KI194/20, parashtrues, Korab Shasivari, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 423/2019 të 10 qershorit 2020
KI194/20, aktvendim për papranueshmëri i 21 korrikut 2021, publikuar më 31 gusht 2021
Fjalët kyç: kërkesë individuale, pretendime të paarsyetuara
Parashtruesi e dorëzoi kërkesën në Gjykatë duke deklaruar se të drejtat e tij kushtetuese të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesi0nit] dhe nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] janë shkelur në procedurën gjyqësore, që ishte zhvilluar kundër tij si anëtar i Shërbimit Doganor të Kosovës nga Dogana e Kosovës, nën dyshimin se kishte kryer shkelje të „Kodit të mirësjelljes neni 3.1 nënpika 1 dhe neni 15.3 nënpika 4,7; dhe nënpika 14.8, veprime këto të dënueshme sipas ,Aneksin 1, kategoria 1, pika 5 dhe 13 kategoria 2 pika 9 e Rregullores mbi Procedurat Disiplinore të Shërbimit Doganor si dhe shkeljen e detyrave të punës të përcaktuara me Kodin e Mirësjelljes së oficerëve të Shërbimit Doganor…“
Megjithatë, Gjykata nuk mund të merrej me bazën kushtetuese të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës sepse ai nuk shpjegoi me një fjalë të vetme se si ishin shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë.
Prandaj, Gjykata konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të neneve 3, 24, 31 dhe 54 të Kushtetutës janë “pretendime të pambështetura ose të paarsyetuara”, dhe për këtë arsye të papranueshme si qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.
Korab Shasivari
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile, Penale