Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Pronë, GSK-KPA-A-276/15, i 13 shkurtit 2019

Nr. të lëndës KI 144/19

Parashtruesit: Tomislav Filipović

Shkarko:

KI144/19, Parashtrues: Tomislav Filipović, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Pronë, GSK-KPA-A-276/15, i 13 shkurtit 2019

KI144/19, Aktvendim për papranueshmëri, i 25 marsit 2021, publikuar më 20 prill 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë  qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës  për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Pronës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme), GSK-KPA-A-276-2015, të 13 shkurtit 2019, në lidhje me vendimin [KPCC/D/A/267/2015] e 30 marsit 2015 të Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës në kuadër të Agjencisë Kosovare të Pronës.

Parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesë në KKPK, duke kërkuar konfirmimin e të drejtës pronësore por KKPK-ja refuzoi ankesën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës ka dështuar të dëshmojë të drejtën e tij pronësore. Edhe Gjykata Supreme konstatoi se vendimi i KKPK-se është i drejte sepse parashtruesi nuk ka ofruar dëshmi relevante për pretendimin e tij.

Gjykata konsideroi që parashtruesi në kërkesën e tij, nuk ka ofruar asnjë argument se në çfarë mënyre apo me cilat veprime atij i janë cenuar apo shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 31 dhe 46 të Kushtetutës.

Gjykata konsideroi se parashtruesi i kërkesës nuk ka shpjeguar si dhe pse konkluzioni se ai “nuk ka dëshmuar” të drejtën e tij pronësore mbi pronën, i cili është dhënë në aktgjykimin e kontestuar, i ka shkelur të drejtat e tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe për mbrojtje të pronës.

Gjykata më tej konsideroi se procedurat në KKPK dhe në Gjykatën Supreme ishin të drejta dhe se vendimet ishin plotësisht të arsyetuara, duke shpjeguar se parashtruesi i kërkesës “nuk ka dëshmuar çfarëdo të drejte pronësore mbi pronën e kërkuar.

Për më tepër, parashtruesi i kërkesës nuk kishte parashtruar asnjë provë prima facie, që do të tregonte shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese.

Në të vërtetë, Gjykata vlerësoi se parashtruesi nuk e ka ndërtuar pretendimin e tij në baza kushtetuese. Përkundrazi, ai e ka bazuar ankesën e tij në “vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të fakteve” e që kjo bie në juridiksionin e gjykatave të rregullta.

Parashtruesit:

Tomislav Filipović

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri