Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 580/2022 të 11 janarit 2022

Nr. të lëndës KI188/22

Parashtruesit: Isak Shehu

Shkarko:

 

 

Prishtinë, më 14 mars 2024

Nr. Ref.:RK 2403/24

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

 

rastin nr.​​ KI188/22

 

Parashtrues

 

Isak Shehu

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ aktgjykimit​​ të Gjykatës Supreme​​ Rev.​​ nr. 580/2022​​ të​​ 11​​ janarit​​ 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS​​ 

 

 

e​​ përbërë nga

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Isak Shehu​​ nga​​ Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës),​​ të cilin e përfaqëson​​ Jeton Osmani,​​ avokat​​ nga Prishtina.

Vendimi i kontestuar

 

  • Në kërkesën​​ KI188/22​​ parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata​​ ta korrigjojë aktvendimin e saj për papranueshmëri​​ në rastin​​ KI83/22,​​ ​​ 12​​ tetorit​​ 2022,​​ dhe ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr. 580/2022]​​ të Gjykatës Supreme të​​ 11​​ janarit​​ 2022.

 

  • Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme i është dorëzuar​​ përfaqësuesit të parashtruesit të kërkesës më​​ 4​​ shkurt​​ 2022.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes së kësaj kërkese​​ është​​ (i)​​ vlerësimi​​ i pretendimit të parashtruesit​​ të kërkesës se​​ në​​ Aktvendimin për papranueshmëri KI83/22 ka​​ ndodhur një lëshim teknik gjatë llogaritjes së afateve lidhur me afatshmërinë e kërkesës së tij, dhe (ii)​​ Vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit [Rev. nr. 580/2022]​​ ​​ Gjykatës​​ Supreme,​​ përmes të cilit​​ pretendohet se​​ janë shkelur​​ të drejtat e​​ parashtruesit të kërkesës​​ të garantuara​​ me​​ nenet 3 [Barazia para​​ Ligjit], 31 [E​​ Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 102 [Parimet e​​ Përgjithshme të​​ Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) dhe nenet 6​​ [E drejta për​​ një proces të rregullt] dhe 13​​ [E drejta për​​ zgjidhje efektive]​​ ​​ Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ nenit​​ 47​​ [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Ligji)​​ dhe në rregullin 29​​ ​​ [Llogaritja e​​ periudhës kohore]​​ paragrafi​​ (1) (g),​​ rregullin​​ ​​ 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve)​​ dhe rregullin 48​​ [Vendimet e Gjykatës]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 28​​ nëntor​​ 2022,​​ parashtruesi i kërkesës përmes postës​​ e​​ dorëzoi kërkesën në Gjykatë.

 

  • ​​ 30​​ nëntor​​ 2022,​​ Gjykata e pranoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës.

 

  • ​​ 5​​ dhjetor​​ ​​ 2022,​​ Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit​​ [nr. GJR. KI188/22]​​ ​​ caktoi gjyqtarin Bajram Ljatifi​​ Gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Safet Hoxha​​ (kryesues),​​ Remzije​​ Istrefi-Peci​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi,​​ anëtarë.

 

  • ​​ 9​​ dhjetor​​ ​​ 2022,​​ Gjykata njoftoi përfaqësuesin e parashtruesit të​​ kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ai që ta plotësojë formularin standard të kërkesës.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me​​ ç ‘rast​​ filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 30​​ dhjetor​​ 2022,​​ përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës​​ e​​ dorëzoi​​ formularin e plotësuar të kërkesës.

 

  • Më 7 qershor 2023,​​ Kolegji shqyrtues​​ e​​ shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe​​ vendosi që vendimmarrja për raportin të shtyhet për njërën nga seancat e radhës.

 

  • ​​ 18 janar​​ 2023,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës, gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës kishte marrëdhënie pune me Korporatën Energjetike të Kosovës (në tekstin e mëtejmë:​​ KEK) nga viti 1979 deri në vitin 2018, kur ai doli në pension. Rrjedhimisht, ai​​ parashtroi​​ kërkesë në KEK,​​ përmes së cilës kërkoi​​ njohjen e së drejtës për (3) tri shpërblime jubilare, mirëpo më 14 dhjetor 2018, KEK-u​​ nxori​​ vendimin [nr. 1527]​​ përmes të cilit refuzoi​​ kërkesën e​​ parashtruesit​​ si të pabazuar.

 

  • Duke pasur parasysh këtë, më 23 maj 2019,​​ parashtruesi i kërkesës​​ parashtroi​​ padi​​ në Gjykatën Themelore kundër vendimit [nr. 1527] të KEK-ut,​​ përmes së cilës kërkoi​​ që t'i paguhen tri paga jubilare në vlerë të përgjithshme prej 4235,82 (katër mijë e dyqind e tridhjetë e pesë euro e tetëdhjetë e dy cent) me kamatë ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes së padisë deri në pagesën përfundimtare.​​ 

 

  • Më 11 tetor 2019, Gjykata Themelore, me aktgjykimin​​ [C. nr. 1791/2019],​​ aprovoi​​ si të bazuar​​ kërkesëpadinë e parashtruesit​​ të kërkesës​​ dhe​​ obligoi​​ të paditurën KEK që​​ t'ia paguajë parashtruesit​​ të kërkesës​​ shumën prej 3,960 (tre mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë) euro me kamatë prej 8%. dhe shpenzimet e procedurës në vlerë prej 175 euro​​ nga dita e marrjes së aktgjykimit, dhe të gjitha brenda​​ afatit prej​​ 7 ditëve.

 

  • Në​​ arsyetimin​​ e aktgjykimit [C. nr. 1791/2019], ndër të tjera Gjykata Themelore​​ theksoi:

 

​​ 18.03.2014,​​ është​​ nënshkruar Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive​​ nga palët kontraktuese​​ Qeveria e Kosovës,​​ Kryeministri,​​ për punëdhënësit​​ Oda Ekonomike e Kosovës​​ dhe Aleanca Kosovare e Biznesit,​​ për të punësuarit në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës​​ dhe kryesuesi i Këshillit Ekonomiko-Social. ​​ Marrëveshja Kolektive ka hyrë në Fuqi​​ ​​ 01.01.2015.

 

Me dispozitën e nenit 52​​ të​​ Marrëveshjes Kolektive janë rregulluar ​​​​ Shpërblimet jubilare​​ dhe atë:​​ I punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë:​​ .për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij;​​ ​​ për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy paga mujore të tij; dhe​​ .për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri paga mujore të tij;​​ ​​ 2.​​ Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare; 3​​ Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf.

 

Sipas vendimeve të administratës së të​​ paditurës​​ KEK, më​​ 10.04.2019​​ dhe më​​ 23.08.2019, është rregulluar pagesa e pagave jubilare për periudhën 2015 - 2019, sipas së cilës​​ e paditura​​ ka marrë përsipër detyrimin për pagesën e pagave jubilare.

 

Gjykata vlerëson se vendimet e të paditurës​​ për pagesën e pagave jubilare për punonjësit janë normë materiale dhe si bazë ligjore përfaqëson të drejtën subjektive të paditësit​​ siç është​​ përcaktuar në​​ dispozitiv.

 

  • Më 4 nëntor 2019, KEK-u parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit [C. nr.​​ 1791/2019]​​ të Gjykatës Themelore, duke​​ pretenduar​​ shkelje​​ esenciale​​ të dispozitave të Ligjit të Procedurës​​ Kontestimore​​ (LPK),​​ vërtetimit jo të plotë të​​ gjendjes​​ faktike dhe zbatimit​​ të gabuar​​ të së drejtës materiale.

 

  • Më 11 qershor 2021, Gjykata e Apelit, me aktgjykimin​​ [Ac. nr. 1444/20],​​ aprovoi​​ ankesën e KEK-ut, duke ndryshuar aktgjykimin [C. nr. 1791/2019]​​ e​​ Gjykatës Themelore të 11 tetorit​​ 2019,​​ ashtu që refuzoi​​ kërkesëpadinë e parashtruesit​​ të kërkesës​​ si të pabazuar.

 

  • Në​​ arsyetimin​​ e aktgjykimit [Ac. nr. 1444/20],​​ Gjykata e Apelit,​​ ndër të tjera, theksoi:

 

Në këtë rast, gjykata e shkallës së parë gabimisht ka zbatuar dispozitën e nenit 52 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës […]​​ Me këto dispozita​​ përcaktohet e​​ drejta​​ e punëmarrësit për shpërblim jubilar, por në rastin konkret është bazë, megjithatë, nuk ka qenë e mundur të mbështetet në këtë dispozitë sepse Kontrata e Përgjithshme​​ Kolektive e Kosovës ka filluar të zbatohet​​ nga​​ 01.01.2015, me kohëzgjatje prej tre vjetësh,​​ përkatësisht​​ deri​​ më​​ 31.12.2017, kur ka skaduar afati për zbatimin e​​ së njëjtës,​​ përkatësisht​​ ka pushuar efekti juridik. Me skadimin e afatit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës,​​ e njëjta​​ ​​ nuk mund të zbatohet për​​ rastet​​ tjera pas datës​​ 31.12.2017, dhe​​ as​​ në rastin e paditësit, pasi që paditësi ka​​ parashtruar​​ padi në gjykatë më​​ 31.05.2019, pas përfundimit të zbatimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës parashtroi​​ kërkesë për​​ revizion​​ në Gjykatën​​ Supreme​​ kundër aktgjykimit [Ac. nr. 1444/20] të​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit, për shkak të shkeljeve​​ esenciale​​ të dispozitave të​​ LPK-së dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Më 11 janar 2022, Gjykata Supreme nxori​​ aktvendimin​​ [Rev. nr. 580/2021],​​ përmes​​ të cilit​​ refuzoi​​ si të pabazuar kërkesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për revizion të​​ parashtruar​​ kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

 

  • Në​​ arsyetimin​​ e aktgjykimit [Rev. nr. 580/2021], Gjykata Supreme, ndër të tjera,​​ deklaroi:

 

[…] ​​ me dispozitën​​ e nenit 2 të Ligjit të Punës​​ parashihet​​ se “Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të punësuarit dhe punëdhënësit e sektorit privat dhe publik në Republikën e Kosovës”. Me dispozitën​​ e nenit 90, paragrafi 4, të këtij ligji,​​ parashihet​​ se “Marrëveshjet kolektive mund të lidhen për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tre (3) vjet”.​​ Kurse​​ me paragrafin 5 të​​ tij, parashihet se “Marrëveshja Kolektive vlen për ata punëdhënës dhe punëmarrës të cilët marrin përsipër detyrimet e përcaktuara me Marrëveshjen e tillë Kolektive”, gjë që këtu, në këtë çështje​​ juridike nuk është rast, ndërkohë që​​ Marrëveshja​​ Kolektive nuk ka efekt​​ retroaktiv.​​ Ndërsa​​ me dispozitat e​​ Ligjit të​​ sipërpërmendur​​ nuk​​ është e paraparë​​ e​​ drejta e​​ punëtorit​​ për pagesën e shpërblimit jubilar dhe pagave​​ përcjellëse​​ për​​ shkuarjen në​​ pension​​ të pleqërisë. Me dispozitat e nenit 7 të​​ po të​​ njëjtit ligj, është paraparë që pensioni​​ i vjetërsisë​​ dhe​​ i​​ përkohshëm​​ rregullohen me ligj të veçantë. Nga këtu dhe në prani të rrethanave, fakteve si dhe​​ nga​​ arsyet e​​ sipër​​ përmendura, Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se gjykata e shkallës së dytë në mënyrë të drejtë ka zbatuar të drejtën materiale,​​ nga se​​ vërtetë, në​​ rastin​​ konkret​​ civil-juridik,​​ mungon​​ baza​​ ligjore që​​ pagat jubilare kontestuese​​ t'i paguhen paditësit nga​​ ana​​ e të paditurës, prandaj,​​ ndaj në kontekstin e mësipërm,​​ edhe pretendimet e​​ revizionit​​ janë të​​ paqëndrueshme.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi në kërkesën KI188/22 paraqet pretendime në bazë të të cilave ai​​ konsideron​​ se​​ Gjykata Kushtetuese, me vendimin për papranueshmërinë me numër KI83/22, gabimisht e ka shpallur kërkesën të papranueshme pasi e ka konsideruar kërkesën e Isak Shehut jashtë afatit ligjor, duke konsideruar se kërkesa e paraqitur pas afatit të parashikuar në nenin​​ 49.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se kërkesa e tij është​​ parashtruar​​ brenda afatit ligjor dhe se Gjykata Kushtetuese ka zbatuar në mënyrë të gabuar të drejtën materiale,​​ përkatësisht​​ ka llogaritur gabimisht afatet ligjore në kuptim të rregullit 30, paragrafi 6 i Rregullores së​​ punës së Gjykatës Kushtetuese.

 

  • Prandaj, parashtruesi i kërkesës sqaron se​​ rregullit 30 par.​​ 4 të​​ rregullores së​​ punës ne rastet kur periudha shprehet me muaj, ajo​​ përfundon​​ me kalimin e​​ ditës​​ së​​ njëjtë​​ kalendarike të​​ muajit me ditën gjatë​​ të​​ cilës ka ndodhur ngjarja ose veprimi​​ për​​ të​​ cilin duhet të​​ llogaritet periudha kohore, dhe në​​ kuptim të​​ rregullit 30 par.​​ 6 të​​ rregullores së​​ punës​​ nëse​​ periudha​​ përfundon​​ të​​ shtunën, të​​ dielën​​ ose në​​ ndonjë​​ feste zyrtare, ajo do të​​ vazhdojë​​ deri në​​ fund të​​ ditës​​ së​​ parë​​ të​​ punës që​​ vjen pas saj.

 

  • Në këtë drejtim,​​ parashtruesi i kërkesës shton​​ se data 04​​ qershor 2022 ka qenë​​ ditë​​ e shtunë, dite kur Gjykata Kushtetuese nuk punon, dhe në​​ kuptim të​​ rregullit 30 par.​​ 6 të​​ rregullores së​​ punës​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ konsiderohet se ka qenë​​ brenda afateve ligjore deri në​​ ditën​​ e parë​​ të​​ punës, pra​​ ditën​​ e​​ hënë​​ e që​​ kjo​​ është​​ data 06 qershor 2022.

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ ka​​ dorëzuar​​ kërkesën​​ më​​ 06 qershor 2022 dhe në​​ kuptim të​​ situatës​​ së​​ lartcekur konsiderohet se​​ është​​ brenda afatit ligjore​​ për​​ dorëzimin​​ e​​ kërkesës​​ brenda 4 muajsh nga data e pranimit në​​ kuptim të​​ nenit 49 të​​ ligjit mbi​​ Gjykatën, andaj i​​ propozojmë​​ Gjykatës​​ Kushtetuese që​​ në​​ kuptim të​​ lartcekurave ta aprovojë​​ kërkesën​​ për​​ kthim në​​ gjendje të​​ mëparshme​​ në​​ rastin ​​​​ KI 83/22.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton pretendimet e parashtruesit në kërkesën​​ KI 83/22.

 

  • Parashtruesi i kërkesës në kërkesën​​ KI 83/22,​​ kontestoi​​ ​​ Aktgjykimin​​ [Rev.​​ nr.​​ 580/2021]​​ e Gjykatës Supreme​​ ​​ 11​​ janarit​​ 2022,​​ duke pretenduar,​​ se i njëjti​​ është​​ nxjerrë​​ ​​ shkelje të​​ ​​ drejtave dhe lirive themelore të​​ tij të​​ garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta​​ për​​ Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm], 32 [E Drejta​​ për​​ Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja​​ Gjyqësore​​ e të​​ Drejtave] dhe 102 [Parimet e​​ Përgjithshme​​ ​​ Sistemit​​ Gjyqësor] të​​ Kushtetutës​​ si dhe nenet 6 dhe 13 të​​ KEDNJ-së.

 

Pretendimi për shkelje të nenit 24 të Kushtetutës në lidhje me nenin 14 të​​ KEDNJ-së

 

  • Për sa i përket pretendimit për shkeljen e nenit 24 të Kushtetutës,​​ parashtruesi i kërkesës​​ konsideron se ka ardhur deri te shkelja​​ e nenit të sipërpërmendur të Kushtetutës për shkak se, siç thekson ai, Gjykata e Apelit dhe Gjykata​​ Supreme​​ kanë vendosur ndryshe në raste të ngjashme, duke e vënë​​ atë​​ në pozitë të pabarabartë para ligjit.​​ 

 

Pretendimi për shkelje të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ ​​ KEDNJ-së

 

  • Lidhur me pretendimin për shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së,​​ parashtruesi i kërkesës​​ thekson se Gjykata e Apelit dhe Gjykata​​ Supreme​​ në​​ aktgjykimet​​ e tyre kanë konstatuar​​ gabimisht​​ gjendjen faktike dhe kanë zbatuar gabimisht​​ të drejtën materiale, sepse​​ “...e paditura​​ e ka rregulluar edhe çështjen e shpërblimeve jubilare me një akt të brendshëm që është ende në fuqi, duke parashikuar që​​ e paditura​​ t'ua njohë punonjësve​​ shpërblimet​​ jubilare kur kushtet e biznesit dhe financiare janë të përshtatshme për të​​ paditurën.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ konsideron​​ se​​ Gjykata​​ është​​ dashur të​​ ketë​​ parasysh se​​ është​​ fakt notor se KEK sh. a. si​​ punëdhënës​​ është​​ një​​ nga Korporatat më​​ të​​ fuqishme në​​ vend si​​ për​​ nga fuqia afariste ashtu edhe​​ për​​ nga gjendja financiare por gjithashtu edhe faktin se e paditura si​​ punëdhënës​​ është​​ dashur që​​ ti njeh​​ paditësit​​ të​​ drejtën​​ e tij​​ për​​ pagë​​ ​​ jubilare në​​ afatin prej 30​​ ditësh​​ duke u bazuar ne nenin 52 të​​ MPKK dhe atë​​ pas​​ plotësimit​​ të​​ kushteve të​​ parapara në​​ nenin 52 par. 1 të​​ MPPK lidhur me nenin 53.4 të​​ Kodit të​​ punës​​ së​​ KEK sh.a. Por Gjykata gjithashtu nuk merr​​ për​​ bazë​​ faktin se​​ paditësi​​ tek pas refuzimit të​​ paditurës​​ që​​ ti njeh të​​ drejtën​​ e​​ pagës​​ jubilare, kishte paraqitur​​ padinë​​ ne Gjykatë​​ për​​ realizimin e të​​ drejtës​​ së​​ tij në​​ pagë​​ jubilare.​​ Për​​ më​​ tepër​​ kërkesëpadia​​ e​​ paditësit​​ është​​ e bazuar edhe nga​​ fakti se duke u bazuar ne nenin 53.4 të​​ kodit të​​ punës​​ të KEK​​ Sh.a e paditura ka paraparë​​ njohjen e një​​ të​​ drejte të​​ tillë​​ dhe e paditura kodin e​​ punës​​ e ka ende në​​ fuqi dhe te e paditura punohet ende në​​ harmoni me​​ këtë​​ kod, andaj edhe ne kuptim të​​ kësaj​​ kërkesëpadia​​ e​​ paditësit​​ është​​ tërësisht​​ e bazuar dhe e​​ njëjta​​ është​​ paraqitur në​​ Gjykatë​​ në​​ kuadër​​ të​​ afateve ligjore​​ për​​ njohjen e të​​ drejtës​​ së​​ saj​​ për​​ pagë​​ jubilare​​ për​​ më​​ tepër​​ kjo e drejtë​​ i takon edhe pasi që​​ një​​ të​​ drejt e tillë​​ është​​ njohur edhe nga vet e paditura me vendimet 2244 dt.​​ 10.04.2019 dhe​​ plotësimin​​ e​​ tij​​ me nr.​​ 8261 dt.23.o8.2019 i ka njohur një​​ të​​ drejt të​​ tillë​​ të​​ gjithë​​ punëmarrësve​​ si dhe nen nenin 3 të​​ këtij​​ vendimi i ka njohur edhe​​ kësaj​​ kategorie të​​ punësuarve​​ të​​ drejtën​​ e tyre në​​ tri paga​​ jubilare.

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ më tej thekson se gjykatat e rregullta nuk kanë vepruar në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë çështjen e gjykimit të drejtë dhe zbatimin e së drejtës materiale, sepse​​ “....​​ me rastin e marrjes së​​ aktgjykimit​​ për​​ revizionin paraqitur nga​​ paditësi​​ para​​ Gjykatës​​ Supreme konkretisht dispozitat e Ligjit të​​ Procedurës​​ Kontestimore si dhe Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kanë​​ vepruar në​​ kundërshtim​​ me dispozitat ligjore gjatë​​ marrjes së​​ vendimeve. Sipas pretendimeve të​​ paditësit, mos veprimi i​​ Gjykatës​​ sipas dispozitave ligjore kishte rezultuar në​​ refuzim të​​ Revizionit​​ ​​ tij, dhe rrjedhimisht, atij i ishte​​ pamundësuar​​ që​​ tëmerr​​ një​​ përgjigje​​ përfundimtare​​ nga gjykatat sa i​​ përket​​ meritave të​​ rastit të​​ tij.

 

  • Në këtë​​ drejtim,​​ parashtruesi i kërkesës​​ konsideron​​ se​​ janë shkelur​​ të drejtat e tij për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuara​​ me​​ nenin​​ 31​​ ​​ Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, dhe për shkak të veprimeve të sipërpërmendura,​​ paditësi​​ nuk ka mundur të përdorë mjet të jashtëzakonshëm juridik​​ pranë​​ gjykatave të rregullta, duke e penguar atë​​ ​​ mbrojtjen​​ gjyqësore​​ ​​ të drejtave të garantuara me nenin 54 të Kushtetutës.

 

Pretendimi për shkelje të nenit​​ 32​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 13​​ të KEDNJ-së

 

  • Sa i përket pretendimit për shkeljen e nenit 13 të KEDNJ-së,​​ parashtruesi i kërkesës​​ thekson se është shkelur edhe parimi i barazisë së armëve, sepse ai ishte vendosur në pozitë të pafavorshme​​ ndaj​​ ​​ paditurës, për shkak se​​ e drejta​​ materiale​​ nuk ishte zbatuar​​ në lidhje me​​ mjetin​​ juridik efektiv.

 

  • Në fund,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kërkon nga Gjykata​​ që​​ (i) ta​​ aprovojë kërkesën dhe (ii) ta​​ anulojë aktgjykimin [Rev. nr. 580/2022] të Gjykatës Supreme​​ ​​ 11 janarit​​ 2022.

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni​​ 24 [Barazia para Ligjit]

 

1.​​ Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.​​ 

 

2.​​ Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër persona.​​ 

 

3.​​ Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.

 

Neni​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

[...]”

 

Neni​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.

 

Neni​​ 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]

 

  • Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat.​​ 

 

  • Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykata.​​ 

 

  • Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.​​ 

 

  • Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm.​​ 

 

  • Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe. E drejta e përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, rregullohet me ligj. Me ligj mund të lejohet e drejta për të referuar një rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese.

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TE DREJTAT E NJERIUT

 

Neni​​ 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij​​ [...].

 

Neni​​ 13

(E drejta për zgjidhje efektive)

 

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

 

Ligji i Punës​​ nr. 03/L-212

Neni​​ 87​​ Afati i parashkrimit

Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës.

Neni​​ 90

Marrëveshja Kolektive​​ […]

“4.​​ Marrëveshja Kolektive mund të lidhet për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri (3) vjet.

Ligji për Marrëdhëniet Detyrimore​​ nr. 04/L-077

Neni​​ 357​​ Kërkesa e shpërblimit të dëmit

“1.​​ Kërkesa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar parashkruhet për tri (3) vite nga data kur i dëmtuari ka marrë dijeni për dëmin dhe për personin, i cili e ka shkaktuar dëmin.

[...]​​ 

MARRËVESHJA​​ E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE​​ E​​ KOSOVËS​​ (në​​ fuqi prej​​ 1​​ janarit​​ 2015​​ deri më​​ 31​​ dhjetor​​ 2017)

Neni 52​​ Shpërblime jubilare

 

1.​​ I​​ punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë:​​ 

1.1.​​ .për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij;​​ 

1.2.​​ për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy paga mujore të tij;​​ 

1.3.​​ .për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri paga mujore të tij.​​ 

2.​​ Punëdhënësi i fundit është ai që paguan shpërblime jubilare.​​ 

3.​​ Shpërblimi jubilar, paguhet në afat prej një muaji, pas plotësimit të kushteve nga ky paragraf.

 

MENDIM JURIDIK PËR SHPËRBLIMIN JUBILAR​​ I Gjykatës Supreme​​ lidhur me​​ ligjin e​​ aplikueshëm, marrëveshja​​ e​​ përgjithshme​​ kolektive dhe​​ kontratat sektoriale, si dhe kushtet për të fituar​​ të drejtën​​ e shpërblimit​​ jubilar,​​ i ​​​​ 27​​ shkurtit​​ ​​ 2023

 

Marrëveshja/Kontratat​​ e​​ aplikueshme:​​ 

 

II.​​ Marrëveshja e Përgjithshme​​ Kolektive​​ e Kosovës​​ e lidhur​​ më datë​​ 18.03.2014,​​ dhe nënshkruar​​ nga​​ Organizatat​​ e​​ punëdhënësve​​ (Oda​​ Ekonomike e​​ Kosovës​​ dhe​​ Aleanca​​ Kosovare​​ e​​ Biznesit),​​ Organizatat​​ e​​ ​​ punësuarve​​ (Bashkimi​​ i​​ Sindikatave​​ ​​ Pavarura të Kosovës), si dhe Qeveria e Republikës së​​ Kosovës, (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale), (në tekstin e​​ ​​ tejmë:​​ Marrëveshja e​​ Përgjithshme Kolektive e Kosovës)​​ aplikohet​​ në​​ periudhën kohore​​ nga​​ data 01.1.2015​​ ​​ 31.12.2017

[…]

Kushtet​​ për​​ ​​ fituar​​ ​​ drejtën​​ shpërblimit​​ jubilar:​​ 

 

VI.​​ I​​ punësuari​​ ​​ bazë​​ ​​ Marrëveshjes së​​ Përgjithshme Kolektive​​ ​​ Kosovës,​​ ka​​ ​​ drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52, të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen këto kushte dhe​​ atë: a) që viti jubilar i punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet​​ të​​ arrihet​​ ​​ kohën​​ kur​​ kjo​​ marrëveshje aplikohet si​​ ​​ pikën​​ II,​​ ​​ këtij​​ mendimi juridik, dhe​​ b)​​ përvoja​​ e​​ punës​​ për​​ 10,​​ 20​​ dhe​​ 30​​ vjet​​ duhet​​ ​​ jetë​​ e​​ pandërprerë​​ te​​ punëdhënësi i fundit

[]

 

Arsyetimi i Mendimit Juridik

 

Gjykata Supreme e Kosovës në praktikën e saj gjyqësore gjatë vlerësimit të ligjshmërisë së vendimeve të​​ gjykatave të instancave më të ulëta ka konstatuar praktikë jo unike lidhur me çështjen e kërkesave për shpërblimin jubilar. Praktika jo unike e gjykatave të​​ instancave më të ulëta kryesisht ka të bëjë me periudhën kohore që duhet të aplikohen marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe kontratat sektoriale, si dhe kushtet për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar.

 

Arsyetimi për pikën VI​​ (gjashtë)​​ të mendimit juridik

 

Në praktikë është paraqitur si dilemë, se viti jubilar I punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet, a duhet të arrihet​​ në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet si​​ në pikën II, të këtij mendimi juridik, dhe b) përvoja e punës për 10, 20 dhe 30 vjet​​ a duhet të jetë​​ e pandërprerë te punëdhënësi​​ i​​ fundit. Në praktikën gjyqësore janë konstatuar interpretime, vlerësime​​ dhe mënyra të ndryshme të vendosjes, lidhur ma atë se cilat kushte duhet të plotësohen për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar.​​ 

 

Qëndrimi i Gjykatës Supreme të Kosovës është se: i punësuari në bazë të Marrëveshjes​​ së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, ka të drejtë në shpërblimin jubilar siç përcaktohet me nenin 52 të kësaj marrëveshje, nëse plotësohen​​ këto kushte dhe atë: që viti jubilar i punësimit për 10, 20 dhe 30 vjet ​​ të arrihet në kohën kur kjo marrëveshje aplikohet​​ si ​​ në pikën II, të këtij mendimi juridik dhe b) përvoja e punës për 10, 20 dhe 30 vjet duhet të jetë e pandërprerë te punëdhënësi i fundit, për arsye se me nenin 52 të kësaj marrëveshjeje, përcaktohet se:​​ ​​ I​​ punësuari, ka të drejtë në shpërblimin jubilar dhe atë: ​​ a)​​ për 10 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të një page mujore të tij; b)​​ për 20 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të dy paga mujore të tij; dhe ​​ c)​​ për 30 vjet të përvojës në punë pandërprerë, te punëdhënësi i fundit, në vlerë të tri paga mujore të tij.”​​ Nga interpretimi i nenit 52 paragrafi 1 i kësaj marrëveshje, rezulton qartë se i punësuari për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar duhet ti plotësojë kushtet e theksuara si në pikën II, dhe VI, të këtij mendimi juridik.​​ 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa i​​ ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të​​ përcaktuara me​​ Kushtetutë, të parapara me​​ Ligj​​ dhe të specifikuara më tej​​ me​​ Rregullore të​​ punës.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët ​​ përcaktojnë:​​ 

 

1.​​ Gjykata Kushtetuese​​ vendos​​ vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata më tej shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka plotësuar kushtet e pranueshmërisë, siç parashikohet më tej në Ligj, përkatësisht në nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, të cilat​​ parashohin:​​ 

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ secilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Në lidhje me pretendimin e​​ parashtruesit​​ nga kërkesa​​ KI 188/22​​ se kërkesa​​ KI 83/22​​ është dorëzuar në afatin ligjor

 

  • Në rastin konkret, Gjykata, përpara se të vazhdojë me procedurën e​​ mëtejshme​​ në lidhje me këtë kërkesë, duhet të shqyrtojë​​ pretendimet​​ në lidhje me​​ lëshimin​​ teknik gjatë llogaritjes së afateve lidhur me​​ parashtrimin e kërkesës​​ në rastin​​ KI 83/22​​ dhe se si pasojë e kësaj,​​ në bazë të​​ nenit​​ 49 të Ligjit, dhe rregullit​​ 39 (Kriteret e pranueshmërisë) pika (1) (c) e Rregullores së​​ punës​​ nr. 01/2018,​​ Gjykata​​ e​​ deklaroi​​ kërkesën​​ përkatëse​​ të​​ papranueshme​​ si të pasafatshme.

 

  • Në mbështetje të kësaj, Gjykata i kthehet përmbajtjes​​ së rregullit të lartpërmendur 29​​ [Llogaritja e​​ periudhës​​ kohore] të Rregullores së​​ punës​​ Nr. 01/2023 e cila është në fuqi,​​ ku​​ në paragrafin (1) (g)​​ relevant theksohet,

 

“[…]

 

(g)​​ Ndryshe, nëse periudha përfundon të shtunën, të dielën ose në ndonjë festë zyrtare, ajo do të vazhdojë deri në fund të ditës së parë të punës që vjen pas saj.

 

  • Gjykata, duke e lidhur rregullin​​ 29​​ e lartpërmendur, paragrafin (1) (g)​​ të Rregullores së​​ punës, me rrethanat e rastit konkret lidhur me afatet për pranimin e aktgjykimit të kontestuar [Rev. nr. 580/2022] të Gjykatës Supreme, si dhe me datën e​​ parashtrimit të kërkesës KI 83/22 vëren si në vijim;​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka pranuar aktgjykimin e​​ kontestuar​​ të Gjykatës Supreme më 4 shkurt 2022, i cili në kuptimin formalist të interpretimit të afatit kohor, të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34.1 (c) të Rregullores së​​ punës, do të thotë se kërkesa mund të dorëzohet në​​ Gjykatë më 4 qershor 2022.

 

  • Megjithatë, duke​​ shqyrtuar​​ ditët e javës së qershorit 2022, Gjykata vëren se 4 qershori​​ 2022, është dita e parë e fundjavës,​​ përkatësisht​​ e shtunë, që në fakt do të thotë se afati i fundit për paraqitjen e kërkesës, në​​ pajtim​​ me paragrafin (1) (g)​​ ​​ rregullit 29​​ të Rregullores së​​ punës, “ajo do të vazhdojë deri në fund të ditës së parë të punës që vjen pas saj”, që në rastin konkret nënkupton deri në fund të 6 qershorit​​ (e hënë) 2022.

 

  • Rrjedhimisht, në mënyrë që kërkesa KI 83/22 të konsiderohet si kërkesë e​​ parashtruar​​ brenda afatit, ajo do të duhej të dorëzohej në ditën e parë të punës pas skadimit të afatit 4-mujor që përfundoi​​ ​​ fundjavë.

 

  • Prandaj, me qëllim që Gjykata të​​ konstatojë​​ nëse pretendimet e parashtruesit të kërkesës nga kërkesa KI 188/22 janë të bazuara, Gjykata i kthehet fakteve të kërkesës së mëparshme KI 83/22, duke vënë në dukje se parashtruesi​​ i kërkesës e​​ ka dërguar kërkesën e tij​​ ​​ Gjykatë​​ përmes​​ postës​​ më 6 qershor​​ 2022, pra të hënën, që në kuptimin konkret do të thotë se kërkesa KI 83/22 mund të konsiderohet si kërkesë e​​ parashtruar​​ në afatin e paraparë me nenin 49 të Ligjit.

 

  • ​​Duke pasur parasysh të gjitha sa më sipër, Gjykata konkludon se pretendimi i​​ parashtruesit të kërkesës​​ ​​ nga kërkesa KI 188/22, në lidhje me​​ pohimin​​ “se kërkesa KI 83/22 është​​ dorëzuar​​ brenda afatit ligjor”, është i bazuar, dhe rrjedhimisht, në vijim, Gjykata do të shqyrtojë plotësimin e kërkesave të tjera procedurale në lidhje me kërkesën e​​ parashtruesit​​ për të përcaktuar nëse kërkesa mund të shqyrtohet në kuptimin thelbësor në lidhje me shkeljet e pretenduara të Kushtetutës dhe të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

  • Megjithatë, përpara se Gjykata ta bëjë këtë, e sheh të nevojshme të​​ konstatojë​​ se, për shkak të specifikave​​ ​​ mënyrës dhe datës së dorëzimit të​​ kërkesës KI 83/22, gjatë vlerësimit të përmbushjes së kushteve procedurale të kërkesës së paraqitur për sa i përket afatit të dorëzimit,​​ është​​ bërë një​​ lëshim teknik​​ në lidhje me llogaritjen e​​ afatit sepse nuk është vërtetuar rrethana se:​​ i)​​ kërkesa është dorëzuar me postë, dhe se​​ ii)​​ kërkesa është dorëzuar në ditën e cila llogaritet se hyn në afatin prej katër (4) muajsh. Pikërisht si pasojë e lëshimit teknik është konstatuar se kërkesa ishte e pasafatshme. Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa KI83/22 është dorëzuar brenda afatit prej katër (4) muajsh.

 

  • Prandaj, për sa i përket plotësimit të kushteve të tjera të cekura, Gjykata vlerëson se​​ parashtruesi i kërkesës​​ është​​ palë e autorizuar në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; ii. ai konteston kushtetutshmërinë e​​ aktgjykimit​​ [Rev. nr. 580/2022] të Gjykatës Supreme të 11 janarit 2022.​​ iii. ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion​​ sipas​​ nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; iv.​​ Ka theksuar​​ të drejtat e garantuara me Kushtetutë, për të cilat pretendon se janë shkelur në​​ pajtim​​ me kërkesat e nenit 48 të​​ Ligjit; dhe​​ v. e ka​​ parashtruar​​ kërkesën në afat prej 4 (katër) muajsh të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet rregullit 34​​ (2) të Rregullores së​​ punës, i cili përcakton:

 

“(2)​​ Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar,​​ kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të​​ mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.

 

  • Gjykata së pari thekson se rregulli i lartcekur, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNJ) dhe të Gjykatës, i mundëson kësaj të fundit, që të shpallë kërkesa të papranueshme për arsye që ndërlidhen me meritat e një rasti. Më saktësisht, bazuar në këtë rregull, Gjykata mund të shpallë një kërkesë të papranueshme bazuar në dhe pas vlerësimit të meritave të saj, përkatësisht nëse e njëjta vlerëson se përmbajta e kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç është përcaktuar në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si​​ qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave, si​​ pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime​​ të pambështetura apo të paarsyetuara”, dhe në fund, (iv) pretendime​​ konfuze dhe të paqarta” (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Kemmachev kundër Francës​​ kërkesa nr.​​ 17621/91, kategoria (i),​​ Mentzen kundër Lituanisë,​​ kërkesa nr.​​ 71074/01, kategoria (ii) dhe​​ Trofimchuk kundër Ukrainës​​ kërkesa nr.​​ 4241/03, kategoria​​ (iii)).

 

  • Vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr. 580/2022]​​ të Gjykatës Supreme

 

  • Me qëllim të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës​​ KI​​ 188/22,​​ përkatësisht​​ vlerësimit nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave,​​ Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.

 

  • Duke iu rikthyer pretendimeve​​ konkrete​​ ​​ parashtruesit të kërkesës, të cilat në fakt​​ paraqesin​​ pretendime thelbësore nga kërkesa KI83/22, Gjykata konstaton se​​ parashtruesi i kërkesës konsideron​​ se të drejtat e garantuara​​ me​​ nenet 24, 31, 32, 54 dhe 102 të Kushtetutës, si dhe nenet 6 dhe 13 të​​ KEDNJ-së,​​ kanë ndodhur​​ për shkak se Gjykata e Apelit dhe​​ Gjykata Supreme​​ nuk ia njohën​​ atij​​ të drejtën për​​ shpërblimet​​ jubilare që ai konsideron se i përkasin.

 

  • Më konkretisht,​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se shkelja e neneve të sipërpërmendura ka ndodhur për faktin se Gjykata e Apelit dhe​​ Gjykata Supreme​​ në vendimet e tyre kanë​​ vërtetuar​​ gabimisht gjendjen faktike dhe kanë zbatuar gabimisht të drejtën materiale, sepse.​​ “...e paditura​​ e ka rregulluar çështjen e shpërblimeve jubilare​​ edhe​​ me një akt të brendshëm që është ende në fuqi, duke parashikuar që​​ e paditura​​ t'ua njohë punonjësve​​ shpërblimet​​ jubilare kur kushtet e biznesit dhe financiare janë të përshtatshme për të​​ paditurën.

 

  • Ky zbatim i pretenduar i gabuar i së drejtës materiale reflektohet në zbatimin e nenit 52 të Marrëveshjes Kolektive, nga​​ ana e​​ Gjykatës së Apelit dhe​​ Gjykatës Supreme. Gjykata rikujton se neni 52 i Marrëveshjes Kolektive në përmbajtjen e tij parashikon kushtet për ushtrimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës, të cilat janë në formën e pagesës së shpërblimeve jubilare për punonjësit e​​ ndërmarrjes​​ të cilët në​​ një periudhë të caktuar kohore​​ kanë plotësuar vitet e përcaktuara të​​ përvojës së punës​​ pranë punëdhënësit.

 

  • Duke pasur parasysh këtë, Gjykata vë në dukje se pretendimet për shkeljen e të drejtave kushtetuese të​​ parashtruesit të kërkesës​​ i referohen mënyrës se si Gjykata e Apelit dhe​​ Gjykata Supreme​​ vërtetuan​​ gjendjen faktike dhe zbatuan të drejtën materiale, kur vendosën për​​ realizimin e së drejtës​​ për​​ shpërblimet​​ jubilare të cilat​​ parashtruesi i kërkesës​​ konsideron​​ se i takojnë.​​ Gjykata​​ rikujton​​ se nuk është roli i​​ ​​ kësaj Gjykate​​ të rishikojë konkluzionet e gjykatave të rregullta në lidhje me gjendjen faktike dhe zbatimin e të drejtës materiale dhe se ajo nuk mund të vlerësojë vetë faktet të cilat e kanë bërë një gjykatë të rregullt të marrë një vendim e jo një tjetër. Në të kundërtën, Gjykata do të vepronte si gjykatë​​ e e “shkallës së katërt”, që do të rezultonte në shpërfilljen e kufijve të vendosur në juridiksionin e saj (shih, në këtë kontekst, rastin e GJEDNJ-së:​​ García Ruiz​​ kundër Spanjës, ​​​​ nr. 30544/96, aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28 dhe referencat e përdorura aty; dhe shih, gjithashtu rastet e Gjykatës:​​ KI145/20,​​ parashtrueseHafize Gashi,​​ aktvendim për papranueshmëri i​​ 22​​ prillit​​ 2021,​​ paragrafi​​ 34,​​ KI49/19,​​ parashtrues:​​ Shoqëria Aksionare Limak Kosovo International Airport​​ ​​ SH.A.​​ Adem Jashari“, aktvendim i 31 tetorit 2019, paragrafi​​ 48.

 

  • Gjykata, megjithatë, thekson se praktika gjyqësore e GJEDNJ-së dhe​​ ajo​​ e Gjykatës përcaktojnë rrethana nën të cilat duhet të bëhen përjashtime nga ky qëndrim. Siç u theksua më lart, përderisa gjykatat e rregullta kanë detyrë primare të zgjidhin problemet rreth interpretimit të ligjit të aplikueshëm, roli i Gjykatës është që të sigurohet apo të verifikojë që efektet e këtij interpretimi të jenë​​ në përputhje​​ me​​ Kushtetutën dhe KEDNJ-në​​ (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Miragall Escolano dhe të tjerët kundër Spanjës,​​ Aktgjykim i 25 majit 2000, paragrafët 33-39; shih gjithashtu edhe rastin e Gjykatës​​ KI154/17 dhe KI05/18,​​ parashtrues:​​ Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar​​ “BARBAS”,​​ aktvendim për papranueshmëri​​ i 12 gushtit 2019,​​ paragrafi 64).​​ Ne parim, një përjashtim i tillë, ndërlidhet me raste të cilat rezultojnë të jenë dukshëm arbitrare, duke përfshirë ato në të cilat, një gjykatë ka​​ aplikuar ligjin në mënyrë qartazi të gabuar​​ në një rast specifik dhe i cili mund të ketë rezultuar me​​ “konkluzione arbitrare”​​ apo​​ “qartazi të paarsyeshme”​​ për parashtruesin përkatës.

 

  • Duke iu rikthyer kërkesës​​ konkrete​​ ​​ parashtruesit të kërkesës, Gjykata vëren se si shkelje kryesore,​​ parashtruesi i kërkesës​​ thekson​​ shkeljen e së drejtës për një​​ gjykim të​​ drejtë të garantuar​​ me​​ nenin​​ 31​​ ​​ Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, ndërsa pjesën​​ tjetër​​ ​​ shkeljes​​ ​​ neneve të Kushtetutës​​ e sjell në lidhje​​ me drejtësinë e​​ procedurës​​ gjyqësore. Rrjedhimisht, Gjykata do të​​ shqyrtojë​​ më poshtë mënyrën se si gjykatat e​​ rregullta,​​ duke​​ vendosur​​ në lidhje me​​ kërkesën e​​ parashtruesit​​ përkitazi​​ ​​ me realizimin e së drejtës për shpërblimin jubilar, zbatuan të drejtën materiale.

 

  • Rrjedhimisht, duke​​ shqyrtuar​​ aktgjykimin e Gjykatës Themelore, ajo që duhet theksuar si fakt i pakontestueshëm është se kërkesëpadia​​ e parashtruesit për pagesën e tri​​ shpërblimeve jubilare është aprovuar me aktgjykimin​​ e​​ Gjykatës Themelore. Gjykata konstaton se gjykata e shkallës së parë e ka gjetur bazën e një vendimi të tillë në dispozitat e nenit 52 të​​ Marrëveshjes​​ Kolektive, ndërkohë që konsideron se​​ parashtruesi i kërkesës​​ me​​ vetë​​ faktin se ka punuar gjithsej 38 vjet, më saktësisht​​ deri në vitin 2018. kur ka dalë në pension, i​​ ka plotësuar kushtet e parashikuara në nenin 52 të​​ Marrëveshjes​​ Kolektive.​​ 

 

  • Mirëpo, në procedurën​​ ankimore, Gjykata e Apelit ka shprehur mendimin e kundërt, dhe rrjedhimisht konkluzionin e kundërt me përfundimin e Gjykatës Themelore, duke konstatuar se e drejta e​​ parashtruesit të kërkesës​​ është njohur nga gjykata e shkallës së parë me aplikim të gabuar të nenit 52​​ ​​ Marrëveshjes​​ Kolektive.

 

  • Më konkretisht, gjëja e parë që bëri Gjykata e Apelit në​​ procedurën​​ e shqyrtimit të kërkesës së​​ parashtruesit​​ ishte përcaktimi i periudhës kohore të vlefshmërisë së kontratës kolektive, me ç'rast​​ konstatoi,​​ Kontrata e Përgjithshme​​ Kolektive e Kosovës ka filluar të zbatohet​​ nga​​ 01.01.2015, me kohëzgjatje prej tre vjetësh,​​ përkatësisht​​ deri​​ më​​ 31.12.2017, kur ka skaduar afati për zbatimin e​​ së njëjtës.​​ Gjykata vlerëson se ky qëndrim i Gjykatës së Apelit është i rëndësishëm dhe kjo për arsye se në bazë të përmbajtjes së kontratës kolektive mund të vërehet si vijon,​​ përkatësisht​​ kur është nënshkruar kontrata kolektive ka pasur një periudhë kohore në të cilën palët mund të ushtrojnë të drejtat e tyre. Ajo periudhë kohore e vlefshmërisë së kontratës kolektive kishte datën e fillimit të zbatimit të saj, si dhe datën kur ajo pushon së zbatuari. Në atë periudhë të zbatimit të saj, palët mund​​ kanë ​​ mundur​​ ushtrojnë të drejtat e tyre të përcaktuara në nenin 52 të Marrëveshjes Kolektive.

 

  • Pikërisht, Gjykata e Apelit i referohet kohës kur​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka​​ arritur​​ 30 vjet​​ përvojë pune, që në bazë të​​ gjendjes faktike​​ ka qenë në vitin 2009, afati kohor i zbatimit të Kontratës Kolektive, që është periudha​​ prej​​ 1 janarit​​ 2015 deri më 31 dhjetor 2017, si dhe data kur​​ ka parashtruar​​ kërkesën për pagesën e​​ shpërblimeve​​ jubilare, që është 31 maj 2019, kanë ndikuar që Gjykata e Apelit të konkludojë “se​​ kemi të bëjmë me parashkrimin e kërkesëpadisë, që është në​​ pajtim​​ me nenin 87 të Ligjit të Punës (cituar më lart),​​ ku parashihet​​ se:​​ Të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës në para, parashkruhen brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga dita e paraqitjes së kërkesës”.

 

  • Rrjedhimisht, rezulton se​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka mundur të përmbushë kërkesën e tij për pagesën e shpërblimeve jubilare mbi këtë bazë në periudhën nga 1 janari 2015 dhe kjo e drejtë i takonte atij, në​​ pajtim​​ me nenin 87 të Ligjit të Punës. për 3 vjet, pra deri më 31 dhjetor 2017 kur​​ marrëveshja​​ kolektive​​ ka pushuar së zbatuari.​​ 

 

  • Për më tepër, Gjykata konstaton se Gjykata e Apelit e shqyrtoi kërkesën e​​ parashtruesit​​ nga aspekti i zbatimit të nenit 357 par. 1​​ i LMD, i cili përcakton se​​ Kërkesa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar parashkruhet për tri (3) vite nga data kur i dëmtuari ka marrë dijeni për dëmin dhe për personin, i cili e ka shkaktuar dëmin”,​​ në të njëjtën kohë duke vënë në dukje se, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, nga 1 janari 2015, parashtruesit i është dhënë e drejta që të paraqesë kërkesën e tij brenda 3 viteve, dhe se sipas mendimit të Gjykatës së Apelit,​​ ai nuk e bëri këtë.

 

  • Duke pasur parasysh sa më sipër, Gjykata vlerëson se​​ aktgjykimi​​ i kontestuar i Gjykatës së Apelit përcaktonte qartë bazat ligjore dhe nenet e ligjeve përkatëse mbi të cilat ai mund të ushtronte të drejtën e tij, si dhe tregoi dhe​​ arsyetoi​​ qartë arsyet pse kërkesa e tij ishte e pabazuar. Prandaj, Gjykata vlerëson se konkluzioni i Gjykatës së Apelit lidhur me konstatimin e gjendjes faktike dhe zbatimin e së drejtës materiale nuk është arbitrar, siç thekson​​ parashtruesi​​ në kërkesë.

 

  • Përveç​​ kësaj, Gjykata konstaton se Gjykata​​ Supreme,​​ me qëllim të shqyrtimit të fakteve​​ dhe zbatimit​​ ​​ së drejtës materiale​​ nga neni 52 i Kontratës Kolektive, shkoi një hap më larg se Gjykata e Apelit, duke dhënë shpjegime që justifikojnë qartë konkluzionin​​ e​​ Gjykatës së Apelit në lidhje me​​ të drejtat e parashtruesit të kërkesës.

 

  • Në mbështetje të kësaj, Gjykata vëren se​​ Gjykata Supreme në aktgjykim​​ ka prekur​​ gjithashtu çështjen e bazës ligjore të kohëzgjatjes së​​ marrëveshjes​​ kolektive mbi të cilën është lidhur, si dhe efektin e saj kohor në lidhje me kërkesat.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata Supreme​​ konstatoi:

 

​​ i) “se marrëveshja kolektive mbi bazën e së cilës​​ parashtruesi i kërkesës​​ dëshiron të ushtrojë të drejtat e tij është e kufizuar në 3 vjet​​ të​​ vlefshmëri

 

  • Gjykata konsideron se një konkluzion i tillë i Gjykatës Supreme është plotësisht i justifikuar për​​ arsye​​ se neni 90, paragrafi 4 i Ligjit të Punës përcakton se llojet e tilla të Kontratës Kolektive mund të lidhen për një periudhë të caktuar me kohëzgjatje jo më shumë se tri​​ (3) vjet. Për rrjedhojë, të drejtat e parashikuara në të kanë edhe një afat​​ ​​ të kufizuar​​ për realizimin e tyre.

 

ii) “Marrëveshja Kolektive, nuk ka efekt retroaktiv

 

  • Kjo, sipas mendimit të Gjykatës, ndikon drejtpërdrejt në pamundësinë e realizimit të të drejtave të të gjithë atyre, nga​​ marrëveshja​​ kolektive, duke përfshirë edhe vetë​​ parashtruesin e kërkesës, që kanë​​ arritur​​ numrin e parashikuar të viteve të​​ përvojës së punës​​ ​​ nga neni 52 i​​ Marrëveshjes​​ Kolektive​​ para kohës​​ ​​ zbatimit të​​ saj.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata vëren​​ edhe​​ një argument tjetër të rëndësishëm në​​ arsyetimin​​ e Gjykatës​​ Supreme,​​ përmes të cilit​​ sqaroi plotësisht​​ edhe​​ çështjen,​​ nëse personat që kanë fituar të drejtën e pensionit të pleqërisë, por nuk janë kualifikuar për shpërblimin jubilar, kanë të drejta nga​​ marrëveshja​​ kolektive.​​ Në mbështetje të kësaj,​​ Gjykata Supreme kishte konkluduar ​​​​ “Me marrëveshjen kolektive​​ nuk është paraparë e drejta e punëtorit për pagesën e shpërblimit jubilar dhe e pagave përcjellëse për shkuarjen në pension të pleqërisë.”

 

  • Duke pasur parasysh të gjitha sa më sipër, Gjykata konstaton se edhe në​​ arsyetimin​​ e​​ aktgjykimit​​ të Gjykatës​​ Supreme, nuk kishte zbatim të gabuar të së drejtës materiale në lidhje me të drejtat e​​ parashtruesit​​ ​​ procedurën​​ e vendimmarrjes​​ lidhur me​​ kërkesën e tij për pagesën e shpërblimeve jubilare nga neni 52 i​​ Marrëveshjes​​ ​​ Kolektive.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se në procedurën​​ konkrete​​ gjyqësore​​ ​​ Gjykatën​​ e​​ Apelit dhe​​ në Gjykatën Supreme,​​ nuk ishte shkelur​​ e drejta e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për një gjykim të drejtë, e parashikuar​​ me​​ nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, dhe rrjedhimisht, i konsideron këto pretendime të pabazuara.

 

Pretendimi për shkelje të nenit 24 të Kushtetutës në lidhje me nenin 14 të​​ KEDNJ-së

 

  • Gjykata konstaton më tej se​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ edhe​​ shkelje të nenit 24 të Kushtetutës, duke theksuar se​​ Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme kanë vendosur ndryshe në raste të ngjashme, duke e vënë atë në pozitë të pabarabartë para ligjit.

 

  • Në thelb, nga pretendimet rezulton se​​ parashtruesi i kërkesës​​ konsideron​​ se i është shkelur e drejta për ndalimin e diskriminimit nga neni 24 i Kushtetutës dhe neni 14 i​​ KEDNJ-së​​ në lidhje me të drejtën për një gjykim të drejtë. Në këtë drejtim, Gjykata rikujton se diskriminimi ekziston​​ nëse rezulton në trajtim të ndryshëm të individëve në situata të ngjashme dhe nëse ai trajtim nuk ka​​ justifikim​​ objektiv ose të arsyeshëm.​​ Në mënyrë që të jetë i justifikuar, trajtimi duhet të ndjekë një qëllim legjitim dhe duhet të ketë një lidhje të arsyeshme​​ të​​ proporcionalitetit​​ midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit që duhet të arrihet (shih​​ aktgjykimin​​ e GJEDNJ-së,​​ Marckx​​ kundër​​ Belgjikës,​​ kërkesa​​ nr. 6833/74,​​ e​​ 13​​ qershorit​​ 1976,​​ paragrafi​​ 33).​​ Prandaj, është e nevojshme të përcaktohet në çdo rast​​ konkret​​ nëse​​ parashtruesi i kërkesës​​ është trajtuar ndryshe nga të tjerët në situata të njëjta ose të ngjashme..

 

  • Prandaj, Gjykata vëren se​​ parashtruesi i kërkesës​​ i lidh pretendimet për diskriminim me qëndrime të ndryshme të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës​​ Supreme​​ ​​ procedurën​​ e vendimmarrjes në situata të ngjashme,​​ me ç’rast dorëzoi në​​ Gjykatë​​ një aktgjykim të Gjykatës​​ Supreme,​​ përmes të cilit ishte vendosur​​ lidhur me​​ ushtrimin e të drejtave nga neni 52 i​​ marrëveshjes​​ kolektive, si provë që justifikon pretendimin e tij.

 

  • Megjithatë, duke marrë parasysh konkluzionet e Gjykatës në lidhje me të drejtën për gjykim të drejtë nga pikat e mëparshme të këtij vendimi, sipas të cilave​​ arsyetimet​​ e vendimeve të kontestuara janë të qarta dhe logjike dhe se në to nuk ka elemente që tregojnë se vlerësimi​​ i​​ fakteve​​ në rastin konkret​​ është​​ keqpërdorur në dëm të​​ parashtruesit të kërkesës,​​ dhe as që zbatimi i së drejtës materiale dhe procedurale ka qenë arbitrar, konsideron​​ se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për​​ shkelje të nenit 24 të Kushtetutës dhe nenit 14 të​​ KEDNJ në lidhje me të drejtën për një gjykim të drejtë​​ janë​​ të pabazuara.

 

  • Megjithatë, përveç kësaj, Gjykata​​ konsideron​​ se në këtë pjesë të vendimit është e rëndësishme të theksohet se më 27 shkurt 2023, Gjykata​​ Supreme​​ ka nxjerrë një mendim juridik në lidhje me​​ kushtet për të fituar​​ të drejtën​​ e shpërblimit​​ jubilar​​ nga​​ marrëveshja kolektive”.

 

  • Gjykata, pas shqyrtimit të mendimit juridik të Gjykatës Supreme, konsideron se​​ ai​​ jep një pasqyrë të plotë dhe zgjidh shumë çështje që kanë qenë në juridiksionin e gjykatave të rregullta lidhur me ushtrimin e të drejtave nga​​ marrëveshja​​ kolektive. Gjykata​​ gjithashtu konstaton se Gjykata​​ Supreme​​ në​​ mendimin​​ e saj​​ juridik​​ ka deklaruar​​ në praktikën e saj gjyqësore, gjatë vlerësimit të ligjshmërisë së vendimeve të gjykatave të instancave më të ulëta ka konstatuar praktikë​​ ​​ jo unike​​ lidhur me çështjen e kërkesave për shpërblimin jubilar. Praktika jo unike e​​ ​​ gjykatave të instancave më të ulëta​​ kryesisht ka të bëjë me periudhën kohore që duhet të aplikohen marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe kontratat sektoriale, si dhe kushtet për të fituar të drejtën e shpërblimit jubilar.

 

  • Gjykata konsideron se neni 27 i Ligjit për Gjykatat parasheh kompetencën e Gjykatës Supreme të Kosovës për nxjerrjen e një mendimi juridik në rastet kur vërehet një praktikë jo​​ unike​​ e zbatimit të ligjit nga gjykatat e rregullta, apo kontestimit​​ ​​ zbatimit​​ dhe​​ interpretimit​​ ​​ dispozitave ligjore, me qëllim të marrjes së qëndrimeve parimore, mendimeve dhe udhëzimeve juridike që promovojnë zbatimin​​ unik​​ të ligjeve në territorin e Kosovës.

 

  • Gjykata duhet të​​ theksoj​​ se ky​​ mendim juridik​​ i Gjykatës​​ Supreme​​ nuk ndikon drejtpërdrejt në rezultatin e kësaj kërkese të​​ parashtruesit​​ për arsyet që Gjykata i ka theksuar tashmë në pjesët e​​ aktvendimit kur​​ ka vlerësuar​​ bazueshmërinë e pretendimeve të​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ në lidhje me​​ aktgjykimet​​ e Gjykatës së Apelit dhe​​ ​​ Gjykatës Supreme.

 

Pretendimi për shkelje të nenit 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të​​ KEDNJ-së

 

  • Sa i përket pretendimit​​ për shkelje të nenit 13 të KEDNJ-së,​​ parashtruesi i​​ ​​ kërkesës​​ thekson se​​ është shkelur parimi i barazisë së armëve, për shkak se është vendosur në pozitë të pafavorshme​​ në raport me të paditurën, sepse e drejta materiale nuk është zbatuar në mënyrën e duhur gjatë vendosjes​​ lidhur me mjetin​​ efektiv​​ juridik.

 

  • Mbi bazën e këtij pretendimi të​​ parashtruesit të kërkesës, Gjykata​​ konstaton​​ se, për nga përmbajtja, ky pretendim i referohet në thelb gjykimit të drejtë dhe diskriminimit, të cilin Gjykata e ka analizuar tashmë në pjesët e mëparshme të këtij​​ aktvendimi, ndërsa për sa i përket​​ pjesës së​​ pretendimit për efektivitetin e mjetit juridik, për Gjykatën është më se e dukshme se​​ parashtruesi i kërkesës​​ ka pasur në dispozicion mjete​​ juridike​​ gjatë gjithë​​ procedurës​​ gjyqësore, të cilat i ka përdorur për të ushtruar të drejtat e tij.

 

  • Prandaj, Gjykata e gjen gjithashtu këtë pretendim të​​ parashtruesit të kërkesës​​ si të pabazuar.

 

Në lidhje me pretendimet për shkelje të neneve 54 dhe 102 të Kushtetutës

 

  • Në kërkesë, Gjykata gjithashtu​​ vëren​​ se​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon shkelje të neneve 54 dhe 102 të Kushtetutës, por ato nuk i​​ arsyeton​​ në asnjë mënyrë në vetë kërkesë, dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk do t'i trajtojë ato në vijim.

 

Përfundim

 

  • Prandaj, Gjykata​​ konkludon​​ se pretendimet e​​ parashtruesit të kërkesës​​ për shkeljen e të drejtave të garantuara​​ me​​ nenet 31, 32, 54 dhe 102 të Kushtetutës, si dhe nenet 6 dhe 13 të​​ KEDNJ-së​​ janë pretendime që kualifikohen si (iii)​​ pretendime​​ të pambështetura apo të paarsyetuara”.​​ Prandaj, kërkesa duhet të​​ deklarohet​​ e papranueshme në tërësi, si​​ qartazi​​ e pabazuar në baza kushtetuese, siç​​ përcaktohet​​ në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së​​ punës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenet 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 48 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 18 janar​​ 2024, njëzëri

VENDOS

 

I.TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

II.T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

III.TA PUBLIKOJË këtë aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4​​ të Ligjit;

 

IV.Ky​​ aktvendim hyn në fuqi​​ në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Bajram Ljatifi    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

1

 ​​​​ 

 

Parashtruesit:

Isak Shehu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile