​ përcaktuara me ligj.

 ​​ ​​​​ 

  • Megjithatë, Gjykata në​​ vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka parashtruar kërkesën brenda afatit prej katër (4) muajve ashtu siç përcaktohet në​​ nenin 49 (Afatet) të​​ Ligjit dhe specifikohet më​​ tutje përmes pikës (c) të​​ paragrafit (1) të​​ rregullit​​ 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë) të​​ Rregullorës së​​ punës, që​​ përcakton se kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të​​ fundit efektiv juridik i​​ është​​ dorëzuar parashtruesit të​​ kërkesës.

 

  • ​​ këtë​​ kontekst dhe në​​ rrethanat e rastit konkret, Gjykata fillimisht rikujton se parashtruesi i kërkesës ka deklaruar në​​ kërkesën e dorëzuar pranë​​ Gjykatës se Aktgjykimin [Rev.nr.413/21] të​​ Gjykatës Supreme të​​ 19 tetorit 2022 e ka pranuar më​​ 4 dhjetor 2022. Por, në​​ mënyrë​​ ​​ ​​ vërtetohet një​​ pretendim i tillë​​ i parashtruesit të​​ kërkesës, Gjykata më​​ 10 korrik 2023 i​​ është​​ drejtuar Gjykatës Themelore me një​​ shkresë, në​​ ​​ cilën ka kërkuar që​​ ​​ dorëzojë​​ fletë-kthesën e cila do të​​ dëshmonte saktësisht se kur parashtruesit të​​ kërkesës i​​ është​​ dorëzuar Aktgjykimi [Rev.nr.413/21] i Gjykatës Supreme të​​ 19 tetorit 2022.

 

  • ​​ 18 korrik 2023, Gjykata pranoi dosjen e plotë​​ ​​ rastit konkret nga Gjykata Themelore dhe nga shkresat e lëndës, respektivisht fletë-kthesës, vërtetoi se parashtruesi i kërkesës e ka pranuar Aktgjykimin [Rev.nr.413/21] të​​ Gjykatës Supreme të​​ 19 tetorit 2022, më​​ 4 nëntor​​ 2022. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajve të​​ përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të​​ Punës, dhe rrjedhimisht​​ është​​ e papranueshme.

 

  • Në rastet kur parashtruesi i kërkesës ka të drejtë që kopja e vendimit të plotfuqishëm të organeve gjyqësore vendase t’i dorëzohet në mënyrë automatike, qëllimit dhe synimit të nenit 49 të Ligjit më së miri do t’i shërbehej nëse afati katërmujor llogaritet nga data kur është dorëzuar kopja e atij vendimi (shih, ndër të tjera, rastin GJEDNJ-së​​ Worm kundër Austrisë, nr. 83/1996/702/894, aktgjykim i 29 gushtit 1997, paragrafi 33).

 

  • Gjykata rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, sipas nenit 49 të​​ Ligjit dhe sipas rregullit​​ 34​​ (1) (c) të​​ Rregullorës së​​ Punës,​​ është​​ që​​ të​​ promovojë​​ siguri juridike, duke siguruar që​​ rastet që​​ kanë​​ të​​ bëjnë​​ me çështje kushtetuese të​​ trajtohen brenda një​​ periudhe të​​ arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të​​ mos jenë​​ vazhdimisht të​​ hapua për t’u kontestuar (shih, ndër të​​ tjera, rastet e Gjykatës:​​ KI48/21, me parashtrues​​ Xhavit R.Sadrija,​​ Aktvendimi për papranueshmëri, i 30 qershorit 2021, paragrafi 44; dhe​​ KI45/21, me parashtrues​​ Samedin​​ Bytyqi,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 20 majit 2021, paragrafi 35; shih gjithashtu, ndër të​​ tjera, rastsin e GjEDNj-së​​ Mocanu dhe të​​ tjerët kundër Rumanisë, nr.​​ 10865/09, 45886/07 dhe 32431/08, të​​ 17 shtatorit 2014, paragrafi 258).

 

  • Si përfundim, Gjykata konsideron se kërkesa e​​ parashtruesit të​​ kërkesës nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të​​ mëtejmë, për​​ shkak se kërkesa nuk​​ është​​ dorëzuar brenda afatit ligjor, ashtu siç kërkohet me nenin 49 të​​ Ligjit dhe rregullin​​ 34​​ (1) (c)​​ ​​ Rregullores​​ ​​ punës. Prandaj, Gjykata vlerëson se kërkesa duhet të​​ refuzohet me procedurë​​ ​​ shkurtër.

​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin​​ 49​​ të​​ Ligjit dhe rregullin​​ 34​​ (1) (c)​​ të​​ Rregullores​​ së punës, në seancën e mbajtur më​​ 14 nëntor​​ 2023, njëzëri

 

VENDOS

 

  • ​​ REFUZOJË​​ kërkesën;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në​​ Gazetën Zyrtare, në​​ pajtim me nenin 20.4​​ të Ligjit;

 

  • Ky​​ Vendim​​ hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi​​      ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ ​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

1

 

Parashtruesit:

Albin Avdullahu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale